Showing posts with label Thënie Urtësie. Show all posts
Showing posts with label Thënie Urtësie. Show all posts
Kur ulem në gjunjë dhe lutem
Kur lë mënjanë teleskopin, shkoj në dhomë,
mbyll derën dhe ulem në gjunjë për lutje të nxehtë,
shikoj më tepër gjëra të qiellit dhe ndihem më pranë Zotit,
sesa mund të shikoja duke përdorur të gjithë teleskopët e tokës.
Isak Njutoni
Thënie për lutjen
Thënie për lutjen
“Lutja është emblema e përkushtimit ndaj Perëndisë.Lutja është dhurata e hirit”. Shën Makari
“Të lutesh për njerëzit është si të derdhësh gjak”. Shën Siluani
“Lutja është një ngjitje e vazhdueshme drejt parajsës". Shën Joan i Shkallës
“Të lutesh do të thotë të imitosh në tokë jetën e engjëjve”. Shën Vasili i Madh
“Lutja është ngjitja e mendjes te Perëndia”. Shën Nili i Sinait
“Lutja është shkallë e shenjtë për t’u ngjitur në qiell". Shën Grigor Theologu
Lutja është dashuri vepruese, shpëtimi i shpresës,simbol i shenjtërisë, njohje e Perëndisë, shenjë e Shpirtit të Shenjtë, kënaqësi e shpirtit, tregues i jetës engjëllore". ShënGrigor Sinaiti
Gjej kënaqësinë tënde në Zotin, dhe Ai do të realizojë dëshirat e zemrës sate!
Gjej kënaqësinë tënde në Zotin. (Psalmi 37:4)
Sepse unë, sipas njeriut të brendshëm, ngazëllehem në ligjin e Perëndisë. Rom 7:22
Sepse atëherë do të gjesh kënaqësinë tënde tek i Plotfuqishmi dhe do të ngresh fytyrën në drejtim të Perëndisë. Jobi 22: 26
Mos u trishtoni, sepse gëzimi i Zotit është fuqia juaj. Nehemia 8:10
Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillës të të pabesëve, sepse nuk ndalet në rrugën e mëkatarëve dhe nuk ulet bashkë me tallësin, por që gjen kënaqësinë e tij në Ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e Tij. Psalmi 1:1-2
Perëndia im unë gëzohem kur zbatoj vullnetin tënd dhe ligji yt është brenda zenrës sime. Psalmi 40: 8
Fjalët hyjnore të oshënar Isaak Sirianit për jetën shpirtërore (4)
Studimi 31
1. Kur shpirti ynë del nga errësira vijnë këto: a) digjet zemra jonë dhe ngrohet ditë e natë; b) nga ëmbëlsia e mendimeve as ushqim nuk duam dhe c) ose studiojmë Shkrimet e Shenjta, ose lutemi, ose bëjmë diçka tjetër, ose nuk pushojnë së rrjedhuri lotët tanë. Por të gjitha këto mund t’i humbasim kur do biem në mendjemadhësi, moskokëçarje dhe përtaci.
2. Lutja e të përulurit, kur del prej gojës së tij, hyn në veshët e Perëndisë.
3. Vera ngroh trupin, ndërsa fjala e Perëndisë shpirtin.
4. Veprat tona të mira dhe përulësia na bëjnë Perëndi në tokë.
Fjalët hyjnore të oshënar Isaak Sirianit për jetën shpirtërore (3)
Studimi 21
1. Largimi nga veprat e mira dhe nga lutja na udhëzon në mendjemadhësi, detyrimisht ikën roja ynë (engjëlli ynë mbrojtës) dhe na sundon djalli.
2. Në qoftë se do të marrësh Hir, kërko nga Perëndia: a) përulësi; b) engjëll ruajtës;) të marrësh Hirin që të mos bëhesh mendjemadh. Dobësitë tona fiziologjike bëhen pajë të virtytit, që na jep Perëndia.
3. Mendjemadhësia duhet të shkatërrohet, që të vijë përulësia dhe të vijnë Hiret e Perëndisë që u jepen vetëm të përulurve.
4. Para shkatërrimit ekziston mendjemadhësia dhe para Hirit qëndron përulësia.
Fjalët hyjnore të oshënar Isaak Sirianit për jetën shpirtërore (2)
Studimi 11
1. Mos kërko të mbash erën në pëllëmbën tënde, d.m.th. besim pa vepra.
2. Mos u gënje: Mundi për Perëndinë dhe djersa e zbatimit të porosive, paraprihet prej shpresës drejt Perëndisë.
3. Në qoftë se beson, mirë bën, por besimi do vepra dhe shpresa tek Perëndia duket nga pësimet në virtytet.
4. Me ty jam në dëshpërime dhe mërzitje, për të ndihmuar të drejtin dhe ta lëvdojë atë, duke i falur jetë të gjatë dhe duke i treguar shpëtimin e shpirtit.
5. Shpirti që dashuron Perëndinë, qetësohet vetëm në gjërat e Perëndisë. Që të lidhesh me Perëndinë, duhet të lirohesh nga çdo lloj lidhje e jashtme e materies së botës.
6. Mos lavdëro kurrë atë, që do të dëgjojë shumë, të flasë pa pushim dhe të rrotullojë sytë e tij kudo, madje edhe kur pëson në turp.
7. Pësimin për Perëndinë e ndjek gëzimi. Duro talljet me kënaqësi, që të kesh vend tek Perëndia. Kush largohet me vetëdije nga lavdia e përkohshme e kësaj bote, ndjeu përbrenda lavdinë e përjetshme.
8. Të falësh fajet e atyre që të kanë faj, është virtyt i lartë. Gjithashtu të durosh padrejtësinë dhe të mëshirosh ata që të padrejtësuan.
Fjalët hyjnore të oshënar Isaak Sirianit për jetën shpirtërore (1)
Fjalët hyjnore të oshënar Isaak Sirianit për jetën shpirtërore
Në vend të parathënies
“Mësuesi ynë” ava Isaak Siriani, shkruan shën Nikodhimi i Malit të Shenjtë. Kjo dhe vetëm kjo dëshmi do ishte e mjaftueshme të na bindë për vlerën didaktike që fshehin brenda tyre të 86 Fjalët asketike të ava Isaak Sirianit. Theologë më të rinj i quajtën fjalët e ava Isaak Sirianit si “Ungjillin e Shenjtë në praktikë”. Kjo është e vërtetë në qoftë se do marrë dikush parasysh vlerësimin e madh që ushqenin dhe ushqejnë pothuajse të gjithë murgjit e Malit të Shenjtë për këtë shenjtor.
Ky shenjtor së bashku me Ungjijtë e Shenjtë përbënte dhe përbën shembullin për të gjithë etërit, që banonin në vende të shkreta, në shpella, madje edhe në manastiret e Malit të Shenjtë.
Por më paradoksalja është se megjithëse libri përmban mendime shpirtërore të vyera, bëhet i kuptueshëm edhe nga murgj me pak shkollë që në përgjithësi banonin në vendet e shkreta dhe në shpellat e Malit të Shenjtë që prej kohësh.
Smira
Ajo është sëmundje e frikshme e shpirtit; pasion i tmerrshëm,
për të cilin nuk ekziston justifikim dhe ndjesë;
është mëkat i madh, shumë më i keq se kopracia; rrënja e të gjithë të këqijave.
Sepse ndërsa kopracia kënaqet kur merr vetë diçka,
në të kundërtën smira kënaqet kur tjetri nuk merr gjë,
duke e konsideruar fatkeqësinë e të tjerëve si gëzim të tij.
A është e mundur të
çmenduri tjetër më e madhe se kjo?” – Shën Joan Gojarti .
Që të kesh mik, ji mik!
Miqësia
1 – “Miqësitë janë gjëra aq delikate dhe kërkojnë aq shumë kujdes për t’i mbajtur, sa asnjë gjë tjetër sado delikate dhe e çmuar të jetë”– Randolf S. Burne.
2 – “Çdo njeri që takon, trajtoje ashtu si do të doje edheti të trajtoheshe” – Anonim.
3 – “Në vend që të duash armiqtë e tu, trajto pak më mirëmiqtë e tu” – Edgar Vatson Hove.
Thënie nga shën Siluan Athoniti
Nëse të gjithë njerëzit do të pendoheshin dhe do të mbanin
urdhërimet e Perëndisë, do të ishte parajsë mbi tokë, sepse “Mbretëria e
Qiejve është brenda nesh”.
Mbretëria e Qiejve është Shpirti i Shenjtë dhe Shpirti i Shenjtë është i njëjti si në qiell ashtu edhe mbi dhé.
Njeriut që pendohet, Zoti i jep parajsën dhe Mbretërinë e përjetshme me Vetveten. Në mëshirën e Tij të madhe, Ai nuk i kujton mëkatet tona, ashtu si nuk i pa mëkatet e kusarit në kryq.
Njeriu i penduar me të vërtetë e duron çdo vuajtje – urinë dhe zhveshjen, të ftohtin dhe të nxehtin, sëmundjen dhe varfërinë, poshtërimin dhe internimin, padrejtësinë dhe shpifjen; sepse shpirti i tij është kthyer me mall te Perëndia dhe nuk ka më kujdesje për gjërat tokësore, por i lutet Perëndisë me një mendje të pastër.
Por njeriu që është i lidhur me të mirat dhe pasuritë e kësaj bote, kurrë nuk mund të ketë një mendje të
Mbretëria e Qiejve është Shpirti i Shenjtë dhe Shpirti i Shenjtë është i njëjti si në qiell ashtu edhe mbi dhé.
Njeriut që pendohet, Zoti i jep parajsën dhe Mbretërinë e përjetshme me Vetveten. Në mëshirën e Tij të madhe, Ai nuk i kujton mëkatet tona, ashtu si nuk i pa mëkatet e kusarit në kryq.
Njeriu i penduar me të vërtetë e duron çdo vuajtje – urinë dhe zhveshjen, të ftohtin dhe të nxehtin, sëmundjen dhe varfërinë, poshtërimin dhe internimin, padrejtësinë dhe shpifjen; sepse shpirti i tij është kthyer me mall te Perëndia dhe nuk ka më kujdesje për gjërat tokësore, por i lutet Perëndisë me një mendje të pastër.
Por njeriu që është i lidhur me të mirat dhe pasuritë e kësaj bote, kurrë nuk mund të ketë një mendje të
25 theniet me te bukura nga Albert Ajnshtajn
1. Kur mberriti ne SHBA, Ajnshtajnit, si te gjithe emigranteve te tjere, i dhane nje pyetesor per te PLOTESUAR. Nder te gjitha pyetjet te cilave i duhej dhene pergjigje, njera pyeste: “Ciles race i perkisni?”. Dhe ai iu pergjigj: “Races njerezore”.
2. Ne qofte se Teoria ime e Relativitetit do te jete e vertete, Gjermania do te thote se jam gjerman ndersa Franca do te thote se jam qytetar i Botes. Nese teoria nuk do te jete e vertete, Franca do te thote se jam gjerman ndersa Gjermania do te thote se jam hebre.
3. Eshte me e lehte te thyesh nje atom, sesa nje paragjykim.
4. Derisa te kete njerez do te kete luftra.
5. Cmenduri eshte te besh gjithmone te njejten gje dhe te presesh rezultate te ndryshme.
6. Semundje shume e keqe racizmi. Por mbi te gjitha e cuditshme: semur te bardhet, por vret te zinjte.
7. Kompjuterat jane shume te shpejte, precize dhe budallenj. Njerezit jane shume te ngadalte, shume pak precize dhe inteligjente. Se bashku perbejne nje fuqi qe e kalon imagjinaten.
8. Bota eshte nje vend i rrezikshem, jo per shkak te atyre qe bejne veprime te keqija por per shkak te atyre qe shikojne pa thene gje.
Ti ke një mision për të kryer...
“Jeta shpirtërore nuk na largon nga bota, por na çon më thellë brenda saj”. ~Henri J. M. Nouwen~
“Privilegji i jetës është të bëhesh ai që je”. ~Joseph Campbell~
Kam kënaqësinë të them që jeta ime e përditshme është parajsa ime. Derek Acorah Quote
Nëse e vetmja lutje që ke thënë gjatë gjithë jetës sate ishte: “Faleminderit”, kjo do të mjaftonte. Meister Eckhart
Kur veprimi i reflektimit zë vend në mendje, kur vështrojmë veteveten në dritën e mendimit, zbulojmë që jeta jonë është e veshur me madhështi. Ralph Waldo Emerson
Kemi lindur të gjithë për dashuri. Ky është parimi i ekzistencës, dhe i vetmi qëllimi i saj.
Benjamin Disraeli
Jetojmë vetëm një herë, po nëse jetojmë siç duhet, një herë është mjaftueshëm!
Jetojmë vetëm një herë, po nëse jetojmë siç duhet, një herë është mjaftueshëm!
1. Po ndjek zemrën dhe intuitën time.
Mos u mposht nga problemi. Drejtohu nga ëndërrat e tua. Jeto jetën që dëshiron të jetosh. Bëhu personi që dëshiron të kujtosh shumë vite më vonë. Bë gabime, bjer dhe përpiqu përsëri. Edhe nëse bie 1000 herë, të paktën, nuk ke pse të pyesësh veten me habi se çfarë mund të kishte ndodhur. Së paku, do ta dish në zemrën tënde që u dhe ëndrrave goditjen më të mirë.
Secili prej nesh ka një zjarr në zemër që digjet për diçka. Është përgjegjësia jonë në jetë ta gjejnë dhe ta mbajmë atë ndezur. Kjo është jeta jote; dhe është e shkurtër. Mos i lejo të tjerët të të fikin flakën. Provo gjërat që dëshiron të provosh. Shko ku dëshiron të shkosh. Ndiq intuitën. Ëndërro me sytë hapur derisa ëndrrat të konturohen qartë. Pastaj bëj të paktën një gjë, çdo ditë që ta bësh ëndrrën realitet.
Dhe ndërsa lufton për të arritur qëllimet, mund ta llogaritësh që do të ketë disa zhgënjime përgjatë rrugës. Mos u dekurajo, rruga për të realizuar ëndrrat mund të mos jetë një rrugë e lehtë. Mendoni për këto zhgënjime si sfida-teste këmbënguljeje dhe kurajoje. Në fund të rrugës, më shpesh po sesa jo, pendohemi shumë më tepër për gjërat që nuk bëmë sesa për gjërat që bëmë. (Lexo “Quiter”)
2. Jam krenar për veten.
Ti vetë je shoku më i mirë i vetvetes ose kritikuesi më i madh i vetvetes. Pavarësisht opinionit të të tjerëve, në fund të ditës reflektimi i vetëm që të sheh përsëri në pasqyrë është vetvetja. Prano gjithçka për veten, gjithçka! Ti je ti, dhe ky është fillimi dhe fundi, pa shfajësime, pa keqardhje.
Njerëzit që janë krenarë për veten priren të kenë pasione në jetë, të ndihen të lumtur dhe të jenë shembuj të mirë për të tjerët. Kjo kërkon të përfytyrosh personin që do të doje të bëheshe dhe të bësh përpjekjet më të mira për t’u rritur.
... që të bëheni bij të DRITES ...
– Perëndia i Izraelit ka folur, Kalaja e Izraelit më ka thënë: “Ai që mbretëron me drejtësi mbi njerëzit, ai që mbretëron me frikën e Perëndisë, është si drita e mëngjesit në të dalë të diellit, në një mëngjes pa re, ashtu si shkëlqimi mbas shiut, që bën të mbijë bari i njomë nga dheu”. 2 Sam. 23:13-14
– Megjithatë Zoti nuk deshi të shkatërronte Judën, për hir të dashurisë që kishte për Davidin, shërbëtorit të tij, sepse i kishte premtuar t’u jepte një llambë përgjithnjë atij dhe bijve të tij. 2 Mbr. 8:19
– Po, drita e të keqit shuhet dhe flaka e zjarrit të tij nuk ndrit më. Jobi 18:5
– Shumë thonë: “Kush do të na tregojë të mirën?”. O Zot, bëj që të shkëlqejë drita e fytyrës sate mbi ne. Psalmi 4:6
– Ti në fakt je ai që bën të shkëlqejë llambën time; o Zot, Perëndia im, ti ndriçon errësirën time. Psalmi 18:28
Po ti cilin zgjedh?
Një grua po dilte nga shtëpia e saj dhe papritmas pa se përpara oborrit të shtëpisë së saj po qëndronin të ulur tre burra me mjekër të bardhë e të gjatë. Gruaja iu drejtua atyre dhe u tha: Unë nuk mendoj se ju njoh, por besoj se jeni të uritur. Ju lutem, nëse dëshironi, ejani në shtëpinë time të hani diçka.
A është brenda i zoti i shtëpisë? – e pyetën ata.
Jo! – u përgjigj ajo, - ka dalë.
Atëherë, nuk mund të hyjmë brenda, - u përgjigjën ata.
Në mbrëmje, kur burri i saj u kthye në shtëpi ajo i tregoi për gjithçka që kishte ndodhur. Atëherë burri i tha asaj që të shkonte dhe t’i ftonte të hynin brenda.
Ne nuk mund hyjmë të tre së bashku në një shtëpi – u përgjigjën ata.
Përse kështu? – pyeti gruaja.
Njëri nga burrat e moshuar filloi të shpjegonte:
Emri i tij është SHËNDETI - tha ai duke shënuar me gisht njërin nga shokët e tij; ai tjetri është SUKSESI - tha ai duke shënuar me gisht shokun tjetër, ndërsa unë jam DASHURIA. Më pas ai shtoi: Shko në shtëpi dhe diskuto me burrin se cilin prej nesh dëshironi që të hyjë në shtëpinë tuaj.
Për çdo gjë FALENDERONI...
Për çdo gjë falënderoni, sepse ky është vullneti i Perëndisë për ju në Jisu Krishtin. (1 Thesalonikasve 5:18)
Duke falënderuar Perëndinë dhe Atin në emrin e Zotit tonë Jisu Krisht përherë për të gjitha. Efesianët 5:20
Duke e falënderuar Atin, i cili na bëri të denjë të kemi pjesë në trashëgimin e shenjtorëve në dritë.Kolosianët 1:12
Edhe çdo gjë që të bëni me fjalë ose me punë, të gjitha t’i bëni në emër të Zotit Jisu, duke falënderuarPerëndinë dhe Atin me anë të tij. Kolosianët 3:17
Gjëja më e bukur në botë? DASHURIA !!
Dita më e bukur? Sot.
Pengesa më e madhe? Frika.
Gjëja më e lehtë? Të gabosh.
Gabimi më i madh? Të heqësh dorë.
Rrënja e çdo të keqeje? Egoizmi.
Mëndjeheqja më e mirë? Puna.
Humbja më e madhe? Mospasja e kurajës. Profesionistët më të mirë? Fëmijët.
Nevoja e parë? Komunikimi.
Lumturia më e madhe?
Të jesh i dobishëm për të tjerët.
Misteri më i madh? Vdekja.
E meta më e keqe? Të qenit pa humor.
Personi më i rrezikshëm? Ai që gënjen.
Ndjenja më e shëmtuar? Mëria.
Dhurata më e bukur? Falja.
Ajo më e paçmuara? Familja.
Drejtimi më i mirë? Rruga e duhur.
Sensacioni më i kënaqshëm? Paqja e brendshme.
Pritja më e mirë? Buzëqeshja.
Ilaçi më i mirë? Optimizmi.
Kënaqësia më e madhe? Detyra e kryer.
Forca më e madhe? Besimi.
Personat më të nevojshëm? Shërbyesit e ZOTIT Gjëja më e bukur në botë? DASHURIA !!
Faleminderit!!!
Faleminderit atyre që më urrejnë -Më bëtë një njeri më të forte!
Faleminderit atyre që më kanë zili! -Më bëtë të ndihem i vecantë!
Faleminderit atyre që më kanë në zemër! -Më bëtë të ndihem i rëndësishëm
Faleminderit atyre që ikën! -Më mësuat që asgjë nuk zgjat përgjithmonë!
Faleminderit atyre që qëndruan me mua! -Më mësuat kush janë miqët e vërtetë!!!
Biri im!
Zgjuarsia është më e çmuara mes pasurive. Më e keqja e varfërisë është padituria. Frika me e madhe në botë është të hyjë vetja në qejf. Ndërsa më e çmuara e prejardhjes tënde është të sillesh mirë. Biri im, mos u bëj mik me paditurinë. Nëse do të të duket se ajo do të të sjellë dobi, do ndodhë e kundërta, do të të bëjë keq. Mos u bëj mik me kopracinë sepse kur të kesh nevojë, ajo nuk do të të ndihmojë. Mos u bëj mik me atë që bën keq, sepse të shet për pak gjë dhe ikën. Dhe mos u bej mik me një gënjeshtar. Ai është si mirazh. Të largëtën ta afron dhe atë qe ke pranë t'a
Cfarë mbjell do të korrësh...
Nëse e mbjell "MIRËSINË" do te fitosh "SHOQËRINË".
Nëse e mbjell "MODESTINË" do ta korrësh "RESPEKTIN".
Nëse e mbjell "VLERËSIMIN" do ta korrësh "LLOGARITJEN".
Nëse e mbjell "MUNDIN" do ta korrësh "SUKSESIN".
Nëse e mbjell "BESIMIN" do ta korrësh "QETËSINË".
Nëse e mbjell "ANGAZHIMIN" do ta korrësh "PËLQIMIN".
Prandaj kij kujdes se çfarë po mbjell sot, sepse atë do ta korrësh nesër!
Subscribe to:
Posts (Atom)