Byrek i thjeshtë
½ kg miell i fortë
3 lugë gjelle vaj
1 gotë ujë të vakët
1 lugë likoje kripë
1 lugë supe limon
niseshte për hapjen e petave.
Vendosim miellin në një tas, bëjmë një gropëz në mes dhe hedhim kripën, vajin dhe pak nga pak ujin dhe limonin, derisa të bëhet brumi jo shumë i fortë. E ndajmë në 12 topa, i spërkasim me niseshte dhe i lemë për 30 minuta. Hapim 3 nga topat në petë me madhësi sa një pjatë gjelle dhe i vendosim njëra mbi tjetrën duke i lyer në mes me vaj. I palosim të 3 petët duke i lyer me vaj dhe kështu siç janë tre nga tre i hapim petët sa madhësia e tepsisë. Bëhen kështu 4 petë me nga 3. Shtojmë 2 poshtë 2 sipër duke i lyer gjithmonë me vaj. Mund ta përdorim petën për byreçka, të ëmbla ose të kripura.
Byrek me spinaq
1 palë petë sfolate
1 kg spinaq
½ kg qepë të njoma ose 2-3 të thata
1 presh
pak kopër, kripë, piper
1 filxhan çaji vaj
2 lugë supe rrush i thatë (i zi)
vaj për të lyer petët dhe niseshte për petët.
Pastrojmë, lajmë dhe ziejmë spinaqin derisa të vyshket. E lemë të kullojë mirë në kullorëse dhe e presim në copa.
Vemë gjysmën e vajit të nxehet dhe hedhim qepët dhe preshin të prerë hollë sa të vyshken pak. Shtojmë spinaqin, koprën, kripën, piperin dhe rrushin e thatë dhe i lemë të ziejnë të gjitha bashkë. Në qoftë se na duket shumë e lëngshme mbushja shtojëm 1-2 lugë miell (simigdhal). E heqim nga zjarri spinaqin, marrim tepsinë, shtrojmë dy petë pastaj mbushjen dhe shtojmë 2 petët e tjera.
E lyejmë byrekun me vaj të bollshëm dhe e pjekim në furrë mesatare për 45 min-1orë.

No comments:
Post a Comment