ROLI JUAJ SI DREJTUESE
Si person dhe si drejtues, ju do të rriteni, do të gaboni, do të mësoni të përfitoni prej gabimeve tuaja dhe për më tepër do të keni kënaqësinë të kuptoni se jeni përdorur si një instrument i Zotit për të ndihmuar në formimin dhe zhvillimin e jetës së një fëmije ose një të riu.
Ekpserienca e drejtimit të një personi drejt njohurisë shpëtimtare të Zotit, nuk mund të krahasohet me një eksperiencë tjetër. Të drejtosh kampisten për të zbuluar jetën e Krishterë, të qëndrosh me të në rritjen e saj shpirtërore, ta ndihmosh për të gjetur dëshirën e Zotit në jetën e saj – janë eksperienca të cilat ju kurrë nuk do t’i harroni.
Të kesh aftësinë për të këshilluar, do të thotë që në të njëjtën kohë të jesh edhe e interesuar për njerëzit, sepse përqendrimi yt kryesor në kamp janë vet kampistet dhe për këtë ti ke marrë përsipër disa role.
- Si një mësuese – Ju jeni një mësuese në kuptimin që; zakonet, veprimet dhe reagimet tuaja, vëzhgohen dhe kopjohen nga kampistet. Duke qenë një mësuese ju jeni të përfshirë në këshillime të drejtpërdrejta. Kampistet e kuptojnë fare mirë që këshilluesit janë njerëz dhe kanë gabimet e tyre dhe për këtë ato nuk presin nga ju që të jeni të përkryera. Në çdo lloj mënyre ato do mësojnë nga ju, por do të mësojnë më shumë nëse ju me veprimet tuaja u tregoni atyre që nuk jeni të përkryera, por po përpiqeni të përmirësoheni. Veprimet dhe sjelljet tuaja ndaj të tjerëve, do të kenë një ndikim të madh në mësimin e tyre. Klasa, dhoma jote, tryeza e darkës, fusha e sportit, salla e takimeve, kisha, të gjitha këto përdorini mirë!
- Si një mike – Si një shoqe, ju jeni e interesuar për çdo pjesëmarrëse në kamp, gjërat që asaj i pëlqejnë dhe nuk pëlqejnë, problemet e saj, eksperiencat e saj dhe ju e pranoni atë, ose mëson ta pranosh atë për atë që ajo është. Ju jeni miqësore, një dëgjuese e mirë dhe e vlefshme, por në të njëjtën kohë ju i shmangeni rrezikut për t’u bërë shumë familjar. Kampistja mëson të ketë besim e të ndajë mendimet e saj më intime dhe ajo e bën këtë kur e kupton që afrimiteti i saj nuk do të thyhet. Megjithatë, kjo marrëdhënie miqësore ekziston më tepër në kampin e të rriturave. Kampistet nuk duan që ju të veproni si ato. Ju jeni një e rritur dhe si e tillë jeni ju që duhet të komandoni falenderimet dhe respektin e tyre. Nëse ju do t’i drejtoni ato, duhet patjetër t’u ngulisni në mendje që ju jeni një drejtuese. Nëse ju do të bëheni si një nga kampistet, atëherë ndikimi juaj mbi ato do të zvogëlohet në masë të madhe.
- Si administratore dhe organizatore – Ju do të jeni e përfshirë në të gjithë programin e kampit dhe do të thërriteni të jepni ndihmën tuaj në detyrat administrative të cilat do të dalin gjatë kampit. Kjo mund të përfshijë çdo gjë që i përket organizimit, duke filluar nga prezenca juaj në një program sportiv, deri në një punë zyre. Mund të përfshijë gjithashtu regjistrimin e kampisteve si dhe përgatitjen e fletëvlerësimeve. Organizimi juaj mund të shfaqet edhe në marrëdhëniet tuaja me kampistet. Shumë vendime janë të nevojshme gjatë një periudhe kampi dhe kampistet kanë nevojë për dikë që t’i japë ato. Disa kampiste janë të afta të zhvillojnë organizimin e tyre në skuadrat, pastrimin e dhomave, problemet që do të dalin gjatë kampit, por do të jenë të tjera të cilët do të kenë nevojë për këshillën tuaj. Organizimi që vjen nga këshilluesi vjen në formën e sugjerimeve, rekomandimeve, pyetjeve dhe shqetësimeve të sinqerta.
- Si një drejtuese shpirtërore – A e keni konsideruar veten tuaj më parë në këtë rol? Është e tepërt të them se ai shumë mirë mund të jetë një rol i ri për ju. Ju do t’ju shërbeni nevojave të të tjerëve në vend që ato t’ju shërbejnë ju. Shërbimi që ofron drejtuesi shpirtëror është jetësor, është vet arsyeja e të qënurit një këshillues. Në një farë mënyre ju do të ofroni tek kampistet fuqinë shpirtërore që ju vetë keni. Ju do të jeni nën kontrollin dhe drejtimin e Zotit. Shërbimi juaj do të përfshijë lutjet për të gjithë kampistet si dhe për secilën prej tyre. Ju do t’i luteni Zotit së bashku me ato, do të studjoni së bashku Shkrimin e Shenjtë dhe do të përpiqeni t’i përgjigjeni pyetjeve të tyre ose t’i drejtoni ato për tek dikush që ka mundësi t’i përgjigjet, nëse ju nuk mundeni. Ju do të jeni “reflektueset e Zotit” tek kampistet. Nëpërmjet jush ato do të shohin jetën e krishterë në vepra.
Këshillimi përshin shumë punë ose role dhe kampet do të jenë aq të vlefshëm sa edhe vet këshilluesi i tyre. Përpara se të merrni përsipër një pozicion, ju duhet të kuptoni mirë se suksesi i kampit nga ana njerëzore ka të bëjë më shumë me këshilluesit se sa me çdo person tjetër. Nëpërmjet interesit tuaj personal, kujdesit dhe miqësisë që ju do të fitoni, në një mënyrë të veçantë të drejtën dhe mundësinë për të folur me një fëmijë ose me një të re për marrëdhënien e tij me Jisu Krishtin. Ju do të jeni ato të cilat do të prezantoni tek kampistet: Shkrimin e Shenjtë, diskutimet, pyetjet, lutjet. Është një përgjegjësi e madhe, por në të njëjtën kohë është edhe një privilegj i mrekullueshëm. Ju jeni personi i cili mund të bëjë që kampi të dalë me sukses ose e kundërta.
Kampi nuk është një kohë pushimi dhe të gjithë ato këshilluese që duan të përdorin eksperiencën e tyre për këtë qëllim, më mirë të mos e provojnë fare. Është një punë dhe një shërbim. Koha jote nuk është në dispozicionin tënd, por në atë të kampisteve. Mbi ju drejtuese do të ketë shumë kërkesa dhe për këtë ju duhet të jeni shumë energjike, që duke përdorur të gjitha burimet tuaja t’i ndihmoni kampistet.
Kualifikimi sa më i mirë i këshilluesve, është thelbësore për suksesin e programit të një kampi.
Nga Norma Wright
No comments:
Post a Comment