Showing posts with label Pashka. Show all posts
Showing posts with label Pashka. Show all posts

DIELA II E KRESHMEVE TE MEDHA



Te dielen e dyte te Kreshmeve te Medha Kisha jone Kujton Shen Grigor Palamain.
Çdo e dielë në Kreshmë përmban dy tema, dy kuptime. Nga njëra anë secila i përkete një linje në të cilën ritmi dhe logjika shpirtërore të Kreshmës zbulohen. Nga ana tjetër në rrjedhën e zhvillimit historik të kishës pothuajse çdo e dielë e Kreshmës ka marrë një temë të dytë.
Kështu të dielën e parë kisha feston Triumfin e Orthodhoksis-duke përkujtuar fitoren mbi ikonoklazmën dhe rivendosjen e nderimit të ikonave në 843 në Konstandinopojë. Lidhja midis këtij festimi me Kreshmën është plotësisht historic: triumfi I parë I Orthodhoksisë ndodhi në këtë të dielë të veçantë.
E njëjta gjë është e vërtetë edhe për përkujtmimin e Shën Grigor Palamait në të dielën e dytë. Dëmimi I armiqve të tij dhe mbrojtja e mësimeve të tij nga kisha në shekullin e 14-të u shpall si një triumf i dytë i Orthodhoksisë dhe për këtë arsye festimi i përvitshëm i saj u caktua për të dielën e dytë të Kreshmës.

KANONI I PASHKES


KANONI I PASHKES

Ngjalljen tënde o Krisht, Shpëtimtar, engjëjtë himnojnë ndër qiejtë, vlerësona dhe ne përmbi dhe të të lavdërojmë me zemër të paqme.

Krishti u ngjall së vdekurish me vdekje vdekjen shkeli edhe të varrosurve jetën u fali.

Kristos anesti ek nekron thanato thanaton patisas ke tis en tis mnimasi zoin harisamenos.

Kristos enviat di in mort ku mortja prej morte kelked shi çelordin morminte viace deruin dule.

Kristos voskrese iz mertvi iz mertvi juzmërt po pram isuçi vogrobije zhivot darova.

KENGA I
Dit’ e Ngjalljes sot na ndriti, ngazëllohuni pra, Pashka e Zotit  Pashka, se ja prej vdekjes në gëzim, dhe prej dheut lart në qiell, na shpuri me këngë mundëse Zoti Krisht, Shpëtimtari i shpirtrave.

Lavdi Ngjalljes sate të shenjtë o Zot
Le t’i zgjojmë ndjenjat tona, që ta shohim me sy, dritën e paafruar, Jisun’ i cili shkrepëtin dhe me gaz na përshëndosh, si gratë në varr me fjalën gëzohuni, Shpëtimtar’ i triumfeve.

E Shtuna e Madhe - JETA fle dhe ferri dridhet, vdekja vdiq dhe ne thirremi te jeta e amshuar!


Të Shtunën e Madhe të Shenjtë kremtojmë varrimin e Hyjtrupshëm të Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht, dhe zbritjen e tij në Ferr, me anën e të cilave qenia jonë u thirr prej prishjes dhe shkoi te jeta e amshuar.


“Ai që mbylli avushën shikohet i vdekur dhe i pështjellur me smirn' e me pëlhurë vihet në varr si i vdekshëm i pavdekshmi. Dhe gratë erdhën që ta spërkasnin me mira, duke qarë hidhur e duke thirrur: Kjo është Java  e pwrmbibekuar, në të cilën Krishti do të zgjohet e do të ngjallet i triditshëm”.

“Ai që përmban gjithësinë u ngjit më kryq, 
dhe tërë krijesa po e vajton duke e shikuar të varet i zhveshur mbi drurin; 
dielli fshehu rrezet, dhe yjet humbën dritën; 
dheu nga frika e shumtë tronditej, deti iku, gurët u çanë, dhe shumë varre u hapën, 
dhe u ngallën trupe njerëzish të shenjtë.
Ferri poshtë po rënkon, dhe judenjtë mendohen të shpifin Ngjalljen e Krishtit. 
Kjo është Java e përmbibekuar, 
në të cilën Krishti do të zgjohet dhe do të ngjallet i triditshëm”.


Zoti u kryqëzua nga dashuria për mua - E Premtja e Madhe


U kryqëzove për mua, që të më burosh ndjesën;
u shpove në brinjë, që të më rrjedhësh çurka jete; 
me gozhda u mbërtheve që të vërtetohem unë për lartësinë e pushtetit tënd nga thellësi e pësimeve të tua e të të thërres,o Krisht jetëdhënës: 
Lavdi dhe Kryqit tënd dhe Pësimit tënd, o Shpëtimtar. (Lumërimet)



Eni të himnojmë të gjithë atë që u kryqëzua për ne; 

se atë pa Maria mbi drurin e thoshte: 
Ndonëse duron kryq, po ti je Biri im dhe Perëndia im.


Duke parë qengjin e saj delja Mari të hiqet për therje,i vinte pas, duke vajtuar me gra të tjera e duke thirrur kështu: Ku vete, o Bir? Për cilin e bën këtë udhë të shpejtme? Mos bëhet prapë ndonjë tjetër dasmë në Kana dhe nxitohesh për atje që t’u bësh verë prej uji? Të vij me ty, o bir,a po më mirë të mbetem? Thuamë një fjalë, o Fjalë, mos më ler duke heshtur ti që më ruajte të qashtër, se ti je Biri im dhe Perëndia im.

E Enjtja e Madhe - “Juda bukёn e merr, nё darkёn e bekuar, dhe dorёn e paudhё e zgjati pёr argjendet, mёsonjёsin e tradhёton”.


Tё Enjten e madhe vёmendja e Kishёs kthehet drejt ngjarjeve tё Darkёs Mistike dhe nё kopshtin e Gjethsemanisё. Me Darkёn Mistike, Krishti themeloi dhe pёrcaktoi Misterin e Falёnderimit Hyjnor dhe lau kёmbёt e nxёnёsve tё tij.
Kopshti i Gjethsemanisё e drejton vёmendjen tonё nё bindjen shpёtimtare dhe nё lutjen arhieratike.

 Atëherë Jezusi shkoi bashkë me ta në një vend, që quhej Gjetsemani, dhe u tha dishepujve: "Uluni këtu, ndërsa unë po shkoi aty të lutem". 
Dhe mori me vete Pjetrin dhe të dy djemtë e Zebedeut, dhe filloi të ndjeje trishtim dhe ankth të madh.Atëherë ai u tha atyre: "Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje; qëndroni këtu dhe rrini zgjuar bashkë me mua". 
Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej duke thënë: "Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti". 
Pastaj u kthye te dishepujt dhe i gjeti që flinin, dhe i tha Pjetrit: "Po si, nuk mundët të vigjëloni me mua të paktën për një orë?

E Mërkura e Madhe - Pritmë se të vij plot me pendim dhe shpëtomë, o Zot i mëshirave!


Këtë ditë e mbush pendimi prekës, nderimi dhe mirënjohja e gruas mëkatare, që leu me miro këmbët e Krishtit. Kjo ngjarje ndodhi pak më përpara se pësimi i Krishtit. Sinaksari i ditës thotë: “Të mërkurën e Madhe e të Shenjtë etërit e përmbihyjshëm vendosën të përkujtojnë gruan mëkatare, që leu Zotin me miro, se kjo gjë ngjau pak kohë para pësimit shpëtimtar”.
Pendimi i gruas është i madh. Nuk është një pendim i vogël, por një ndryshim real në jetën e saj, që e mbushi me guxim dhe kurajë. Pikërisht këtë pendim himnon me një mënyrë të mrekullueshme tropari i njohur i Kasianisë, që mbledh në kishë mijëra besimtarë të Martën e Madhe në darkë.

Kasiania ishte një murgeshë fisnike dhe e virtytshme, që në çast ekzaltimi dhe frymëzimi shkroi kryeveprën që mban emrin e saj. Bëjnë gabim të madh ata që e njësojnë Kasianinë me gruan mëkatare për të cilën flet tropari.

Një ngjarje tjetër erëndësishme që kujtojmë të Mërkurën e Madhe është marrëveshja që bëri Juda me kryepriftërinjtë, që të tradhëtojë Krishtin për 30 monedha argjendi. Nxënësi bëhet tradhtar.
I liri bëhet shërbëtor i pasioneve dhe i të hollave.
I lumturi bëhet i padenjë dhe shembull për shmangie.
Marrëveshja e tradhtisë është ngjarje e trishtuar dhe e dhimbshme dhe për këtë besimtarët kreshmojnë çdo të mërkurë gjatë vitit.

E Marta e Madhe - Le të mos mbetemi jashtë nusërores së Krishtit.


Të Martën e Madhe e të shenjtë përkujtojmë paravolinë e dhjetë Virgjëreshave prej Ungjillit të Shenjtë. Mattheu 24:36-26:2 

Më e madhja e të martave na sjell dhjetë virgjëreshat.
Fitore i sjellin kryezotit të paanshëm.

Po, o Dhëndër Krisht, numërona me pesë virgjëreshat e urta, bashkona me grigjën tënde të zgjedhur dhe mëshirona. Amin.


Tropare kishtare për të Martën e Madhe

Unë që dremita nga mefshëri e shpirtit, o Dhëndër Krisht, 
s’kam llambadhë vitutesh të ndezur dhe u shëmbëlleva vajzave të çmendura 
dhe dremit në kohë të punës; 
po ti shkundma gjumin e errët, 
zgjomë dhe futmë bashkë me virgjëreshat e urta në nusëroren Tënde, 
ku mbretëron tingull i qartë i atyre që kremtojnë dhe thërresim pa pushim: Lavdi më ty, o Zot.

E HENA E MADHE - Le tё sjellim pemё pendimi!


Java e Madhe
Është java e fundit të jetës së Jisu Krishtit mbi tokë, ndaj dhe quhet Java e Madhe. Kjo është quajtur gjithashtu edhe Java e Pësimeve ose, siç është më njohur, Java e Shenjtë.
Ja si e përshkruan tropari i Kishës sonë fillimin e saj:

“Jav’ e madhe e shenjtë nis me shkëlqim, me pësimet e Krishtit plot me vajtim; eni pra dhe priteni, kremtojeni besёrisht. Krijuesi ja ku vjen, tё vuajё Kryq pёr ne, me hetime dhe kamxhik pёrpara gjykatёsit; pret pёr ne shuplaka, dhe pёrqeshje prej robërish, të gjitha po i pranon, pёr shpëtimin e njerëzve. Prandaj pra, thirrini: O Krisht Perёndi dhe Zot, ti dhurona ndjesën e mëkateve, qё t’adhurojmё me besë, Pësimet e hidhura”.



E Hëna e Shenjtë 
Në ditët që pasojnë hyrjen e Tij në Jerusalem, Krishti foli me dishepujt e tij rreth shenjave që do të paraprijnë Ditën e Fundit (Matth. 24:25). Atje gjejmë diskutimin e madh eskatologjik të Jisuit. Shenjat dhe lajmërimin e Fundit. “Qielli dhe toka do të largohen, por fjalët e MIA nuk do të zhduken”.

E Diela e Dafinave - Hape zemrën tënde për të mirëpritur Krishtin!


Krishti vjen me dëshirën e Tij për të vuajtur për njeriun. Kur japim diçka me dashuri, duhet ta japim lirshëm, sepse vetëm atëherë quhet dhuratë e vërtetë. Po ne, ç’do t’i ofrojmë Krishtit?
Ç’lule do të vendosim nën kryqin e Tij?

Pas ngjalljes së Llazarit, Krishti shkoi në Betani në Jerusalem. Hyrja e Tij në Qytetin e Shenjtë ishte një tjetër triumf. Ai u përshëndet nga turmat e njerëzve që e prisnin si Mesia -Mbret të Izraelit. Ata e përshëndetën me tufa lulesh në duar dhe me thirrje lavdërimi: “Hosana! I bekuar është Ai që vjen në emrin e Zotit! Bir i Davidit! Mbret i Izraelit”.
E Shtuna e Llazarit zbulon armikun, që është vdekja. E Diela e Dafinave lajmëron fitoren e Mbretërisë së Perëndisë. Në jetën e Tij Jisu Krishti flak të gjitha përpjekjet që të tjerët bëjnë për ta lavdëruar Atë. Madje gjashtë ditë para Pësimit, Ai jo vetëm nuk pranoi të lavdërohej, por vetë e rregulloi këtë lavdërim, duke bërë çfarë lajmëroi Zaharia. Ai e bëri të qartë se dëshironte të ishte i njohur si Mesia, Mbret dhe Shpëtimtar i Izraelit. Ai donte t’u tregonte hapur çifutëve që Mesia i pritur erdhi, Mbretëria e Tij ishte këtu dhe gjithë pritjet e tyre gjetën përmbushjen. Tashmë fillon Mbretëria e Tij.

“I bekuar është Ai që vjen ...”,  Krishti – Mbret u mirëprit nga fëmijët në Hyrjen e Tij në Jerusalem dhe është i mirëpritur nga çdonjëri prej nesh në zemrën tonë.

Ungjilli i lexuar në Shërbesën e Mëngjesores (Matth. 21:1-11, 15-17) përshkruan hyrjen triumfale të Jisuit në Jerusalem. Në fund të Shërbesës së Mëngjesit prifti thotë një lutje, bekon tufat e dafinave dhe më pas ua shpërndan besimtarëve. Me tufa dafinash në duar ne përshëndesim Mbretin duke kënduar. Ne e pohojmë atë si Mbretin dhe Zotin tonë. Mbretëria e Perëndisë tashmë ka filluar dhe në ditën e pagëzimit ne jemi bërë qytetarë të Tij duke premtuar të jemi besnikëKur marrim nga prifti tufën e dafinave, duke përtërirë betimin tonë tek Mbreti ynë dhe duke pohuar se jetojmë në Mbretërinë e Tij