SHERBESA E TIPIKOVE
Psalmi
102
Beko Zotin, o shpirti im.
I bekuar je o Zot.
- Ting. Tërthor IV –
1.
Beko Zotin, o shpirti im, edhe ti, o zemra ime, emrin e tij të shenjtë.
2.
Beko Zotin, o shpirti im, dhe mos harro tërë mirësitë e tij.
3.
Atë që fal gjithë paudhësitë e tua, atë që shëron gjithë sëmundjet e tua.
4.
Atë që shpëton jetën tënde prej prishjes, atë që të kurorëzon me mëshirë
dhe dhembshuri.
5.
Atë që ta mbush dëshirën me të mira; atë që përtërit të ritë e tu si të
shqiponjës.
6.
Zoti tregon mëshirë dhe u jep të drejtë atyre që u bëhet padrejtësi.
7.
Ia bëri të njohura udhët e tij Moisiut, dëshirat e tij bijve të Izraelit.
8.
Zoti është i dhembshur dhe përdëllyes, zemërgjerë e mëshirëplotë.
9.
Nuk zemërohet përgjithmonë, as mban mëri për jetë.
10.
Nuk veproi sipas paudhësive tona, as na e shpërbleu sipas mëkateve tona.
11.
Sa e madhe është lartësia e qiellit nga dheu, aq e madhe është mëshira që
tregon Zoti për ata që ia kanë frikën.
12.
Sa larg është lindja nga perëndimi, aq i largoi prej nesh paudhësitë tona.
13.
Sikurse atit i dhimbsen të bijtë, ashtu edhe Zotit i dhimbsen ata që ia kanë
frikën.
14.
Se ai e di se jemi krijuar dhe sjell ndërmend se jemi baltë.
15.
Ditët e njeriut janë si bari, lulëzon porsi lulja e fushës.
16.
Se fryn era mbi të dhe s’është më dhe nuk dihet më se ku e ka pasur vendin.
17.
Po mëshira e Zotit, jetë pas jete, është mbi ata që ia kanë frikën, dhe
drejtësia e tij mbi bijtë e bijve.
18.
Që ruajnë dhiatën e tij dhe që mbajnë ndër mend porositë e tij për t’i
zbatuar.
19.
Zoti e vendosi fronin e tij në qiell, dhe mbretëria e tij zotëron mbi të
gjithë.
20.
Bekoni Zotin gjithë ju engjëjt e tij, të fortë nga fuqia, që zbatoni
porositë e tij, duke dëgjuar zërin e fjalëve të tij.
21.
Bekoni Zotin gjithë ju fuqitë e tij, ju shërbyesit e tij, që zbatoni dëshirën
e tij.
22.
Bekoni Zotin gjithë ju veprat e tij, në çdo vend të sundimit të tij, beko
Zotin, o shpirti im.
- Ting. II -
Lavdi Atit e Birit
edhe Shpirtit të Shenjtë
Psalmi 145
1.
Lavdëro Zotin, o shpirti im;
2.
Do të lavdëroj Zotin deri sa të rroj; do t’i psal Perëndisë tim, deri sa të
jem gjallë.
3.
Tek prijësit mos shpresoni, as në bij njerëzish, nga të cilët s’vjen shpëtim.
4.
Atij shpirti i del, dhe kthehet në dhe të vet; atë ditë do të humbin gjithë
mendimet e tij.
5.
Lum ai që ka për ndihmës të vet Perëndinë e Jakobit, dhe shpresa e të cilit
është tek Zoti, Perëndia i tij.
6.
Që bëri qiellin dhe tokën, detin dhe gjithë sa janë në to; që në jetë të
jetëve ruan të vërtetën,
7.
Që drejtësi u bën atyre që u është bërë padrejtësi, që të uriturve u jep
ushqim. Zoti liron robërit;
8.
Zoti u hap sytë të verbërve; Zoti ngre të rënët; Zoti do të drejtët;
9.
Zoti ruan prozelitët; do të mbrojë jetimin dhe vejushën, dhe do të zhdukë
udhën e mëkatarëve.
10.
Zoti do të mbretërojë në jetë të jetëve; Perëndia yt, o Sion, brez pas
brezi.
Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin
O vetëmlindur Bir
dhe Fjalë e Perëndisë, që je i pavdekshëm, dhe dënjove për shpëtimin tonë të
trupëzohesh prej Hyjlindëses së shenjtë dhe gjithmonë Virgjërës Mari, duke u bërë
njeri pa ndryshuar; që u kryqëzove, o Krisht Perëndi, dhe shkele vdekjen me
vdekje, që je një prej Trinisë së Shenjtë dhe lavdërohesh bashkë me Atin dhe me
Shpirtin e Shenjtë, shpëtona.
Lumërimet
- Ting. Tërthor IV –
Në mbretërinë tënde kujtona,
o Zot, kur të vish në mbretërinë tënde.
Lum të varfërit në shpirt,
sepse e tyrja është mbretëria e qiejve.
Lum ata që
vajtojnë, sepse ata do të ngushëllohen.
Lum ata që janë të butë,
sepse ata do të trashëgojnë dhenë.
Lum ata që kanë uri e etje për
drejtësinë, sepse ata do të ngopen.
Lum ata që janë përdëllimtarë,
sepse ata do të përdëllehen.
Lum ata që kanë zemër të pastër,
sepse ata do të shohin Perëndinë.
Lum ata që bëjnë paqe, sepse
ata do të quhen bij Perëndie.
Lum ata që ndiqen për punë
drejtësie, sepse e tyrja është mbretëria e qiejve.
Të lumtur jeni ju, kur t’ju
poshtërojnë e t’ju përndjekin, e të thonë kundër jush çdo lloj fjale të keqe me
gënjeshtra për shkakun tim.
Gëzohuni e gazmohuni, sepse
paga juaj është e shumtë në qiej.
Kujtona, o Zot, kur të vish në mbretërinë tënde.
Kujtona, o Kryezot, kur të vish në mbretërinë tënde.
Kujtona, o i Shenjtë, kur të vish në mbretërinë tënde.
Kori qiellor të himnon
dhe thotë: Shenjt, Shenjt, Shenjt, Zoti Sabaoth, qielli e dheu janë plot me
lavdinë tënde.
Ejani tek ai dhe ndriçohuni;
Dhe fytyrat tuaja nuk do të turpërohen.
Kori qiellor të
himnon dhe thotë: Shenjt, Shenjt, Shenjt, Zoti Sabaoth, qielli e dheu janë plot
me lavdinë tënde.
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë
Kori i engjëjve
dhe kryeengjëjve të shenjtë, bashkë me të gjithë fuqitë qiellore të himnon dhe
thotë: Shenjt, Shenjt, Shenjt, Zoti Sabaoth, qielli e dheu janë plot me lavdinë
tënde.
Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin
Besoj në një Perëndi,
Atë të tërëfuqishëm, krijues të qiellit dhe të dheut dhe të gjithë të dukurave
dhe të padukurave.
Dhe në një Zot, Jisu Krishtin, Birin e Perëndisë,
të vetëmlindurin, që lindi prej Atit përpara gjithë shekujve. Dritë prej drite,
Perëndi të vërtetë, prej Perëndie të vërtetë, të lindur, jo të bërë, që ka të
qenët një me Atin, me anën e të cilit u bënë të gjitha.
Që për ne njerëzit zbriti prej qiejve, dhe u trupëzua
prej Shpirtit të Shenjtë të Virgjëreshës Mari dhe u bë njeri.
Dhe u kryqëzua për ne në kohën e Pontit Pilat, dhe pësoi
dhe u varros.
Dhe u ngjall të tretën ditë sipas Shkrimeve.
Dhe u ngji në qiejt dhe rri në të djathtë të
Atit.
Dhe do të vijë përsëri me lavdi të gjykojë
të gjallët dhe të vdekurit, mbretëria e të cilit nuk do të ketë mbarim.
Dhe në Shpirtin e Shenjtë, Zot, jetëbërës,
që buron prej Atit, që adhurohet e lavdërohet bashkë me Atin e me Birin, që foli
me anën e profetëve.
Në një kishë të shenjtë, katholike dhe apostolike.
Pohoi një pagëzim për ndjesën e mëkateve.
Pres ngjalljen e të vdekurve.
Dhe jetën e ardhshme të amëshuar. Amin.
O Perëndi, lër,
fal, shkeljet tona, të vullnetshme e të pavullnetshme, me vepra e me fjalë, me
dije e pa dije, natën e ditën, me mendje e me mendime; falnai të gjitha, si i
mirë dhe njeridashës.
Ati ynë që je në
qiejt, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë dëshira jote si në
qiell ashtu edhe mbi dhe. Bukën tonë të përditshme jepna neve sot; dhe falna
fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë; dhe mos na shtjer në
ngasje, por shpëtona nga i ligu.
Se jota është
mbretëria dhe fuqia dhe lavdia, e Atit, e Birit dhe e Shpirtit të Shenjtë, tani
e përherë e në jetë të jetëve.
Pastaj psalim shkurtoret:
e Metamofozës – Ting. i Rëndë.
Përmbi malin
ndrrove fytyrën, dhe ua shfaqe lavdinë tënde dishepujve, o Krisht Perëndi siç e
merrnin vesh, dhe kështu kur të panë përmbi kryq pastaj, kuptuan që ishte një pësim
vullnetar, dhe lëçitnë kudo mbi dhe, se ti je vërtet o Zoti Krisht, agullimi i
Atit.
Mbrojtje e paturpëruar e të krishterëve, ndërmjetim i
pandërprerë ndaj krijuesit, dëgjo zërat e lutjeve të mëkatarëve, dhe arri si e
mirë për të na ndihmuar ne që të thërresim me besë, nxito të ndërmjetosh dhe
shpëto të lutesh, o Hyjlindëse, që mbron ngaherë ata që të nderojnë.
Mëshiro, o Zot. (40
herë)
Emri i Zotit qoftë
i bekuar që tani e gjer në jetët. (3 herë)
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë
e në jetë të jetëve. Amin.
Psalmi 33
1.
Do të bekoj Zotin në çdo kohë; lavdërimi i tij do të jetë gjithnjë në gojën
time.
2.
Shpirti im do të lavdërohet me Zotin; le të dëgjojnë të butët dhe le të
ngazëllohen.
3.
Madhëroni Zotin bashkë me mua dhe bashkë le të lartësojmë emrin e tij.
4.
Kërkova Zotin dhe më dëgjoi; dhe nga të gjithë hidhërimet më shpëtoi.
5.
Ejani tek ai dhe ndriçohuni; dhe fytyrat tuaja nuk do të turpërohen.
6.
I varfëri thirri dhe Zoti e dëgjoi, dhe e shpëtoi nga të gjithë hidhërimet
e tij.
7.
Engjëlli i Zotit do të qëndrojë rreth atyre që ia kanë frikën dhe do t’i
shpëtojë.
8.
Shijoni dhe shihni se Zoti është i mirë; lum ai njeri që ka shpresë te ai.
9.
Kini frikë nga Zoti, ju, shërbëtorët e tij; se nuk do t’u mungojë gjë atyre
që ia kanë frikën.
10.
Të pasur janë varfëruar dhe janë urëtuar, po atyre që kërkojnë Zotin nuk do
t’u mungojë asnjë e mirë.
11.
Ejani o bij, dëgjomëni, frikën e Zotit do t’ju mësoj.
12.
Cili është ai njeri që e do jetën dhe dëshiron të shohë ditë të mira?
13.
Le të ruajë gjuhën prej së keqes edhe buzët që të mos flasin dredhira.
14.
Le të largohet nga e keqja dhe të bëjë të mirën, të kërkojë paqen dhe ta
arrijë atë.
15.
Sytë e Zotit janë mbi të drejtët dhe veshët e tij janë gati të dëgjojnë
lutjet e tyre.
16.
Fytyra e Zotit është kundër atyre që bëjnë keq, ka për të zhdukur prej
faqes së dheut kujtimin tyre.
17.
Thirrën të drejtët dhe Zoti i dëgjoi, dhe nga gjithë hidhërimet e tyre i
shpëtoi.
18.
Zoti është afër atyre që janë me zemër të thyer; dhe ata që janë me frymë të
përulur do t’i shpëtojë.
19.
Të shumta janë hidhërimet e të drejtëve; dhe nga të gjitha do t’i shpëtojë
Zoti.
20.
Ruan eshtrat e tyre dhe asnjë prej këtyre nuk do të thyhet.
21.
Vdekja e mëkatarëve do të jetë e keqe; dhe ata që urrejnë të drejtin do të
bëjnë faj.
22.
Zoti do të shpëtojë shpirtrat e shërbëtorëve të tij dhe nuk do të bien në
faje gjithë ata që kanë shpresë tek Ai.
Përlëshimi
Lavdi më ty, o Krisht Perëndi, shpresa jonë, lavdi më Ty.
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë
e në jetë të jetëve. Amin.
Mëshiro, o Zot. (3 herë) Beko, o Atë i shenjtë.
Krishti Perëndia
ynë i vërtetë, me ndërmjetimet e Nënës së tij të pacënuar dhe krejt të papërlyer
dhe të shenjtë, të lavdëruarit, profetit, pararendësit dhe pagëzorit Joan; të
Apostujve të shenjtë, të lavdëruar dhe të dëgjuar; të etërve tanë oshënarë dhe
hyjprurës; të shenjtit (të kishës); të hyjprindërve të shenjtë dhe të drejtë
Joakim dhe Anës; të shën (të ditës), kujtimin e të cilit kremtojmë sot, dhe të
gjithë shenjtorëve, na mëshiroftë dhe na shpëtoftë si Perëndi i mirë, njeridashës
dhe mëshirues.
Me uratat e Etërve tanë të shenjtë, o Zot Jisu Krisht, Perëndi, mëshirona
dhe shpëtona.
Marku 11:22-25 & Mattheu 7:7-8
22.Edhe Jisui u përgjigj,
e u tha atyre: Kini besim në Perëndinë,
23.sepse me të vërtetë
po ju them juve, se kush t’i thotë këtij mali: Ngrihu dhe hidhu në det, dhe të
mos ketë dyshim në zemrën e tij, por të besojë se sa thotë bëhen, do t’i bëhet
atij çdo gjë që të thotë.
24.Prandaj po ju
them juve, gjithë sa të lypni duke u falur, besoni se do t’i merrni, dhe do
t’ju bëhen juve.
25.Edhe kur të
rrini të faleni, ndjeni, në paçi gjë kundër ndonjërit, që edhe Ati juaj që është
në qiejt t’ju ndjejë juve fajet tuaja.
Mt. 7:7-8
7. Lypni, dhe do
t’ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni, dhe do t’ju hapet.
8. Sepse kushdo që
lyp merr, dhe ai që kërkon gjen, dhe atij që troket do t’i hapet.
Mattheu 7:7-11
7. Lypni, dhe do
t’ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni, dhe do t’ju hapet.
8.Sepse kushdo që
lyp merr, dhe ai që kërkon gjen, dhe atij që troket do t’i hapet.
9.Apo cili është
ai njeri nga ju, i cili, në lyptë i biri bukë, do t’i japë atij gur?
10. edhe në lyptë peshk, mos do
t’i japë atij gjarpër?
11. në qoftë pra
se ju që jeni të ligj dini t’u jepni gjëra të mira bijve tuaj, sa më tepër Ati
juaj që është në qiejt do t’u japë të mira atyre që lypin nga ai?
Lutje që mund të
përsëritet shumë herë në
ditë:
·
O Zot, Perëndi, që je edhe që ishe
edhe që vjen, i Gjithëpushtetshëm, lavdi më ty. (Zbul. 1:8)
·
O Zot Jisu Krisht, Biri i
Perëndisë, mëshiromë mua mëkatarin. (Llk. 18:13,39)
O
Zot Jisu Krisht, Biri i Perëndisë, mëshiromë mua mëkatarin.
O
Zot Jisu Krisht, Biri i Perëndisë, mëshirona ne dhe gjithë botën.
·
O Shpirt i Tërëshenjtë, jepmë mua
frutin tënd: dashuri, gëzim, paqe, zemërgjerësi, ëmbëlsi, mirësi, besim, butësi
dhe vetëpërmbajtje. (Gal. 5:22).
Përshëndetje të gjithëve, A po kërkoni një tregtar profesionist, menaxher Forex dhe binar i cili do t'ju ndihmojë të tregtoni dhe menaxhoni llogarinë tuaj me një sasi të mirë dhe masive fitimi në këmbim. mund të kontaktoni MR. Benson për planin tuaj të investimit inorder për të filluar. sepse ai më ndihmoi të fitoja 50.000 € me pak para investimi. Benson ju jeni tregtari më i mirë që mund të rekomandoj për këdo që dëshiron të investojë dhe tregtojë me një tregtar të mirëfilltë, ai gjithashtu ndihmon në rikuperimin e fondeve të humbjes .. mund ta kontaktoni në WhatsApp e tij: +17168691327
ReplyDeleteMulțumesc domnule pentru vrăjile tale reale. Numele meu este Zara Matteo. Acest lucru este cu adevărat incredibil și nu am experimentat niciodată așa ceva în viața mea. Înainte de a vă cunoaște, domnule, am încercat toate mijloacele probabile pe care le-am putut pentru a-mi aduce soțul înapoi, dar am ajuns să-mi dau seama că nimic nu funcționează pentru mine și că soțul meu a dezvoltat multă ură pentru mine. Am crezut că nu există nicio speranță de a mă reîntâlni cu fostul meu soț. Dar când am citit recenzii bune despre modul în care DR WHITE îi ajută pe ceilalți, am decis să-i trimit un mesaj prin WhatsApp: +17168691327. să încerc și am făcut tot ce mi-a instruit și am avut încredere în el și i-am urmat instrucțiunile, întrucât el m-a garantat în 48 de ore și tocmai atunci fostul meu m-a sunat. Domnule, acum suntem mai fericiți ca niciodată. Totul arată perfect și atât de natural! Vă mulțumesc foarte mult domnule pentru vrăjile dvs. autentice și incontestabile. aici din nou e-mailul său:
ReplyDeletewightmagicmaster@gmail.com
.com Îl poți și Whatsapp:
+17168691327
Unë jam me burrin tim për 7 vite pa fëmijë, unë dhe burri im provuam gjithçka që ishte e mundur por nuk pati rezultat, derisa takova një mike timen shumë të mirë e cila më tregoi për Dr. Dawn acuna dhe si e ndihmoi ajo, i shpjegova. gjithçka për Dr dawn acuna pasi e kontaktova në Whatsapp, ajo më premtoi të më ndihmonte, më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë perfekte, për habinë time mbeta shtatzënë 2 javë pasi ajo më ndihmoi dhe tani kam një fëmijë të bukur tani. faleminderit Dr dawn acuna, kontaktoni me të për një zgjidhje të shpejtë të problemit tuaj,
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
*Nëse dëshironi fat të mirë në jetën tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin dhe të tjerët,
: email { dawnacuna314@gmail.com}
Whatsapp: +2348032246310
Bimët natyrore kanë shëruar kaq shumë sëmundje sa ilaçet dhe injeksionet nuk mund t'i shërojnë. Kam parë rëndësinë e madhe të bimëve natyrore dhe punën e mrekullueshme që kanë bërë në jetën e njerëzve. Kam lexuar dëshmitë e njerëzve në internet se si janë shëruar nga herpesi, HIV, diabetikët etj nga mjekësia bimore Dr.DAWN, ndaj vendosa të kontaktoj mjekun sepse e di që natyra ka fuqinë të shërojë çdo gjë. Unë u diagnostikova me HIV për 7 vitet e fundit, por Dr. DAWN më shëroi me barërat e tij dhe i referova menjëherë tezen time dhe burrin e saj, sepse ata të dy vuanin nga herpesi dhe u shëruan gjithashtu. E di që është e vështirë të besohet por jam një dëshmi e gjallë. Nuk është e dëmshme të provosh barëra. Ai është gjithashtu një magjistar, ai bën magji për të rivendosur martesat e prishura dhe magji për fat të mirë për të përparuar dhe shkëlqyer në jetë. Kontaktoni me emailin e Dr.DAWN: ( dawnacuna314@gmail.com )
ReplyDeleteWhatsapp:+2349046229159/
+3550685677099