Studim Biblik
Të jetojmë në paqe dhe kënaqësi brenda vetes
Filipianëve 4:4-20
Bëni një përmbledhje të letrës së Shën Pavlit drejtuar Filipianëve
- Pavli ishte në burg kur shkroi letrën (kujtoni se sa shumë vuajti Pavli në jetën e tij për hir të Krishtit, e megjithatë ai ishte gjithmonë i mbushur me paqe dhe gëzim)
- Shpesh kjo është quajtur “letra e gëzimit,” sepse 18 herë Pavli flet për gëzimin
- Kisha në Filipi i dërgon një dhuratë kur Pavli kishte një nevojë
- Pavli i falënderon që ata kanë menduar për të, ndërsa përpiqet t’i inkurajojë që t’i qëndrojnë të fortë përballë persekutimeve (përfytyroni, Shën Pavli vetë është në burg dhe është ai vetë që i inkurajon ata)
- Pavli u thotë se ndonëse është në burg, ai është i kënaqur dhe me paqe
Lexoni Fil 4:4-14
Çfarë mendoni? Si është e mundur që Shën Pavli të vuajë në burg, i pasigurt për jetën, dhe megjithatë të jetë i mbushur me gëzim dhe paqe?
- është i mbushur me Shpirtin e Shenjtë
- ka një marrëdhënie shumë të afërt me Krishtin, i cili i jep fuqi, paqe dhe shpresë
- ai ka besim se është në duart e Perëndisë, dhe Perëndia do të kujdeset për të! Prandaj ai ka shpresë, edhe në momente të vështira
- ai ka zbuluar një sekret të jetës – si të jetë i gëzuar në të gjitha situatat.
Lexoni përsëri 4:4-5
Në lidhje me temën tonë, çfarë kuptoni nga kjo që lexuat?
- gëzimi është pjesë e jetës sonë të krishterë. Ne kemi zbuluar thesarin më të madh në botë, dhe kur ta kemi kuptuar këtë, ne do të mbushemi gjithmonë me gëzim.
- Perëndia është afër nesh; ne nuk kemi një Perëndi që ndodhet larg nesh. Ai është me ne në mes të problemeve dhe vuajtjeve tona. Ky është një ngushëllim i madh dhe siguri që ne kemi gjithmonë!
Lexoni 4:6-7
Përse flet ky varg?
- Fuqinë e lutjes. Meqë Perëndia është gjithmonë afër nesh, ne mund të bisedojmë me të kur të duam, dhe të ndajmë të gjitha problemet tona me të. Lutja është një vegël shumë e fuqishme, nëse e përdorim!
- Lutjuni Perëndisë dhe ai do të na japë paqe në shpirt
- Një pjesë e rëndësishme e lutjeve tona a nuk është të falënderojmë Perëndinë për gjithçka? Edhe kur vuajmë ose kemi probleme, falënderoni Perëndinë për situatën e vështirë, sepse ndoshta ai do të sjellë diçka të mirë nga kjo e keqe.
- Psh. lexoni Fil 1:12-14
Shën Pavli falënderon Perëndinë për burgimin e tij, sepse ai këtu ka pasur mundësi t’jua shpërndajë Ungjillin edhe të burgosurve.
- Paqja e Perëndisë “që ia tejkalon çdo zgjuarsie do të ruajë zemrat tuaja”. Ja pra, pse shumë njerëz nuk kuptojnë. Mund të ndodhemi në një situatë të vështirë, dhe pavarësisht nga kjo të jemi të mbushur me gëzim dhe të falënderojmë Perëndinë. (Kështu ka ndodhur shpesh me shenjtorët që kanë vuajtur dhe janë martirizuar)
Lexoni 4:8-9
Çfarë na thotë ky varg?
- Që të gjejmë paqen, duhet të përqendrohemi të gjerët që janë të mira, të pastra, të shenjta, që ka vlejnë. Një nga problemet më të mëdha sot është se ne i mbushim mendjet me gjëra të liga dhe të papastra.
- Si ndodh kjo?
- Nëpërmjet TV, muzikës, bisedave me shokët, etj.
Lexoni 4:10-13
Cili është sekreti i madh i jetës që ka mësuar Shën Pavli?
- si ka mësuar të jetë i kënaqur që çdo situatë që duhet të përballojë në jetë. P.sh. kur ai ka shumë është i kënaqur, por dhe kur ka pak, është i kënaqur përsëri. Pse?
- Sepse ai e di se perëndia është me të në çdo situatë.
- Ky është problemi kryesor i shoqërisë sot. Ne nuk jemi të kënaqur me atë që kemi, por gjithmonë dëshërojmë shumë
- Ai nuk dëshiron atë që kanë të tjëret (d.m.th nuk është xheloz)
- v.13 ai beson se të gjitha gjërat janë të mundura me Krishtit
Lexoni 4:15-20
Ç’na thotë ky varg?
- v. 19 Perëndia do t’i plotësojë të gjitha nevojat tona; nevojat, jo dëshirat tona
- Diskutoni ndryshimi midis dëshirave tona dhe nevojave tona?
Çfarë ju pëlqen më shumë nga ky studim Biblik? Cili varg mund t’ju ndihmojë në jetën e përditshme.
Si mund ta zbutojmë ketë praktikisht në jetën tonë?
Atë Luka Veronis
No comments:
Post a Comment