Showing posts with label Studime Biblike. Show all posts
Showing posts with label Studime Biblike. Show all posts
RËNDËSIA E BIBLËS NË KISHËN ORTHODHOKSE

Leximi i Biblës është një nga kollonat e besimit Orthodhoks. Adhurimi, mësimet dhe praktikat tona shpirtërore i kanë rrënjët e tyre në Shkrimet e Shenjta. Bibla është njohur si LIBRI I KISHËS. Si rrjedhim është e rëndësishme të hapim Biblën dhe të shikojmë çfarë  përmban ajo në vetvete. Bibla na mëson rëndësinë e madhe, jo vetëm të leximit të Shkrimeve të Shenjta, por dhe integrimin e saj si fjalë e Perëndisë në jetën tonë.

Ashtu sikurse trupat tanë kanë nevojë për bukën e përditshme për të mbijetuar, në të njëjtën mënyrë shpirtrat tanë kanë nevojë për ushqim, me qëllim që të rriten e të piqen. Një ndryshim i tillë shpirtëror vjen veçanërisht nëpërmjet lutjes së përditshme dhe leximit të Shkrimit të Shenjtë.
Më poshtë do të lexoni vargje nga Shkrimi i Shenjtë dhe citime nga shenjtorë të Kishës të cilat theksojnë fuqishëm rëndësinë e Shkrimit në jetën tonë të përditshme:
“Dhe këto fjalë që sot po të urdhëroj do të mbeten në zemrën tënde; do t’ua ngulitësh bijve të tu, do të flasësh për to kur rri ulur në shtëpinë tënde, kur ecën rrugës, kur ke rënë më shtrat dhe kur çohesh. Do t’i lidhësh si një shenjë në dorë, do të jenë si shirita midis syve, do t’i shkruash mbi pllakat e shtëpisë sate dhe mbi portat e tua”. (Ligji i Përtërirë 6: 6-9)

“Ky libër i Ligjit mos u ndaftë kurrë nga goja jote, por mendohu për të ditë e natë, duke kërkuar të veprosh sipas të gjitha atyre që janë shkruar, sepse atëherë do të kesh sukses në veprimet e tua, atëherë do të përparosh”. (Jozuehu 1: 8)

“Lum njeriu…… që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit dhe që mëndon thellë, ditë e natë mbi ligjin e tij. Ai do të jetë si një pemë e mbjellë gjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e tij në stinën e tij dhe të cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka bën dop të ketë mbarësi”. (Psalmi 1: 1-3)

“Si mundet një i ri të bëjë rrugën e tij të pastër? Duke e ruajtur fjalën tënde. Të kam kërkuar me gjithë zemër; mos më ler të devijoj nga urdhërimet e tua. E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje. Ky është përdëllimi im në pikëllim, që fjala jote më ka dhënë jetë. Ligji i gojës sate për mua është më i çmuar se mijëra monedha ari dhe argjendi. Shpirti im shkrihet nga dëshira e zjarrtë e shpëtimit tënd; unë kam shpresë në fjalën tënde. Sytë e mi dobësohen duke pritur të shkojë në vend fjala jote, ndërsa them: ‘Kur do të më ngushëllosh?’ Sa të ëmbla janë fjalët e tua në gojën time! Janë më të ëmbla se mjalti në gojën time. Me anë të urdhërimeve të tua unë përfitoj zgjuarsinë; prandaj urrej çdo shteg fallsifiteti. Fjala jote është një llamb në shtegun tim. Princat më përndjekin pa arsye, por zemra ime ka shumë frikë nga fjala jote”.
(Psalmi 119: 9-11.50,72,81-82,103-105,161-162)

“Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë”. (Mateu 4:4)

“Sepse të gjitha gjërat që u shkruan në të kaluarën u shkruan për mësimin tonë, që me anë të këmbënguljes dhe të ngushëllimit të Shkrimeve të kemi shpresë”. (Romakëve 15:4)

“Fjala e Krishtit banoftë në ju me begati”. (Kolosianëve 3: 16)

“Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese, më e mrehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në fund të frymës, të nyjave dhe të palcave, dhe është në gjendje të gjykojë mendimet dhe dëshirat e zemrës”. (Hebrenjtë 4:12)

“Mundohu të dalësh përpara Perëndisë si i sprovuar, si punëtor që nuk ka pse të turpërohet, që thotë drejt fjalën e së vërtetës” (2 Timoteu 2:15)

“I gjithë Shkrimi i Shenjtë është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje, dhe për edukim me drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë”.
(2 Timoteu 3:16,17)

Shkrimi i Shenjtë ka qenë gjithmonë një nga thesaret më të mëdha të trashgimisë 2000-vjeçare Orthodhokse.

Ai është burimi qëndror i së vërtetës dhe faktori më krijues në adhurimin, doktrinën dhe praktikën e Kishës.

Kjo është arsyeja përse shën Isak Siriani theksoi se blloku më i madh i ndërtimit për themelin e jetës shpirtërore dhe perparimin në të është përqendrimi në Bibël dhe në njohjen e saj.
Shë Klementi i Aleksandrisë shkroi: “Ata të cilët kanë zgjedhur të kryesojnë në shenjtëri, do të kenë një ushtrim të veçantë në Shkrimin e Shenjtë”.

Si etërit e Shenjtë arritën të bëheshin drejtues të mëdhenj?

Rreth Dhiates se Re

Rreth Dhiates se Re

Dhiata e Vjeter profetizon ardhjen e Mesias, ne te gjithe librat e saj therret “Krishti do te vije ” dhe Dh e Re siguron se Mesia erdhi! Edhe Apokalipsi (ose ndryshe Zbulesa) thote: “ Krishti perseri do te vije” me Ardhjen e Tij te Dyte. Pra do te thonim se e gjithe Dh e Vj eshte profetike, pasi nis dhe mbaron me profetsi.

Dh e Vj kerkon Mesian; kerkon qe ta gjeje; kjo perben “fundin”, dmth qellimin e botes se Dh se Vj. Jobi thote me zell te madh: “Ah sikur te dija ku ta gjeja” (Job 23, 3). Ne kete kerkese Dhiata e Re pergjigjet: “ E gjetem”! (Jn. 1, 46).

Dhiata e Re perbehet nga 27 libra: Kater Ungjijte (sipas Mateut, sipas Markut, sipas Llukait, sipas Joanit), Veprat e Apostujve, katermbedhjete letrat e Apostull Pavlit (drejtuar Romakeve, drejtuar korinthianeve 1 dhe 2, drejtuar Galatianeve, drejtuar Efesianeve, drejtuar Filipisianeve, drejtuar Kollosianeve, drejtuar Thesalonikasve 1 dhe 2, drejtuar Timoteut 1dhe 2, drejtuar Titit, drejtuar Filemonit, drejtuar Hebrenjve), shtate letrat Katholike (ose te pergjithshme) (E Jakobit, te Pjetrit 1dhe 2, te Joanit 1dhe 2dhe 3, e Judes) dhe Apokalipsi (ose Zbulesa) e Joanit. Keto libra jane deshmi te Apostujve dhe te nxenesve te tjere perreth jetes dhe mesimdhenies se Krishtit dhe te Dhiates se Tij, qe u lidh me Gjakun e Tij per shpetimin e te gjithe botes; Keto libra nuk perbejne ekspozite te mesimdhenies se Krishtit dhe te Kishes se Tij, por jane shkrime (tekste) qe u shkruan gjate koheve te ndryshme per nje qellim te caktuar; Kryesisht dy arsye detyruan shkrimtaret e hirshem te shkruanin keto libra. Njeri eshte rreziku per shtremberim te mesimdhenies se Apostujve, qe vete kishte nisur te ndodhte dhe arsyeja tjeter eshte nevoja per komunikimin se largu me bashkesite e ndryshme kishtare.

Te njohim Shkrimin e Shenjte Cfare permbajtje dhe vlere shpirterore ka Bibla?


Te njohim Shkrimin e Shenjte
Cfare permbajtje dhe vlere shpirterore ka Bibla?

Shkrimi I Shenjte ose Bibla eshte libri I librave, jo sepse eshte libri me I lexuar ne bote, jo sepse ka hapur mendjen e njerezve ne historine e qyteterimit dhe as sepse mbart pjesen dermuese te kultures ne historine e librit qe nga papirusi dhe pergameni nga kodiket dhe doreshkrimet deri tek shtypshkronja e pare e Gutembergut e cila librin e pare qe botoi nuk ishte tjeter vecse bibla por se ky liber eshte libri I librave sepse eshte shkrim I I shenjte, I frymezuar nga Perendia, eshte fjala e Perendise dhe qe ne permbajtje te vet na tregon historine njerezore qe me krijimin e njeriut, renien ne mekat, historine e zbuleses se Perendise tek njerezit, katandine njerezore me kurore vdekjen dhe ardhjen e nje Mesia I cili eshte Shpetimtari Jisu Krisht, duke profetizuar ardhjen e Tij dhe duke permbushur gjithe profetsite sa jane thene per Te, me qellim shpetimin e gjithe botes nga pushteti I Ferrit dhe “mbreteria e vdekjes” ne mbreterine e Perendise ne jeten e parajses se lumur dhe te pa mbarim.

Shkrimi I Shenjte ose ndryshe Bibla permban dy Dhiata, Dhiaten e Vjeter dhe Dhiaten e Re. Fjala Dhiate do te thote marreveshje, beselidhje, qe Perendia realizon me Njeriun. Dh.e Vj. Permban 49 libra ndersa ajo e Re permban 27 libra. Gjithesej 76 libra. Keto libra jane shkruar ne nje gjatesi kohore rreth 1000 vjecare nga shek i IX para Krishtit deri ne fund te shek. te I pas Krishtit. Per arsye studimi cdo liber vone eshte ndare ne kapituj dhe vargje.

Shkrimi I Shenjte ( Permbajtja dhe Teologjia e tij)


Shkrimi I Shenjte ( Permbajtja dhe Teologjia e tij)

Duke thene Shkrimi I Shenjte kuptojme ato libra qe u shkruan nga profetet dhe Apostujt me frymezimin e Shpirtit te Shenjte, prandaj dhe quhen “ theopnevsta” pra te “frymezuara nga Perendia”. Ndahen ne libra te Dh. se Vj. Dhe ne libra te Dh. se Re. Edhe Dh. e Vj. Edhe Dh. e Re flasin per Krishtin. Qe te dy dhiatat I bashkon Personi I Mesias, Zoti yne Jisu Krisht. Nese Dh. e Vj. Profetizon per ardhjen e Mesias dhe pergatit boten per ardhjen e tij, Dh. e Re na thote per permbushjen e profetsive te Dh. se Vj per Krishtin. Lidhjen e ngushte te dy dhiatave, sintezen e tyre ne Personin e Jesu Krishtit, bukur e shprehin fjalet e Gojartit te Hirshem: “ … dy dhiata dhe dy bija dhe dy motra I drejtohen te njejtit Zot. Zot shpallet nga profetet, Krisht predikohet ne te Rene…”.

Ndersa Augustini I hirshem tha kete fjale te bukur: “ Dhiata e Re fshihet ne te Vjetren dhe Dhiata e Vj celet ne te rene” Termat Dhiate e Vjeter dhe e Re gjenden ne kete Shkrim te Shenjte. Profeti Jeremia profetizon per “ Dhiate te Re”, e cila pritet qe te kryhet me Zotin (Jer. 38:31) dhe si e “ Re” ka parasysh Dh. e “Vj” qe ekziston. Edhe Zoti na foli per “Dhiate te Re” e cila do te lidhet me Gjakun e Tij ( Mt 26:28). Me baze keto fjale te Zotit, apostull Pavli flet ne 2 Kor. 3, 6 per “Dh te Re” dhe ne vargun 14 per “Dh te Vj” ( shih Gal. 4, 24. Heb. 8, 7.9.15. 13, 20).

Studim Biblik: Të ecim në dashurinë e Perëndisë (4)

Të ecim në dashurinë e Perëndisë
 I Joanit

 Ç’do të thotë të ecim me Perëndinë?
Ç’do të thotë të duam Perëndinë?
Si mund të jemi të sigurt që e duam Perëndinë dhe po ecim me Të?

Lexo 1 Jn.2:3-11

Cilat janë shenjat që tregojnë se ne e njohim Perëndinë? (v.3-6)
-          Ne ruajmë fjalët dhe porositë e Tij
  • Diskutoni që porositë e Tij nuk janë sugjerime. Ne nuk mund të kërkojmë dhe të zgjedhim ato që janë të lehta për t’u ndjekur dhe të mohojmë të tjerat që janë të vështira.
  •  Të “njohësh” dhe të “duash Perëndinë” do të thotë të përpiqesh të ndjekësh porositë e tij, më e madhja e të cilave është “dashuria për tjetrin”.
-          Ne ecim/jetojmë ashtu si Ai eci/jetoi
  • Si eci Krishti? Si jetoi Ai?
    • Gjithmonë duke shfaqur dashuri ndaj të tjerëve, gjithmonë duke u shërbyer të tjerëve, gjithmonë duke u kujdesur për të tjerët.

Studim Biblik: Ne jemi imitues të pësimeve dhe vuajtjeve të Tij (3)

Studim Biblik 
Ne jemi imitues të pësimeve dhe vuajtjeve të Tij.
9:18

Përse ekziston vuajtja në botë? Përse vuajmë ne të krishterët? A mund të ketë vuajtja ndonjë qëllim pozitiv? A duhet të presim vuajtje në jetët tona? Diskutoni.

Lexo Lk. 9:18 – 36

(Por lexoni të gjithë këtë pasazh nga një perspektivë e vuajtjes. Çfarë po u thotë Jisui dishepujve të Tij për vuajtjen?)

            Nga ky pasazh i përgjithshëm, ne mund të shohim se për çfarë bën fjalë lavdia e Jisuit. Megjithëse Jisui është Perëndi, Ai ende është gati të vuajë për të tjerët.

v. 18 – 22. Çfarë thuhet këtu?

- Megjithëse Jisui është Mesia, Ai është një Mesi i vuajtur. Jisui është Perëndi dhe, megjithatë, Ai është gati për të vuajtur me dëshirë.

- Cila ishte vuajtja konkrete që duroi Jisui?

Studim Biblik: Si të jetojmë për lavdinë e Perëndisë (2)

Studim Biblik 
Si të jetojmë për lavdinë e Perëndisë
(Ef. 3:14 – 21)

Në letrën e shën Pavlit drejtuar Efesianëve, Shën Pavli thotë një lutje e cila përmbledh dëshirën e tij për të krishterët e Efesit. Në këtë lutje, nuk e shohim dëshirën e shën Pavlit të drejtuar ndaj gjërave të jashtme ose materiale, por si një lutje për gjërat më thelbësore në jetë.

Tregojini kujtdo të lexojë lutjen e shën Pavlit (Ef. 3:14 – 21) në heshtje me veten e tij. Pastaj, mbasi gjithsecili të ketë mbaruar, lexojeni lutjen përsëri me zë të lartë:

 Çfarë do të thotë “Unë lutem që, sipas pasurisë së lavdisë së Tij…”

               Shën Pavli lutet që të gjithë ne “të mund të kemi pasurinë e lavdisë së Tij.”
               Por, cila është lavdia e Perëndisë? A është lavdia e Perëndisë e ndryshme nga ajo e botës?

  • Lavdia e botës – para, fuqi dhe famë.

Studim Biblik: Vishuni me virtytin më të madh, Dashurinë (1)

Studim Biblik
Vishuni me virtytin më të madh: Dashurinë
1 Kor. 13:1-13

Cili është virtyti më i madh i cili na ndihmon që të jetojmë së bashku në paqe dhe harmoni me njëri – tjetrin? Diskuto.
  • Dashuria
  • Falja
  • Respekti
  • Mirësia

Lexo 1 Kor. 13:1-13, himni i dashurisë
Çfarë nënkupton “të flisja gjuhët e njerëzve dhe të engjëve?”
  • Disa njerëz mund të kenë talente dhe dhurata të veçanta; disa të tjerë mund të pretendojnë se kanë marrëdhënie të veçantë me Perëndinë, por kujtoni gjithmonë atë që është karakteristika më e rëndësishme: DASHURIA.

Studim Biblik (4) - Rrëfimi i Shenjtë

Studim Biblik (4) - Rrëfimi i Shenjtë


Lexo Psalmi 32

Çfarë do të thotë kjo lutje e Mbretit David mbi mëkatet?
-         dëgjoni disa përgjigje nga grupi

Lexo çdo varg të psalmit 32 dhe pyesni anëtarët e grupit çfarë mendojnë për atë që thotë çdo varg rreth mëkatit dhe rrëfimit:

v. 1 – lum ai njeri të cilit i janë larguar mëkatet
- për aq kohë sa mëkatojmë dhe jetojmë me mëkatin tonë, jeta jonë nuk do të bekohet nga Perëndia. Mëkati ynë na ndan nga Perëndia!
- kush është në gjendja të falë mëkatet tona? Vetëm Perëndia! Prandaj, ne duhet të kthehemi tek Ai.

Studim Biblik (3) - Praktika për leximin e Biblës

Studim Biblik (3) Praktika për leximin e Biblës

Mësuam sa e rëndësishme është të lexojmë Biblën vazhdimisht.  Mësuam edhe se është e vështirë të lexojmë Biblën në një mënyrë të drejtë. Megjithatë si mund t’i lexojmë Shkrimet nga ana e një perspektive Ortodokse?
  
Nëse kemi këtë qëllim në mendje, të përjetojmë fuqinë transformuese të Shkrimeve, atëherë duhet të kuptojmë plotësisht si të lexojmë Biblën sipas perspektivës Orthodhokse. Këtu mund të ndryshojmë nga Protestantët, në kuptimin e tyre të leximit të Biblës.


 a) Zotëroje Biblën. Çfarë do të thotë?

Para së gjithash, duhet të ngulitim në mendjen tonë që nuk duam thjesht të lexojmë Shkrimet e Shenjta. Qëllimi ynë është ta zotërojmë fjalën e Perëndisë, ta bëjmë atë pjesë të jetës sonë.

Studim Biblik (2) - Rëndësia e Biblës në Kishën Orthodhokse

Studim Biblik (2) - Rëndësia e Biblës në Kishën Orthodhokse


Hyrja:

Leximi i Biblës ka qenë një nga kollonat e besimit Orthodhoks.  Adhurimi, mësimet, dhe praktikat tona shpirtërore i kanë rrrënjët e tyre në Shkrimet e Shenjta.  Bibla është njohur si LIBRI i Kishës.  Si rrjedhim është e rëndësishme të hapim Biblën e të shikojmë çfarë ajo përmban në vetvete.  Bibla na mëson rëndësinë e madhe, jo vetëm të leximit të Shkrimeve të Shenjta, por dhe integrimin e saj si fjalë e Perëndisë në jetën tonë.

Ashtu sikurse trupat tanë kanë nevojë për bukën e përditshme për të mbijetuar, në të njëjtën mënyrë shpirtrat tanë kanë nevojë për ushqim me qëllim që të rriten dhe të piqen. Një ndryshim i tillë shpirtëror vjen veçanërisht nëpërmjet lutjes së përditshme dhe leximit të Biblës.  Më poshtë janë vargje nga Bibla dhe citime nga shenjtorë të Kishës të cilat afirmojnë fuqishëm rëndësinë e Shkrimit në jetën tonë të përditshme.

Studim Biblik (1) – Lutja

Studim Biblik (1)  – Lutja
Lk: 11: 1-13 
Çfarë është lutja dhe si duhet të lutemi?

1) Çfarë është lutja?
-         Lutja është një bashkim dhe një lidhje me Perëndinë me qëllim që të zhvillojmë një marrëdhënie intime me Të.
-         Lutja është momenti më intim, e më personal në jetë; është një dialog personal me Perëndinë
-         Lutja është dhoksologji, lëvdim, falënderim, rrëfim, përgjërim, dhe ndërmjetësim ndaj Perëndisë. Eshtë një rrugë drejt jetës së përtërirë dhe shpirtërore.  Është mirënjohje ndaj Perëndisë


2) Si e perceptoni Perëndinë për të cilin luteni?
-         Ai është i madh, i frikshëm, Krijuesi i universit.  Dikush nga i cili duhet të kemi frikë, dridhje dhe nderim.

Studim Biblik: Të ecim me Krishtin; Udhëtim i pafund! (6)


Të ecim me Krishtin; Udhëtim i pafund! 

Studim Biblik Nr. 6

Kemi studiuar personazhe të ndryshëm nga Bibla gjatë gjithë ditëve të kaluara. Kemi mësuar sesi ata kanë ecur me Perëndinë. Tani mendoni për vetë jetët tuaja dhe për të gjitha ato që keni dëgjuar  për besimin. Diskutoni pyetjet në vazhdim:

Çfarë do të thotë për ju « të ecësh me Krishtin?»

Cilat janë disa nga arsyet kryesore, që besimtarët ndalojnë së ecuri me Krishtin dhe largohen nga besimi?

Përse dekurajohen njerëzit brenda kishës dhe përgjithësisht në jetën e tyre?

 Për çdo pyetje përpiqu të gjesh përgjigje nga personazhet Biblike që studiuam. Kujtojini anëtarëve të grupit që personazhet nuk ishin të pamëkatë. 


Studim Biblik: Të ecim me Krishtin; Udhëtim i pafund! (5)

Studim Biblik: Të ecim me Krishtin; Udhëtim i pafund! -Shën Pavli

Studim Biblik Nr. 5



Shën Pavli shpesh jepte u këshilla nxënësve të Tij si të vazhdojnë besnikërisht të ecin me Krishtin deri në fund. Shumë e fillojnë me zell, me entuziazëm, me besim por pak e çojnë deri në fund. Prandaj Pavli i foli me aq ndjenjë Timoteut.

“Sa për mua, po spërkatem si ofertë pije, dhe koha e nisjes sime arriti. 
Luftën e mirë e luftova, 
e përfundova vrapimin,
e ruajta besimin. 
Pas kësaj më pret kurora e drejtësisë, 
që Perëndia, gjykatësi i drejtë do të më japë atë ditë, 
jo vetëm mua por edhe gjithë atyre që presin me dashuritë shfaqurit e tij”. (2Tim 4: 6-8)

Studim Biblik: Të ecim me Krishtin; Udhëtim i pafund! (4)

Të ecim me Krishtin; Udhëtim i pafund – Rruga e Kryqit


Studim Biblik Nr. 4


Kur flasim për të ecurit me Krishtin, kjo mbi të gjitha do të thotë të ecim në rrugën e Kryqit. Një nga shtrembërimet më të mëdha që predikuesit, priftërinjtë dhe udhëheqësit bëjnë shpesh në lidhje me jetën shpirtërore është përpjekja për zvogëlimin e “jetës së kryqit”, ose përpjekja dhe përqendrimi vetëm në “jetën me bollëk” në Krishtin, duke harruar që për të shijuar jetën me bollëk, duhet të ecim vazhdimisht në rrugën e kryqit.

Një thënie sfiduese nga teologu rus Nikola Berdayev:

Të ecim me Krishtin; Udhëtim i pafund! (3)

Të ecim me Krishtin; Udhëtim i pafund! (3) – Jozefi

Studimi Biblik Nr.3


Hyrje:

Jozefi është figura e katërt madhështore që takojmë te Zanafilla (pas Abrahamit, Isakut dhe Jakovit). Ai është biri i njëmbëdhjetë i Jakovit dhe Zanafilla tregon më shumë rreth tij se për ndonjë figurë tjetër.

Jozefi është një shembull i mirë se si ecën dikush me besnikëri në Perëndinë, madje edhe në mes të vështirësive dhe fatkeqësive. Shumë nga etërit e Kishës e shohin Jozefin si një parafigurim të Jisu Krishtit, sepse ashtu si Krishti edhe Jozefi vuajti padrejtësisht prej njerëzvi të tij edhe në fund triumfoi. Ai është shembull këmbënguljeje, i cili i tejkalon fatkeqësitë me ndihmën e Perëndisë.

Studim Biblik: Të ecim me Krishtin; Udhëtim i pafund! (2)

Të ecim me Krishtin; Udhëtim i pafund! – Abrahami

Studim Biblik Nr. 2

Hyrje:

Abrahami është një nga figurat më të mëdha të Dhiatës së Vjetër. Ai është i njohur për ecjen me Perëndinë. Marrëdhënia e tij është një nga më intimet me Perëndinë. Të ecurit e tij me Perëndinë karakterizohej nga një bindje totale ndaj Zoti, besim edhe pas shumë vitesh pritjeje, gatishmëri për t’i dhënë Perëndisë atë që është më e çmuara në jetën e tij dhe një besim i vazhdueshëm tek Perëndia. Abrahami është njohur si ati i të gjithë besimtarëve (judenjve, të krishterëve dhe myslimanëve).


Lexo Zan12:1-9 Thirrja dhe premtimi i Perëndisë për Abrahamin

Kush ishte thirrja e Perëndisë përAbrahamin? Sa e vështirë ishte kjo thirrje?

Studim Biblik: Të ecim me Krishtin; Udhëtim i pafund! (1)

Të ecim me Krishtin; Udhëtim i pafund! - Adami dhe Eva

Studim Biblik Nr. 1

Prezantim:

Fol për planin origjinal të Perëndisë për krijimin. Ai krijoi Adamin dhe Evën për të jetuar në komunikim me Të. Ato do të ishin në paqe, të mbushur me dashurinë e Tij, duke u gëzuar në krijimin përreth tyre. Jetët e tyre do të ishin një udhëtim i vazhdueshëm thellë e më thellë në dashurinë e Perëndisë. Jeta kishtenjë kuptim dhe një qëllim dhe ishte mbushur me lumturi të vërtetë.

Adamidhe Eva ishin krijuar perfektë, në imazhin e Perëndisë. Perfektë nuk do të thotë që ato ishin një projekt i kompletuar, por që ato kishin gjithçka që i nevojitej për të ecur me Perëndinë dhe duke thelluar komunikimin me të.

Të jesh krijuar në imazhin e Perëndisë do të thotë:

Studim Biblik: Ekzistenca me vdekjen (7)


Studim Biblik

Ekzistenca me vdekjen

-         Çfarë mendoni për temën e vdekjes?
-         Pse shumë njerëz kanë frikë nga vdekja?
-         Çfarë është vdekja?
-         Çfarë do të ndodhë kur ne të vdesim?

Gjatë gjithë historisë së kishës, ka pasur shumë njerëz që kanë qenë shumë të turbulluar dhe të frikësuar nga vdekja?  Edhe në Kishën e hershme, shohim konfuzion në letrat e Shën Pavlit.

Lexoni 1 Thes. 4:13-18

Të krishterët në Selanik ishin të turbulluar dhe konfuzë për besimtarët që vdisnin. Si shumë të krishterë, edhe ata mendonin që ardhja e dytë e Krishtit do të ndodhte shumë shpejt. Prandaj, ata nuk mendonin për vdekjen.  Por kur disa nga anëtarët filluan të vdisnin, ata nuk e kuptonin se çfarë u kishte ndodhur atyre. 

Studim Biblik: Bashkekzistenca me njerëz që janë të ndryshëm nga ne (6)


Studim Biblik


Bashkekzistenca me njerëz që janë të ndryshëm nga ne

Gruaja Samaritane

Cilët janë njerëzit për të cilët shqipëtarët kanë paragjykime?
-         Jevgjit, Serbët, nga veriu ose nga Jugu?

Pse njerëzit kanë paragjykime të tilla?

Çfarë paragjykimesh keni ju?
-         për njerëzit e paaftë, për njerëz të pasur ose të varfër, për njerëz nga besime të tjera? Njerëzit me flokë të verdhë ose diçka tjetër?

A mendoni se Perëndia na do ne orthodhoksët me shumë se të tjerët? Diskutoni.