SHËRBESA E MËNGJESIT
Në emrin e
Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë. Amin.
Lavdi më
Ty, o Krisht Perëndia ynë, lavdi më Ty.
O Mbret
qiellor, Ngushëllimtar, Shpirt i së vërtetës, që ndodhesh kudo dhe i mbush të
gjitha, thesar i të mirave dhe dhurues jete; eja dhe qëndro ndër ne dhe
pastrona nga çdo njollë dhe shpëto, o i Mirë, shpirtrat tanë. Amin.
Shenjt
Perëndi, Shenjt i fuqishëm, Shenjt i pavdekshëm, mëshirona. (3 herë)
Lavdi Atit
e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Trini e
Tërëshenjtë, mëshirona; o Zot, falna mëkatet tona; o Zot i madh, ndjei
paudhësitë tona; o i Shenjtë, vështro dhe shëro sëmundjet tona, për emrin tënd.
Mëshiro, o
Zot. (3 herë)
Lavdi Atit
e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Ati ynë që
je në qiejt, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë dëshira
jote si në qiell ashtu edhe mbi dhe. Bukën tonë të përditshme jepna neve sot;
dhe falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë; dhe mos na
shtjer në ngasje, po shpëtona nga i ligu.
Prifti: Se jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia, e Atit, e Birit
dhe e Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.
Populli: Amin.
Si u ngritëm prej gjumit, Ty po të biem në
gjunjë, o i Mirë, dhe himnin e Engjëjve po të thërresim, o i fortë: Shenjt,
Shenjt, Shenjt je, o Perëndi, me anën e Hyjlindëses mëshirona.
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.
Pasi më ngrite prej shtratit dhe prej gjumit, o Zot, ndriçomë mendjen, dhe
hapmi zemrën dhe buzët që të të himnojnë Ty, o Trini e Shenjtë: Shenjt, Shenjt,
Shenjt je, o Perëndi, me anën e Hyjlindëses mëshirona.
Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Papritur Gjykatësi do të vijë dhe veprat e
secilit do të zbulojë, por le të thërresim me frikë në mes të natës: Shenjt,
Shenjt, Shenjt je, o Perëndi, me anën e Hyjlindëses mëshirona.
Duke u ngritur prej gjumit të falënderoj Ty,
o Trini e Shenjtë, se nga mirësia jote e madhe dhe nga zemërgjerësia, nuk je
zemëruar me mua përtacin e mëkatarin, as më bëre të humbas bashkë me paudhësitë
e mia, por nga njeridashja si zakonisht, kur isha në dëshpërim më ngrite, që të
qëndroj në mëngjes e të lavdëroj pushtetin tënd. Dhe tani ndriçomi sytë e
mendjes, çelma gojën për të mësuar fjalët e tua, për të kuptuar urdhërimet e
tua, për të bërë dëshirën tënde, për të të psalur me lavdërim zemre dhe për të
himnuar emrin tënd të Tërëshenjtë, të Atit, dhe të Birit dhe të Shpirtit të
Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Lavdi Ty, o Mbret, Perëndi i tërëfuqishëm, që
me kujdesin tënd hyjnor dhe njeridashës, më bëre të denjë, mua mëkatarin e të
padenjin, të ngrihem prej gjumit e të hyj në shtëpinë tënde të shenjtë. Prano,
o Zot, edhe zërin e lutjes sime, si zërin e Fuqive të tua të shenjta dhe
shpirtërore; dhe me zemër të pastër dhe me shpirt përulësie, të të sjell
lavdërimin me buzët e mia të ndyra; që të bëhem edhe unë pjesëmarrës bashkë me
virgjëreshat e urta, në shkëlqimin gazmor të shpirtit tim dhe të të lavdëroj Ty,
Perëndinë-Fjalë, që lavdërohesh bashkë me Atin e me Shpirtin e Shenjtë. Amin.
Simboli i Besimit
Besoj në një Perëndi,
Atë të tërëfuqishëm, krijues të qiellit edhe të dheut dhe të gjitha të dukurave
dhe të padukurave.
Dhe në një Zot, Jisu
Krishtin, Birin e Perëndisë, të Vetëmlindurin, që lindi prej Atit përpara
gjithë shekujve. Dritë prej drite, Perëndi të vërtetë prej Perëndie të vërtetë,
të lindur, jo të bërë, që ka të qenët një me Atin, me anën e të cilit u bënë të
gjitha. Që për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë, zbriti prej qiejve dhe u
trupëzua prej Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjëreshës Mari dhe u bë njeri. Dhe u
kryqëzua për ne në kohën e Pontit Pilat, dhe pësoi e u varros. Dhe u ngjall të
tretën ditë sipas Shkrimeve. Dhe u ngjit në qiejt dhe rri në të djathtë të
Atit. Dhe do të vijë përsëri me
lavdi të gjykojë të gjallët dhe të vdekurit, mbretëria e të cilit nuk do të
ketë mbarim.
Dhe në Shpirtin e Shenjtë, Zot, Jetëbërës, që
buron prej Atit, që adhurohet e lavdërohet bashkë me Atin e me Birin, që foli
me anën e profetëve.
Në një Kishë të shenjtë, Katholike
dhe apostolike.
Pohoj një pagëzim për
ndjesën e mëkateve.
Pres ngjalljen e të
vdekurve.
Dhe jetën e ardhshme të
amshuar. Amin.
Gjashtë psalmet
Psalmi 3
O Zot, sa u
shumuan ata që më shtrëngojnë: Shumë ngrenë krye kundër meje.
Shumë i
thonë shpirtit tim: s’ka shpëtim për atë te Perëndia i tij.
Por Ti, o
Zot, je përkrahësi im, lavdia ime, dhe ai që më ngre kryet lart.
Me zërin
tim i thirra Zotit dhe më dëgjoi prej malit të tij të shenjtë.
Unë rashë e
fjeta, u ngrita se Zoti do të më ndihmojë.
Nuk do të
frikësohem prej popullit të panumërt që më mësyjnë së bashku nga të gjitha
anët.
Ngrihu, o
Zot, shpëtomë, o Perëndia im; se Ti godite të gjithë ata që kot janë armiqtë e
mi, dërrmon dhëmbët e mëkatarëve.
Nga Zoti
është shpëtimi. Bekimi yt qoftë mbi
popullin tënd.
Dhe përsëri:
Unë rashë e
fjeta, u ngrita se Zoti do të më ndihmojë.
Psalmi 37
O Zot, mos
më qorto në zemërimin tënd, as mos më mundo në mërinë tënde.
Se
shigjetat e tua m’u ngulën dhe dora jote rëndon mbi mua.
Nuk ka
shërim në trupin tim nga shkaku i zemërimit tënd; nuk ka paqe ndër eshtrat e
mia nga shkaku i mëkateve të mia.
Se
paudhësitë e mia kapërcyen kryet tim, si barrë e rëndë rënduan mbi mua.
U qelbën
dhe u kalbën plagët e mia për shkak të marrëzisë sime.
U bëra i
ngratë dhe u kërrusa krejt, gjithë ditën ecja i vrerët.
Se të
brendshmet e mia u mbushën me nxehtësi dhe nuk ka shërim në trupin tim.
U dobësova
dhe u këputa fare, ulërij nga shtrëngimi i zemrës sime.
O Zot, e
gjithë dëshira ime është përpara teje dhe psherëtima ime nuk fshihet nga Ti.
Zemra ime u
trondit, fuqia ime më la dhe dritën e syve të mi, as atë s’e kam.
Miqtë dhe
të afërmit e mi u afruan dhe qëndruan kundrejt meje, ndërsa farefisi im
qëndruan larg.
Dhe ata që
kërkojnë shpirtin tim, ngrehin kurthe, edhe ata që më duan të keqen, flasin
kotësi dhe tërë ditën mendojnë dinakëri.
Por unë nuk
dëgjoja si një i shurdhër dhe nuk e çelja gojën si një memec.
Dhe u bëra
porsi një njeri që nuk dëgjon dhe që nuk ka përgjigje në gojën e tij.
Se
shpresova te Ti, o Zot, Ti do të më dëgjosh, o Zot, Perëndia im.
Se thashë:
Mos u gëzofshin kurrë për mua armiqtë e mi; dhe kur më rrëshqasin këmbët ata
mburren përpara meje.
Jam gati
për të rënë, dhe dhimbja ime është përherë përpara meje.
Se unë
rrëfej paudhësinë time dhe më vjen rëndë për mëkatin tim.
Por armiqtë
e mi rrojnë edhe janë më të fortë se unë, dhe u shumuan ata që më urrejnë
padrejtësisht.
Edhe ata që
ma shpërblejnë të mirën me të keqe shpifin kundër meje, sepse unë ndjek të
mirën.
Mos më
neverit, o Zot, Perëndia im, mos u largo prej meje.
Nxito të më
ndihmosh, o Zot i shpëtimit tim.
Dhe përsëri:
Mos më
neverit, o Zot, Perëndia im, mos u largo prej meje.
Nxito të më
ndihmosh, o Zot i shpëtimit tim.
Psalmi 62
O Perëndi,
Perëndia im; te Ti shpejtoj që në mëngjes.
Shpirti im
ka etje për Ty dhe veçan trupi im, si në dhe të shkretë, të pakaluar dhe pa
ujë.
Kështu t’u
paraqita në shenjtëroren, që të shoh fuqinë tënde dhe lavdinë tënde.
Se
përdëllimi yt është më i mirë se jeta dhe buzët e mia do të të lavdërojnë.
Kështu do
të të bekoj në jetën time, dhe në emrin tënd do të ngre duart e mia.
Posi prej
të majmi dhe prej dhjami le të nginjet shpirti im dhe me buzë ngazëllimi do të
të lavdërojë goja ime.
Sa herë të
kujtoja në shtratin tim, të kisha ndër mend gjer në mëngjes.
Se u bëre
ndihmësi im dhe në hijen e krahëve të tu do të ngazëllohem.
Shpirti im
u ngjit pas teje dhe mua më ndihmoi e djathta jote.
Po ata që
kërkuan më kot shpirtin tim, do të hyjnë në anët më të poshtme të dheut.
Do të
kositen nga fuqia e shpatës dhe do të bëhen pre dhelprash.
Dhe mbreti
do të ngazëllehet më Perëndinë, do të lavdërohet cilido që betohet në emrin e
tij, se u zu goja e atyre që flasin padrejtësi.
Dhe përsëri:
Të kisha
ndër mend gjer në mëngjes se u bëre ndihmësi im dhe në hijen e krahëve të tu do
të ngazëllohem.
Shpirti im
u ngjit pas teje dhe mua më ndihmoi e djathta jote.
Lavdi Atit
e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Aliluia,
aliluia, aliluia, lavdi më Ty, o Perëndi. (3
herë)
Mëshiro, o
Zot. (3 herë)
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në
jetë të jetëve. Amin.
Psalmi 87
O Zot,
Perëndi i shpëtimit tim, ditë e natë thirra përpara teje.
Le të
arrijë falja ime përpara teje, vëri veshin lutjes sime.
Se shpirti
im u mbush me të liga dhe jeta ime iu afrua ferrit.
U numërova
me ata që zbresin në gropë, u bëra si njeri pa ndihmë, ndër të vdekurit i lirë.
Posi të vrarët e shtrirë në varr, të cilët Ti nuk i kujtove më, po u flakën
prej dorës sate.
Më vure në
gropën më të thellë, në errësirën dhe në hijen e vdekjes.
Mbi mua
rëndoi zemërimi yt dhe tërë valët e tua i solle mbi mua.
Largove
prej meje të njohurit e mi, të cilët më morën për njeri të ndyrë.
U mbylla
dhe s’mund të dal; sytë e mi u dobësuan nga vuajtjet; te Ti, o Zot, thirra tërë
ditën, te Ti ndeva duart e mia.
Mos do të
bësh çudira në të vdekurit, apo të vdekurit do të ngrihen dhe do të të
lavdërojnë?
Mos ka për
të treguar kush, mëshirën tënde në varr, dhe të vërtetën tënde në humbje?
Mos do të
njihen çuditë e tua në errësirë, dhe drejtësia jote në dhe të harruar?
Por unë te
Ti thirra, o Zot, dhe lutja ime te Ti do të arrijë që në mëngjes.
Përse e
hedh tutje shpirtin tim, o Zot, dhe e kthen fytyrën tënde prej meje?
Fatkeq jam
unë dhe i munduar që në të ritë tim, dhe kur u lartësova, u ula dhe u hutova.
Mbi mua
kaluan zemërimet e tua dhe kërcënimet e tua më tronditën krejt.
Tërë ditën
më rrethuan si uji dhe më mbyllën nga të gjitha anët.
Largove
prej meje çdo mik dhe të afërm, dhe të njohurit e mi për shkak të fatkeqësisë.
Dhe përsëri:
O Zot,
Perëndi i shpëtimit tim, ditë e natë thirra përpara teje.
Le të
arrijë falja ime përpara teje, vëri veshin lutjes sime.
Psalmi 102
Beko Zotin,
o shpirti im, edhe ti, o zemra ime, emrin e tij të shenjtë.
Beko Zotin,
o shpirti im, dhe mos harro tërë mirësitë e tij.
Atë që fal
gjithë paudhësitë e tua, atë që shëron gjithë sëmundjet e tua.
Atë që
shpëton jetën tënde prej prishjes, atë që të kurorëzon me mëshirë dhe
dhembshuri.
Atë që ta
mbush dëshirën me të mira; atë që përtërit të ritë e tu si të shqiponjës.
Zoti tregon
mëshirë dhe u jep të drejtë atyre që u bëhet padrejtësi.
Ia bëri të
njohura udhët e tij Moisiut, dëshirat e tij bijve të Izraelit.
Zoti është
i dhembshur dhe përdëllyes, zemërgjerë e mëshirëplotë; nuk zemërohet përgjithmonë,
as mban mëri përjetë.
Nuk veproi
sipas paudhësive tona, as na e shpërbleu sipas mëkateve tona.
Sa e madhe
është lartësia e qiellit nga dheu, aq e madhe është mëshira që tregon Zoti për
ata që ia kanë frikën.
Sa larg
është lindja nga perëndimi, aq i largoi prej nesh paudhësitë tona.
Sikurse
atit i dhimbsen të bijtë, ashtu edhe Zotit i dhimbsen ata që ia kanë frikën.
Se ai e di
se jemi krijuar dhe sjell ndër mend se jemi baltë.
Ditët e
njeriut janë si bari, lulëzon porsi lulja e fushës.
Se fryn era
mbi të dhe s’është më, dhe nuk dihet më se ku e ka pasur vendin.
Po mëshira
e Zotit, jetë pas jete, është mbi ata që ia kanë frikën, dhe drejtësia e tij
mbi bijtë e bijve, që ruajnë dhiatën e tij dhe që mbajnë ndër mend porositë e
tij për t’i zbatuar.
Zoti e vendosi
fronin e tij në qiell, dhe mbretëria e tij zotëron mbi të gjithë.
Bekoni
Zotin gjithë ju engjëjt e tij, të fortë nga fuqia, që zbatoni porositë e tij,
duke dëgjuar zërin e fjalëve të tij.
Bekoni
Zotin gjithë ju fuqitë e tij, ju shërbyesit e tij, që zbatoni dëshirën e tij.
Bekoni
Zotin gjithë ju veprat e tij, në çdo vend të sundimit të tij, beko Zotin, o shpirti
im.
Dhe përsëri:
Në çdo vend
të sundimit të tij, beko Zotin, o shpirti im.
Psalmi 142
O Zot,
dëgjo faljen time, veri veshin lutjes sime sipas së vërtetës sate, dëgjomë
sipas drejtësisë sate.
Dhe mos hyr
në gjyq me shërbëtorin tënd, se asnjë i gjallë nuk do të dalë i drejtë përpara
teje.
Se armiku
ma ndoqi shpirtin, dhe ma rrëzoi jetën përdhe.
Më vuri në
vende të errëta, si të vdekurit prej kohe, shpirti m’u trishtua dhe zemra m’u
trondit.
Kujtova
ditët e lashta, mendova gjithë veprat e tua, sillja ndër mend punët e duarve të
tua.
I shtriva
duart drejt teje; shpirti im ka etje për Ty si toka e thatë.
Dëgjomë
shpejt, o Zot, m’u zu fryma, mos e kthe mënjanë fytyrën tënde prej meje, që të
mos bëhem si ata që zbritën në varr.
Bëj që të
dëgjoj përdëllimin tënd në mëngjes se më Ty shpresova.
Tregomë, o
Zot, udhën ku duhet të eci, se më Ty e kam varur shpirtin.
Shpëtomë
prej armiqve të mi, o Zot, se te Ti kërkova strehë.
Mësomë të
bëj dëshirën tënde se Ti je Perëndia im.
Fryma jote
e mirë, do të më udhëheqë në vend të drejtë. Për emrin tënd, o Zot, gjallëromë.
Sipas
drejtësisë sate nxirr shpirtin tim nga trishtimi, dhe sipas mëshirës sate
shfarosi armiqtë e mi, dhe shkatërroi të gjithë ata që hidhërojnë shpirtin tim
se unë jam shërbëtori yt.
Dhe përsëri:
Dëgjomë, o
Zot, sipas drejtësisë sate dhe mos hyr në gjyq me shërbëtorin tënd.
Dëgjomë, o
Zot, sipas drejtësisë sate dhe mos hyr në gjyq me shërbëtorin tënd.
Fryma jote
e mirë, do të më udhëheqë në vend të drejtë.
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në
jetë të jetëve. Amin.
Aliluia,
aliluia, aliluia, lavdi më Ty, o Perëndi. (3
herë)
O Zot
shpresa jonë, lavdi më Ty.
Perëndi
është Zoti dhe u shfaq ndër ne, i bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit.
Varg: Lavdëroni Zotin dhe thirrni emrin e tij të shenjtë.
Perëndi
është Zoti dhe u shfaq ndër ne, i bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit.
Varg: Të gjitha kombet më rrethuan dhe me emrin e tij i mposhta.
Perëndi
është Zoti dhe u shfaq ndër ne, i bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit.
Varg: Prej Zotit u bë kjo dhe është e çuditshme në sytë tanë.
Perëndi
është Zoti dhe u shfaq ndër ne, i bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit.
Psalmi 50
Përdëllemë,
o Perëndi, sipas përdëllimit tënd të madh dhe sipas dhembshurive të tua të
shumta shuaje paudhësinë time.
Lajmë krejt
prej paudhësisë sime dhe pastromë prej mëkatit tim.
Se unë e
njoh paudhësinë time dhe mëkati im është përpara meje kurdoherë.
Te Ti vetëm
mëkatova dhe të keqen e bëra përpara teje, kështu që Ti je i drejtë në fjalët e
tua dhe i kthjellët në gjykimin tënd.
Se ja tek u
zura në paudhësi, dhe në mëkate më lindi nëna ime.
Se ja te
deshe të vërtetën, të patreguarat dhe të fshehtat e urtësisë sate m’i tregove.
Spërkatmë
me hisop, dhe do të pastrohem, lajmë dhe do të bëhem më i bardhë se dëbora.
Bëmë të
dëgjoj gëzim e ngazëllim, dhe do të më gëzohen eshtrat e dobësuara.
Ktheje
fytyrën tënde nga mëkatet e mia, dhe shuaji gjithë paudhësitë e mia.
Krijo zemër
të pastër tek unë, o Perëndi, dhe përtërit frymë të drejtë në thellësitë e
zemrës sime.
Mos më hidh
larg fytyrës sate, dhe mos e hiq prej meje shpirtin tënd të shenjtë.
Jepma prapë
ngazëllimin e shpëtimit tënd dhe forcomë me frymë sunduese.
Do t’u
mësoj të paligjve udhët e tua, dhe të
pabesët do të kthehen te Ti.
Shpëtomë
prej gjakrash, o Perëndi, Perëndia i shpëtimit tim, gjuha ime do të lavdërojë
me gëzim drejtësinë tënde.
O Zot, çel
buzët e mia, dhe goja ime do të lëçitë lavdinë tënde.
Se po të
kishe dashur therore do të kisha prurë, por Ty s’të pëlqejnë therore me djegie
të plotë.
Therore
ndaj Perëndisë është shpirti i dërrmuar; zemrën e dërrmuar dhe të përulur
Perëndia nuk do ta përbuzë.
Bëji të
mirë, o Zot, Sionit, sipas mirëdashjes sate; dhe le të ndërtohen muret e
Jerusalemit.
Atëherë do
të të pëlqejnë therore drejtësie, dhurata dhe therore me djegie të plotë.
Atëherë do
të sjellin viça mbi altarin tënd.
Madhështimet e Hyjlindëses
Varg: Shpirti im madhëron Zotin dhe fryma ime u ngazëllua për
Perëndinë, Shpëtimtarin tim.
Më të
nderuarën se Keruvimet dhe më të lavdëruarën pa krahasim se Serafimet, që pa u
cenuar linde Fjalën Perëndi, me të vërtetë Hyjlindëse, ty të madhërojmë.
Varg: Se hodhi sytë mbi
përulësinë e shërbëtores së tij, se
ja që tani e tutje gjithë brezat do të më lumurojnë.
Më të
nderuarën se Keruvimet dhe më të lavdëruarën pa krahasim se Serafimet, që pa u
cenuar linde Fjalën Perëndi, me të vërtetë Hyjlindëse, ty të madhërojmë.
Varg: Se tek unë bëri vepra madhështore i Fuqishmi dhe i shenjtë
është emri i tij; dhe përdëllimi i tij do të jetë brez pas brezi për ata që ia
kanë frikën.
Më të
nderuarën se Keruvimet dhe më të lavdëruarën pa krahasim se Serafimet, që pa u
cenuar linde Fjalën Perëndi, me të vërtetë Hyjlindëse, ty të madhërojmë.
Varg: Rrëfeu fuqi me krahun e tij; i shpërndau ata që krenohen me
mendimin e zemrës së tyre.
Më të
nderuarën se Keruvimet dhe më të lavdëruarën pa krahasim se Serafimet, që pa u
cenuar linde Fjalën Perëndi, me të vërtetë Hyjlindëse, ty të madhërojmë.
Varg: Përmbysi të fuqishmit prej froneve, dhe i lartësoi të
përulurit, të uriturit i mbushi me të mira, dhe të pasurit i dëboi të zbrazët.
Më të
nderuarën se Keruvimet dhe më të lavdëruarën pa krahasim se Serafimet, që pa u
cenuar linde Fjalën Perëndi, me të vërtetë Hyjlindëse, ty të madhërojmë.
Varg: Përkrahu të birin e tij
Izrael, duke sjellë ndër mend mëshirën që u premtoi etërve tanë, Abrahamit dhe
farës së tij për jetë.
Më të
nderuarën se Keruvimet dhe më të lavdëruarën pa krahasim se Serafimet, që pa u
cenuar linde Fjalën Perëndi, me të vërtetë Hyjlindëse, ty të madhërojmë.
Lavdërimet
Psalmi 148
Lavdërojeni Zotin prej qiejve, lavdërojeni në më të lartat. Ty të ka hije
himni, o Perëndi.
Lavdërojeni gjithë engjëjt e tij, lavdërojeni gjithë fuqitë e tij. Ty të ka
hije himni, o Perëndi.
Lavdërojeni atë, o diell dhe hënë; himnojeni atë gjithë yjet dhe drita.
Lavdërojeni atë, o qiejt e qiejve, dhe uji përmbi qiejt.
Le të lavdërojmë emrin e Zotit, se ai tha dhe u bënë, ai porositi dhe u ndërtuan.
I forcoi në jetë të jetëve; vuri kufi, dhe nuk do ta kapërcejnë.
Lavdëroni Zotin nga toka, ju përbindsha deti dhe gjithë humnera.
Zjarr, breshër, borë, akull, erë stuhie që zbatojnë fjalën e tij.
Malet dhe kodrat të gjitha, drurë frutdhënës dhe kedra të gjithë.
Egërsirat dhe gjithë kafshët, zvarranikë dhe zogj fluturues.
Mbretër të tokës dhe popuj të gjithë, prijës dhe gjithë gjykatësit e tokës.
Djem dhe vajza, pleq dhe të rinj, le të himnojnë emrin e Zotit; se vetëm
emri tij u lartësua.
Lavdërimi i tij është mbi tokë e në qiell, dhe do të lavdërojë ballin e
popullit të vet.
Himn për gjithë oshënarët e tij, bijtë e Izraelit, popullit që i rri pranë.
Psalmi 149
Këndojini Zotit këngë të re, himnimi i tij është në mbledhjen e oshënarëve.
U dëfreftë Izraeli për atë që e bëri, dhe për mbretin e tyre le të dëfrejnë
bijtë e Sionit.
Le ta lavdërojmë emrin e tij me valle, le t’i psalim atij me timpan e me
psaltir.
Se Zoti e pëlqeu popullin e vet, dhe do të shpëtojë të butët, duke i
ngritur lart ata.
Le të mburren të drejtët me lavdi, dhe le të ngazëllohen mbi shtretërit e
vet.
Në gojën e tyre lavdërimet e Perëndisë, dhe në duart e tyre shpata me dy
presa.
Për të marrë shpagimin nga kombet e për t’u dhënë ndëshkime popujve.
Mbretërit e tyre për t’i lidhur me vargonj dhe fisnikët e tyre me pranga
hekuri.
Për të bërë mbi ta gjykim të shkruar; kjo është lavdi që do të kenë gjithë
oshënarët e tij.
Psalmi 150
Lavdërojeni Perëndinë në shenjtoren e tij, lavdërojeni atë në vendin e
shkëlqimit të fuqisë së tij.
Lavdërojeni për fuqitë e tij; lavdërojeni sipas madhërisë së tij të shumtë.
Lavdërojeni me zë trumpete; lavdërojeni me harpë dhe me kitarë.
Lavdërojeni me timpan dhe valle; lavdërojeni me kordha dhe instrumente.
Lavdërojeni me cimbale tingëlluese, lavdërojeni me cimbale brohoritjeje.
Çdo frymë le të lavdërojë Zotin.
Dhoksologjia e vogël
Ty të ka
hije lavdi, o Zot Perëndia ynë, dhe Ty ta dërgojmë lavdinë, Atit, Birit edhe
Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Lavdi
Perëndisë që është në më të lartat dhe mbi dhenë paqe dhe mbi njerëzit
mirëdashje.
Të
himnojmë, të bekojmë, të falemi, të lavdërojmë, Ty të falënderojmë për lavdinë
tënde të madhe.
Zot Mbret,
Perëndi qiellor, Atë i tërëfuqishëm; Zot, Bir i Vetëmlindur Jisu Krisht, edhe
Shpirti i Shenjtë.
Zot
Perëndi, qengj i Perëndisë, Bir i Atit që ngre mëkatin e botës, mëshirona, Ti
që ngre mëkatet e botës.
Prano
lutjen tonë, Ti që rri në të djathtë të Atit, edhe mëshirona.
Se Ti je
shenjt i vetëm, Ti je Zot i vetëm Jisu Krishti, për lavdi të Perëndisë Atit.
Amin.
Për ditë do
të të bekoj, dhe do të lavdëroj Emrin
tënd për jetë e në jetë të jetës.
O Zot, u
bëre streha jonë brez pas brezi, unë thashë: O Zot mëshiromë, shëro shpirtin
tim, se fajtova te Ti.
O Zot, te
Ti gjeta strehë, mësomë të bëj dëshirën tënde, se Ti je Perëndia im.
Se pranë
teje është burimi i jetës; me dritën tënde do të shohim dritë.
Zgjate
përdëllimin tënd mbi ata që të njohin.
Bëna të
denjë, o Zot, që të ruhemi këtë ditë pa ndonjë mëkat.
I bekuar
je, o Zot, Perëndi i Etërve tanë, dhe emri yt është i himnuar dhe i lavdëruar
në jetët. Amin.
Le të jetë,
o Zot, përdëllimi yt mbi ne, sikurse kemi shpresuar te Ti.
I bekuar
je, o Zot, mësomë porositë e tua.
I bekuar
je, o Zot, bëmë të mençëm në porositë e tua.
I bekuar
je, o i Shenjtë, ndriçomë me porositë e tua.
O Zot,
mëshira jote është për jetë, mos i hiq sytë nga veprat e duarve të tua.
Ty të ka
hije lëvdata, Ty të ka hije himni, Ty të ka hije lavdia, Atit e Birit edhe
Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
U mbushëm në mëngjes me përdëllimin tënd, o
Zot, dhe ngazëllyem e dëfryem gjithë ditët tona.
Dhe shkëlqimi i Zotit, Perëndisë tonë, qoftë
mbi ne, dhe veprat e duarve tona drejtoi te ne, dhe veprën e duarve tona
drejtoje.
Është mirë të lavdëroj Zotin, dhe t’i psal
emrit tënd, o i Shumëlartë, të shpall përdëllimin tënd në mëngjes, dhe të
vërtetën tënde çdo natë.
O Krisht, drita e vërtetë, që ndriçon dhe
shenjtëron çdo njeri që vjen në botë, u shënoftë mbi ne drita e fytyrës sate,
që të shikojmë në të dritën e paafrueshme; dhe drejto përçapjet tona në veprimet
e porosive të tua; me ndërmjetimet e Nënës sate të pacenuar dhe të gjithë
shenjtorëve të tu. Amin.
Leximet e ditës nga Dhiata e Re sipas Kalendarit Kishtar
Me uratat e Etërve tanë të shenjtë, o Zot
Jisu Krisht Perëndi, mëshirona dhe shpëtona. Amin.
Përshëndetje të gjithëve, A po kërkoni një tregtar profesionist, menaxher Forex dhe binar i cili do t'ju ndihmojë të tregtoni dhe menaxhoni llogarinë tuaj me një sasi të mirë dhe masive fitimi në këmbim. mund të kontaktoni MR. Benson për planin tuaj të investimit inorder për të filluar. sepse ai më ndihmoi të fitoja 50.000 € me pak para investimi. Benson ju jeni tregtari më i mirë që mund të rekomandoj për këdo që dëshiron të investojë dhe tregtojë me një tregtar të mirëfilltë, ai gjithashtu ndihmon në rikuperimin e fondeve të humbjes .. mund ta kontaktoni në WhatsApp e tij: +17168691327
ReplyDeleteMulțumesc domnule pentru vrăjile tale reale. Numele meu este Zara Matteo. Acest lucru este cu adevărat incredibil și nu am experimentat niciodată așa ceva în viața mea. Înainte de a vă cunoaște, domnule, am încercat toate mijloacele probabile pe care le-am putut pentru a-mi aduce soțul înapoi, dar am ajuns să-mi dau seama că nimic nu funcționează pentru mine și că soțul meu a dezvoltat multă ură pentru mine. Am crezut că nu există nicio speranță de a mă reîntâlni cu fostul meu soț. Dar când am citit recenzii bune despre modul în care DR WHITE îi ajută pe ceilalți, am decis să-i trimit un mesaj prin WhatsApp: +17168691327. să încerc și am făcut tot ce mi-a instruit și am avut încredere în el și i-am urmat instrucțiunile, întrucât el m-a garantat în 48 de ore și tocmai atunci fostul meu m-a sunat. Domnule, acum suntem mai fericiți ca niciodată. Totul arată perfect și atât de natural! Vă mulțumesc foarte mult domnule pentru vrăjile dvs. autentice și incontestabile. aici din nou e-mailul său:
ReplyDeletewightmagicmaster@gmail.com
.com Îl poți și Whatsapp:
+17168691327
Unë jam me burrin tim për 7 vite pa fëmijë, unë dhe burri im provuam gjithçka që ishte e mundur por nuk pati rezultat, derisa takova një mike timen shumë të mirë e cila më tregoi për Dr. Dawn acuna dhe si e ndihmoi ajo, i shpjegova. gjithçka për Dr dawn acuna pasi e kontaktova në Whatsapp, ajo më premtoi të më ndihmonte, më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë perfekte, për habinë time mbeta shtatzënë 2 javë pasi ajo më ndihmoi dhe tani kam një fëmijë të bukur tani. faleminderit Dr dawn acuna, kontaktoni me të për një zgjidhje të shpejtë të problemit tuaj,
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
*Nëse dëshironi fat të mirë në jetën tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin dhe të tjerët,
: email { dawnacuna314@gmail.com}
Whatsapp: +2348032246310