RINI E KRISHTIT
Rini e Krishtit do të
shkojmë me krah,
të themi predikim që
gëzimin na fal,
na pret gjithë dheu më
dëshirë të zjarrtë,
dhe ne u nisëm me agimin
në mën-gjes.
Asgjë në rrugë nuk na
ndalon ne,
as furtuna dhe as bora,
edhe Krishti është bashkë me ne,
shok gëzimi, at edhe
vëlla.
Përpara me një shpirt,
dheu i gjithë na pret.
Si vello mbuloi dhimbja
kudo,
sepse u nis prej vendit të keq,
njer’zia u përunj dhe nuk
duroi më,
dhe dallgët si bishë
lopatat thyenë.
Por ne dritën edhe
qetësinë, do të shpërndajmë brenda në vorbull, brenda territ të gjithë botës,
mesazh do të sjellim të agimit hyjnor.
Përpara me një shpirt dheu
i gjithë na pret.
DJEMTE E GALILESE
Djemtë e Galilesë, o
Krisht sa të deshën,
edhe ty të shoqëronin,
anëve të detit. (2x)
Për ty o Mbret i Botës,
për fjalën tëndë të
vërtetë,
braktisën varkat edhe
rrjetat (2x)
anëve të detit.
Fytyra jote qiellndritur,
edhe fjalët Hyjnore,
derdhnin dritë dhe
pavdeksinë, zemrave të dlira. (2x)
Për ty o Mbret i Botës...
KENGE PER ZOTIN
Dua të lavdëroj, Zotit t’i
këndoj
këngë të re të zemrës sime.
(2x)
Do të lavdëroj, këngë për
ty do të këndoj. (2x)
Aliluia, Aliluia, Aliluia,
Aliluia, Aliluia, Aliluia.
(2x)
JISUI ZOTI
Jisui Zoti, je sigurues,
është i mjaftë hiri yt për ne, për ne, për ne.
Jisui Zoti, je sigurues,
është i mjaftë hiri yt për ne.
Çdo nevojë do t’plotësojë
Zoti im, sipas pasurisë e lavdisë së Tij. Mbi mua gjithë ëngjëjt do dërgojë.
Jisui Zot kujdeset për ne,
për ne, për ne.
Jisui Zot kujdeset për ne.