Showing posts with label Predikime të ndryshme. Show all posts
Showing posts with label Predikime të ndryshme. Show all posts
Ne jemi tempulli i Perëndisë
Ne jemi tempulli i Perëndisë
Trupi njerëzor është kryevepër e një projekti të shkëlqyer. Zemra e vogël sa një grusht pompon 56 litra gjak në trupin tonë, 1000 herë në ditë nëpërmjet 60.000 milje enësh gjaku, duke i bërë qelizat e gjakut të lëvizin 168 milion milje në ditë ose 6.720 herë rreth botës.
Truri i njeriut ka 10 bilion qeliza nervore që regjistrojnë ato që shikon dhe dëgjon. Në fakt asnjë kompjuter nuk mund të krahasohet me kompleksin dhe potencialin e trurit njerëzor.
Veshja e brendshme e stomakut përmban 35 milion gjendra të lëngjeve sekretuese që ndihmojnë proceset kimike të cilat sigurojnë jetën.
Lëkura ka më tepër se 2 milion gjëndra të vogla djerse – rreth 6500 për cm2 – të gjitha këto pjesë të një rrjeti përforcues që rregullon temperaturën e trupit.
Gjeje dhe jetoje thirrjen tënde në jetë
Perëndia krijoi
çdo qenie njerëzore në imazhin dhe përngjasimin e Tij për jetën e
përjetshme. S’ka gabime apo rastësira. Si edhe thuhet “Perëndia nuk
prodhon gjëra të vjetra. Gjithsekush, ose, sipas gjuhës Biblike “shumë”
thirren, por jo të gjithë zgjidhen. Disa lihen mënjanë, jo sepse nuk
kanë thirrje nga Perëndia, por sepse refuzojnë të pranojnë thirrjen e
tyre.
Gjithsecili e ka një thirrje. Dhe të gjitha thirrjet janë “fetare”. Kjo nuk do të thotë që gjithsecili thirret t’i shërbejë Kishës në aspektin profesional; të jetë peshkop, prift, dhjakon, murg, murgeshë, lexues ose punëtor në Kishë i një prej këtyre llojeve. Është e qartë që jo të gjithë thirren në këto shërbime specifike kishtare. Por gjithsecili thirret t’i shërbejë Perëndisë dhe qenieve të tjera njerëzore në një formë jete të cilën vetë Perëndia e dëshiron. Kjo “formë jete” nuk është e nevojshme të jetë punë ose profesion.

Ti je bir i dashur!
Ti je bir i dashur!
Kur ti me kërkove të shkruaj për ty edhe miqtë e tu për jetën shpirtërore, kam pyetur veten nëse do të ishte vetëm një fjalë që unë do të doja më shumë se të gjitha ta kujtonit kur të mbaronit së lexuari të gjitha ato që doja të shkruaja. Gjatë vitit të kaluar kjo fjalë e veçantë ka dalë gradualisht nga thellësia e zemrës sime.
Është fjala: “bir i dashur”, dhe unë jam i bindur se kjo më është dhënë për hatrin tënd dhe të miqve të tu. Kur u bëra i krishterë i mësova këto fjalë nga historia e pagëzimit të Jisuit të Nazaretit. “Dhe Jisui sapo u pagëzua, doli nga uji, qiejt u hapën dhe Ai pa Frymën e Perëndisë duke zbritur si një pëllumb e duke ardhur mbi të; dhe ja një zë nga qielli që tha: “ti je biri im i dashur, në ty unë jam kënaqur”.
Për shumë vite i kam lexuar këto fjalë dhe madje kam reflektuar mbi to në predikime, referate, por vetëm tani kohët e fundit ato kanë marrë një kuptim më të thellë se kufijtë e traditës sime.
Diskutimet e shumta më drejtuan në bindjen e brendshme se fjalët: “ti je biri im i dashur”, zbuluan të vërtetën më intime për të gjitha krijesat njerëzore, edhe nëse ata i përkasin ose jo ndonjë tradite.

“Ju do të merrni fuqi kur Shpirti i Shenjtë të vijë mbi ju”.
Krishti na premtoi: “Ju do të merrni fuqi kur Shpirti i Shenjtë të vijë mbi ju”. Apostujt e morën këtë fuqi. Kështu edhe ne!
Fuqi për të shndërruar thatësirën e shpirtit në një kopësht të bukur;
Fuqi për t’i rezistuar sulmit të mëkatit, ose nëse kemi rënë në mëkat, fuqi për të marrë udhën e kthimit për te shtëpia e Atit si djali plangprishës dhe për të qenë i sigurt për faljen e plotë;
Fuqi për të mbajtur barrat e çdo dite;
Fuqi për të thyer zinxhirët e zakoneve mëkatare, që për një kohë të gjatë na kanë robëruar;
Fuqi për të vazhduar betejën shpirtërore;
Fuqi për të mbrojtur të drejtën;
Fuqi për të falur; për të dashur; për të arritur qëllimin tonë final.
TAKIMI STUDENTOR - Ai qe zgjedh Krishtin, zgjedh jeten.
Programi dhe diskutimi në grupe të vogla
10:00 – Lutja: Falenderim Zotit për gjithçka10:20 - Mëngjesi
11:00 – Ai qё zgjedh Krishtin, zgjedh jetёn - referon Pamela Barksdale
12:00 – Pushim/Kokteil
12:20 - Diskutim në grupe të vogla: Diskutim për zgjedhje të ndryshme në jetën e përditshme, çfarë dёshiron Jisui të bëjmë, pse dhe si.
13:30 – Dreka
14:00 - PUNE NE GRUP - Jetojmё nё botё tё rёnё, por si do ta shpёtojmё shpirtin tonё? (përgatitja dhe hedhja e parashutave)
Dhe këto fjalë që sot po të urdhëroj do të mbeten në zemrën tënde
Dhe këto fjalë që sot po të urdhëroj do të mbeten në zemrën tënde. Ligji i përtërirë 6:6
Ligji i përtërirë është përsëritjë e Ligjit të Perëndisë për popullin e Izraelit.
Dhe këto fjalë që sot po të urdhëroj, thotë Zoti, do të mbeten në zemrën tënde. Duket sikur i drejtohet një personi, Moisiut, por në fakt na drejtohet të gjithëve ne. Izraelitët, populli i zgjedhur, dolën nga skllavëria egjiptiane, kaloi shkretëtirën dhe tani qëndron përballë Tokës së Premtuar. Kjo ishte ëndrra e tyre 400 vjeçare.
Qëndrojnë para vendit dhe Zoti i rikujton atyre BESELIDHJEN që kishin bërë me Perëndinë. E dimë që Moisiu vet nuk u fut në Tokën e Premtuar. Zoti kërkon që ai t’i kujtojë popullit edhe një herë atë që duhet të bëjnë. Ai i përsërit edhe një herë 10 urdhërimet.
Këto ia thotë Moisiut, por nëpërmjet tij i drejtohet gjithë izraelitëve: Këto fjalë që sot po të urdhëroj do të mbeten në zemrën tënde.
Pse?
Pse ishte e rëndësishme t’i ruanin këto urdhërime? Pse izraelitët duhet të bënin vullnetin e Perëndisë? Pse Zoti i porosit të ruajnë porositë kur të hyjnë te Toka e Premtuar?
Izraelitët ishin tregtarë të mëdhenj dhe interesaxhinj. Zoti e njihte mirë popullin e vet, prandaj ju thotë: Nëse doni të keni jetë me begati, të gjatë, me të mira materiale dhe me të gjitha ato që ju kam premtuar RUANI POROSITE.
Porositë e Zotit janë për të mirën tonë, jo thjesht që ne të jemi shembull për të tjerët, drita në botë etj. Është për të mirën tonë të ruajmë porositë, për të mirën e jetës sonë. Njeriu rritet shkallë – shkallë në Zotin. Perëndia i zbulohet njeriut shkallë –shkallë. Jeta shpirtërore është si rritja e një fëmije. Ne u tregojmë fëmijëve aq sa ata kuptojnë, gjithçka sipas moshës së tyre.

Si të kesh një udhëtim të mbarë në ditët e jetës sate
KARAKTERISTIKAT e drejtuesit të suksesshëm, i cili e mbaron mirë jetën e tij:
1 – Ruan një marrëdhënie të gjallë personale me Perëndinë deri në fund të jetës.
2 – Është gati të mësojë dhe mund të mësojë nga disa lloj burimesh, veçanërisht nga jeta.
3 – Shfaq në karakterin e tij ngjashmërinë me Krishtin, e cila vërtetohet nga frytet e Shpirtit të Shenjtë në jetën e tij.
4 – Përjeton të vërtetën në jetën e tij në mënyrë që besimi te Perëndia dhe premtimet e Tij të vërtetohen.
5 – Ai lë pas një ose më shumë kontribute të mëdha.
6 – Ecën i vetëdijshëm drejt destinacionit dhe sheh disa ose të gjitha qëllimet të përmbushen.
GJASHTE barrierat që pengojnë suksesin:
1 – Paraja: përdorimi jo i saktë i parave; kur lejon lakminë të lëshojë rrënjë në ty.
2 – Pushteti: priresh të përfitosh privilegje nga posti që ke, por nuk dëshiron të kesh përgjegjësi.
3 – Krenaria: ti duhet të pranosh që gjithçka që ke të është dhënë nga Perëndia dhe Ai është i vetmi i cili bën të mundur që të kesh sukses në shërbesën tënde.
4 – Seksi: marrëdhëniet seksuale ilegale, të papranueshme nga shoqëria. Shembulli klasik i ndershmërisë së Jozefit përsa i përket mëkatit seksual është modeli ideal.

Gjithsecili ka një thirrje
Gjithsecili ka një thirrje
Perëndia krijoi çdo qenie njerëzore në imazhin dhe përngjasimine Tij për jetën e përjetshme. S’ka gabime apo rastësira. Si edhe thuhet “Perëndianuk prodhon gjëra të vjetra. Gjithsekush, ose, sipas gjuhës Biblike “shumë”thirren, por jo të gjithë zgjidhen. Disa lihen mënjanë, jo sepse nuk kanë thirrjenga Perëndia, por sepse refuzojnë të pranojnë thirrjen e tyre.
Gjithsecili e ka një thirrje. Dhe të gjitha thirrjet janë“fetare”. Kjo nuk do të thotë që gjithsecili thirret t’i shërbejë Kishës nëaspektin profesional; të jetë peshkop, prift, dhjakon, murg, murgeshë, lexuesose punëtor në Kishë i një prej këtyre llojeve. Është e qartë që jo të gjithëthirren në këto shërbime specifike kishtare. Por gjithsecili thirret t’i shërbejëPerëndisë dhe qenieve të tjera njerëzore në një formë jete të cilën vetë Perëndiae dëshiron. Kjo “formë jete” nuk është e nevojshme të jetë punë ose profesion.Për shembull, disa njerëz thirren të vuajnë në këtë tokë dhe të sjellinrezultatet e njerëzimit të rënë në një mënyrë shumë të dhunshme; të jenëviktima të sëmundjeve, pengesave, pikëllimeve; të jenë referuesit e kujdesit tënjerëzve të tjerë, ose të përbuzjeve. Kjo është thirrja e tyre, dhe ata janëbekuar në mënyrë të veçantë nga Perëndia dhe duhen nga Krishti në plotësinë dhepranueshmërinë e Tij.
Me një fjalë, për gjithsecilin ekziston një plan dhe qëllimhyjnor. Ka një “paracaktim”, jo në kuptimin që Perëndia programon krijesat eTij ose u dhunon atyre vullnetin e Tij kundër vullnetit të tyre, përkundrazi, Perëndianjeh çdo person që para themelimit të botës dhe ruan jetën e tyre unike dhekushtet specifike të mënyrës së tyre tokësore të cilat janë në fakt kushtet mëtë mira të mundshme për ta (sado e papranueshme mund të na duket kjo ne krijesave në gjendjen tonë të kufizuar dhe të rënë). Perëndia punonsë bashku me secilin prej nesh, kështu që nëpërmjet vuajtjeve që duhet të keminë tokë, mund të shkojmë drejt jetës së përjetshme në shekujt që vijnë.

FJALIMI i atë Vasilit Thermos, Qendra Studentore 2011
"GEZOHU, pra, o i ri, NE RININE TENDE,
Le të GEZOHET zemra jote ne ditet e rinise sate;
NDIQ rrugët e zemrës sate dhe pamjen e syve të tu,
POR dije se për të gjitha këto gjëra
PERENDIA DO TE TE THERRASE NE GJYQ". Predikuesi 11.9
GEZOHU!
Qytetërimi i sotëm përdor fjalët GEZIM, RINI dhe LIRI në mënyrë të gabuar dhe problematike. Ai i përdor këto fjalë për të na futur në grackën e vet e për të na tërhequr në konsumim, duke paraqitur parrullat: bli gjëra se do jesh i lumtur, ndiq kënaqësinë e shqisave dhe do Të gëzohesh.
Në fakt gëzimi nuk vjen nga të pasurit gjëra, por nga marrëdhënia ndërpersonale.
VETEM NJE MARREDHENIE ESENCIALE NDERPERSONALE SJELL GEZIM TE VERTETE.
LIRIA
Kur liria kufizohet në nivel të jashtëm, njeriu nuk është i gëzuar. Shikojmë vende me banorë të pasur, por të pakënaqur. Jetojnë brenda bollëkut, por s'kanë gëzim, s'kanë as lumturi. Apostull Petro shkruan se ekziston liria që mund të jetë mbulesë e së keqes. Kam liri të zgjedhë, por brenda jam i varur nga PASIONET.
ZEMRA
Në një reklamë thuhej: ndiq zemrën tënde
Domethënë ji impulsiv, bëj në çdo moment ç'të thotë zemra.
Por zemra është e kundërta, siç e thotë dhe Shkrimi i Shenjtë, ZEMRA është njeriu i fshehur i cili është shumë i çmuar para Perëndisë. Qytetërimi përpiqet ta na bindë se realiteti është vetëm ajo që duket, ndërkohë që gjërat më të rëndësishme për njeriun janë ato thellë brenda shpirtit të tij. Zemra nuk është konsumi, por ajo që fsheh kërkesa të larta dhe fisnike të njeriut. Disa herë zemra funksionon pa e kuptuar ne. Kujto historinë e dy dishepujve që shkonin për në Emaus. Ata bënë një rrugë të gjatë me Jisuin, por nuk e kuptonin që ishte Ai. Pasi u largua Jisui ata i thoshin njeri-tjetrit: A NUK NA DIGJEJ ZEMRA KUR ECNIM ME TE?
Atë që do të arrijë qytetërimi i konsumit është të mos e ndjekim realisht zemrën, edhe pse në reklama paraqitet me parrullën ndiq zemrën.
Ti je bir i dashur!
Kur ti me
kërkove të shkruaj për ty edhe miqtë e tu për jetën shpirtërore, kam pyetur
veten nëse do të ishte vetëm një fjalë që unë do të doja më shumë se të gjitha
ta kujtonit kur të mbaronit së lexuari të gjitha ato që unë doja të shkruaja.
Gjatë vitit të kaluar kjo fjalë e veçantë ka dalë gradualisht nga thellësia e
zemrës sime. Është fjala: “bir i dashur”, dhe unë jam i bindur se kjo më është
dhënë për hatrin tënd dhe të miqve të tu. Kur u bëra i krishterë e mësova këtë
fjalë nga historia e pagëzimit të Jisuit të Nazaretit. “Dhe Jisui sapo u
pagëzua, doli nga uji, qiejt u hapën dhe Ai pa Frymën e Perëndisë duke zbritur
si një pëllumb e duke ardhur mbi të; dhe ja një zë nga qielli që tha: “ti je
biri im i dashur, në ty unë jam kënaqur”.
Për shumë
vite i kam lexuar këto fjalë dhe madje kam reflektuar mbi to në predikime,
referate, por vetëm tani kohët e fundit ato kanë marrë një kuptim më të thellë
se kufijtë e traditës sime.
Diskutimet
e shumta më drejtuan në bindjen e brendshme se fjalët: “ti je biri im i
dashur”, zbuluan të vërtetën më intime për të gjitha krijesat njerëzore, edhe
nëse ata i përkasin ose jo ndonjë tradite.
Miku im,
gjithçka që dua të të them është “ti je bir i dashur”, dhe gjithçka që unë
shpresoj është se ti mund t’i dëgjosh këto fjalë të drejtuara tek ty me gjithë
kujdesin, dhembshurinë dhe fuqinë që dashuria mund të ketë. Dëshira ime e vetme
është t’i bëjë këto fjalë të kumbojnë në çdo qoshe të qenies sate - “ti je bir i dashur”.
Dhurata më
e madhe që miqësia ime mund të të japë ty është dhurata e të qënit i dashur.
Unë mund ta jap këtë dhuratë vetëm nëse unë tashmë e kam pranuar atë në veten
time. A nuk është kjo miqësia: t’i japim njëri – tjetrit dhuratën e të qenit të
dashur?
Të jetojmë një jetë të frytshme dhe të kemi një shërbim të suksesshëm
Sa prej nesh mund të thonë se shërbimi ynë është i
“frytshëm”?
Sa prej nesh ndjejnë që jeta jonë është e “frytshme”?
Çdo të thotë të jesh “i frytshëm”? Sa fryte janë të
mjaftueshme?
Një përcaktim i jetës së frytshme është jeta e
transformuar nga Ungjilli - JETË TË TRANSFORMUARA!!! Ose mund të themi JETË TË NDRYSHUARA!!!
A është jeta jonë “jetë e transformuar” – jetë e
transformuar dhe e ndryshuar nga Ungjilli i Jisu Krishtit?
A po i ndihmon shërbimi ynë njerëzit që t’i drejtojë
rrugën e transformimit?
·
Kjo është një
pyetje që duhet menduar shpesh. Gjatë viteve që shërbejmë në kishë, a e kalojmë
kohën më shumë me programe dhe aktivitete të cilat ndihmojnë që të ndryshojnë
jetët e njerëzve të tjerë?
·
Çfarë ndodh me
këta njerëz?
·
Nga disa, kemi
dëgjuar se janë divorcuar, disa janë larguar nga kisha, të tjerë nuk janë
aktivë në jetën e krishterë.
·
Disa kanë
qëndruar besnikë.
·
Kuptojmë që
ndryshimi dhe transformimi është një udhëtim që vazhdon!
Lexo 2 Pjetrit 1: 3-11
3.
Siç na i fali të
gjitha fuqia e tij hyjnore për jetë e shpresëtari me anë të njohjes së atij që
na thirri me lavdi e me mirësi;
4.
me anë të të
cilave na dhuroi premtimet më të çmueshme e më të mëdha, që me anë të këtyre të
bëheni pjesëtarë të natyrës së Perëndisë, duke larguar prishjen që vjen në botë
me anë të lakmisë.
Të ecim me Krishtin – udhëtim i pafund
5 Gabimet e
zakonshme të atyre që largohen nga besimi:
-
Gabimi # 1 –
Përqendrimi te detajet më të vogla të fesë dhe humbja e frymës thelbësore të të
jetuarit të besimit!
-
Gabimi # 2 – Të
paturit zell pa dashuri dhe pa kuptimin e besimit.
-
Gabimi # 3 –
Futja në mentalitetin e botës që na rrethon, dhe mohimi i standardit që
Perëndia na ka dhënë në Kishë dhe nëpërmjet zbulesës së Tij të shenjtë.
-
Gabimi # 4 – Largimi nga besimi pas shkollës;
përfshirja në punë dhe në botën përrreth; lindja e dyshimit për rolin qendror
që ka besimi në jetën tonë të përditshme.
-
Gabimi # 5 -
Lejimi i dekurajimeve ose zhgënjimeve që errësojnë pamjen për Kishën dhe për të
ardhmen.
“Gjithmonë kujto”
o
Kujto gjithçka që
Perëndia ka bërë për ty.
O Perëndi, ku je? Çfarë është jeta? Pse duhet ta jetoj?
Bazuar në librin“The Question of God” të Armand Nikolit
Këtë verë lexova një libër të mrekullueshëm me titull «Ku
është Perëndia» (The Question of God) shkruar nga një profesor i Universitetit
të Harvardit, një nga universitetet më të famshëm të Amerikës. Profesori Dr.
Armand Nikoli, jep një lëndë mbi Zigmund Frojdin dhe C.S. Leëis, dy nga gjenitë
më të mëdhenj të shekullit të shkuar. Ai, në lëndën e tij, krahason pikëpamjet
e tyre për Perëndinë, dashurinë dhe kuptimin e jetës. Zigmund Frojdi është
përfaqësuesi i qëndrimit ateist dhe materialist, ndërsa C.S. Lewis përfaqëson
ateistin e kthyer në të krishterë.
Cila pikëpamje ofron përgjigje për pyetjet themelore të
jetës? Ajo ateiste dhe materialiste (d.m.dh. sekulare), apo pikëpamja e
krishterë? Kjo është tema e librit dhe biseda ime e sotme.
Filozofi i lashtë, Sokrati,
ka thënë: “Jeta që nuk shqyrtohet, nuk ia vlen të jetohet”.
Martin Luther King, Profeti
social i madh amerikan, ka thënë: “Nëse nuk keni gjetur diçka për të cilën ia
vlen të japësh jetën, atëherë nuk jeni i denjë për të jetuar”.
Në universitet, ju studentët
shqyrtoni çdo aspekt të jetës – trupin e njeriut në mjekësi, universin e pafund
dhe atomin më të vogël në fizikë, ekonominë, ligjin, sociologjinë e
psikologjinë. Studentët nëpër universitete shqyrtojnë të gjitha aspektet e
jetës, përveç njërit! Shpeshherë, nuk shpenzojnë aspak kohë për të parë veten e
tyre dhe për të kuptuar thellësitë e shpirtit të tyre.
Përse?
Sepse kemi frikë nga ajo që
do të gjejmë atje:
Një
jetë pa lumturi dhe paqe.
-
Një jetë e mbushur me ëndrra për rehati, pasuri dhe
pushtet, por duke e ditur gjithnjë se asnjë gjendje e jashtme nuk do të prehë
shqetësimet tona dhe nevojat që gjenden thellë në shpirtin tonë.
Ne jemi tempulli i Perëndisë
Trupi njerëzor është kryevepër e një projekti të shkëlqyer. Zemra e vogël
sa një grusht pompon 56 litra gjak në trupin tonë, 1000 herë në ditë nëpërmjet
60.000 milje enësh gjaku, duke i bërë qelizat e gjakut të lëvizin 168 milion
milje në ditë ose 6.720 herë rreth botës.
Truri i njeriut ka 10 bilion qeliza nervore që regjistron ato që shikon dhe
dëgjon. Në fakt asnjë kompjuter nuk mund të krahasohet me kompleksin dhe
potencialin e trurit njerëzor.
Veshja e brendshme e stomakut përmban 35 milion gjëndra të lëngjeve
sekretuese që ndihmojnë proceset kimike të cilat sigurojnë jetën.
Lëkura ka më tepër se 2 milion gjëndra të vogla djerse – rreth 6500 për cm2
– të gjitha këto pjesë të një rrjeti përforcues që rregullon temperaturën e
trupit.
Në trup mund të gjejmë rrjet komunikimi, banka kujtese, fabrika kimike të
një kompleksi të pabesueshëm, sisteme alarmi, mekanizma mbrojtës, uzina
pastrimi, depozita shkatërruese, ritransmetues elektrikë, rregullues të
sistemeve të prishura, kontrollues të temperaturës dhe sisteme të tjera
fantastike, të cilat e bëjnë trupin të vetëmjaftueshëm dhe
vetërigjenerues.
Psalmisti kur mendonte për trupin njerëzor, i drejtohet Perëndisë me këto
fjalë:
“Ti ke formuar të përbrendshmet e mia, Ti më ke endur në barkun e nënës
sime” (Ps. 139:13).
Kush erdhi e para: Kisha apo Dhiata e Re?
Do të
dëshiroja ta filloja diskutimin tonë sot me dy pyetje shumë të rëndësishme për
besimin tonë. Pyetja ime e parë është: Kush erdhi e para – Kisha apo Dhiata e
Re? Kurse pyetja ime e dytë, të cilën do ta shqyrtojmë më vonë është: Nga të
gjitha Kishat që ekzistojnë sot, cila është Kisha e vërtetë e Dhiatës së
Re?
Para se të
fillojmë diskutimin tonë për t’iu përgjigjur këtyre dy pyetjeve, do të
dëshiroja të theksoja përgjegjësinë që kemi si të krishterë orthodhoksë për të
lexuar Biblën çdo ditë dhe për ta njohur mirë atë. Bibla është fjala e
frymëzuar e Perëndisë dhe ne duhet ta përdorim këtë urtësi të Biblës si një
burim fuqie dhe transformimi shpirtëror.
Nëse
hedhim një vështrim mbi shenjtorët e Kishës, do të shohim se sa i rëndësishëm
është për ne leximi i Biblës. Shën Joan Gojarti i lexonte letrat e Shën Pavlit
të paktën dy herë në javë, disa herë tri ose katër herë në javë. Shën Serafimi
i Sarovit i lexonte katër Ungjijtë çdo ditë. Shën Joani i San Franciskos,
shenjtor i ditëve tona, e lexonte Biblën aq shumë saqë i dinte përmendsh të
katër Ungjijtë.
Të
lexuarit e Bilës është bashkëbisedim me Perëndinë. Kjo duhet bërë me përulësi
dhe respekt çdo ditë të jetës sonë.
Në këtë
pikë, sot ekziston një keqkuptim midis shumë të krishterëve perëndimorë, që
thonë se gjithçka kemi nevojë për të qenë të krishterë të mirë është të lexojmë
Biblën. Ata thonë se nuk kemi nevojë për Kishën, nuk kemi nevojë për Misteret,
nuk kemi nevojë për Etërit e Kishës, nuk kemi nevojë për Traditën e Shenjtë – e
vetmja gjë që na nevojitet si drejtues
për shpëtimin tonë është Bibla. Ky mendim, i cili është shumë i përhapur ndër
të krishterët protestantë dhe ungjillorë, na drejton te pyetja e parë që përmendëm
më lart.
Jeta e përditshme e të krishterit orthodhoks
Po filloj
me një ngjarje nga jeta e Shën Gjermanoit të Alaskës, apostullit të Amerikës.
Fakti që ai është apostull i Amerikës, i një vendi perëndimor, ka një rëndësi
të veçantë për Orthodhoksët që jetojnë në Perëndim. Shën Gjermanoi, pjesën e
fundit të jetës së tij e kaloi si eremit në ishullin Sprus. Një ditë erdhi në
ishull një anije luftarake ruse, dhe oficerët që ishin në të e ftuan atë
Gjermanoin të hanin së bashku. Kur po hanin u hap kjo temë bisede: “Për çfarë
kujdesemi më shumë në jetë? Cila është gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjë
secili prej nesh?” Me radhë secili prej oficerëve që qëndronin rreth tryezës
shprehu mendimin e vet. Disa folën për familjet dhe shtëpitë e tyre, të cilat
sigurisht ishin shumë larg nga bregdeti i Alaskës ku ata ndodheshin, pastaj
folën për kuptimin e jetës familjare dhe të fëmijëve. Më në fund erdhi radha e
Shën Gjermanoit të flasë. Cila është gjëja më e rëndësishme në jetë sipas
mendimit të tij? Ai dha këtë përgjigje: “Vëllezër, le të përpiqemi mbi çdo gjë
të bëjmë këtë: nga kjo ditë e tutje, nga kjo orë, nga kjo minutë, le të duam
Perëndinë mbi të gjitha”.
Në
përgjigjen e tij le të vëmë re kuptimin imediat që ai i dha çështjes. Duhet ta
duam Perëndinë, jo në të ardhmen e pacaktuar, jo në një tjetër rast, por
pikërisht në këtë moment, këtu dhe tani, sot, nga kjo ditë e më tej, nga kjo
orë, nga kjo minutë. Djalli na thotë “nesër” ose “dje”, por Perëndia na thotë
“sot”.
Të njëjtën
gjë e gjejmë shpesh në Shkrimin e Shenjtë. Në psalmet, p.sh. në psalmin 94,
thuhet, “Sot, në qoftë se i dëgjoni zërin, mos i ashpërsoni zemrat”. Perëndia
na flet sot. Sillni ndër mend si e fillon Krishti predikimin e Tij publik në
sinagogën e Nazaretit. Nga libri i Isaias lexon fjalët: “Fryma e Zotit është
mbi mua, Ai më ka caktuar si t’u predikoj lajmet e mira të varfërve”. Dhe
pastaj Zoti e mbyll librin dhe u thotë njerëzve: “Sot, ashtu siç e dëgjuat
vetë, ky shkrim u bë i vërtetë”. Kështu fjala e parë e predikimit publik të
Krishtit sipas Shën Llukait është: “Sot”. Shën Pavli thotë të njëjtën gjë:
“Vini re, sot është dita e shpëtimit”. Keros, koha e pranueshme, çasti
vendimtar është momenti në cilin ndodhemi, tani.
Një
përrallë, e treguar nga Tolstoi, mund të shërbejë si ilustrim. Dikujt i thanë
të gjejë cili është çasti më i rëndësishëm, cili është personi më i
rëndësishëm, cila është detyra më e rëndësishme. Ashtu si ndodh në përralla,
njeriut që duhej të zgjidhte problemin i ndodhën shumë aventura dhe si bëri
shumë kërkime më në fund dha këtë përgjigje:
Duke të njohur Ty, Zoti im, dhe duke jetuar jetën me Ty, kuptoj dhe përjetoj çdo ditë e më tepër lirinë që Ti më ke falur
Çfarë është Jisui për ne?
Jisui thotë: Unë jam gjithçka.
Peshkop Bevridge ka dhënë një ilustrim të bukur mbi
shprehjen nëpërmjet së cilës Perëndia përshkruan Veten në Dhiatën e Vjetër. UNE
JAM. Ai tha: “Perëndia nuk thotë në Dhiatën e Vjetër, Unë jam drita, drejtimi,
fuqia e njerëzve, por thjesht ‘Unë jam’.
Ai thotë:
Janë ata të dobët? - Unë jam i fuqishëm.
Janë ata të varfër? -
Unë jam i pasur.
Kanë ata shqetësime? - Unë sjell ngushëllim.
Janë ata të sëmurë? - Unë jam i shëndoshë.
Janë ata duke vdekur? - Unë jam jeta.
Ata nuk kanë asgjë? - Unë jam gjithçka.
Unë jam urtësi dhe fuqi.
Unë jam drejtësia dhe mëshira.
Unë jam hiri dhe mirësia.
Unë jam lavdia, bukuria, gjithëmjaftueshmëria,
shenjtëria…, përsosmëria, përjetësia.
Unë jam Ai që jam.
Çdo gjë që është e pastër dhe e shenjtë, çdo gjë që është
e madhe dhe e kënaqshme, çdo gjë që është e mirë ose e nevojshme për ta bërë
njeriun të lumtur, ai jam Unë”.
Shën Joan Gojarti vendos këto fjalë në gojën e Jisuit.
“Unë jam atë dhe vëlla, dhe bashkëshort; Unë jam shtëpi,
veshje, rrënjë, guri i themelit.
“Dua të ndryshoj jetën tënde” - Misioni në marrëdhëniet shoqërore
“Dhe kush
do t’ju bëjë keq, në qoftë se ju ndiqni të mirën? Por, edhe sikur të vuani për
drejtësinë, lum ju! Pra, mos kini asnjë druajtje prej tyre dhe mos u
shqetësoni, madje shenjtëroni Zotin Perëndinë në zemrat tuaja dhe jini gjithnjë
gati për t’iu përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për
shpresën që është në ju, por me butësi dhe me druajtje, duke pasur ndërgjegje
të mirë, që, kur t’ju padisin si keqbërës të turpërohen ata që shpifin për
sjelljen tuaj të mirë në Krishtin”. 1Pj. 3:13-16
Në këto
faqe do të lexoni një strukturë thelbësore për ndarjen e Ungjillit në
kontekstin e shoqërisë. Besoj që një nga mënyrat më efektive për të sjellë
njerëzit te Krishti në shekullin e 21-të është nëpërmjet marrëdhënieve
personale, që një person të ndajë me një mik, çfarë ka gjetur tek Krishti.
Fatkeqësisht shumë herë jemi të papërgatitur t’i shpjegojmë esencën e Ungjillit
një personi tjetër. Kemi eksperiencë të Krishtit dhe jetës në Kishën e Tij, por
kur fillojmë t’i shpjegojmë Ungjillin një personi tjetër shpesh devijojmë në
shpjegimin e detajeve të praktikës Orthodhokse të tilla si: rregullat e
kreshmës dhe sjelljes në kishë, pa shpjeguar kurrë marrëdhënien me Trininë e
Shenjtë mbi të cilën bazohen këto gjëra. Shpresoj që nëpërmjet këtyre fjalëve
të frymëzoheni dhe të përgatiteni të ndani Ungjillin me miqtë tuaj dhe t’i
sillni te Krishti.
Fuqia e shumëfishimit
Mund të
duket një gjë e vogël të sjellësh një person tjetër te Krishti, por ky është në
të vërtetë mjeti më i fuqishëm që kemi për të sjellë botën te Krishti. Nëse
secili nga ne do të takonte vetëm një person çdo vit dhe do t’i frymëzonte të
sillte një person çdo vit, rezultati do të ishte i pabesueshëm. Nëse 40 njerëz
do ta bënin këtë për 20 vitet e ardhshme, ne do të kishim ofruar te Krishti më
shumë se 38 milionë njerëz. Kjo shifër është më e madhe se popullsia e shumicës
së vendeve evropiane. Nëse do të rrisnim faktorin shumëfishues dhe do të
sillnim te Krishti 2 persona në vit, brenda 18 viteve do të arrinim shifrën 16
miliard njerëz më shumë se tërë popullsia e botës.
Alkooli dhe duhani
93% e të gjithë maturantëve
të shkollave të mesme e ka provuar alkoolin, drogën më të përdorur në shoqërinë
tonë. Ndryshe nga drogat më të forta, si
heroina, alkooli pranohet nga shumë segmente të shoqërisë. Shumë njerëz nuk
janë të ndërgjegjshëm për fuqitë e tij shkatërruese.
Dhjetë
milion amerikanë e pranojnë që janë alkoolistë. Ka mundësi që një numër i
përafërt njerëzish të kenë probleme me pirjen e alkoolit,
por që nuk e pranojnë kurrë këtë fakt.
Cilat
janë problemet që shoqërojnë përdorimin e tepërt të alkoolit?
A
pini cigare? Nëse pini, jeni pjesë e një grupi që po zvogëlohet çdo vit. Në 2
dekadat e fundit, përqindja e amerikanëve që pijnë duhan është përgjysmuar.
Ndërkohë që njohuria për rreziqet e shëndetit nga përdorimi i duhanit rritet,
pirja e duhanit bëhet më pak e pranueshme për shoqërinë. Madje edhe ndër
adoleshentët norma e pirjes së duhanit nuk ka ndryshuar. Afërsisht vetëm 1 në 5
adoleshentë pi duhan. Megjithatë për një grup të madh adoleshentësh pirja e
duhanit mbetet ‘gjëja për t’u bërë’.
Subscribe to:
Posts (Atom)