Showing posts with label Drejtuesi dhe roli i tij. Show all posts
Showing posts with label Drejtuesi dhe roli i tij. Show all posts

Drejtuesi dhe roli i tij (6)

SI TË UDHËHEQIM NJË STUDIM BIBLIK
  
ROLI I DREJTUESIT:

Qëllimi i dejtuesit nuk është t’u përgjigjet gjithë pyetjeve, por të ndihmojë çdo pjesëmarrës të studiojë Biblën. Drejtuesi duhet të jetë i kujdesshëm që të mos jetë i vetmi që flet gjatë gjithë kohës, por të jetë i përgatitur që t’ju japë përgjigje pyetjeve të pjesëmarrësve në studimin Biblik dhe t’i udhëheqë drejt të kuptuarit të drejtë të gjërave të reja nga Bibla. Drejtuesi gjithashtu duhet të përpiqet t’i tregojë secilit pjesëmarrës se si të zbatojë njohuritë e reja, duke u mbështetur në përvojën e tij. Mbani mend, qëllimi i këtyre studimeve është të ndihmojë në shndërrimin e jetës së secilit pjesëmarrës dhe në fillimin e një jete të re në Krisht, dhe jo thjesht të japë më tepër njohuri.

Drejtuesi dhe roli i tij (5)

Drejtuesi dhe roli i tij (5)

ROLI JUAJ SI DREJTUESE

Si person dhe si drejtues, ju do të rriteni, do të gaboni, do të mësoni të përfitoni prej gabimeve tuaja dhe për më tepër do të keni kënaqësinë të kuptoni se jeni përdorur si një instrument i Zotit për të ndihmuar në formimin dhe zhvillimin e jetës së një fëmije ose një të riu.

Ekpserienca e drejtimit të një personi drejt njohurisë shpëtimtare të Zotit, nuk mund të krahasohet me një eksperiencë tjetër. Të drejtosh kampisten për të zbuluar jetën e Krishterë, të qëndrosh me të në rritjen e saj shpirtërore, ta ndihmosh për të gjetur dëshirën e Zotit në jetën e saj – janë eksperienca të cilat ju kurrë nuk do t’i harroni.

Të kesh aftësinë për të këshilluar, do të thotë që në të njëjtën kohë të jesh edhe e interesuar për njerëzit, sepse përqendrimi yt kryesor në kamp janë vet kampistet dhe për këtë ti ke marrë përsipër disa role.

Drejtuesi dhe roli i tij (4)

Drejtuesi dhe roli i tij (4)
Disiplina pozitive dhe edukimi i krishterë
Nga perspektiva e antropologjisë së krishterë, kuptojmë që të gjithë ndajmë të njëjtën njerishmëri dhe të njëjtin problem: rënien. Jetojmë në një botë të rënë dhe ndeshemi me mëkatin, me të mirën e të keqen. Sidoqoftë, natyra jonë njerëzore, edhe pse është një natyrë e rënë dhe subjekt i mëkatit dhe vdekjes, nuk është e keqe [1] sipas mënyrës orthodhokse të të kuptuarit. Ne jemi krijuar sipas ikonës (shëmbëlltyrës) së Perëndisë, por edhe pse ky imazh është shtrëmbëruar brenda personit njerëzor, ai nuk është shkatërruar tërësisht. Në Krishtin bëhemi të pacënuar dhe imazhi i Perëndisë është restauruar tashmë(rregulluar në ne) [2].
Ne e kuptojmë që mëkati është gjithmonë rezultat i një zgjedhjeje personale dhe ushtrim i vullnetit tonë të lirë.

Drejtuesi dhe roli i tij (3)

Drejtuesi dhe roli i tij (3)
Përqendrimi i stafit drejtues ditën e parë
Pavarësisht sesa mirë është përgatitur stafi drejtues për ditën e parë, ka disa nga ato që do të kenë panik dhe do të thonë: “por çdo të bëjmë kur të vijnë vajzat”?

Ankthi i ditës së parë është i zakonshëm – edhe pse drejtuesit duan ta largojnë kohë pas kohe. Pyetja se çfarë do të bëjmë kur të vijnë vajzat duhet të marrë një përgjigje serioze dhe me kujdes.

Është një ndihmesë shumë e madhe për stafin drejtues që të kenë diçka ku të përqendrohen lehtë dhe ta mbajnë mend për ditët e para të kampit.

Formati i mëposhtëm i titulluar “BUZEQESHJA” është pikërisht për këtë qëllim. Kur themi që anëtarët e stafit drejtues ditën e parë ose të dytë duhet të “Buzëqeshin”. Me fjalën “buzëqesh nënkuptoj kuptimin literal të saj, por gjithashtu edhe 5 kuptime të tjera. Detyra jonë kryesore e cila mund të sjellë ndryshim është të lidhemi me kampistet.

Drejtuesi dhe roli i tij (2)

Drejtuesi dhe roli i tij (2)



 Kualifikimi i stafit të kampit
  •   Dëshirë dhe aftësi për të DASHUR pa kusht kampistet, t’i takoni atje ku ato janë dhe të ecim me to edhe një hap më pranë Krishtit.
  •    Dëshirë dhe aftësi për të punuar me fëmijët.

  •  Aftësi për të kuptuar të tjerët.

  •  Aftësi për të pranuar mbikqyrjen dhe udhëheqjen.

  •  Aftësi për të ndihmuar në mësimin e një aktiviteti.

Drejtuesi dhe roli i tij (1)

Drejtuesi dhe roli i tij (1)

Gjashtë karakteristikat e drejtuesit të suksesshëm,
që e mbaron mirë jetën e tij:

1 – Ruan një marrëdhënie të gjallë personale me Perëndinë deri në fund të jetës.

2 – Është gati të mësojë dhe mund të mësojë nga disa lloj burimesh, veçanërisht nga jeta.

3 – Shfaq në karakterin e tij  ngjashmërinë me Krishtin, e cila vërtetohet nga frytet e Shpirtit të Shenjtë në jetën e tij.

4 – Përjeton të vërtetën në jetën e tij në mënyrë që besimi te Perëndia dhe te premtimet e Tij  të vërtetohen.

5 – Ai lë pas një ose më shumë kontribute të mëdha.

6 – Ecën i vetëdijshëm drejt qëllimit dhe sheh disa ose të gjitha qëllimet të përmbushen.