Showing posts with label Viti Liturgjikal. Show all posts
Showing posts with label Viti Liturgjikal. Show all posts

Gjithë gjeneratat, po të lumërojnë, Hyjlindëse e vetme!

I lavdëruar dhe i gëzuar, plot me shkëlqim kujtimi yt, Mari Hyjlindëse, thirri çdo besnik këtu për të dëfryer shpirtërisht; ti në krye dhe ne pas, me valle dhe me timpanë, dhe me këngë për Birin Jisu, se nder edhe lavdi fitoj.

O Perëndi dhe Krijetar që përmban, gjithësinë pa fund, me mendje dhe me fuqi, Ti përmbaje si gjithnjë, të patronditur Kishën ton’ o Krisht, se Ti vetëm je, Shenjt i Shenjtorëve Perëndi dhe Zot.

Fjalët edhe enigmat e profetëve, e shpallnë mishërimin Tënd, prej Virgjëreshës o Krisht, dritë vetëtime, përpara gjithë kombeve, prandaj thërret me gaz avusha: Njeridashës i fortë lavdi më Ty.


Virtytet e tua qellore, do t’i tregoj nëpër botën o Zoti Krisht, se me lavdi prej lavdie të përjetëshme, ndrite shkëlqeve nga qielli për njerëzit, i mishëruar virgjërisht, na u shfaqe si njeri, dhe përmbi dhenë linde si dielli.

Shën Jonaj që u gëlltit, prej balenës për çudi, dhe qëndroj tri dit’ në mushkërit’ e asaj, na paratregoj varrimin tënd o Shpëtimtar; se shpëtoj me urdhër Perëndie, dhe i pangarë thërriste: Lavdërime si therore do të sjell o Zot.

Ngjitja në qiell e Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht


HYRJE
Festa e Ngjitjes së Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht festohet çdo vit në ditën e 40-të pas festës së Madhe dhe të Shenjtë të Pashkës. Meqë data e Pashkës ndryshon çdo vit, ndryshon edhe data e Festës së Ngjitjes. Kjo festë festohet gjithmonë ditën e enjte.
Festa vetë përkujton se të dyzetën ditë pas Ngjalljes, Jisui i drejtoi dishepujt e Tij për në Malin e Ullinjve dhe pasi i bekoi ata dhe u kërkoi atyre të prisnin për përmbushjen e premtimit të Shpirtit të Shenjtë, u ngjit në qiell.



HISTORIA BIBLIKE
Historia e Ngjitjes së Zotit tonë, e festuar si një nga 12 Festat e Mëdha të Kishës, gjendet në librin e Veprave të Apostujve 1:3-11. Ajo theksohet edhe në Ungjillin sipas Markut (16:19) dhe sipas Llukës (24:50-53). Momenti i Ngjitjes tregohet me një fjali: “Edhe si tha këto, ndërsa ata po shihnin u ngrit lart, dhe një re e mori nga sytë e tyre” (Veprat 1:9).
Paraqitja e fundit e Krishtit në tokë ishte 40 ditë pas Ngjalljes së tij prej së vdekurish. Veprat e Apostujve shpallin se dishepujt ishin në Jerusalem. Jisui u shfaq para tyre dhe i urdhëroi ata të mos largohen nga Jerusalemi, por të prisnin për “Premtimin e Atit”. Ai tha: “Joani pagëzoi me ujë, por ju do të pagëzoni me Shpirt të Shenjtë, jo shumë ditë pas këtyre” (Veprat 1:5).
Pasi Jisu dha këto udhëzime, i drejtoi dishepujt te Mali i Ullinjve. Këtu, Ai i porositi ata të jenë dëshmitarët e Tij “në Jerusalem edhe në gjithë Judenë edhe në Samari edhe deri në fund të dheut” (Veprat 1:8).

Kjo është fitorja që e mundi botën; besimi ynë - E Diela e gjashtë pas Pashkës


E diela e gjashtë pas Pashkës është quajtur “e Diela e të Verbrit”, dëgjojmë në Liturgjinë Hyjnore Ungjillin për shërimin e të verbrit (Joani 9:1-38).
Këtu kemi një temë teologjike dhe liturgjike të dritës, e cila është kaq karakteristike në shpirtin orthodhoks. Veçanërisht këtu është një kujtesë e lidhjes ndërmjet Ngjalljes së Krishtit dhe dritës që ai rrezaton në ndërgjegjet tona. Drita e Krishtit është një temë esenciale e Pashkës. Është pra, kjo temë që zhvillohet këtë të Dielë, kur shërimi i njeriut të verbër është i lidhur ose të çon nga verbëria te shërimi ynë. Në Liturgjinë Hyjnore ne dëgjojmë engjëllin e shërimit të të verbrit (Joani 9:1-38). Jisui takon një njeri i cili kishte lindur i verbër. Pasi i përgatiti një përzierje balte dhe pështymë në sytë e tij, pastaj Jisui e dërgon atë të lahet në pellgun e Siloamit. Njeriu merr dritën e tij dhe bëhet objekt kurioziteti dhe i pyetjeve djallëzore nga farisenjtë. Megjithëse, sa më shumë ata e deklarojnë Jisuin mëkatar, aq më shumë proteston njeriu se një mëkatar nuk mund t’i japë dritë një njeriu të verbër. Përjashto farisenjtë, burri që qe i verbër u gjet nga Jisui (nuk ishte ai që gjeti Jisuin, por Jisui që gjeti atë dhe kjo ka një kuptim të madh). Jisui e pyeti atë nëse ai besonte në Birin e Pernëdisë. “Kur është ai Zot, që nuk mund të besoj në të?” Jisui iu përgjigj: “Ti e ke parë atë dhe është ai që po të flet ty”. (Kujtojmë fjalët shumë të thjeshta që Jisui i tha edhe gruas samaritane): “Dhe ai i tha: “Zot, unë besoj”.
Është e qartë që verbëria fizike duke qenë një kujdes imediat i Krishtit, këtu simbolizon verbërinë shpirtërore, nga e cila Jisui na shpëtoi. Thënia më kuptimplotë në episodin e Ungjillit na jepet nga antifoni që këndojmë këtë të diel:

“Krisht, Perëndia ynë, Diell mendor drejtësie, Ti që ndrite shpirtin dhe trupin e atij që lindi i verbër me prekjen e dorës sate të panjollshme, ndrit edhe sytë e shpirtrave tanë, tregona bij drite që të të thërresim me besim: “Mëshira jote për ne është e shumtë dhe e patreguar. Njeridashës, lavdi më Ty”.

E Diela e Gruas Samaritane - Krishti: “Uji i gjallë... burimi i jetës së përjetshme”



Jemi në mesin e rrugës sonë drejt së kremtes së madhe të Pentikostisë.
Është java e mesit të Pentikostisë. Krishti na zbulon se Uji i Jetës “që rrjedh në jetën e pasosur”. Këtë të vërtetë bazë të ekzistencës na e jep Kisha jonë në këtë fragment, që përshkruan takimin e Zotit me Samaritanen.


Pjesa e Ungjillit (Joani 4:5-42)
Krishti, në personin e samaritanes, takon gjithë natyrën mëkatare njerëzore.
Nuk është thjesht jude që takoi samaritanen, por është biri i Perëndisë që komunikon dhe përfaqëson dashurinë e Tij tek çdo njeri mëkatar dhe të përbuzur.
Ky takim i Zotit është lartësues për njeriun, veçanërisht për njeriun e epokës sonë që ndjen mungesën e rrugëdaljes morale dhe shpirtërore, si dhe përbuzjen e tij nga të tjerët. Sado që njeriu të dëshpërohet nga mosrrugëdalja e mëkatit, përsëri në thellësi të tij, dëshiron që të tjerët ta vlerësojnë, ta pranojnë dhe ta duan. Nëse njerëzit nuk përgjigjen në këtë kërkesë të ekzistencës të secilit nga ne, duhet të dimë se Krishti “qëndron tek dera dhe na thërret”. Na fton personalisht, “i thërret delet e veta me emër” (Joani 10:3), që të pranojnë dhuratën e dashurisë së Tij Hyjnore. Krishti qëndron te pusi i Jakovit dhe bisedon me samaritanen. Kërkon ujë nga një grua, madje nga armikja e tij. Krishti pranon kontributin tonë dhe e konsideron bamirësi, sa të ndjehet i detyruar kundrejt nesh. Zoti kërkon ofertën e dashurisë sonë, sepse kështu kapërcejmë egoizmin dhe unin tonë.
Në mënyrë të veçantë sot na duhet një hapje e tillë në veten tonë, që e kemi ngushtuar në mënyrë të rrezikshme, deri në kufijtë e pretendimeve të pandërprera të të drejtave personale. Kontributi dhe shërbimi ynë tek të tjerët dhe sidomos, kur bëhet në emër të Krishtit, atëherë zbulon vlerën tonë të vërtetë.

Lindja e Hyjlindëses (8 Shtator)

Qëkur u vendos viti kishtar më 1 shtator, Lindja e Hyjlindëses është e para e kremte e madhe në ciklin e përvitshëm. Vendi i saj në këtë pikë është i paracaktuar. Lindja e Marisë mund të shihet si një shënim i përurimit të projektit të shpëtimit. Me lindjen e saj, ne fillojmë tashmë të presim lindjen e Birit të saj dhe gjithashtu përmbushjen që Ai u trupëzua.

Sipas traditës së shenjtë, prindërit e Marisë, Joakimi dhe Ana, mbetën pa fëmijë për shumë vite. Të dy ishin shërbëtorë të vërtetë të Perëndisë, të drejtë dhe shpresëtarë. Por lutjet e tyre pwr një fëmijë nuk kishin marrë përgjigje. Një ditë, kur Joakimi erdhi të bënte ofrimin e tij në tempull, nga që s’kishte fëmijë, ai u kthye nga kyeprifti, i cili e qortoi atë me ashpërsi për fatin e fëmijës. I dekurajuar dhe i hidhëruar Joakimi u largua në një vend kodrinor të vetmuar, midis barinjve dhe kopeve të tyre, me qëllimin për të fshehur turpin e tij. Siç ishte duke u lutur Perëndisw, qëlloi që edhe gruaja e tij Ana ishte duke u lutur në të njëjtën kohë në kopshtin e shtëpisë së tyre në Jeruzalem. Një engjëll iu shfaq të dyve, duke lajmëruar se Ana do të ngjizej me një fëmijë, emri i të cilit kishte për t’u bërë shembull për gjithë botën. Ana premtoi ta ofronte fëmijën e saj, djalë apo vajzë, si një dhuratë Perëndisë. I gjithë depresioni i tij kaloi, Joakimi u kthye në shtëpi me ngut tek gruaja e tij e dëshiruar të ndante lajmet e reja me të, vrapoi prej shtëpisë dhe ata u takuan në derën e qytetit. Në mënyrë të përcaktuar premtimi i engjëllit qe përmbushur dhe Ana lindi një vajzë, Marinë.

PAQE MBI JU - E Diela e Shën Thomait, e dyta pas Pashkës

E diela e dytë e kohës së Pashkës është quajtur “e Diela e Thomait”. Ajo i kushtohet një episodi lidhur me ngjalljen e Krishtit. Kisha jonë do ta cojë vëmendjen tonë te qëndrimi i Apostull Thomait, një qëndrim i cili ishte përkohësisht mosbesues dhe më pas thellësisht i besues. Episodi tregohet në Ungjill, i cili lexohet në Liturgjinë Hyjnore (Joani 20:19-31). Në mbrëmje të ditës ose në Ngjallje, Zoti ynë iu shfaq nxënësve të vet ndërsa ishin mbledhur bashkë. Dyert ishin të mbyllura dhe papritur Jisui ishte në mes të tyre.
Pas tregimit të përmbajtjes të ardhjes së Krishtit te nxënësit dhe tek Apostull Thomai, do të ndalemi në veçanti te një frazë që u tha Krishti nxënësve, e cila dhe atëherë, por dhe tani ka rëndësi të madhe për njerëzit. Kjo fjalë është: “Të keni paqe”.




“Paqe mbi ju”
Në Javën e Madhe kaloi para nesh e gjithë ligësia njerëzore e shumëformëshme: frika, gënjeshtrat, smira, intrigat, shpifjet, tradhtia, projekte të shumëllojshme, u shfaq rreth Krishtit të vuajtur gjithë mizoria njerëzore në kulmin e saj.
Por, shpejt, pas tri ditësh, skenari ndryshon. Kalojmë në vendin ku kryeson Ngjallja, d.m.th. triumfi i të vërtetës mbi gënjeshtrën, i pafajësisë mbi ligësinë, i gëzimit mbi dhimbjen, i shpresës mbi dëshpërimin. Zoti i Ngjallur me paraqitjet e tij të përsëritura, krijoi “klimën e Pashkës”. Edhe ne në temën e sotme, duke pasur si drejtues këtë tekst, do të gjendemi midis Nxënësve të privilegjuar, që kanë midis tyre të Ngjallurin.

“Dhe në mbrëmje të po asaj dite, që ishte e para e javës, duke qenë të mbyllura dyert atje ku ishin mbledhur nxënësit, nga frika e Judenjve, Jisui erdhi e ndenji aty në me, e u tha atyre: Paqe mbi ju! Dhe si tha këtë, u tregoi atyre duart e brinjën. Nxënësit, pra, kur panë Zotin, u gëzuan.

Lartësimi i Kryqit - 14 shtator dhe Ikona e Lartësimit


Perandori dhe nëna e tij, Shën Elena, dëshironin shumë të gjenin Kryqin e vërtetë mbi të cilin vdiq Shpëtimtari ynë për ne dhe ta nderonin atë. Për këtë qëllim, Shën Elena shkoi në Jerusalem të kërkonte kryqin e Krishtit. Ajo bëri kërkime pranë Golgothasë.
E kremtja e Lartësimit kujton gjetjen e Kryqit të vërtetë nga Shën Elena. Ajo gjeti tri kryqe. Problemi ishte: cili prej tyre ishte Kryqi i Zotit? Nuk kishte asnjë shenjë me fjalët: “Jisui i Nazaretit, mbret i judenjve”. Kryqet, njëri pas tjetrit, u vunë mbi një njeri të sëmurë. Kur kryqi i tretë preku njeriun e sëmurë, ai u shërua. Në të njëjtën mënyrë, kryqet u vunë mbi një njeri të vdekur. Përsëri ndodhi mrekullia. Njeriu i vdekur u ngjall, kur kryqi i tretë e preku atë. Kështu që kryqi i tretë ishte kryqi i vërtetë i Krishtit.

Lajmi i zbulimit u përhap nëpër qytetin e Jerusalemit dhe një turmë shumë e madhe njerëzish u grumbullua të nderonte kryqin e Zotit. Kryepiskopi i Jerusalemit, Shën Makario, e ngjit  kryqin në katedër dhe, kur njerëzit e panë atë të ngritur lart, filluan të thërrisnin, gjithnjë e më tepër “Mëshiro, o Zot”, gjatë shërbesës së Lartësimit.

Jo më, o Zot s'kam njeri që të më ndihmojë, POR Zot të kam Ty dhe gjithë botën. NUK JAM VETEM (E diela e Paralitikut)

Tashmë që jemi pagëzuar dhe jemi anëtarë të Trupit të Krishtit, nuk mund të themi si tha i paralizuari s'kam njeri që të më ndihmojë, POR Zot të kam Ty dhe gjithë botën. NUK JAM VETEM.



E diela e katërt e Pashkës është quajtur “E Diela e Paralitikut”dhe i është përkushtuar kujtimit të një mrekullie e cila historikisht i përket kohës së hershme të Jisu Krishtit.


Pjesa e Ungjillit Joani (5:1-15)
Sot kisha mediton rreth saj, sepse është një nga mrekullitë më të mëdha (nëse mund të dallojmë mrekullitë e mëdha dhe të vogla). E quajmë atë mrekulli të madhe për shkak të sëmundjes serioze që kishte zgjatur për një kohë të gjatë dhe rrethanave të shërimit të saj, sepse kjo mrekulli mban dëshminë e autoritetit të Shpëtimtarit mbi trupin njerëzor në një mënyrë të veçantë.

Në Mbrëmësoret e së Dielës ne këndojmë: “O Krisht, Perëndi i mëshirshëm, Ti erdhe dhe shërove vuajtjen e njeriut”.
Ai që mposhti vdekjen në trupin e Tij ka fuqi mbi gjithë njerëzimin. Kjo është arsyeja pse shërimi i paralitikut, ndoshta jo kronologjikisht, por më së fundi shpirtërisht, zë vend në periudhën e Pashkës.

Koha e Pashkës


                                               
Koha ndërmjet të Dielës së Pashkës dhe Pentikostisë është e njohur si “koha e Pashkës” dhe ka gjashtë të diela në këtë periudhë, duke mos futur të Dielën e Pashkës. Secila nga këto të diela ka temën e saj lidhur me Ngjalljen e Krishtit. Kjo kohë e Pashkës ka disa karakteristika të ritualit. Kryesorja është që në fillim dhe në fund të çdo shërbese këndohet himni, tropari “Krishti u ngjall së vdekurish”. Gjatë javëve që ndjekin të Dielën e Pashkës dyert e ikonostasit mbeten të hapura.
Në këtë mënyrë simbolizojmë hyrjen lirisht në të Shenjtat e të Shenjave që Jisu Krishti, prifti ynë më i lartë, na i hapi me vdekjen dhe Ngjalljen e Tij. Dyert janë hapur në Mbretërinë e Perëndisë, e cila quhet “dita e tetë”, “duke mos përfunduar kurrë dita e Mbretërisë së Perëndisë”.

Epitafi (rroba e pikturuar me figurën e Krishtit të vdekur, e lënë jashtë varrit) mbetet në Altar,
kështu që Liturgjia Hyjnore kremtohet mbi ikonën e dhënies së jetës nga varri i Shpëtimtarit.

Zot, NDRICO errësirën time! - Shën Grigor Pallamai


Ndriçomë errësirën
Kishin kaluar dy vjet që shën Grigori  përpiqej me kreshmë e agripni, me përmbledhjen e mendimeve dhe me lutje të pandërprerë. Hyjlindësen e vuri si drejtuese, mbrojtëse dhe në çdo çast e orë me lutje kërkonte ndihmën e saj. Një herë, kur të gjitha mendimet i kishte të kthyera te vetja dhe Perëndia, para tij u duk papritur një njeri i respektuar me pamje të thjeshtë (ishte Joan Theologu).
Duke parë Grigorin me dashuri, i tha: “Erdha, biri im, i dërguar nga më e shenjta dhe Mbretëresha e të gjithëve, për të pyetur për ç’arsye në çdo kohë, i thërret Perëndisë: Ndriçomë errësirën, ndriçomë errësirën?”

Grigori u përgjigj: “Ç’gjë tjetër duhet të kërkoj unë që jam mëkatar dhe vuaj nga pasionet, vVeçse të mëshirohem dhe të ndriçohem që të di e të bëj dëshirën e Tij të shenjtë?”.

Atëherë Ungjillori i thotë: “Zonja më urdhëroi mua, shërbëtorin e saj që të jem ndihmësi yt”. Grigori e ripyeti: “Dhe ku do të më ndihmojë nëna e Zotit tim, në jetën e tanishme apo të ardhmen?” Theologu iu përgjigj: “Edhe në jetën e tanishme edhe në të ardhmen”. Duke thënë këto dhe duke ia mbushur shpirtin e tij me kënaqësi të papërshkruar me premtimet e Hyjlindëses, u bë i padukshëm.

Burimi Jetëdhënës - E premtja e Javës së Ndritshme


Ishte rreth vitit 450 pas Krishtit, kur një ushtar bizantin i quajtur Leoni shëtiste në një pyll në territorin e mbretërisë së Konstandonopojës. Papritur shikon para tij një djalë të verbër, që kërkonte pak ujë për të shuar etjen e tij. Leoni me gjithë gatishmërinë e tij filloi të gjejë ujë. Kërkoi nëpër pyll, por më kot. Kështu u kthye i mërzitur te djali i verbër. Por dëgjoi një zë gruaje që i thotë: Leon nuk është nevoja që të shqetësohesh e mërzitesh, uji është pranë teje”.
Dëgjon sërish zërin e panjohur ta urdhërojë: “Leon mbret, merr nga ky ujë dhe jepi djalit të verbër të pijë e të shuajë etjen, madje edhe diçka tjetër, me këtë ujë lag sytë e tij dhe do të kuptosh menjëherë se cila jam unë që po flas me ty”.




Leoni bëri në të vërtetë sipas këshillës dhe ndodhi ashtu si dëgjoi nga zëri; i verbri fitoi shikimin. Njëkohësisht u hapën dhe sytë e Leonit, i cili kuptoi se ai zë që i foli ishte i Hyjlindëses që bëri dhe mrekullinë për të verbrin.