Showing posts with label Studime Biblike. Show all posts
Showing posts with label Studime Biblike. Show all posts

Studim Biblik: Bashkekzistenca me armiqtë (5)


Studim Biblik


Bashkekzistenca me armiqtë

-         Vrasja e dhjakonit Stefan. (Vep 7:54-60)
-         Kthimi i Saulit në rrugën për në Damask. Përndjekësi i përndjekur. (Vep 9:1-31)

Hyrje

Në përgjithësi, çfarë mendoni për një person që ka vrarë?
A ka shpresë për një person të tillë?
Çfarë duhet të bëjmë ne si të krishterë?
Cila është porosia me e madhe që na ka dhënë Perëndia?

Tema e takimit tonë është bashkekzistenca, dhe ne sot do të bëjmë një studim Biblik rreth kësaj teme. Por, kjo është një temë e përgjithshme dhe ne duhet të studiojmë një temë të veçantë e cila do të dalë gjatë këtij studimi. Do të flasim për vrasjen e dëshmorit të parë të kishës sonë, dhjakonit Stefan, dhe për kthimin e apostull Pavlin në rrugën e Damaskut.


Studim Biblik: Bashkekzistenca me krijesat (4)


Studim Biblik


Bashkekzistenca me krijesat

Si duhet t’i shohim ne të krishterët marrëdhëniet tona me botën dhe krijesën rreth nesh?  Me natryën, me kafshët, me insektet, me të gjitha krijesën.  Diskutoni.

Cilët janë disa shembuj sesi abuzojmë në këtë marrëdhënie?
-         ndotja nga fabrikat, nga firmat e mëdha të cilat shkatërojnë ambientin (diskutoni për ndotjen e burimeve ujore, të ajrit, shkatërimin e shtresës së ozonit, zhdukjen e kafshëve dhe bimëve të rralla të cilat kanë një vlerë të madhe për shkencën dhe mjekësinë.
-         ndotja nga individë, të cilët shkatërojnë bukurinë rreth nesh (diskutoni si duket Shqipëria sot krahasuar me atë të para 15 vjetëve.  Pse ka plehëra e papastërti kudo?  Si na bën të ndihemi kur e shohim kështu?

Studim Biblik: Bashkekzistenca me njëri-tjetrin (3)


Studim Biblik

Bashkekzistenca me njëri-tjetrin

Bëni një hyrje se kush janë Sauli, Davidi, Jonatani nga Dhjata e Vjetër?
-         Sauli, mbreti i parë i Izraelit, njeri që e zgjodhi Perëndia
-         Davdi, një bari i ri, i thjeshtë që e kishte zemrën te Perëndia; ai shkroi shumë prej psalmeve; pastaj ishte një mbret.
-         Jonatani, biri i Saulit dhe ai që mendohej të trashëgonte fronin

Për cilën ngjarje është më i njohur Davidi?
- Betejën me Goliatin. Kjo tregoi guximin e madh të Davidit, dhe veçanërisht besimin te Perëndia.
Ai ishte një bari i ri që shkoi për të luftuar kundër ushtarit më të fortë të Filistejve.  Por Davidi kishte besim tek Perëndia dhe Perëndia i dha atij fitoren.  Davidi u bë një hero i madh për Izraelin.

Në këtë studim biblik, do të përpiqemi të shikojmë cilat janë marrëdhëniet tona me të tjerët.
Si mund të kultivojmë një marrëdhënie të mirë, dhe çfarë rreziqe mund të shkatërrojnë një marrëdhënie.

Studim Biblik: Të jetojmë me paqe dhe me gëzim me veten (2)


Studim Biblik 

Të jetojmë në paqe dhe kënaqësi brenda vetes
Filipianëve 4:4-20

Bëni një përmbledhje të letrës së Shën Pavlit drejtuar Filipianëve
-         Pavli ishte në burg kur shkroi letrën (kujtoni se sa shumë vuajti Pavli në jetën e tij për hir të Krishtit, e megjithatë ai ishte gjithmonë i mbushur me paqe dhe gëzim)
-         Shpesh kjo është quajtur “letra e gëzimit,” sepse 18 herë Pavli flet për gëzimin
-         Kisha në Filipi i dërgon një dhuratë kur Pavli kishte një nevojë
-         Pavli i falënderon që ata kanë menduar për të, ndërsa përpiqet t’i inkurajojë që t’i qëndrojnë të fortë përballë persekutimeve (përfytyroni, Shën Pavli vetë është në burg dhe është ai vetë që i inkurajon ata)
-         Pavli u thotë se ndonëse është në burg, ai është i kënaqur dhe me paqe


Studim Biblik: Bashkekzistenca jonë me Perëndinë (1)


Studim Biblik
Bashkekzistenca jonë me Perëndinë

Sa prej jush kanë të mbjell vresht në oborrin e shtëpisë?
Çfarë duhet të bëni që të keni rrush të shëndetshëm?  Si të kujdeseni për vreshtin?

Lexo Joani 15:1-17  Hardhia dhe shermendët

Lexo përsëri vargjet 1-2.  Çfarë kuptimi kanë vargjet 1-2?
  1. Ç’do të thotë të krasitësh vreshtin?
  2. Cilat gjëra janë nevojitur që prindërit tuaj të shartojnë te ju kur ju ishit fëmijë?  A patën sukses përpjekjet e tyre?

Studim Biblik: LUMERIMET (7)

Studim Biblik


“Lum ata që që janë përndjekur për hir të drejtësisë,
sepse e tyre është mbretëria e qiejve.
Lum ju kur do t’ju shajnë dhe do t’ju përndjekin dhe duke gënjyer do të thonë të gjitha të zezat kundër jush, për shkakun tim. 
Gëzohuni dhe ngazëllohuni,
sepse shpërblimi juaj është i madh në qiej…..”


Çfarë mendoni kur lexoni këtë lumërim?
Çfarë do të thotë të të përndjekin?
Cilat janë disa nga format e ndryshme të persekutimit që kanë vuajtur të krishterët gjatë kohërave, dhe çfarë vuajnë sot?

A jeni përballur me ndonjë lloj persekutimi në jetën tuaj për shkak të besimit?
- flisni për lloje të ndryshme persekutimi - nga torturat  deri në vdekje, deri te persekutimet e përditshme të trupit, të talljeve dhe ose formave të tjera të diskriminimit social,  persekutimit në shkolla, brenda familjes etj.

Studim Biblik: LUMERIMET (6)

Studim Biblik


“Lum ata që përpiqen për paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë.”

Ndoshta jo të gjithë njerëzit i duan miqtë e Krishtit, kurse miqtë e tij i duan të gjithë me të vërtetë. Jo të gjithë i duan miqtë e kësaj bote, por as ata vetë nuk i duan të gjithë. Miqtë e Krishtit janë këmbëngulës në dashurinë e tyre deri në fund. Miqtë e kësaj bote janë këmbëngulës për aq kohë sa idetë e tyre nuk bien në kundërshtim me idetë e botës. Shën Maksim Rrëfyesi


Si do ta përkufizonit paqen? Si do ta përkufizonin njerëzit paqen?
Nga bota mësojmë se paqja është thjesht mungesa e dhunës. Ajo mund të jetë një ideal shoqëror. Shumë lëvizje politike premtojnë paqen, qeveri të ndryshme dhe diktatorë, madje dhe komunistët e Rusisë dhe të Europës Lindore.

Çfarë lloj paqeje kanë sjellë këto shoqëri politike? Si përfundim a ja dolën mbanë apo dështuan?

- Dostojevski tha për lëvizjen socialiste të kohës së tij: “Është një Kullë tjetër Babeli, por në vend që të ndërtonin një ndërtesë për të arritur qiellin, ata janë duke u përpjekur të sjellin qiellin në tokë, por pa Perëndinë”.


Krahasoni paqen e Krishtit me paqen e botës.

Studim Biblik: LUMERIMET (5)

Studim Biblik

“Lum ata që janë të pastër në zemër, sepse ata do ta shohin Perëndinë.”

“Lini mëshirën të peshojë më shumë se gjithçka në ju.
Lini dhembshurinë të jetë pasqyra ku të mund të shihni tek vetja atë ngjashmëri dhe atë imazh të vërtetë i cili i takon natyrës hyjnore dhe qenies hyjnore. Një zemër e ngurtësuar nuk mund të jetë kurrë e dëlirë.”
 Shën Isak Siriani


Si e kuptoni fjalën zemër?  Pse Jisui përdor fjalën “zemër” dhe nuk përdor, “sy” ose “mendje?”  

Ndoshta ngaqë zemra është organi kryesor dhe për këtë arsye përfaqëson esencën e çdo personi

Fjala “zemër” shpreh karakterin e brendshëm të çdo personi dhe na ndihmon të kuptojmë se çfarë donte të thoshte Zoti kur foli për një “zemër të pastër” tek lumërimet.

Ç’është zemra e pastër?


Studim Biblik: LUMERIMET (4)

Studim Biblik

“Lum ata që janë të mëshirshëm, sepse ata do të gjejnë mëshirë”.

Lexoni Mateu 9:9-13

Diskutoni këto pyetje:

  • Pse u mërzitën Farisenjtë (udhëheqësit fetarë) kur Jisui hëngri me Mateun dhe shokët e tij?
  • Kush ishte Mateu? Çfarë donte të thoshte të ishte tagrambledhës?
  • Çfarë kuptimi ka vargu i fundit? “Shkoni dhe mësoni ç’do të thotë, ‘Unë dua mëshirë dhe jo flijime. ’Sepse unë nuk erdha për të thirrur në pendim të drejtët, por mëkatarët.”

Diskutoni ndryshimin midis “mëshirës” dhe “përmbushjes së sakrificave, ligjit, rregullave, si detyrim dhe jo nga dashuria.”
-   Si përfundim, mësimi i madh që erdhi të na mësojë Krishti, ishte që duhet të mbushemi me dashuri, dhe jo me rregulla.

Studim Biblik: LUMERIMET (3)

Studim Biblik

“Lum ata që janë zemërbutë, se ata do të trashëgojnë dhenë”.

Çdo të thotë të jesh zemërbutë? Përshkruaj ç’karakteristika ka një person “zemërbutë”.
-     I përulur
-     I njerëzishëm
-     I duruar
-     I bindur
-     Mos vallë i dobët???

 Mos bota e sheh  “zemërbutin”  ndryshe nga ç’e sheh Kisha?
A është ky një virtyt që e kërkojnë shumë?

 Cilët janë disa prej atyre që në Bibël mbahen si zemërbutë.
-     Lexo Numrat 12:3
-     Në Dhiatën e vjetër, personi i konsideruar si më zemërbutë në botë ishte Moisiu.

Studim Biblik: LUMERIMET (2)

Studim Biblik

“Lum ata që vajtojnë, sepse ata do të ngushëllohen.”


Kujt i drejtohet ky lumërim?
Pse duhet të vajtojmë ne?
Pse janë të bekuar ata që vajtojnë?

Lexoni VETËM Luk. 7:36-38

- Çfarë mendoni për sjelljen e kësaj gruaje?
- Pse u soll në mënyrë të tillë?
- Pse u skandalizua Fariseu si nga veprimet e gruas ashtu edhe nga reagimi i Jisuit?
- Përfytyroni sikur një grua e tillë të hynte në shtëpinë tuaj dhe të sillej në të njëjtën mënyrë. Si do ti' ishit përgjigjur një gruaje të tillë?
- Sikur të ishit kjo grua si do të ndiheshit nëse hynit në shtëpinë e një prifti, dhe t’i afroheshit Jisuit?
(frikë, nervoz, gati për të pritur kundështimin e të tjerëve, të pasigurt, POR NDOSHTA do të kishit edhe shpresë ????)

Studim Biblik: LUMERIMET (1)

Studim Biblik

“Lum skamësit në frymë, sepse e atyre është mbretëria e qiejve.”

Sipas mendimit tuaj, çfarë do të thotë “skamës në frymë?”

            -dëgjoni përgjigjet e tyre, por mos jepni një përgjigje të saktë ju vetë.

Më pas diskutoni:
  • Çfarë do të thotë të jesh i varfër fizikisht?
  • Çfarë do të bënit nëse nuk do të kishit asgjë për të ngrënë dhe askush nuk do t’ju ndihmonte? Si do të jetonit?
  • A do të lypnit për të jetuar? Si do të ndiheshit po të lypnit?

Studim Biblik: Fundi i udhëtimit tonë drejt lavdisë; vdekja dhe përtej saj (6)


Studim Biblik
Fundi i udhëtimit tonë drejt lavdisë; vdekja dhe përtej saj
1 Thes. 4:13 –18,
1 Kor.15, Jn. 5:24 –25, 11:25 – 26

            Pak më parë vdekjes së Shën Pavlit, ndërsa ishte në burg në pritje për t’ju prerë koka, ai shkroi letrën e tij të fundit të Dhiatës së Re, letrën drejtuar dishepullit të tij Timote:“Sa për mua, po derdhem si ofertë pije dhe koha e nisjes sime arriti. Luftën e mirë e luftova, vrapimin e përfundova, besimin e shpëtova. Pas kësaj më pret gati kurora e drejtësisë që Perëndia, Gjykatësi i Drejtë, do të ma japi atë ditë, dhe jo vetëm mua, por edhe gjithë atyre që presin me dashuri të shfaqurit e Tij”. (II. Tim.4:6 – 8).

Si e vështronte Shën Pavli vdekjen e tij të pritshme? A kishte frikë? Pse dhe pse jo?

            Çfarë ishte vdekja për Shën Pavlin?
-          Vetëm një pikë kalimi për të hyrë në një jetë më të mirë, për të marrë kurorën e drejtësisë.
-          Vdekja nuk ishte fundi, por fillimi i një jete të re, i jetës së përjetshme.

Po për ty? Çfarë mendon ti për vdekjen?
Si e kupton bota vdekjen? Pse kaq shumë njrëz kanë frikë nga vdekja?
Çfarë është vdekja? Çfarë do të ndodhë kur ne të vdesim?

Studim Biblik: Dëshmia për Krishtin në udhëtimin tonë jetësor (5)


Studim Biblik
Dëshmia për Krishtin në udhëtimin tonë jetësor

Përse na kërkohet që të japim dëshminë e besimit tonë në Krishtin? 
Cili është qëllimi ynë?  
Cili është arsyetimi ynë?

 -   Jemi thirrur për të imituar Perëndinë, i Cili dërgoi Birin e Tij për të dhënë dashurinë e Perëndisë në botë.
-          Dëshirojmë të ndajmë me të tjerët thesarin e besimit dhe dashurisë që kemi zbuluar.
-          Dëshirojmë që të gjithë njerëzit në botë të kenë mundësinë për të gjetur shpëtimin në Krishtin.

Cila është origjina Biblike e misioneve dhe dhënieve të dëshmisë?

Cili është shembulli i parë në Bibël, që na kujton se jemi të thirrur për të qenë misionarë dhe për të ndarë besimin tonë me të gjithë njerëzit?

Studim Biblik: Vuajtja është pjesë e udhëtimit tonë në jetë (4)

STUDIM BIBLIK 
Vuajtja është pjesë e udhëtimit tonë në jetë
Lk. 9:18 – 36

 Përse ekziston vuajtja në botë? Përse vuajmë ne të krishterët? A mund të ketë vuajtja ndonjë qëllim pozitiv? A duhet të presim vuajtje në jetët tona? Diskutoni.

Lexo Lk. 9:18 – 36

(Por lexoni të gjithë këtë pasazh nga një perspektivë e vuajtjes. Çfarë po u thotë Jisui dishepujve të Tij për vuajtjen?)

 Nga ky pasazh i përgjithshëm, ne mund të shohim se për çfarë bën fjalë lavdia e Jisuit. Megjithëse Jisui është Perëndi, Ai ende është gati të vuajë për të tjerët.

Vargjet: 18 – 22. Çfarë thuhet këtu?

- Megjithëse Jisui është Mesia, Ai është një Mesi i vuajtur. Jisui është Perëndi dhe, megjithatë, Ai është gati për të vuajtur me dëshirë.

- Cila ishte vuajtja konkrete që duroi Jisui?

Studim Biblik: Të përdorim dhuratat dhe talentet e ndryshme në udhëtimin tonë jetësor (3)

Studim Biblik
Të përdorim dhuratat dhe talentet e ndryshme në udhëtimin tonë jetësor

Mt. 25:14 – 30,  1Kor. 12:12 – 13:13

 Përse disa njerëz kanë më shumë aftësi se të tjerët?
Si do të gjykohet secili prej nesh nga Perëndia? A është e drejtë që disa kanë më shumë talente se të tjerët? Çfarë pret Perëndia nga çdo person?

Lexo Mateu 25:14 –30.

Përse u dha mjeshtri shërbëtorëve të tij sasi të ndryshme talentesh?

-          Kujtoni, talenti nuk ishte një monedhë, por një peshë prej rreth 32 kg e një metali të veçantë (zakonisht ar ose argjend). Kështu, ishte i barasvlefshëm me një shumë të madhe parash (1 talent ishte i barasvlefshëm me 15 vite rrogë të një punëtori të zakonshëm.)
-          Megjithatë, madje edhe shërbëtori i tretë mori një shumë të madhe, me të cilën do të duhej të punonte.

Studim Biblik: Si të jetojmë një jetë të kënaqshme (2)

STUDIM BIBLIK:  SI TË JETOJMË NJË JETË TË KËNAQSHME
         Letra e Shën Pavlit drejtuar Filipianëve

  Sfondi i letrës
  1. Pavli në burg, ndërsa po shkruan këtë letër. Ai është duke vuajtur. Ai është i pasigurt për të ardhmen e tij.
  2. Ndërsa gjendet në burg, Kisha në Filipi i dërgon atij një dhuratë si shprehje e mirënjohjes së tyre për gjithçka që Pavli ka bërë për ta. Gjithashtu, ata duan ta inkurajojnë atë ndërsa ai ndodhet në burg.
  3. Pavli u shkruan këtë letër atyre për t’i falënderuar për dhuratën, por gjithashtu për t’i inkurajuar që të qëndrojnë të fortë përballë persekutimit. Imagjinoni, megjithëse Shën Pavli po vuan në burg, ai do t’i inkurajojë të krishterët në Filipi për të qëndruar të fortë.
  4. Gjatë gjithë kësaj letre, zbulojmë sekretin e Shën Pavlit përsa i përket të qenurit në paqe dhe i mbushur me gëzim, megjithëse situatat e jetës janë të vështira dhe të pasigurta.

STUDIM BIBLIK: Lutja e shën Pavlit për udhëtimin në jetë (1)

STUDIM BIBLIK
LUTJA E SHËN PAVLIT PËR UDHËTIMIN NË JETË

Ef. 3:14 – 21
  
Në letrën e Shën Pavlit drejtuar Efesianëve, Shën Pavli thotë një lutje e cila përmbledh dëshirën e tij për të krishterët e Efesit. Në këtë lutje, nuk e shohim dëshirën e Shën Pavlit të drejtuar ndaj gjërave të jashtme ose materiale, por si një lutje për këto gjëra, më thelbësoret në jetë.

Tregojini kujtdo të lexojë lutjen e Shën Pavlit (Ef. 3:14 – 21) në heshtje me veten e tij. Pastaj, mbasi gjithsecili të ketë mbaruar, lexojeni lutjen përsëri me zë të lartë:

 Çfarë do të thotë “Unë lutem që, sipas pasurisë së lavdisë së Tij…

- Shën Pavli lutet që të gjithë ne “të mund të kemi pasurinë e lavdisë së Tij.
- Por, cila është lavdia e Perëndisë? A është lavdia e Perëndisë e ndryshme nga ajo e botës.


Studim Biblik (PARABOLAT) - Dhjetë Virgjëreshat

Studim Biblik (PARABOLAT) - Dhjetë Virgjëreshat

Vigjilenca

Lexo: (Mt 25: 1- 13)

Kur do të vijë fundi i botës?  Çfarë do të ndodh në vitin 2018?
Cilat janë shenjat që fundi i botës do të vijë?

Studim Biblik (PARABOLAT) – Talantat



Studim Biblik (PARABOLAT) – Talantat

PERDORINI TALENTET TUAJA
Parabola e Talantave - Mt 25:14-30

Histori:
  • Një talantë nuk ishte një monedhë, por një masë rreth 32 kg e një metali të veçantë (zakonisht ar ose argjend).  Si rrjedhim, ishte e barabartë me një shumë të madhe parash (1 talantë ishte e barabartë me 15 vjet rrogë të një punëtori të zakonshëm).
  • Personazhet kryesore në histori janë padroni, dhe tre shërbëtorët.  Ishte e zakonshme për padronin t’i jepte shërbëtorëve besnikë përgjegjësi të veçanta, dhe pastaj lirinë për të përdorur atë përgjegjësi që të rriste të mirat e padronit.