Fjalët hyjnore të oshënar Isaak Sirianit për jetën shpirtërore
Në vend të parathënies
“Mësuesi ynë” ava Isaak Siriani, shkruan shën Nikodhimi i Malit të Shenjtë. Kjo dhe vetëm kjo dëshmi do ishte e mjaftueshme të na bindë për vlerën didaktike që fshehin brenda tyre të 86 Fjalët asketike të ava Isaak Sirianit. Theologë më të rinj i quajtën fjalët e ava Isaak Sirianit si “Ungjillin e Shenjtë në praktikë”. Kjo është e vërtetë në qoftë se do marrë dikush parasysh vlerësimin e madh që ushqenin dhe ushqejnë pothuajse të gjithë murgjit e Malit të Shenjtë për këtë shenjtor.
Ky shenjtor së bashku me Ungjijtë e Shenjtë përbënte dhe përbën shembullin për të gjithë etërit, që banonin në vende të shkreta, në shpella, madje edhe në manastiret e Malit të Shenjtë.
Por më paradoksalja është se megjithëse libri përmban mendime shpirtërore të vyera, bëhet i kuptueshëm edhe nga murgj me pak shkollë që në përgjithësi banonin në vendet e shkreta dhe në shpellat e Malit të Shenjtë që prej kohësh.
Kush është ai që mund të na thotë nëse thjeshtësia edhe mirësia fëminore, që gjente dhe gjen dikush edhe sot tek murgjit dhe kryesisht tek asketët dhe tek eremitët e Malit të Shenjtë, nuk vjen nga aftësia e forcave të fjalës së këtij ati të madh asketik? Brenda në detin e mendimeve të çmuara të këtij ati oshënar, me forcat e tij të pakta arsimore dhe më të pakta shpirtërore një murg i Malit të Shenjtë gjeti brenda në këtë libër përmbajtje “copa ai” siç i quajti ai. I dorëzon tek vëllezërit e tij diçka, që i tejkalon shumë fuqitë e tij arsimore dhe shpirtërore.
Për të mos u bërë leximi i tij i mërzitshëm dhe i lodhshëm e për shkak të kuptimeve të tij të larta, e ndau më 48 studime shumë të vogla.
Do të mund të quhej ky libër i vogël psikologji e vërtetë, sepse me të vërtetë që nga fillimi deri në fund merret me shpirtin.
Ateizmi i shekullit të kaluar bëri në Perëndim shkolla psikologjike, që nuk mbështeten as te Shkrimi i Shenjtë, as te Perëndia, por te mohimi i Perëndisë dhe te zbuluesi i errësirës, djalli.
Studimi 1
1. Frika e Perëndisë është fillimi i së mirës, që lind nga besimi dhe mbillet në zemër, dhe të drejton tek shpëtimi i shpirtit.
2. Fillimi i jetës së mirë është t’i nënshtrohesh studimit të Fjalëve të Perëndisë, duke iu shmangur nderit të botës, që është çndershmëri.
3. Pa ngrohtësinë e besimit për Perëndinë nuk mund të lirohemi nga robëria e pasioneve.
4. Kur na mungon për një kohë të gjatë hiri i Perëndisë, atëherë me vetëdije hedhim poshtë ndihmën e Perëndisë (= demonizëm).
5. Fillim i jetës së vërtetë të besimtarit është frika e Perëndisë dhe dhimbja për Të, që lind prej saj brenda në zemrën tonë.
6. Fjala e Perëndisë, d.m.th. mirësia, mbin në zemrat, që nuk kujdesen dhe nuk shqetësohen për gjërat e kësaj bote.
7. A do që të ndiesh ëmbëlsinë e bashkimit me Perëndinë përbrenda teje? Dashuro Perëndinë edhe njerëzit.
8. Ashtu sikurse uji i pikturuar nuk shëron etjen, kështu edhe mësuesi pa pasur pronë mirësinë, nuk ua transmeton të tjerëve.
9. Sa të mira ose të këqija janë të bashkuara me trupin, do të të shoqërojnë deri në varr. Por ato që janë të bashkuara me shpirtin, do përbëjnë pajën tënde të përjetshme.
10. Çdo të mirë që vepron përbrenda teje ta fshehësh, sepse pagëzimi dhe besimi u bënë ndërmjetues të kësaj të mire.
Studimi 2
1. Fytyra e njeriut të turpshëm imiton përulësinë e Krishtit. Asgjë tjetër nuk na ndan nga dituria hyjnore, veçse të zgërdhihesh, të qeshësh, të tallesh dhe të bësh shaka.
2. Le të shenjtërojmë me lutje dhe vepra të mira trupin tonë, që të vijë të banojë në të Krishti, me Kungatën e Shenjtë.
3. Cilin mik zure në qiell, që të të presë, kur të ikësh nga kjo botë? Tek ara e kujt punove, që të të japë shpërblimin? Qaj shumë që të pushojë tek ti Fryma e Shenjtë, duke pastruar papastërtinë e zemrës.
4. Të lash, o Zot, mos më lër, pranomë në grigjën tënde, më ushqe me gjelbërimin e Mistereve Hyjnore, më ngushëllo, më ëmbëlso me gëzimin tënd hyjnor!...
5. As demonët, as kushtet e natyrës, as njerëzit e ligj dhe egërsirat, nuk mund të na dëmtojnë pa vullnetin e Perëndisë. Se, në qoftë se nuk do t’i kufizonte këto Perëndia, nuk do të jetonte asnjeri.
6. Tek ata që kanë ngasje të forta, kujdeset Perëndia të japë mençurinë dhe hirin e Tij.
7. Ai që dashuron botën, nuk dashuron Perëndinë. Ai që jep e merr me botën nuk jep e merr me Perëndinë. Ai që kujdeset për gjërat e botës nuk kujdeset për Perëndinë.
8. Bëhet pjesëmarrës i vuajtjeve të Krishtit ai që vuan për drejtësi.
9. Ai që kujdeset për dëshirat trupore, harron dashurinë për Perëndinë.
10. Dije se pa ngasje gjendesh larg rrugës së Perëndisë dhe se nuk ecën në rrugën e shenjtorëve.
Studimi 3
1. Njerëzit urrejnë varfërinë, Perëndia shpirtin krenar. Tek njerëzit është e ndershme pasuria, tek Perëndia shpirti i përulur dhe u munduar.
2. Kur jeton me kënaqësi, prit ngasje. Ai që nuk beson tek Perëndia, trembet edhe nga hija e tij. Ai që ka lavdërimin e ndërgjegjes, ka dëshirën e vdekjes.
3. Porositë e Perëndisë janë më të ndershme nga të gjitha thesaret e botës, ai që i ruan gjen Perëndinë.
4. Ai që beson tek Perëndia, do lavdërohet edhe nga armiqtë e tij. Ai që beson se mëkatet e tij janë të vogla bien në më të mëdhaja.
5. Ai që dëshiron vullnetin e Perëndisë, ka për udhërrëfyes engjëjt. Ai që duron me përulësi ofendimet, arriti në përsosmëri edhe habitet prej engjëjve.
6. Humbe urtësinë? Nuk pranon Perëndia mëshirë nga ti, derisa insiston në kurvëri. Derisa mundesh nga smira, pse lufton gjumin?
7. Ki gjuhën tënde të ëmbël dhe buzët të ëmbla dhe do t’i kesh gjithë njerëzit miq.
8. Ngasjet na bllokojnë rrugën drejt mirësisë. Përndryshe mirësitë janë të paprovuara dhe të rreme.
9. Në çdo gjë që krenohemi do lejojë Perëndia që ta humbasim, për t’u përulur… Ai që duron me gëzim padrejtësinë, ai ka ngushëllimin e Perëndisë.
10. Shenjtorët forcoheshin me besimin hyjnor edhe largonin çdo ngasje për dashurinë e Perëndisë.
11. Përkushtimi tek Perëndia udhëzon tek pushimi i mendimeve. Pjekuria udhëzon tek çlirimi nga ngacmimet e mendimeve. Qetësia e ndjenjave të trupit udhëzon tek paqa e mendjes!...
12. Ngasjet udhëzojnë tek marrja e mençurisë së Shpirtit të Shenjtë. Besimi tek Perëndia udhëzon tek largimi i ngasjeve.
13. Pa shijen e pësimeve të Krishtit, nuk ka shpirti komunikim me Perëndinë.
Studimi 4
1. Ai që qetëson njerëzit, kënaq Perëndinë.
2. Sëmundjet jepen prej Perëndisë për shëndetin e shpirtit, tek njerëzit që dashurojnë Perëndinë.
3. Lejon Perëndia dëshpërimet, për t’iu afruar me lutjet dhe përulësinë dhe të mos pësojmë atë që pësoi djalli.
4. Dëshpërimet na kujtojnë Perëndinë dhe na afrojnë drejt Tij, duke larguar prej nesh ngasjet dhe na dhurojnë çdo lumturi.
5. Afrimi me Perëndinë përfitohet me lutjen e vazhdueshme dhe intesive. Në këtë mënyrë kënaqet shpirti i kërkuesve të Zotit.
6. Ai që rrëfen dhe lë mëkatet e tij (pendimi), do gjejë mëshirë prej Perëndisë.
7. Ai që u vdekësua për njerëzit duron me gëzim ngasjet dhe të këqijat. Ai që nuk u vdekësua, nxehet, mallkon dhe mundohet nga dëshpërimi dhe mërzitja.
8. Hiri i Perëndisë ofron të përulurin, ndërsa krenarin (mendjemadhin) e rrethojnë gjendjet e mërzitshme për t’u përulur dhe për të shpëtuar.
9. I përuluri pranon gjithmonë mëshirën e Perëndisë. Bëhu i përulur në të gjitha, para njerëzve. Përulju të gjithëve dhe do të të nderojnë. Ule në këtë mënyrë veten tënde dhe do të shohësh lavdinë e Perëndisë. Përpiqu të të poshtërojnë të gjithë, që të të lavdërojë Perëndia.
10. Mos kërko të të nderojnë njerëzit. Ai që kërkon nderin, ai [nderi] largohet prej tij. Ai që i shmanget nderit, nderi e ndjek dhe bëhet predikues i përulësisë së tij.
11. Kush është i pëlqyeshëm dhe duket i përsosur dhe i respektueshëm, me jetë të ndriçuar dhe urtësi modeste, është i lumtur. Ai që ka uri dhe etje për Perëndinë, Perëndia do ta mbushë me të mirat e Tij. Hiqu i paditur dhe idiot dhe ji i ditur në paditurinë tënde.
Studimi 5
1. Ki për miq të përulurit, pamja dhe mendimet e të cilëve janë të dobishme. Mos u zgërdhi me urrejtje, as mos u tall me plagët e të tjerëve. Ndero atë që ke pranë më shumë nga ç’vlen; lavdëroje në ato që s’ka, dhe në këtë mënyrë shëron të metat e tij.
2. Ki kujdes dhe mos kontrollo asnjë njeri, për asgjë. Dashuria nuk zemërohet, as kontrollon njeri me pasion.
3. Kur nuk largohesh nga shkaqet jep raste të të luftojë armiku. Studimi i Shkrimit të Shenjtë përzuri kujtimet dinake.
4. Larg botës nuk ekzistojnë shkaqet e zemërimit, dëshirës, ligësisë ose lavdisë. Më mirë të vdesim duke luftuar, sesa të jetojmë të mundur prej pasioneve.
5. Shmangiu krenarisë para njerëzve. Mos e ndërpre atë që flet. Konsideroje veten tënde më të vogël nga të gjithë. Mos u merr me llafe me këdo. Ha dhe pi pak nga të gjitha. Mos u nxito gjatë ecjes pa arsye. Fol me urtësi.
6. Mos e shiko në fytyrë bashkëbiseduesin tënd. Mos kontrollo dikë për faj. Mos iu shmang veprave të përsosura. Shmangiu prindërve të tu, për të mos humbur dashurinë e Perëndisë. Për miq mba ata që kanë frikë Perëndie. Fshih nga çdo njeri sekretet dhe luftën tënde.
7. Urtësohu, po mos urtëso të tjerët. Padrejtësohu, po mos padrejtëso. Mos dashuro gjëra kozmike. Jep mëshirë për të gjithë dhe mba distancë prej të gjithëve. Mos u bëj llafazan. Mos u grind me njeri. Mos bashkëbano me mendjemëdhenj.
8. Mos gërmo dogmat e kishës. Mos kalo para atyre që shahen ose zihen që të mos mbushet zemra jote me zemërim.
9. Moskokëçarja, moskomunikimi dhe dëshpërimi sjellin mërzitje dhe dëshpërim në shpirt. Gëzimi i zemrës detyron gjuhën që të pushojë, pas kësaj vazhdon dhimbje e shpirtit dhe qetësi e tij. Kjo qetësi është derdhja e Mbretërisë së Qiejve përbrenda nesh. Kjo paqe dhe qetësi, kur futen në zemër, i japin shëndetin shpirtit dhe e nxjerrin nga errësira e pabesisë.
10. Uria, leximi i Fjalëve të Perëndisë, agripnia (pagjumësia) dhe lutjet e shumta, veçanërisht dy të fundit, paraqesin pasurinë e Hirit të Perëndisë si vlerë tek secili prej nesh.
Studimi 6
1. Të qëndrosh brenda në qelinë tënde dhe ajo do të të mësojë çdo gjë. Cilat? Ngrohtësinë e zemrës që udhëzon tek lotët e pandalshëm dhe këta tek paqa e mendimeve dhe në vazhdim tek pastërtia e mendjes dhe tek misteret e Perëndisë, që vetëm tek të përulurit zbulohen.
2. Duhet që murgu në të gjitha lëvizjet dhe veprimet e tij të jetë modeli dhe dobia për laikët. Sepse shoqëria e murgjve është krenaria e kishës së Krishtit.
3. Pikësynimet e murgut të vërtetë janë:
a. Urrejtja për çdo gjë të botës; b. Qëndrim i përhershëm në qetësi. c. Ruajtja nga të parit; ç. Pushim i plotë i zënieve; d. Pak fjalë; dh. Thjeshtësi dhe mirësi e zemrës; e. Largimi nga njerëzit dhe insistimi tek lutja dhe studimi; ë. Të mos dëshirojë nderet dhe të durojë me burrëri ngasjet; f. Të qajë gjithnjë ditë e natë; g. Të ruajë urtësinë. Me të gjitha këto i afrohet Perëndisë dhe konsiderohet i vdekur për botën.
4. Ekzistojnë tri klasa përparimi shpirtëror: a. e fillestarëve; b. e atyre që bëjnë përpjekje; c. e të përparuarve. Tek e para ekzistojnë dhe lëvizin tek ne pasione. Tek e dyta ndodhemi midis gjendjes me dhe pa pasione dhe tek e treta marrim në mënyrë të ndjeshme Hirin e Shpirit të Shenjtë.
5. Ç’të themi për besimtarin, që mori ndjenjën e Hirit të Shpirtit të Shenjtë brenda në zemrën e tij? Edhe në qoftë se nuk do përsoset këtu meqenëse ka hyrje-dalje me të, duhet të konsiderohet i shpëtuar.
6. Prania e Hirit të Shpirtit të Shenjtë fillon të hijesojë brenda zemrës sate kur mendja jote vjen në zemrën tënde.
7. Pikat e përparimit të shpirtit janë: a. Prania e lutjes; b. Të mos bëhemi mendjemëdhenj dhe të shikojmë të metat e atyre që kemi në krahë; c. Të dëshirojmë që të dalë jashtë trupit; ç. Të presim me gëzim gjithë dëshpërimet; d. Të falënderojmë dhe lëvdojmë Perëndinë për të gjitha!..
Studimi 7
1. Ai që shqetësohet dhe ka pretendime nuk mund të bëhet i thjeshtë dhe i qetë, sepse pa lutjen e vazhdueshme nuk mund t’i afrohesh Perëndisë.
2. Fjalimet dhe teoritë e murgjve që janë në botë, shkaktojnë tek qetësuesit turbullim të mendjes, moskorrektësi tek Hyjnoret dhe ankth në shpirt.
3. Mendjemadhi ecën në errësirë dhe kujton se është mbi të gjithë njerëzit. Në të vërtetë është më i keqi, sepse nuk deshi të ecë në rrugën e Perëndisë që është përulësia.
4. Studimi i përhershëm i Shkrimeve Hyjnore e mbush shpirtin me kënaqësi dhe mençuri hyjnore.
5. Ekzistojnë lot të trazuar me mjaltë që i kanë shpeshherë qetësuesit (studim-lutje) dhe ekzistojnë lotët që nuk mungojnë, të cilët udhëzojnë në paqe të mendimeve dhe në misteret e Perëndisë.
6. Ai që do të urrejë lavdinë njerëzore lumërohet me lavdinë e Perëndisë.
7. Ai që do nënshtrohet tek Perëndia, i nënshtrohet Atij në çdo gjë, sepse në zemrën e tij lind paqa nga Perëndia. Në qoftë se nuk do përulësohemi do të na përulësojë Perëndia. Përulësia e vërtetë është pjellë e diturisë dhe e ngasjeve.
8. Besimi dhe rëndësia e misterit të Kungatës së Shenjtë na falin hiret më të mëdha, duke na boshatisur.
9. Fëmijët e vegjël kanë trup të pastër dhe shpirt pa pasione. Por nuk kanë qartësi mendjeje që është përsosmëria, sepse me forcë shpirtërore çan drejt zbulesave hyjnore të botës qiellore.
Studimi 8
1. Dijet të cilat janë primare në lidhje me besimin janë dije të natyrshme (fiziologjike). Por dijet që ndjekin besimin janë dije shpirtërore.
2. Dijet fiziologjike (dallim i të mirit dhe të ligut) na udhëzojnë tek besimi për Perëndinë. Besimi te frika e Perëndisë. Frika e Perëndisë në pendim dhe në vepra të mira. Nga veprat e mira jepet dija shpirtërore dhe ndjenja për misteret që lind teorinë e Perëndisë.
3. Teori ose pamje Perëndie është kënaqësia me Perëndinë.
4. A do që të gjesh jetën e përjetshme? Mbaji këto dy gjëra: a.besimin; b.përulësinë.
5. Kur je duke bërë lutjen ta konsiderosh veten tënde një milingonë, zhapik, mizë dhe fëmijë.
6. Ktheje gjithë kujdesin tënd te Perëndia dhe lutu me ngrohtësi, derisa të ndiesh gëzim përbrenda teje.
7. Ai që ka dije botërore (shkencë) nuk mund të marrë dhe të ndiejë plotësisht dijen shpirtërore, në qoftë se nuk do të mohojë dijet botërore.
8. Që të ndiesh përbrenda qetësinë dhe paqen e jetës së ardhshme, duhet të kthehesh dhe të bëhesh si fëmijë, ashtu si na mëson Zoti.
9. Në qoftë se do t’ia ngarkosh Perëndisë të gjitha shqetësimet e tua, natyrisht do të kujdeset edhe për ty, atëherë do të shohësh mrekullitë e Perëndisë.
10. Me besimin, shmangien e njerëzve dhe rrotullimin e dijes botërore arrijmë tek qartësia e zemrës ku shijojmë Hirin dhe gëzimin e Shpirtit të Shenjtë (dije shpirtërore).
11. Hiri i Perëndisë vjen tek ai që ka hedhur poshtë dijen botërore dhe ndikuesen e saj dhe shpresën njerëzore dhe i kushtohet Perëndisë.
Studimi 9
1. Çdo e mirë, që bëhet me pushim, është e akuzuar, se shën Mark, murgu, thotë: “Çdo e mirë quhet kryq, kur kryhet sipas urdhërimit të Shpirtit të Shenjtë.
2. Kur njeriu fillon të ketë zili, lejon Perëndia të vijnë ngasje më të forta, dhe ta mundin, që të përulësohet dhe të kërkojë përsëri ndihmën hyjnore.
3. Je i vdekur për botën kur as dhimbjet të mos të të dëshpërojnë, as gëzimit të mos të të gëzojnë.
4. Ç’thua o njeri? Në qiell do që të ngjitesh dhe të trashëgosh mbretërinë e Perëndisë dhe shijimin e lumërisë së atjeshme dhe bashkimin me engjëjt dhe jetën e pavdekshme dhe pyet nëse ka vështirësi kjo rrugë.
5. Kur zemra jonë do të dëshirojë me zell shpirtëroret, atëherë trupi ynë nuk dëshpërohet, sepse ka perspektivë diçka më të lartë: Mbretërinë e qiejve.
6. Përulësia është veshja e hyjnizimit. Këtë veshje e vesh Perëndia dhe me mjetet e përulura bukë (meshë) dhe verë transformohet dhe vjen përbrenda nesh dhe na shenjtëron.
7. Të përulurin asnjeri nuk e urren, as e qesh e as e tall. E do Krishti dhe dashurohet prej të gjithëve. I do të gjithë dhe të gjithë e duan atë. I dituri dhe mësuesi pushojnë përpara të përulurit dhe kujdesen të gjithë për të. Është fjalëpak. Fjalët e tij janë të ëmbla dhe konsiderohet si “i shenjtë” prej të gjithëve edhe në qoftë se është i paarsimuar dhe në pamje mund ta tallësh me lehtësi. Kush tallet me të përulurin shan Perëndinë. Egërsirat zbuten përpara tij, sepse nuhatin tek ai aromën e Adamit.
8. I përuluri e konsideron veten e tij si mëkatar, të papërsosur. Prek gjarpërinjtë me gishtërinjtë si të jenë karkaleca. Iu afrohet njerëzve që kujdesen për të, si Zotit. Por edhe egërsia e demonëve zbutet para të përulurve. Kjo është madhështia e përulësisë dhe forca e saj, që pranojnë engjëjt.
9. A është e mundur që të bëhet i përulur njeriu? Po, me forcën e Mistereve, që përsosin ashtu si apostujt e lumur me ̋̋gjuhë bërthamë” Pentikostinë dhe me përsosjen e të gjitha virtyteve.
10. I lumur ai që pranon dobësitë e tij, gjë e cila është themeli i çdo virtyti.
Studimi 10
1. Askush nuk mund të njohë dobësinë e tij, në qoftë se nuk ka rënë në ngasje trupore dhe shpirtërore. Pas kësaj lutet, mundet dhe përulësohet.
2. Ngasjet shpirtërore janë: a. pabesia; b. blasfemia; c. mendjemadhësia (krenaria);ç. lufta e hapur e djallit dhe d. zemërimi dhe inati. Trupore janë, si: a. sëmundjet trupore; b. pësimet që shkaktohen nga dashuria për Perëndinë.
3. Perëndia dashuron kaq shumë të përulurit sa Serafimet.
4. Kur të përulësohet zemra, të rrethon mëshira e Perëndisë dhe shpërblehesh me gëzim dhe kënaqësi. Atëherë nuk lutesh me dhunë, por me gëzim.
5. Sa me më shumë dëshirë afrojmë Perëndinë (= te Kungata e Shenjtë) aq më tepër edhe Perëndia afrohet tek ne me hiret e Tij, dhe nuk heq kurrë prej nesh Hirin e Tij, kur jemi të përulur.
6. Ai që nuk njeh dobësitë e tij, nuk mund të përulësohet. Ai që nuk ka përulësinë nuk mund përsoset. Ai që është i papërsosur është gjithnjë i trembur, sepse nuk mbështetet tek Perëndia. Për të mirën tonë, pra, lejon Perëndia ngasjet.
7. Ai që i kushtohet Perëndisë shpreson me të drejtë tek Ai.
8. Ai që kalon jetën e tij me mëkate, nuk ka të drejtë të shpresojë në ndihmën e Perëndisë, kur ka nevojë, para se të pendohet sinqerisht.
No comments:
Post a Comment