Studim Biblik
Bashkekzistenca me njerëz që janë të ndryshëm nga ne
Gruaja Samaritane
Cilët janë njerëzit për të cilët shqipëtarët kanë paragjykime?
- Jevgjit, Serbët, nga veriu ose nga Jugu?
Pse njerëzit kanë paragjykime të tilla?
Çfarë paragjykimesh keni ju?
- për njerëzit e paaftë, për njerëz të pasur ose të varfër, për njerëz nga besime të tjera? Njerëzit me flokë të verdhë ose diçka tjetër?
Lexo përsëri vargjet 7-9
Pse supozohet se Jisui nuk kishte marrëdhënie me Samaritanët?
- Ishin një komb me judenjtë dhe për shkak të pushtimit nga armiqtë u ndanë nga kombi i tyre dhe krijuan lidhje martesore me popuj paganë dhe pranuan adhurimin e tyre. Dhe për këtë ata u urryen nga judenjtë, sepse ata humbën pastërtinë e racës së tyre dhe ky ishte një mëkat i pafalshëm.
Çfarë ka diçka të veçantë v.10?
- Krishti ëhstë gati t’i afrojë ndihmë të gjithëve pavarësisht se cilët janë ata (pavarësisht se të çfarë kombësie kanë, kujt besimi i përkasin, çfarë të kaluare kanë, etj.
Si e kuptojmë këtë mësim, në lidhje me marrëdhëniet tona me të të tjerët?
- Krishti nuk kishte turp, as frikë të bisedonte me një grua armike të popullit të tij, por për më tepër i premtoi asaj që do t’i jepte ujë nga uji që jep jetë, sepse në çdo zemër njerëzore ka etje për diçka që vetëm Jisu Krishti mund ta plotësojë.
Si mund të komunikojmë me njerëz të besimeve të tjera?
- Mënyra më e mirë është të gjejmë ura lidhëse midis nesh dhe t’i përdorim këto ura për t’i tërhequr ata drejt së vërtetës, dhe jo t’i akuzojmë për gabimet e tyre.
Lexo vargjet 16-18
Çfarë lloj gruaje ishte ajo? Si e trajtoi Jisui atë?
- Ne si të krishterë, çfarë duhet të mposhtim në vetvete, në mentalitetin tonë duke parë se Jisui theu pengesat midis judenjve dhe samaritanëve, duke e parë atë të përshëndeste një grua në publik?
Ju si mendoni sot po të shihni një skenë të tillë, d.m.th. të shihni një njeri të shenjtë të bisedojë me një grua të përdalë?
Lexo vargjet 35-38
Çfarë nënkupton vargjet 35? Si mund ta zbatojmë këtë në botën në të cilën jetojmë?
- Ne duhet të kuptojmë përgjegjësinë e madhe dhe privilegjin që kemi për të ndihmuar në shpërndarjen e Ungjillit.
Sa prej nesh janë gati të përhapin fjalën e Perëndisë në popull ose në ndonjë vend me besim tjetër?
- Shumica prej nesh nuk e bëjnë këtë gjë, sepse shpeshherë kanë turp të pohojnë se jemi të krishterë, jo më të flasin për krishterimin, prandaj ashtu siç Krishti kaloi përtej dallimeve historike të popullit të vet kështu edhe ne duhet të kalojmë përtej egoizmit tonë.
Lexo vargjet 39-42
Cili është rezultati i bisedës së Jisuit me gruan?
- Gruaja dhe tërë fshati i saj besoi në Krishtin
- Krishti shkatërroi armiqësinë midis judenjve dhe samaritanëve, burrave dhe grave, midis mësuesve dhe grave dhe për më tepër me gratë e përdala.
Atë Luka Veronis
No comments:
Post a Comment