Studim Biblik
Bashkekzistenca me armiqtë
- Vrasja e dhjakonit Stefan. (Vep 7:54-60)
- Kthimi i Saulit në rrugën për në Damask. Përndjekësi i përndjekur. (Vep 9:1-31)
Hyrje
Në përgjithësi, çfarë mendoni për një person që ka vrarë?
A ka shpresë për një person të tillë?
Çfarë duhet të bëjmë ne si të krishterë?
Cila është porosia me e madhe që na ka dhënë Perëndia?
Tema e takimit tonë është bashkekzistenca, dhe ne sot do të bëjmë një studim Biblik rreth kësaj teme. Por, kjo është një temë e përgjithshme dhe ne duhet të studiojmë një temë të veçantë e cila do të dalë gjatë këtij studimi. Do të flasim për vrasjen e dëshmorit të parë të kishës sonë, dhjakonit Stefan, dhe për kthimin e apostull Pavlin në rrugën e Damaskut.
Lexo i pasazhit Veprat 7:54-60
Kush ishte Sauli?
– Ai ishte një farise, besimtar jude që i bindej ligjit
– Përpara se të pagëzohej, apostull Pavli e kishte emrin Saul dhe ai mori pjesë në vrasjen e dhjakonit Stefan. Ai ishte armiku më i egër i krishterimit që persekutonte të krishterët.
Lexo Veprat 9:1-31
Çfarë ndodhi rrugës për në Damask?
– Shën Pavli takon Krishtin, dhe jeta e tij ndryshon.
Si e ka parë Shën Pavli kthimin e tij.
– Ai ishte një mjet, një vegël e veçantë e Perëndisë për të predikuar fjalët e tij. Tek Efesianët Shën Pavli thotë: “Unë nuk jam shpëtuar nga veprat e mia, por nga Hiri i Perëndisë”. (lexime nga Gal 1:15, Ef 2:3, Kol 1:24-2:7, I Tim 1:12-17 etj.)
Lexo varget 10-14
Kush ishte Anania? Çfarë mendoni për veprat e Ananias?
- Ai ishte një njeri që kishte frikë Perëndie, ishte i bindur ndaj Perëndisë, POR DHE kishe kurajo, ishte i mbushur plot me Shpirtin e Shenjtë dhe ishte i gatshëm të bënte gjithçka.
Si mund të reagojmë ne, nëse ishim në vendin e Ananias?
A u kthye menjëherë Sauli në i krishterë?
- Po dhe jo. Po, ai i takoi Krishti në rrugën e Damask dhe u kthye. Por, dhe jo. Kthimi i tij nuk ishte një moment i vetëm, por kthimi i tij nga Perëndia ishte që në barkun e nënës dhe për më tepër që kur ai ishe farise dhe kur ai studionte ligjin e Moisiut dhe kërkonte Perëndinë. Ai kishte një dëshirë i madhe për Perëndinë.
Si mund të krahasojmë Saulin me fanatikë të besimeve të tjera?
Çfarë bëri Sauli sapo u pagëzua?
- Filloi të përhapte Ungjillin e Perëndisë. Kur ne takojmë Krishtin, jeta jonë mund të ndryshojë menjëherë!
Lexo Vep 9:26-30
Çfarë mendoni për veprat e dishepujve ne vargu 26? Mund të veproni në mënyre të tille?
Çfarë mendimi keni për Barnabën, dhe veprat e tij?
- Ishte një njeri që kishte frikë Perëndie, i bindur ndaj Perëndisë, kurajoz, ishte gati të ndryshonte mendimet e të tjerëve për Pavlin, ishte i gatshëm.
- Kush është kuptimi i emrit Barnaba? Biri i inkurajimit.
Si mund të imitojmë veprat e Barnabën në kohën e sotme?
Gjithmonë kujto, si të krishterë, kemi shpresa që mirësia ekziston brenda çdo personi, pavarësisht kush është apo çfarë ka bërë!
Zbatimi në jetë
- Si janë marrëdhëniet tona me të tjerët?
- Po me armiqtë tanë? Si mendoni për ta?
- Sa persona janë që nuk flasin me persona të tjerë? Pse ndodh kjo?
- Çfarë duhet të bëjmë?
- Çfarë mësimi nxjerrim nga ky studim?
Atë Luka Veronis
No comments:
Post a Comment