1 filxhan çaji me mollë të qëruara dhe të prera
1 ½ filxhan çaj me sheqer
3 filxhane çaji me miell me një lugë kafeje sodë buke
1 lugë kafeje kripë
2 lugë kafeje kanelle dhe karafil bashkë
½ filxhan çaji me arra të shtypura
1 filxhan çafi rrush të thatë
1 filxhan çaj me vaj vegjetal
1 lugë kafeje vanilje
Vendosni
mollët dhe sheqerin në një tenxhere në një temperaturë të ulët derisa
sheqeri të fillojë të shkrihet. Mollët mos i zjeni. Më pas hiqeni nga
zjarri. Përzjeni miell, erëza, arra dhe rush të thatë. Shtoni vajin në
mollë së bashku me sheqerin dhe trazojini duke hedhur miell deri sa të
përzjehen mirë. Lyejeni tavën me vaj dhe më pas me miell që të mos
ngjisë dhe piqeni në një temperaturë te 175 gradë Celsius, për 45-50
minuta. Kur është ftohur plotësisht hidhini përsipër sheqer pudër.
No comments:
Post a Comment