Studim Biblik: Bashkekzistenca me krijesat (4)


Studim Biblik


Bashkekzistenca me krijesat

Si duhet t’i shohim ne të krishterët marrëdhëniet tona me botën dhe krijesën rreth nesh?  Me natryën, me kafshët, me insektet, me të gjitha krijesën.  Diskutoni.

Cilët janë disa shembuj sesi abuzojmë në këtë marrëdhënie?
-         ndotja nga fabrikat, nga firmat e mëdha të cilat shkatërojnë ambientin (diskutoni për ndotjen e burimeve ujore, të ajrit, shkatërimin e shtresës së ozonit, zhdukjen e kafshëve dhe bimëve të rralla të cilat kanë një vlerë të madhe për shkencën dhe mjekësinë.
-         ndotja nga individë, të cilët shkatërojnë bukurinë rreth nesh (diskutoni si duket Shqipëria sot krahasuar me atë të para 15 vjetëve.  Pse ka plehëra e papastërti kudo?  Si na bën të ndihemi kur e shohim kështu?


Lexoni Zanafilla 1:1-4, 9-11, 18-21, 24-31

Pasi Perëndia krijon secilën krijesë të re, çfarë thotë ai për të? Si e përshkruan atë?                                            “Atëherë Perëndia shikoi të gjitha ato që kishte bërrë, dhe ja, ishte shumë mirë?”

Lexoni përsëri 1:26-31

Mendoni shembullin e një mbreti të madh që qeveris mbi njerëzit e tij. Në qoftë se qeveris në mënyrë të keqe, të gjithë njerëzit do të vuajnë. Në qoftë se është një mbret i mirë, i ndershëm, i drejtë, të gjithë njerëzit do të kenë mirë nga qeverisja e tij.

Ne si krijesa njerëzore kemi një përgjegjësi të madhe të kujdesemi për të gjithë krijesën.

Natyrisht, duhet kujdes për të mos kaluar në ekstremin tjetër. Ka disa grupe për mbrojtjen e kafshëve dhe të natyrës që kujdesen më shumë për kafshët sesa për njerëzit. Grupe që duan “të shpëtojnë balenat, elefantët, arinjtë panda.” Ata përqendrohen kaq shum në këto qëllime sa harrojnë përgjegjësinë e tyre të parë “të shpëtojë krijesën njerëzore.” Mos bëni njërën pa u kujdesur për tjetrën.

Pika kryesore që duam të theksojmë këtu është: “Të gjitha Zoti i bëri me dashuri dhe në shërbim të njeriut. Ndonëse ne njerëzit jemi krijesa më e përkryer, kemi për detyrë t’i respektojmë të gjitha krijesat e tjera, ti duam ato dhe të marrim pjesë së bashku ne adhurimin e Krijuesit të vetëm të përbashkët, Perëndisë sonë. (Atë Paisio).


Diskutoni shembuj të shenjtorëve të cilët kishin marrëdhënie të veçanta me kafshët.
- Shën Serafimi i Sarovit i cili ishte mik i arinjve dhe kafshëve të tjera të pyllit.
- Shenjtorët nuk kishin frikë nga kafshët, sepse ata kishin marrëdhënië të veçantë me Perëndinë, dhe në këtë mënyrë me gjithë krijesën e Perëndisë.


Lexoni Psalmin 148  “Krijesa lavdëron Perëndinë”

Çfarë kuptojmë nga ky psalm, i cili është një shembull i shumë psalmeve të tjera në Bibël?
 - Të gjitha krijesat kanë një marrëdhënie me Perëndinë. Të gjitha gjërat mund të lavdërojnë Perëndinë.

Përmbledhje
Një person që ka prirje frymore, mund të ndjehet më i afërt me Perëndinë kur ndodhet në mes të veprës së duarve të tij. Krijimi është pjesë e rëndësishme e jetës një njeriut. Disa kristianë e shohin botën dhe natyrën si diçka që duhet jetuar. Disa të tjerë e shohin botën dhe gjithçka si diçka që ata janë këtu për t'u parë më vonë e janë bërë nga Zoti i cili i do dhe kujdeset për botën. Ata  besojnë  edhe qëjanë pjesa më e rëndësishme e krijimit.

Si t'i zbatojmë ne si të krishterë të gjitha këto? A na bëjnë vërtet përshtypje dhe ndikojnë në ndëgjegjen tonë? Si veprojmë kur shohim dëmtim të krijesës së Zotit?



Përfundime
Duaje të gjithë krijimin e Zotit, gjithçka që është në të dhe çdo grimcë të rërës, duaje çdo gjethe, çdo rreze drite të Zotit, duaji kafshët, duaji bimët, duaje gjithçka. N.q.se ti do gjithçka ti do të marrësh misterin Hyjnor të gjërave. Dhe sa po ta kesh marë atë, ti do të fillosh të kuptosh atë pa reshtur, shumë e shumë, e çdo ditë. Dhe në fund ju do të arrini të doni të gjithë botën me një dashuri universale. Duajini kafshët, Zoti jua ka dhënë atyre aftësinë e mendimit. Mos i shqetësoni ata, mos i privoni ata nga dashuria e tij. Mos e prish qëllimin ë Zotit.


Perëndia është ai që drejton dhe ka fuqi mbi krijimin. Atëhere përse njeriu krijon një urrejtje për këtë krijim dhe e lufton atë? Ai duhet jo vetëm të respektojë këtë krijim por edhe të kujdeset për të. Perëndia në fillim krijoi tokën, qiellin dhe gjjithë krijesat që ekzistojnë në to. Kjo tregon qartë që jeta e njeriut nuk mund të kishte kuptim pa to. Në librin e krijimit thuhet që Zoti i dha bimët njeriut për t'u ushqyer me to. 

Atë Luka Veronis


No comments:

Post a Comment