E Diela e Gruas Samaritane - Krishti: “Uji i gjallë... burimi i jetës së përjetshme”



Jemi në mesin e rrugës sonë drejt së kremtes së madhe të Pentikostisë.
Është java e mesit të Pentikostisë. Krishti na zbulon se Uji i Jetës “që rrjedh në jetën e pasosur”. Këtë të vërtetë bazë të ekzistencës na e jep Kisha jonë në këtë fragment, që përshkruan takimin e Zotit me Samaritanen.


Pjesa e Ungjillit (Joani 4:5-42)
Krishti, në personin e samaritanes, takon gjithë natyrën mëkatare njerëzore.
Nuk është thjesht jude që takoi samaritanen, por është biri i Perëndisë që komunikon dhe përfaqëson dashurinë e Tij tek çdo njeri mëkatar dhe të përbuzur.
Ky takim i Zotit është lartësues për njeriun, veçanërisht për njeriun e epokës sonë që ndjen mungesën e rrugëdaljes morale dhe shpirtërore, si dhe përbuzjen e tij nga të tjerët. Sado që njeriu të dëshpërohet nga mosrrugëdalja e mëkatit, përsëri në thellësi të tij, dëshiron që të tjerët ta vlerësojnë, ta pranojnë dhe ta duan. Nëse njerëzit nuk përgjigjen në këtë kërkesë të ekzistencës të secilit nga ne, duhet të dimë se Krishti “qëndron tek dera dhe na thërret”. Na fton personalisht, “i thërret delet e veta me emër” (Joani 10:3), që të pranojnë dhuratën e dashurisë së Tij Hyjnore. Krishti qëndron te pusi i Jakovit dhe bisedon me samaritanen. Kërkon ujë nga një grua, madje nga armikja e tij. Krishti pranon kontributin tonë dhe e konsideron bamirësi, sa të ndjehet i detyruar kundrejt nesh. Zoti kërkon ofertën e dashurisë sonë, sepse kështu kapërcejmë egoizmin dhe unin tonë.
Në mënyrë të veçantë sot na duhet një hapje e tillë në veten tonë, që e kemi ngushtuar në mënyrë të rrezikshme, deri në kufijtë e pretendimeve të pandërprera të të drejtave personale. Kontributi dhe shërbimi ynë tek të tjerët dhe sidomos, kur bëhet në emër të Krishtit, atëherë zbulon vlerën tonë të vërtetë.
    



“Krishti, ujë i gjallë”
Zakonisht egoizmi dhe inati personal nuk na lënë të ndjejmë dhimbjen dhe dëshpërimin e Krishtit, kur shikon nevojat e pashërueshme dhe plagët e njerëzve. Kur zemra jonë pranon dashurinë, por e mban dhe nuk ua jep të tjerëve, atëherë qenia jonë gjendet e bllokuar, d.m.th. funksionon me shqisa, me logjikë, me interes.
Kështu, funksionimi i qenies kufizohet në mendjen e njeriut, që mendon me arsyetime të ftohta dhe pa ndjenja. Me mendje dhe gjakftohtësi veproi edhe samaritania, kur Krishti i kërkoi ujë, që ajo erdhi ta nxjerrë nga pusi i thellë i Jakovit. Samaritania e shihte Krishtin me logjikë dhe nga jashtë, d.m.th. si jude. Mendja e saj e siguronte se ishte armik dhe si rrjedhim në asnjë mënyrë nuk duhej t’i shërbente. Këtu shihet se njeriu merret si “plaçkë” dhe veçoritë e tij (kombësia, karakteri, sjellja) janë mur i pakapërcyeshëm, që pengojnë dhe fshehin shpirtin dhe botën e tij shpirtërore.





“Unë jam ai që të flas”
Krishti do t’i ofrojë ujin e gjallë të jetës me kusht që të fitojë vetëdijen e gjendjes së saj shpirtërore. Biseda vazhdon në fushën personale. “Shko thirre burrin tënd”. Gjendja familjare është mjedisi kur njeriu zhvillohet shpirtërisht.

Krishti zbulon me shumë dashuri dhe respekt se samaratania nuk kishte familje, por e shkatërroi keq e më keq. Samaritania ndjen turpin e mëkatit ekzistues të saj dhe drejtohet në shtrëngim të egoizmit, derisa të mbërrijë në pikën që të njohë zotësinë profetike të bashkëbiseduesit të saj.

Të gjitha këto i lidh me ardhjen e Mesias, i cili do të çlirojë e shpëtojë njerëzit nga mëkati. Mbërrijmë në momentin kulmor të bashkëbisedimit, kur Krishti zbulon me mënyrë personale: “Unë jam ai që të flas”, zbulon se është Bir i Pernëdisë, ndonëse e fshihte këtë të vërtetë nga njerëzit. Vetëm tek samaritania dhe tek i verbri i së Dielës së ardhshme e zbuloi.
Ky zbulim është një mesazh shpresëdhënës dhe optimist për të gjithë ne.
Kur pranojmë dashurinë e Zotit, zhbllokojmë fuqinë hyjnore të shpirtit tonë dhe kështu funksionojmë fiziologjikisht. Bëhemi “shëndoshë e mirë” dhe atëherë e adhurojmë me të vërtetë Perëndinë.




Këtë adhurim kërkoi edhe samaritania dhe Krishti zbuloi se adhurimi i vërtetë i Perëndisë bëhet “në shpirt dhe vërtet”. Adhurimi i Pernëdisë – Atë, të Jisu Krishtit (të vërtetë) dhe i Shpirtit të Shenjtë d.m.th. adhurimi i Trinisë së Shenjtë. Këtu e ndjejmë se Krishti është Shpëtimtar i njerëzimit, madje, është dhe e vetmja shpresë që ka njeriu i epokës sonë. Samaritania nuk e përmbajti gëzimin e zbulimit që pranoi për veten e saj, por vrapoi dhe solli mesazhin tke bashkëatdhetarët e saj. E konsideroi si detyrë të sajën këtë mision të shenjtë.

E vërteta më e madhe që na zbulon Shkrimi i Shenjtë është dashuria e vetme dhe e pakalueshme e Perëndisë, që do të shpëtojë gjithë njerëzimi dhe të bëhemi të gjithë pjesëtarë të Mbretërisë së qiejve. Asgjë tjetër nuk e prek më tepër njeriun gjatë shekujve se sa kjo dashuri e madhe, që e çoi Zotin në vdekjen e dhimbshme mbi kryq.


Fillimi bazë i planit të Pernëdisë për shpëtimin e njerëzimit, është se çdo njeri duhet të drejtohet te Perëndia nga një njeri tjetër.

Ky fillim bazë kuptohet se na ngarkon ne, që e njohim të vërtetën e Pernëdisë dhe dashurinë e Tij, me një detyrim të madh. Detyrën që të sjellim edhe vëllezërit tanë, bashkënxënësit, shokët, pranë Perëndisë. Është detyrë e madhe e ierapostolisë së brendshme, të cilën do ta diskutojmë. Ekziston dhe ierapostoli e jashme për të cilën do të diskutojmë herë tjetër. Sot do të merremi me atdheun, qytetin, shokët tanë.

Si udhërrëfyes do të kemi ierapostullin më të madh të shekujve, apostull Pavlin, zemrën e të cilit e digjte zelli për përhapjen e Ungjillit të Perëndisë. Ndjente përgjegjësi të madhe për Krishterimin dhe për t’u përgjigjur në këtë përgjegjësi bëri gjithçka. Pati kaq sukses, sa e nxori Krishterimin nga kufijtë e ngushtë të Palestinës dhe e bëri botëror dhe ekumenik. 




No comments:

Post a Comment