Bukë me rrush të thatë
½ kg miell
50 gr maja
¾ filxhan çaji me sheqer
1 lugë kafeje me kripë
1 filxhan çaji rrush të thatë të zinj
1 lugë kafeje kanelle
½ filxhan çafi ujë i vakët
Treteni
majanë në ½ filxhan me ujë të vakët dhe shtoni kripë. Shtoni miell në
tas dhe bëni një përzierje. Hidhni sheqer, kanelle, vaj rrush të thatë,
majanë e tretur në ujë. Ngjisheni mirë duke formuar një masë brumi si
brumi i bukës. Nëse është e nevojshme shtoni më shumë ujë.
Ndajeni
brumin në copa të vogla ose hidheni atë në tava të vogla buke. Lëreni 2
ose 3 orë deri sa të ngrihet brumi dyfishin e masës dhe pastaj piqeni në
furrë për 30 minuta.
Kek me arra
1 filxhan çaji vaj vegjetal
1 filxhan çaji sheqer
1 ½ filxhan çaji me bajame të prera
½ filxhan çaji me rush të thatë
2 filxhan ujë
½ filxhan konjak
1 lugë kafeje kanelle
4 filxhan miell
1 lugë gjelle me lëkurë lemoni të grirë
3 lugë kafeje miell
1 lugë kafeje sodë buke
Rrihni
vajin dhe sheqerin deri sa të përzjehen dhe pastaj shtoni ujë, sodën që
më parë është tretur në konjak, lëkurën e limonit, rrushin e thatë dhe
arrat. Përzjeni miellin, erëzat dhe baking pudër dhe tretini mirë me
lëngjet. Hidheni në një tavë të lyer më parë me lyrë dhe me miell.
Piqeni në temperaturë 150 grade për 1 orë. Kur të ftohet, hidhini
përsipër sheqer pluhur dhe kanellë ose mund ta lyeni me krem çokollate.
Biskota me portokall
1 ½ filxhan vaj
1 filxhan sheqer
1 ½ filxhan lëng portokalli të përzierë me lëng lemoni
3 lugë kafeje sodë buke
6 lugë gjelle konjak
lëkurë portokalli të grirë
1 ½ kg miell
fara susami
Rrihni
sheqerin dhe vajin. Shtoni lëngun e limonit dhe të portokallit, konjak
dhe lëkurën e portokallit. Gradualisht trazojini në miell me sodë dhe
baking pudër. Ngjishini për të bërë një brumë të fortë. Këputni copa të
vogla dhe formoni role të holla. Bëni rrathë, dhe hidhni fara susami
përsipër. Piqini në temparaturë 175 grade Celcius për 30-40 minuta. Mos
i piqni shumë, ngjyra duhet të jetë kafe e çelur.
No comments:
Post a Comment