Tre pemët
Mbi një kodër në pyll
ndodheshin tre pemë. Një ditë ato po diskutonin për shpresat dhe ëndrrat e
tyre.
Pema e parë, tha: “Unë shpresoj
të bëhem arkë xhevahiresh, të mbushem me flori, argjend dhe margaritarë të
çmuar. Të zbukurohem me gdhendje të shumta dhe të gjithë të shohin bukurinë
time”.
Pastaj pema e dytë vazhdoi:
“Ndërsa unë dua të bëhem anije e fuqishme, të çoj mbretër dhe mbretëresha rreth
e qark ujërave dhe të lundroj në çdo cep të botës. Të gjithë të ndihen të
sigurt tek unë për shkak të fuqisë së skeletit tim”.
Së fundi pema e tretë tha: “Unë
dua të rritem dhe të bëhem pema më e gjatë dhe më e drejtë në pyll. Njerëzit të
më shohim në majë të kodrës, të vështrojnë degët e mia dhe të mendojnë për
Parajsën dhe Perëndinë se sa afër tyre unë po shkoj. Unë dua të jem pema më e
madhe e të gjitha kohërave dhe njerëzit gjithmonë të më kujtojnë”.