Showing posts with label Lutje për rrethana të ndryshme. Show all posts
Showing posts with label Lutje për rrethana të ndryshme. Show all posts

Lutje e një studenti

O Zot Jisu Krisht, Perëndia ynë, bërës i dritës dhe i urtësisë, që hape sytë e të verbërit dhe që shndërrove peshkatarët në mësues dhe lajmëtarë të urtë të Ungjillit me ardhjen e Shpirtit të Shenjtë, bëj që të shkëlqejë edhe në mendjen time drita e hirit të Shpirtit të Shenjtë.
Dhuromë mendjemprehtësi, kuptim dhe urtësi në të mësuarit tim.

Bëmë të denjë të përfundoj detyrat e mia dhe të kem mbarësi në çdo vepër të mirë, sepse Ty ta drejtoj nderimin dhe lavdinë. Amin

Të lutem, më shëro!


Jisu, çfarë tjetër të kërkoj më shumë preje teje, veç shërimit? Të lutem më çliro nga kjo sëmundje që po më torturon.
Jashtë dielli po shkëlqen, o Perëndi. Jeta po pulson. Ndërsa unë dergjem i rraskapitur nga ethet dhe dhimbjet, në pritje të shërimit. Po torturoj edhe familjen time. Ata mundohen shumë duke u kujdesur për mua në dobësinë time. Ata po paguajnë shtrenjtë. Janë hidhëruar nga sëmundja ime e vazhdueshme.
O Zot i gjithëpushtetshëm, largoje këtë sëmundje prej meje. Më rikthe rezistencën ndaj viruseve. Shtoja ilaçeve efektin shërues. Ndriçoje mjekun tim që diagnoza dhe trajtimi mjekësor që ai ndjek të jetë i saktë dhe i duhur.

Kërkoj shumë, dua gjithçka!

Perëndi, unë kërkoj shumë. Shiko, unë kërkoj gjithçka. Dëshiroj që shpirti im të arrijë në shkallët më të larta. Por marramendja që më shkakton rënia më shtang në mënyrë të paimagjinueshme. Çfarë ndarje e padurueshme! Një ndarje që çliron energji kolosale brenda meje. Çfarë torture!
Për orë e ditë do të dëshiroja të isha një shqiponjë. O Zot, zemra ime do të ngjitej drejt teje pa u munduar. Zemra ime të thërret. Nëse do të mundja do të fluturoja menjëherë nga një majë në tjetrën, lart e më lart. Kështu që mund të të takoja ty, i çliruar nga çdo gjë tokësore dhe e mëkatshme. Fytyra ime e tërhequr nga bukuria e Fytyrës sate, nuk dëshiron të shohë asgjë tjetër. Bota nën këmbët e mia do të zhdukej, do të vdiste, do të ishte si një grumbull me plehëra. Rënia më tërheq kaq shumë! Satanai e drejton imagjinatën time në vende plot aroma dehëse të luleve të së keqes. Tundimi me lëkund. Më duket sikur po eci në buzë të çatisë së një shtëpie dhe nga momenti në moment do të bie, do të përplasem në kalldrëmin e nxehtë. O Atë i mëshirshëm ( 2Kor.1:13), ki mëshirë për mua. Bëj që kjo ndarje të marr fund. Për kaq shumë vite vazhdon lufta në kraharorin tim. Të paktën bëj të ketë një armëpushim. Shfuqizoji legjeonet e së keqes brenda meje. Jepi fitoren atyre që kanë etje për ty.

Çfarë duhet të bëj me të ardhurat e mia?


O Zot, çfarë të bëj me të ardhurat e mia? Kam arritur në atë pikë ku nuk di ku të shkoj më? Jam i humbur dhe më duket sikur një litar më shtrëngon rreth e qark. Më duket sikur jam i mbyllur në një dhomë pa dyer dhe dritare. Si të arratisem?
O Krisht, bëra gjithçka munda. I Kufizova shpenzimet e mia. E privova veten nga udhëtimi me autobus. Këmbët më janë dërrmuar. Kam pakësuar buxhetin tim të varfër për ushqimin. Si t’i gjej të ardhuat për të vazhduar studimet? Si të veproj? O Perëndi, prindërit e mi janë rrënuar nga ana ekonomike për shkakun tim. Janë sforcuar shumë, nuk iu ka mbetur më asgjë Eshtë keq që unë t’i ndërpres studimet, por si të vazhdoj kur nuk kam kam asnjë lek në xhep? Paraja më është kthyer në një ëndërr të keqe, në një makth.

Sjellja ime më torturon


O Zot, që di gjithçka, nuk mund të fshihem nga ti. Ti e di sesa më torturon sjellja ime. Unë nuk veproj mirë. Sjelljet e mia shfaqin luhatje të dëshpëruara. Unë shpesh kaloj nga një ekstrem në tjetrin. O Zot, kjo gjendje po më shtyp kaq shumë dhe shpesh shfaq anën time më të keqe. Marrëdhëniet e mia me njerëzit e tjerë nuk janë aspak të mira. Një herë bëhem tmerrësisht i vrazhdë dhe i pasjellshëm dhe herë të tjera bëhem më i sjellshëm seç duhet.
As familja ime nuk di si të sillet me mua, as si të përballet me mua. Edhe pse nuk dua unë jam një problem për ata. Më ndihmo, o Jisu, shembull i përjetshëm, i përkryer dhe i papërsëritshëm i sjelljes. Më ndreq! Mbill në zemrën time mirësjelljen e vërtetë. Një mirësjellje të qetë, të përshtatshme, të krishter, që nuk degjeneron në fjalë të ëmbla lajkatuese dhe në përulësi qesharake.

Më shumë virtyt, më tepër mirësi sot!


O Zot, të falenderojmë për dashurinë tënde që na dhuroi ditën e re. Një ditë që na e dhe për ta jetuar, krijuar, përpjekur dhe për t’u gëzuar.
A do të ndodh ndonjë gjë gjatë kësaj dite? A do të bëhet dikush më i pasur në vullnet të mirë, ashtu si dëshiron zemra jote hyjnore? A do të fryjë era që sjell shëndet te më shumë njerëz?
Kam frikë. Perëndi, kam frikë se edhe sot do të ndodhin krime. Gjaku do të njollosë trotuaret. Sot do të ndodhin padrejtësi. Toka, shkallët e ndërtesave, shpellat dhe fushat do të vaditen nga lotët e atyre që iu bë padrejtësi, që u përfolën dhe u përçmuan. E keqja do të marshojë nëpër botë si e çmendur, do të thyejë zemra, do të shpërndajë uri dhe fatkeqësi dhe do të përçajë familjet.

Më mbaj të palëkundur në besim


Perëndia im, Perëndia im, mbaje të palëkundur besimin brenda meje. Ai po tronditet, po thyhet. Lëkundet. Dyshimi, kjo mashë e hekur, e shtyp mendjen time gjatë gjithë kohës. Kam frikë se do të më thyhet kafka në miliona copa.

O Perëndi i Madh, i pazbulueshëm, po shtypem në një kontraditë shumë dramatike. Ndërsa të lutem të më përkrahësh besimin tim, veproj në një vetëpërmbajtje tronditëse pa besim. A më dëgjon vallë? A je këtu? Ndoshta po i flas ajrit dhe askujt tjetër. Jam i tmerruar! Dyshimet e mia po ma brejnë zemrën. Mendja po e shuan flakën brenda meje. Perëndia im më bëj të fortë.Mos lejo dritën të shuhet. Si do të jetoj pa ty?
Oh! Sa shumë duar mëkatare mbjellin farat e mëdyshjes në zemrën time dhe e vënë në provë besimin tim.

Vite pa lutje!

Si munda të bëj diçka të tillë? O Zot, si munda të gaboj kaq shumë? Si munda të kaloj kaq shumë vite pa lutje? Një jetë e mbushur me stuhi dhe momente etheje, pa frymën e pranisë sate! Një jetë e mbushur me kurthe, duke vrapuar buzë humnerave pafund, nën tundim, pa kërkuar ndihmën tënde! Çfarë marrëzie!
Të harrova ty, o Zot. Harrova burimin tim, Jetën time. Jetova si dikush që e ka humbur shpresën në këtë botë. (Ef.2:12) Ditë pas dite ndihesha i poshtëruar brenda meje. Kuptova që po kthehesha në makineri, pothuajse sa nuk po bëhesha kafshë. E tmerrshme!
Por ti pate mëshirë për mua, o Shpëtimtar i palodhur i shpirtrave. Ti papritmas ndeze drita të shndritshme në errësirë. E kuptova. Kuptova se pa ty gjithçka është e pavlerë dhe e neveritshme.

Lutje drejtuar Engjëllit Mbrojtës


Lutje drejtuar Engjëllit Mbrojtës

Unë u tregoj të gjithëve për përkujdesjen tënde të vazhdueshme për mua, O Engjëlli im Mbrojtës; sepse në mes të rreziqeve dhe fatkeqësive të cilat shkatërrojnë paqen e shpirtit tim në këtë botë të turbulluar ti shfaqesh si ngushëllimtari im i shpejtë, duke më bërë të ditur që të gjitha këto dërgohen prej Krijuesit të Gjithditur si mjekim për sëmundjet e shpirtit tim, dhe për të më mësuar t’i këndoj Shëruesit Hyjnor dhe Mirëbërësit tim: Aliluia!

Drita e ngushëllimit tënd të mirë ndriçon shpirtin tim, i cili është errrësuar nga hidhërimi dhe dëshpërimi që më kanë shkaktuar mëkatet e shumta; dhe zemra ime mbushet me gëzim dhe ngazëllim kur, i frymëzuar prej udhëzimeve të tua të vazhdueshme, o Engjëll i Shenjtë, marr guxim t’i thërras Perëndisë sonë të mëshirshëm si publikani, që Ai të jetë përdëllyes dhe të më falë mëkatet. Prandaj, o udhëzuesi im, mos ndalo të më paralajmërosh dhe të më fuqizosh mua që të të thërres:
Gëzohu, ti që më ndihmon të mbaj barrën e lehtë duke pasur durim me dashuri.
Gëzohu, ti që më fuqizon me besim te Zoti në mes të rreziqeve dhe fatkeqësive.
Gëzohu, ti që më mëson të përballoj me kurajë hidhërimet dhe dhimbjen.

Lutje për miqtë e mi


Lutje për miqtë e mi

Hapi duart e Tua, o Zot, dhe shpërnda bekime.
Merri në krahët e Tu miqtë e mi, mbështilli me dritë.
Ngazëlleji me dashuri, pajisi me urtësi.
Bëje jetën e tyre të bukur, me paqe dhe me vlerë.
Ruaji ata, o Perëndi, të jenë besnikë në Ty, ashtu si kanë qenë deri tani.
Bëji të qëndrojnë gjithmonë trima si heronjtë dhe të thjeshtë si fëmijët;
të sjellshëm dhe të vendosur;
të guximshëm dhe të dëlirë.


Zot, bëj që ngazëllimi Yt të banojë në zemrat e tyre.
Jepu atyre fuqi në durim,
rezistencë në dhimbje,
dhe zemërgjerësi në triumf.

Lutje për fillimin e ditës së re


Lutje për fillimin e ditës së re

Zot, të falënderoj për natën që sapo kaloi. Përtej dritares së hapur shoh ditën e re. Dëshiroj që sapo të zgjohem fjalët dhe mendimet e mira të para të jenë për Ty, Ati dhe Krijuesi im.

Të lavdëroj së bashku me zogjtë që këndojnë mbi drurin e pishës në oborr.
Këndoj himne së bashku me plepat buzë lumit matanë rrugës, që tundin trungun e tyre të lartë ndërkohë që gjethet e tyre dridhen nga lëkundja.
Të lartësoj së bashku me flladin e mëngjesit që freskon fytyrën time, duke larguar gjumin e mbetur në gjymtyrët e mia.
Fjalët e mia të lavërimit i lë të ndërthuren së bashku me këngën e ujit që oshëtin më gëzim prej lumit.


Perëndi, dua që lutja ime të lartësohet të Froni Yt si aroma e mirë e luleve dhe të jetë e pastër si pika e vesës që varet me lehtësi në cep të gjetheve.

Le të derdhet dashuria Jote

Le të derdhet dashuria Jote

Ne jemi të mjeruar, Perëndia im. Me duart tona jemi përpjekur ta fshijmë dashurinë nga planeti ynë.
Shiko, o Zot, sa shumë e kemi venitur dashurinë. Dhe si përfundim, arritëm të vendosim egoizmin dhe lakminë si rregullator të marrëdhënieve tona.
Sytë tanë tregojnë ftohtësinë e çelikut, kur nuk ndizen nga lakmia dhe kur nuk flakërohen nga të papërmbajturit.
Jisu, o Dashuri pa kufi, ki mëshirë për ne. Nënyra si po jetojmë na mbyt, na merr frymën.
Ki mëshirën për ne, o Dashuri përtej çdo dëshire. Ne jemi të rinj dhe sapo e kemi filluar jetën. Nuk mund të jetojnë dot pa dashuri. Bota jonë është e çuditërisht e huaj për ne, pavarësisht sa shumë mund të na magjepsë.

Si të ecim përpara?
A duhet ta shkatërrojmë jetën tonë, o Perëndi, në luftën për interesa personale që na fut në konflikt me njëri - tjetrin?
A duhet të jetojmë me anë të metodave të shpikura të asgjësimit? A duhet të vdesim në garën kriminele dhe të paligjshme të tradhtisë dhe vjedhjes?

Të lutem Ty për botën


Të lutem Ty për botën

Zot, të lutem për botën tonë. Të lutem për universin tonë.
Perëndi, sonte zemra ime zmadhohet. Kufiri i saj zhvendoset, rrethi i saj zgjerohet. Nëpëmjet imagjinatës që Ti më dhe shikoj një pafundësi njerëzish.
Njerëz të çdo vendi, të çdo shteti. Gjithkush dhe të gjithë janë bashkëkohësit e mi. Jetojnë në të njëjtën kohë që jetoj dhe unë. Të bardhë, të zinj, të verdhë, të kuq, biliona shpirtra. Ata janë vëllezërit dhe motrat e mia. Fëmijët e Tu!

Sa mirë, Perëndia im, kur mendoj që bota jonë është plot me njerëz, që unë nuk jam i vetmi banor i Tokës.
Të lutem, Jisu, për të gjithë vëllezërit dhe motrat e mia në të gjithë botën. Me Ty në qendër ndihem i bashkuar me ta. Ndiej dridhjet e gëzimit të familjes shpirtërore ndërkombëtare e cila të ka Ty në qendër.
Le të vijë drita jote, o Zot, në të gjitha zemrat, që nga akullnajat, deri poshtë në Afrikën e nxehtë dhe mbi Lindjen e Largët.

O Zot, kujto dhe mëshiro popullin Tënd

O Zot, kujto dhe mëshiro popullin Tënd

... Dhe kujto, o Zot, gjithë ata që kanë ndërruar jetë me shpresë ngjalljeje për jetën e amëshuar;
dhe prehi ata atje ku mbikqyr drita e fytyrës sate.
Gjithashtu të lutemi, kujto o Zot, Kishën tënde të shenjtë, katholike dhe apostolike,
që është përhapur nga njëra anë deri në tjetrën anë të botës,
dhe fali paqen asaj, të cilën e fitove me Gjakun e çmuar të Krishtit tënd,
dhe forcoje këtë shtëpi të shenjtë gjer në mbarim të jetës.


Kujto, o Zot, ata  që sollën këto dhurata, ata për të cilët,
dhe me anën e të cilëve u sollën si dhe për çka ato u sollën.
Kujto, o Zot, ata që sjellin pemë dhe bëjnë të mira në kishat e tua të shenjta dhe që kujtojnë të varfërit; shpërblei me dhuratat e tua të pasura dhe qiellore;
dhuroju qielloret në vend të të dheshmeve,
të përjetshmet në vend të të përkohëshmeve,
ato që s’prishen në vend të atyre që prishen.

Lutje që Zoti të të falë mëkatet

Lutje që Zoti të të falë mëkatet

Zoti Jisu Krisht Perëndia ynë, 
Ti që Nënën tënde të shenjtë e shfaqe më të lartë se të gjitha Fuqitë qiellore, 
Ti, o i tërëmirë, me ndërmjetimet e saj dhe të gjithë Shenjtorëve të tu 
trego mëshirën tënde dhe falmë mua shërbëtorin tënd të padenjë për çdo gjë që si njeri, 
ose madje pa gjurmë njerëzore, 
mëkatova sot, për mëkatet e mia me dhe pa dëshirë. 

Falmë dhe për gjithë sa kam kryer me dhe pa dije, nga rrëmbimi, 

nga pakujdesia dhe nga plogështia ime e shumtë. 
Nëse në emrin tënd u betova, a nuk mbajta premtimin;
nëse blasfemova me mendimin tim,
a me diçka tjetër shkaktova zemërimin tënd të drejtë;
nëse vodha, a thashë gënjeshtra;
nëse ndonjë mik kërkoi ndihmën time dhe iu shmanga,
a mërzita dhe hidhërova ndonjë të afërm timin;
nëse në kohën e lutjes dhe të psaljes mendja ime dinake u mor me gjëra të ndyra dhe jetësore,

O Krisht, drita e vërtetë, shëno mbi ne dritën Tënde!



O Krisht, drita e vërtetë, 
që ndriçon dhe shenjtëron çdo njeri që vjen në botë, 
u shënoftë mbi ne drita e fytyrës sate, 
që të shikojmë në të dritën e paafrueshme; 
dhe drejto përçapjet tona në veprimet e porosive të tua; 
me ndërmjetimet e Nënës sate të pacenuar 
dhe të gjithë shenjtorëve të tu. Amin. 

(Lutje e mëngjesores)

Unë të përkas Ty


Lutje për një ditë të bekuar

Lutje për një ditë të bekuar

Zot Jisu Krisht Perëndia im, 
jepmë një ditë të mirë, 
të pamëkatshme dhe 
të panjollëshme shpirtërisht.
Mos më braktis.
Mos u largo nga unë.
Shtrije dorën tënde dhe ndihmomë.
Forcomë me frikën tënde.

Zot, mbill thellë zemrës sime frikën dhe dashurinë tënde
Mësomë si të bëj dëshirën tënde.
Jepi zemrës sime përulësi dhe hidhërim për mëkatet e mia.
Jepmë lotë pendimi të vazhdueshëm, kataniks dhe kujtim vdekjeje.
Çliromë nga çdo tundim shpirtëror dhe trupor.
Largo nga unë çdo mendim të papastër,
çdo mendim që shkakton turp dhe është i pajustifikueshëm.
Hiq nga unë plogështinë,

Lutje e Etërve të Optimës


Lutje përpara të Kryqëzuarit

Lutje përpara të Kryqëzuarit

O Zot Jisu Krisht, Ti që qave për mikun tënd Llazar 
dhe derdhe lot hidhërimi dhe dhembshurie për të, prano lotët e mi të hidhur. 
Me pësimet e tua, shëro pasionet e mia; 
me plagët e tua, shëro plagët e mia;
me gjakun tënd, pastro gjakun tim;
dhe mbushe trupin tim me aromën e trupit tënd jetëbërës.

Vreri me të cilin u vadite nga armiqtë e tu,
le të më ëmbëlsojë shpirtin nga hidhërimi, që më vaditi djalli. 

Trupi yt që u var mbi drurin e Kryqit,
le të më tërheqë mendjen drejt teje, sepse demonët ma tërheqin poshtë.
Koka jote që u rrotullua në Kryq, le të më lartësojë kokën që goditet nga armiqtë mendorë.
Duart e tua të tërëshenjta, që u gozhduan nga jobesimtarët në Kryq,
le të më ngrenë nga humnera e shkatërrimit dhe le të më drejtojnë te ti, ashtu siç premtoi goja jote e tërëshenjtë.
Fytyra jote që pranoi shuplaka dhe pështyma nga të mallkuarit,
le të më pastrojë fytyrën që ma ndotin mëkatet.
Shpirti yt që e dorëzove tek Ati yt kur ishe mbi Kryq, le të më udhëzojë pranë teje me hirin tënd.