Showing posts with label Lutje. Show all posts
Showing posts with label Lutje. Show all posts
SHERBESA E TIPIKOVE

Psalmi 102
Beko Zotin, o shpirti im.
I bekuar je o Zot.
- Ting. Tërthor IV –
1.      Beko Zotin, o shpirti im, edhe ti, o zemra ime, emrin e tij të shenjtë.
2.      Beko Zotin, o shpirti im, dhe mos harro tërë mirësitë e tij.
3.      Atë që fal gjithë paudhësitë e tua, atë që shëron gjithë sëmundjet e tua.
4.      Atë që shpëton jetën tënde prej prishjes, atë që të kurorëzon me mëshirë dhe dhembshuri.
5.      Atë që ta mbush dëshirën me të mira; atë që përtërit të ritë e tu si të shqiponjës.
6.      Zoti tregon mëshirë dhe u jep të drejtë atyre që u bëhet padrejtësi.
7.      Ia bëri të njohura udhët e tij Moisiut, dëshirat e tij bijve të Izraelit.
8.      Zoti është i dhembshur dhe përdëllyes, zemërgjerë e mëshirëplotë.
9.      Nuk zemërohet përgjithmonë, as mban mëri për jetë.
10.  Nuk veproi sipas paudhësive tona, as na e shpërbleu sipas mëkateve tona.
11.  Sa e madhe është lartësia e qiellit nga dheu, aq e madhe është mëshira që tregon Zoti për ata që ia kanë frikën.
12.  Sa larg është lindja nga perëndimi, aq i largoi prej nesh paudhësitë tona.
13.  Sikurse atit i dhimbsen të bijtë, ashtu edhe Zotit i dhimbsen ata që ia kanë frikën.
14.  Se ai e di se jemi krijuar dhe sjell ndërmend se jemi baltë.
15.  Ditët e njeriut janë si bari, lulëzon porsi lulja e fushës.
16.  Se fryn era mbi të dhe s’është më dhe nuk dihet më se ku e ka pasur vendin.
17.  Po mëshira e Zotit, jetë pas jete, është mbi ata që ia kanë frikën, dhe drejtësia e tij mbi bijtë e bijve.
18.  Që ruajnë dhiatën e tij dhe që mbajnë ndër mend porositë e tij për t’i zbatuar.
19.  Zoti e vendosi fronin e tij në qiell, dhe mbretëria e tij zotëron mbi të gjithë.
20.  Bekoni Zotin gjithë ju engjëjt e tij, të fortë nga fuqia, që zbatoni porositë e tij, duke dëgjuar zërin e fjalëve të tij.
21.  Bekoni Zotin gjithë ju fuqitë e tij, ju shërbyesit e tij, që zbatoni dëshirën e tij.
22.  Bekoni Zotin gjithë ju veprat e tij, në çdo vend të sundimit të tij, beko Zotin, o shpirti im.


SHËRBESA E MËNGJESIT

Në emrin e Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë. Amin.
Lavdi më Ty, o Krisht Perëndia ynë, lavdi më Ty.

O Mbret qiellor, Ngushëllimtar, Shpirt i së vërtetës, që ndodhesh kudo dhe i mbush të gjitha, thesar i të mirave dhe dhurues jete; eja dhe qëndro ndër ne dhe pastrona nga çdo njollë dhe shpëto, o i Mirë, shpirtrat tanë. Amin.

Shenjt Perëndi, Shenjt i fuqishëm, Shenjt i pavdekshëm, mëshirona. (3 herë)
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Trini e Tërëshenjtë, mëshirona; o Zot, falna mëkatet tona; o Zot i madh, ndjei paudhësitë tona; o i Shenjtë, vështro dhe shëro sëmundjet tona, për emrin tënd.
Mëshiro, o Zot. (3 herë)
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Ati ynë që je në qiejt, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë dëshira jote si në qiell ashtu edhe mbi dhe. Bukën tonë të përditshme jepna neve sot; dhe falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë; dhe mos na shtjer në ngasje, po shpëtona nga i ligu.
Prifti: Se jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia, e Atit, e Birit dhe e Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.
Populli: Amin.

Si u ngritëm prej gjumit, Ty po të biem në gjunjë, o i Mirë, dhe himnin e Engjëjve po të thërresim, o i fortë: Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perëndi, me anën e Hyjlindëses mëshirona.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.
Pasi më ngrite prej shtratit dhe prej gjumit, o Zot, ndriçomë mendjen, dhe hapmi zemrën dhe buzët që të të himnojnë Ty, o Trini e Shenjtë: Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perëndi, me anën e Hyjlindëses mëshirona.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Papritur Gjykatësi do të vijë dhe veprat e secilit do të zbulojë, por le të thërresim me frikë në mes të natës: Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perëndi, me anën e Hyjlindëses mëshirona.

Lutje e një studenti

O Zot Jisu Krisht, Perëndia ynë, bërës i dritës dhe i urtësisë, që hape sytë e të verbërit dhe që shndërrove peshkatarët në mësues dhe lajmëtarë të urtë të Ungjillit me ardhjen e Shpirtit të Shenjtë, bëj që të shkëlqejë edhe në mendjen time drita e hirit të Shpirtit të Shenjtë.
Dhuromë mendjemprehtësi, kuptim dhe urtësi në të mësuarit tim.

Bëmë të denjë të përfundoj detyrat e mia dhe të kem mbarësi në çdo vepër të mirë, sepse Ty ta drejtoj nderimin dhe lavdinë. Amin

Lutje drejtuar Nënës së Perëndisë, "Rritësja e fëmijëve"


Himn Akathist

Shkurtorja 1
Udhëheqëse e pamposhtur dhe rritëse e mirë e të krishterëve, ne shërbëtorët e tu, të shpëtuar nga i ligu, të këndojmë falënderimet tona mirënjohëse. Por sikurse ke fuqi të pamposhtur shpëtoji fëmijët e mi nga të gjitha rreziqet që me lot të të thërras: Rriti fëmijët e mi (emrat), të jenë të denjë për mbretërinë Qiellore, dhe bëji trashgimtarë të bekimeve të përjetshme. 
Shtëpia 1
Ndërmjeto te Biri dhe Zoti yt, o e Përmbishenjtë, që një engjëll nga qielli t’u dërgohet fëmijëve të mi, sikurse dhe ty t’u dërgua një mbrojtës i plotfuqishëm, kryeengjëlli Gabriel; dhe bëmë të denjë të të thërras kështu: 
Rriti fëmijët e mi, të jenë engjëj tokësorë. 
Rriti fëmijët e mi, të jenë njerëz qiellorë. 
Rriti fëmijët e mi, të jenë shërbëtorët e tu. 
Rriti fëmijët e mi, të thërrasin ty: “Gëzohu, o Hirplote, Zoti është me ty!” 

Kam etje për dritë


Zoti im, kam etje për dritë. Unë po të lyp dritë. Jam kaq i turbulluar e po eci në një mjegull aq të dendur, sa kam nevojë urgjente për ndriçimin tënd.
Mendimet e mia janë ngatërruar në mënyrë të pazgjidhshme. Ti e shikon sa lëmsh jam përbrenda. Ki mëshirë për mua.
O Zot, jam mësuar të jem kaq i padisiplinuar. Kam dëgjuar me aq kuriozitet, saqë kjo m'u kthye pothuajse në babëzi. Shpeshherë jam ndjerë kaq i magjepsur nga idetë moderne. Jam ndjerë i pafuqishëm ndaj sulmeve të pareshtura të ideologjive të ndryshme. Kam përjetuar vdekjet tragjike të idealeve të ndryshme që shpirti im ka përqafuar.

Lutje për miqtë e mi


Lutje për miqtë e mi

Hapi duart e Tua, o Zot, dhe shpërnda bekime.
Merri në krahët e Tu miqtë e mi, mbështilli me dritë.
Ngazëlleji me dashuri, pajisi me urtësi.
Bëje jetën e tyre të bukur, me paqe dhe me vlerë.
Ruaji ata, o Perëndi, të jenë besnikë në Ty, ashtu si kanë qenë deri tani.
Bëji të qëndrojnë gjithmonë trima si heronjtë dhe të thjeshtë si fëmijët;
të sjellshëm dhe të vendosur;
të guximshëm dhe të dëlirë.


Zot, bëj që ngazëllimi Yt të banojë në zemrat e tyre.
Jepu atyre fuqi në durim,
rezistencë në dhimbje,
dhe zemërgjerësi në triumf.

Lutje për një ditë të bekuar

Lutje për një ditë të bekuar

Zot Jisu Krisht Perëndia im, 
jepmë një ditë të mirë, 
të pamëkatshme dhe 
të panjollëshme shpirtërisht.
Mos më braktis.
Mos u largo nga unë.
Shtrije dorën tënde dhe ndihmomë.
Forcomë me frikën tënde.

Zot, mbill thellë zemrës sime frikën dhe dashurinë tënde
Mësomë si të bëj dëshirën tënde.
Jepi zemrës sime përulësi dhe hidhërim për mëkatet e mia.
Jepmë lotë pendimi të vazhdueshëm, kataniks dhe kujtim vdekjeje.
Çliromë nga çdo tundim shpirtëror dhe trupor.
Largo nga unë çdo mendim të papastër,
çdo mendim që shkakton turp dhe është i pajustifikueshëm.
Hiq nga unë plogështinë,