Lutje për një ditë të bekuar

Lutje për një ditë të bekuar

Zot Jisu Krisht Perëndia im, 
jepmë një ditë të mirë, 
të pamëkatshme dhe 
të panjollëshme shpirtërisht.
Mos më braktis.
Mos u largo nga unë.
Shtrije dorën tënde dhe ndihmomë.
Forcomë me frikën tënde.

Zot, mbill thellë zemrës sime frikën dhe dashurinë tënde
Mësomë si të bëj dëshirën tënde.
Jepi zemrës sime përulësi dhe hidhërim për mëkatet e mia.
Jepmë lotë pendimi të vazhdueshëm, kataniks dhe kujtim vdekjeje.
Çliromë nga çdo tundim shpirtëror dhe trupor.
Largo nga unë çdo mendim të papastër,
çdo mendim që shkakton turp dhe është i pajustifikueshëm.
Hiq nga unë plogështinë,

dembelizmin,
hidhërimin,
harresën,
pandjeshmërinë,
ngurtësinë,
dhe mos lër të robërohet mendja ime nga çfarëdo gjë mëkatare.
Zot, me çfarëdo mënyre që Ti di dhe do,
mëshiromë dhe fal gjithë paudhësitë e mia;
dhe bëj që, kur të vijë ora,
shpirti im mëkatar të braktisë trupin tim të munduar me paqe,
me pendim të vërtetë,
me rrëfim të sinqertë
dhe me besim të pastër dhe të patundur. Amin.
Oshënar Paisi i Madh

No comments:

Post a Comment