Tekste këngësh të krishtera (1)

Tekste këngësh të krishtera (2) (1)

1. KTHIMI
Si djali plangprishës larg teje shkova
Edhe Ty, o Ati im unë të harrova
Ndonëse mes kënaqësish bote jetoja
Dëshpërim dhe vuajtje shijoja.

Refreni
Kërkoja dritën mes errësirës,
Kërkoja ar mes fëlliqësirës,
Kërkoja gëzim mes dëshpërimit,
Kërkoja ëmbëlsi mes hidhërimit.

Erdha në vete, sepse malli më dogji,

Për Ty, o Atë, që aq shumë më deshe,
Sepse tët Bir për mua e dhe
Që të mos mbetesha larg Teje. (2x)

Refreni
Kërkoja dritën mes errësirës,
Kërkoja ar mes fëlliqësirës,
Kërkoja gëzim, mes dëshpërimit,
Kërkoja ëmbëlsi mes hidhërimit.
 

2. MIKU YT JISUI
I - Kushdo në jetën e tij të gëzojë,
Kushdo në jetën e tij të lumroj’,
Ekziston një zgjidhje që ësht’ e vërtetë,
Zotin Krisht brenda zemrës ta kesh.


Ref.
Dua Ti o Zot të hysh në zemrën time
dhe të banosh,
Se pa Ty në zemër m’duket
vetja ime krejtësisht bosh,
Eja Ti të lutem qëndro brenda saj
më lumturo,
Zoti Krisht mos më harro (2x).

II - Në shumë njerëz nuk ka mirëbesim,
Shumica e tyre të çon në mashtrim,
Ekziston një zgjidhje një garanci,
Zoti Krisht s’të tradhëton kurrsesi.


3. JISUI ZOTI
Jisui Zoti, je sigurues, është i mjaftë hiri yt për ne, për ne, për ne.
Jisui Zoti, je sigurues, është i mjaftë hiri yt për ne.

Çdo nevojë do t’plotësojë Zoti im,
sipas pasurisë e lavdisë së Tij.
Mbi mua gjithë engjëjt do dërgojë.
Jisui Zot kujdeset për ne, për ne, për ne.
Jisui Zot kujdeset për ne.

4. JISUI NE ZEMER PO TROKET
Ky është kampi që më mëson,
se cili është Perëndia,
emrin e Tij vallë a e dini?
Ai i vetëm është dashuria.

Refreni:
Ja pra Jisui në zemër po troket,
o Aliluia, (4x) o Lavdi Zotit, o Aliluia,
Sot Jisu Krishti të gjithëve na thërret.

Në kamp mësova të gjithë t’i dua,
se Ti o Zot më deshe mua,
dhe kur në kryq u lartësove,
për sakrificën ti më mësove.

Refreni:
Zotit trokitjen unë do t’ia dëgjoj,
o Aliluia, (4x) o Lavdi Zotit, o Aliluia,
Në zemrën time Krishtin do pranoj.

Të gjitha ato që n’kamp mësova,
dhe që unë vetë i përjetova,
nuk mund t’i fsheh dot ato brenda,
se s’mund t’i mbajë të kyçura zemra.

Refreni:
Tani me Krishtin në darkë unë do të shkoj,
o Aliluia, (4x) o Lavdi Zotit, o Aliluia.
për Perëndinë të gjithëve do t’ju tregoj.
(2x)



5. FLAKA E QIRIRIT
Flak’ e zbehtë e një qiriri lëshon drit’edhe hije,
Vishet gjithçka rreth e qark me një dritë prej magjie;
Drita ndrit në errësirë, misterin për të treguar,
Nga pas i vete hija, të mbulojë çfarë është zbuluar.

Ref. Flaka ndrit duke u dridhur, ajo flakë ka jetë,
Pikon pik’ e qiririt, flaka dridhet lehtë e lehtë;
Ndizet malli i shenjtëruar e nga sytë rrjedhin lot,
Nëpër flakën e qiririt, shoh pasionin e tim Zot.

Si një dritë e tjetër bote, flak’e zbehtë e qiririt,
E magjeps shpirtin tim, ma rrëmben atë prej gjirit;
Dhe endet me tim shpirt, të kapur dorë për dore,
Enden të përmalluar, nëpër vende përrallore.

Ref. Flaka ndrit duke u dridhur, ajo flakë ka jetë,
Pikon pik’ e qiririt, flaka dridhet lehtë e lehtë;
Ndizet malli i shenjtëruar e nga sytë rrjedhin lot,
Nëpër flakën e qiririt, shoh pasionin e tim Zot.


6. NE DALLGET E JETES SIME
Në dallgët e jetës sime,
të gjeta Ty, o Zoti im,
i braktisur, i harruar,
si një varkë pa drejtim.

Refreni
Ejani o miqtë e mi,
në limanin e Zoti tim,
atje ka paqe dhe qetësi,
dhe shpres’ të vërtetë për shpëtim (2x)

Drejt Teje vrapon si e marrë,
kjo vark’ e mjerë e shpirtit tim.
E etur, e vrar’ e dërrmuar,
drejt limanit tënd për shpëtim (2x)

7. TAKE ME JESUS AS I AM
Take me Jesus as I am
I can come no other way
Take me deeper into you
Make my flesh- life melt- away

Make me like a precious stone
Crystal clear and finally honed
Ight of Jesus shining through
Giving glory back to you.
  
8. ME PRANO JISU SI JAM
Më prano Jisu si jam
Në mënyre tjetër s’mund të vij

Më afro më pranë, o Zot
Shkatërro Ti, mëkatin tim

Më bëj si margaritar
T’kulluar t’pastër si kristal.

Dritën e Krishtit t’rrezatoj
Lavdin’ty, t’kthej, o Zot.(2x)

 9. EJA NE ZEMER
Into my heart. Into my heart.
Come into my heart, lord Jesus.
Come in today. Come in to stay.
Come into my heart Lord Jesus.

Eja në zemër. Eja në zemër.
Në zemrën time Jisu.
       

 10. PREMTIMI
Në fundin e rrugës, vështrimin drejtuar,
pranë teje o Krisht dëshiroj që të vij.
Dhe vitet kalojnë si ëndërr e shkuar,
do të doja të isha pranë teje afruar.

Ref. Tani të premtoj, o i shtrenjti im,
të tëra këto vite që në tokë do jetoj,
në perëndimin e Diellit o Krisht,
i pastër t’pranon ty ky shpirti im. (2x)

Në k’të këmishë si qëndron o shpirt,
si vallë do ta gjesh atë që rreze lëshon,
të lutem o Zot të vish të ndriçosh,
këtë stoli që dritën ta duroj.

Ref. Tani të premtoj, o i shtrenjti im,
të tëra këto vite që në tokë do jetoj,
në perëndimin e Diellit o Krisht,
i pastër t’pranon ty ky shpirti im. (2x)

11. SHOQËRI ME KRISHTIN
Lidhje të vetmuara,
Pa shoqëri edhe miq,
Të vetmuar në dhimbje, lot dhe gëzim,
të vetmuar në rrezik

Nuk gjejnë dorë që të kapen,
Dhe me fenerë po vrapojnë
Të gjejnë dikë dhe së bashku të ndajnë,
në zemër çfarë kanë.

Ref. Ti të vetmuar mos na ler,
vetminë tonë mos e harro,
eja dhe ti futu mes nesh,
bëhu ti Krisht frymëmarrja jonë. (2x)

Ai që i vetëm ka lundruar
në dallgët e jetës së tij,
brenda vetes Krishtin, Zot e ka ndjerë
në çastin e fundit
Çdo frymëmarr je e jona,
çdo drithmë e jona për Atë,
Ai n’shikim, Ai n’mendim e në zë,
Ai në hapin tonë.

Eja sot. Eja qëndro.
Në zemrën time Jisu.

12. AMBASADORET E KRISHTIT
Aleluja, jemi të Krishtit ambasador, (3x)
Jemi të Krishtit ambasador në këtë botë.

Aleluja, tuma balozi ua Jesu , (3x)
Tuma balozi ua Jesu incini.

Alleluja, we are Christ ambassadors, (3x)
We are Christ ambassadors, in this world.

13. ME JEP DRITE, O ZOT
Më jep dritë, o Zot, dritë!
Se ndodhem në ferr;
Dritë, o Zot, dritë!
Të shoh në këtë terr.

Më jep, dritë o Zot, dritë!
Nuk po shoh më diell,
Dritë, o Zot, dritë!
Nuk po shoh më qiell.

Më jep, dritë o Zot, dritë!
Mos më lërë të shkretë,
Dritë, o Zot, dritë!
Vaji po më tret.

Më jep dritë, o Zot, dritë!
Ku duhet tё shkoj?
Dritë, o Zot, dritë!
Ku të të kërkoj?

Dhe zëri më tha:
“O bir, më dëgjo,
Dritën që të shohësh,
Te vetja e kërko”.

14. KEMI NJERI-TJERIN
Të mos harrojmë që në këtë botë nuk jemi vetëm
Njerëzit shkojnë dhe vijnë rreth nesh në jetë përditë.
Plot me ëndrra, me merak dhe me mendime.
Gjithashtu ato na bëjnë më të fortë.

Kalamajtë që lozin dhe këndojnë rrugëve.
Ca buzëqeshin, ca kërkojnë diçka në jetë.
Ç’ju mungon nuk e di, por unë po të mundja
Do t’ju jepja gjith’ ato që ato kërkojnë.

Refreni
Por kur kemi njëri-tjetrin s’jemi vetëm.
Në këtë rrugë që me besim ne ecim bashkë.
Dhe me Krishtin kur peshat ne i ngremë.
Ngjajnë si retë në qiell që era i shpërndan.

Mos më thuaj që jeta s’është e bukur.
Dhe që ka ca vështirësira të kalojmë.
Por ia vlen që në këtë botë ne jemi lindur.
Edhe jetën si dhuratë ta përjetojmë.

15. ANIJA
Brenda në anije ishte Krishti
Dhe dymbëdhjetë peshkatarë
 të trembur
Dallga isht’ e madhe, varka e vogël
Asnjë shpresë nuk u ngeli.

E panë të ngrihet dhe dallgës t’i flasë
Dhe deti menjëherë të qetësohet
Ishin peshkatarë dhe kishin parë shumë
Por si kjo nuk kishin parë ndonjëherë.

Ref.
Thuajna cili je ti, cili je ti, KRISHTI
Ti që erërat urdhëron
Ti që shiun e pushon dhe furtunën e ndalon, ndalon.

Edhe sot furtunë edhe sot shi
Luftra, gënjeshtra, padrejtësira
Frika e vdekjes shtrihet kudo
Por të patundur mbeten besnikët

I ngrenë lart duart në qiell te ti
Ti je  e vetmja shpresë e tyre
Tek ata përhapet ngazëllin hyjnor
Dhe njerëzit të habitur pyesin:

16. EJA KRISHT
I- Ti, o Krisht, drita e botës,
për mua erdhe të më ndriҫosh.
Kishën, Misteret, Ti më dhurove,
nëpërmjet tyre të JETOJ.

Eja Krisht, gjithmonë afër nesh
bashk’ le të bëjm’ një fillim të ri.
Në rrugën tonë Ti udhëheqës,
me përkushtim të ndjekim ne.

Ref. Shpresën dhe Besimin,
jepna në shpirtin ton’,
që të jetojmë paqësisht.

Dashurinë dhe të Vërtetën,
jepna në shpirtin ton’,
që të jetojmë me gëzim.

II- Eja Krisht, gjithmonë afër nesh
bashk’ le të bëjm’ një fillim të ri.
Në rrugën tonë Ti udhëheqës,
me përkushtim të ndjekim ne.

Brenda në rrymën e shoqërisë,
Në vështirësi dhe në dëshpërim,
O Zot i madh, paqe kërkojmë
Me ty të jetojmë në ҫdo moment.

Ref.
III- Ti, o Krisht, drita e botës,
për mua erdhe të më ndriҫosh.
Kishën, Misteret, Ti më dhurove,
nëpërmjet tyre të JETOJ.

 17. TE FSHEHTAT E SHPIRTIT
Ka shumë fjalë që duan të bëhen urata
Kaq këngë që duan të bëhen lutje
Po nuk gjen dot mënyrën të thuash ato që ndien. Zemra është një libër që s’mund të lexohet.

Ref.
Por ti, o Zoti im, i njeh të gjitha
Ato që fsheh brenda tij shpirti im
Por ti, o Zoti im, i njeh të gjitha
Ato që fsheh shpirti im brenda tij.

Të pëshpëritësh fshehtas
netëve sekretet më të mëdha
Dhe momentet e vetmisë
janë më të shtrenjta
Qetësia fsheh thesare që mendja e gjuha nuk di t’i tregojë
Mos ki frikë heshtjen
se fjalët nuk thonë gjithçka.


18. JI ME MUA 

Dashuria, është vet' emri i Perëndisë që na bashkon.
Përkushtimi, me gjithë zemër tek Ai që na krijoi.
Në dhimbje, në gëzim, braktisje dhe trishtim Te Ty drejtoj, o Zot, falënderim.
Si një diell në qiell zemra jonë shkëlqen, plot me dashurinë e Perëndisë.

Uniteti, një besim, një Perëndi të përjetojm’.
Urtësia, dritë Hyjnore që errësirën e largon.
Shpres’ dhe besim, bindje dhe durim të kërkoj, o Zot, në këtë udhëtim.
Vështirësit’, s’kam frikë, vetmin’ dhe pabesin’ fuqia ime je, o Zoti im.

Në lutje të këkoj faljen më dhuro, zemrën më pastro, që dashuria ta pushtoj.

Dashuria, është vet' emri i Perëndisë që na bashkon.
Përkushtimi, me gjithë zemër tek Ai që na krijoi.
Në dhimbje, në gëzim, braktisje dhe trishtim Te Ty drejtoj, o Zot, falënderim.
Si një diell në qiell zemra jonë shkëlqen, plot me dashurinë e Perëndisë.


19. KENDOJINI ZOTIT

O Zot, Perëndia im
Strehim po kërkoj te Ti
Të lutem dëgjo zërin tim
Sepse Ti je forca ime

Këndojini lavde Zotit
Atij që banon në Sion
Mësom’ të bëj dëshirën Tënde
Sepse Ti je Perëndia im

Refreni
Grupi A   Aliluia (3 herë)    Grupi B   Hosana, Ty o Zot
                      Lavdi më Ty, o Zot

Sa i mrekullueshëm
Është emri yt o Zot
Dhe i bekuar qoftë Ai
Që vjen në emrin Tënd


Kjo është dita që ka bër’ Zoti
Që erdhi besimi në Shqipëri
Sa të falënderojmë Ty
Që dërgove të till’ Kryebari


20. KAMPI YNE

I
Në këtë kampin tonë
Kënga është gëzimi ynë     
Me gjithë motrat rreth e qark 
Me Krishtin tonë pranë.

Ref. ...
Kampi është fole e ngrohtë
Kampi është gëzim i plotë
La, la, la, la, la, la
Si ky kampi ynë nuk ka.

II
Çdo ditë e jona është
Festë e panair
Gjithë mjedisi ynë shpërndan
Gëzim e paqe anembanë.

Ref. ...

III
Duke ngritur duart tona lart
Si një zinxhir i fortë
Le të thërrasim me zemrën tonë
Krishti është shpresa jonë.

Ref. ... 

No comments:

Post a Comment