Qëkur u vendos viti kishtar më 1 shtator, Lindja e Hyjlindëses është e para e kremte e madhe në ciklin e përvitshëm. Vendi i saj në këtë pikë është i paracaktuar. Lindja e Marisë mund të shihet si një shënim i përurimit të projektit të shpëtimit. Me lindjen e saj, ne fillojmë tashmë të presim lindjen e Birit të saj dhe gjithashtu përmbushjen që Ai u trupëzua.
Sipas traditës së shenjtë, prindërit e Marisë, Joakimi dhe Ana, mbetën pa fëmijë për shumë vite. Të dy ishin shërbëtorë të vërtetë të Perëndisë, të drejtë dhe shpresëtarë. Por lutjet e tyre pwr një fëmijë nuk kishin marrë përgjigje. Një ditë, kur Joakimi erdhi të bënte ofrimin e tij në tempull, nga që s’kishte fëmijë, ai u kthye nga kyeprifti, i cili e qortoi atë me ashpërsi për fatin e fëmijës. I dekurajuar dhe i hidhëruar Joakimi u largua në një vend kodrinor të vetmuar, midis barinjve dhe kopeve të tyre, me qëllimin për të fshehur turpin e tij. Siç ishte duke u lutur Perëndisw, qëlloi që edhe gruaja e tij Ana ishte duke u lutur në të njëjtën kohë në kopshtin e shtëpisë së tyre në Jeruzalem. Një engjëll iu shfaq të dyve, duke lajmëruar se Ana do të ngjizej me një fëmijë, emri i të cilit kishte për t’u bërë shembull për gjithë botën. Ana premtoi ta ofronte fëmijën e saj, djalë apo vajzë, si një dhuratë Perëndisë. I gjithë depresioni i tij kaloi, Joakimi u kthye në shtëpi me ngut tek gruaja e tij e dëshiruar të ndante lajmet e reja me të, vrapoi prej shtëpisë dhe ata u takuan në derën e qytetit. Në mënyrë të përcaktuar premtimi i engjëllit qe përmbushur dhe Ana lindi një vajzë, Marinë.
Shterpësia dhe pamundësia e tw pasurit fëmijw ishin konsideruar në mendimin çifut si një mallkim i Perëndisë për njeriun. Ky lloj të menduari ishte krijuar duke marrë parasysh që një grua shterpë nuk do të kishte shpresën e lindjes së Mesias së pritur, ndërsa bekimi i të pasurit shumë fëmijë ia jepte këtë shpresë.
Virgjëresha Mari ishte lindur në një mënyrë normale, dhe ajo u ishte dhënë prindërve të saj si një dhuratë për pastërtinë e tyre, bindjen dhe lutjen. Gjatë shtatzanisë Virgjëresha Mari zhvillohet në rrugë normale dhe është e papërlyer. Ndërhyrja e Perëndisë zhduku shterpësinë, por nuk hoqi mënjanë natyrën. Kisha Orthodhokse nuk pranon që Virgjëresha Mari lindi pa fajin e mëkatit origjinal. Kjo ka një rëndësi të madhe për jetën e besimtarëve, sepse e bën të qartë që përdorimi i mirë i lirisë së saj dhe dashuria e saj pwr Perëndinw dhe jo mënyra e pazakontë e lindjes së saj i dha vetë asaj rëndësi. Nga ky këndvështrim, çdo i krishterë mund të bëhet një shpirt “Hyjlindës”, me udhëheqjen dhe mbrojtjen e Virgjëreshës, ai mund të bëhet një me Perëndinë sipas hirit dhe e zbulon Atë në jetën e tij.
E kremtja e Lindjes së Zonjës sonë, është mbi gjithë të tjerët një rast gëzimi i madh. Lindja e një fëmije është një shkak për lumturi tek nëna dhe babai, veçanërisht kur ata kanë qenë të dëshpëruar për të mospasurit fëmijë. Në rastin e Marisë, gëzimi i prindërve është ndarë midis gjithë krijesës, se lindja e saj është shenjë paralajmëruese për shpëtimin universal që do të vijë.
Lidhja e Marisë me Birin e saj, vendi i saj brenda misionit shpëtimtar të Krishtit, nuk është kurrë, për asnjë moment i harruar. Maria është nderuar nga Kisha, së pari jo për veten e saj, por si Nëna e Zotit, sepse është kryer brenda barkut të saj ai bashkim midis Perëndisë dhe njeriut. Shumë tituj i janë dhënë Hyjlindëses në shërbesat për ditën e lindjes “Tempull dhe Fron i Perëndisë”, “Ura e Jetës”, “Parajsa Mistike”, “Tendë e gjallë e lavdisë së Perëndisë” të gjithë për të ilustruar këtë të vërtetë jetësore. Gjithnjë Maria është nderuar për shkak të fëmijës që ajo lindi; Nëna dhe Biri nuk janë të ndarë, por Mariologjia është për t’u kuptuar si një përhapje e Kristologjisë.
Kisha jonë, duke nderuar Virgjëreshën që u bë Nëna e Perëndisë nga “një bijë e Adamit” (Joan Damaskioi) zbulon gjithë bukurinë e krijesës, kur funksionon drejt dhe në lidhje me vullnetin e Perëndisë, duke nxitur gjithë krijesën për të gjetur bukurinë e tij të humbur me Virgjëreshën si një drejtuese. Shterpësia treguar tani nën shkëlqimin e Zbulesës së Perëndisë, jo vetëm nuk është një turp për njerëzit pa fëmijë, por gjithashtu jep mundësinë për besimtarët të jetojnë bekimin e Atësisë shpirtërore, Amësinë shpirtërore dhe të Birësimit shpirtëror.
Lindja e Hyjlindëses është konsideruar si “përmbushje e kohës” (Gal. 4:4) dhe ditëlindja e tërë botës. Dhe kjo ndodh, sepse Drejtuesja e Virgjër na ka drejtuar ne në krijimin e ri me Jisuin dhe ajo u “Shkallë e Jakovit” (Gjen. 28:12-13) që solli delen e humbur në vathë dhe ngriti njeriun si një engjëll lart në qiej.
Nga libri: “Viti Liturgjikal”
No comments:
Post a Comment