SHERBESA E TIPIKOVE
Psalmi
102
Beko Zotin, o shpirti im.
I bekuar je o Zot.
- Ting. Tërthor IV –
1.
Beko Zotin, o shpirti im, edhe ti, o zemra ime, emrin e tij të shenjtë.
2.
Beko Zotin, o shpirti im, dhe mos harro tërë mirësitë e tij.
3.
Atë që fal gjithë paudhësitë e tua, atë që shëron gjithë sëmundjet e tua.
4.
Atë që shpëton jetën tënde prej prishjes, atë që të kurorëzon me mëshirë
dhe dhembshuri.
5.
Atë që ta mbush dëshirën me të mira; atë që përtërit të ritë e tu si të
shqiponjës.
6.
Zoti tregon mëshirë dhe u jep të drejtë atyre që u bëhet padrejtësi.
7.
Ia bëri të njohura udhët e tij Moisiut, dëshirat e tij bijve të Izraelit.
8.
Zoti është i dhembshur dhe përdëllyes, zemërgjerë e mëshirëplotë.
9.
Nuk zemërohet përgjithmonë, as mban mëri për jetë.
10.
Nuk veproi sipas paudhësive tona, as na e shpërbleu sipas mëkateve tona.
11.
Sa e madhe është lartësia e qiellit nga dheu, aq e madhe është mëshira që
tregon Zoti për ata që ia kanë frikën.
12.
Sa larg është lindja nga perëndimi, aq i largoi prej nesh paudhësitë tona.
13.
Sikurse atit i dhimbsen të bijtë, ashtu edhe Zotit i dhimbsen ata që ia kanë
frikën.
14.
Se ai e di se jemi krijuar dhe sjell ndërmend se jemi baltë.
15.
Ditët e njeriut janë si bari, lulëzon porsi lulja e fushës.
16.
Se fryn era mbi të dhe s’është më dhe nuk dihet më se ku e ka pasur vendin.
17.
Po mëshira e Zotit, jetë pas jete, është mbi ata që ia kanë frikën, dhe
drejtësia e tij mbi bijtë e bijve.
18.
Që ruajnë dhiatën e tij dhe që mbajnë ndër mend porositë e tij për t’i
zbatuar.
19.
Zoti e vendosi fronin e tij në qiell, dhe mbretëria e tij zotëron mbi të
gjithë.
20.
Bekoni Zotin gjithë ju engjëjt e tij, të fortë nga fuqia, që zbatoni
porositë e tij, duke dëgjuar zërin e fjalëve të tij.
21.
Bekoni Zotin gjithë ju fuqitë e tij, ju shërbyesit e tij, që zbatoni dëshirën
e tij.
22.
Bekoni Zotin gjithë ju veprat e tij, në çdo vend të sundimit të tij, beko
Zotin, o shpirti im.