Me dashuri dhe përkujdesje për ty gjithmonë!

Me dashuri dhe përkujdesje për ty gjithmonë!

Njëhehë e një kohë një grua ishte gati për të lindur. Fëmija i saj i përgatitur për të dalë, pyet Perëndinë: « Po dëgjoj të më thonë, që do të më dërgosh në tokë nesër. Por pa më thuaj pak, si do të jetoj atje duke qenë kaq i vogël dhe pa asnjë ndihmë?»
Në mes të shumë engjëjve, unë zgjodha një për ty – tha Zoti. Ai po të pret dhe do të kujdeset për ty.

Por, këtu në qiell, unë nuk bëj asgjë tjetër veçse këndoj edhe buzëqesh. Kjo më mjafton për të qenë i lumtur – tha fëmija.
Engjëlli yt do të këndojë dhe do të buzëqeshë ty çdo ditë, dhe kështu ti do ta ndiesh dashurinë e engjëllit tënd dhe do të jesh i lumtur – i tha Zoti.
Fëmija: - Si do të jem në gjendje të kuptoj kur njerëzit të më flasin, kur unë nuk e kuptoj gjuhën e tyre?


Zoti: - Engjëlli yt do të të tregojë fjalët më të bukura dhe më të ëmbla që mund të dëgjosh, dhe me shumë durim dhe përkujdesje do të të mësojë të flasësh.

Fëmija: - Çfarë do të bëj, kur do të dua të flas me ty?

Zoti: - Engjëlli yt do të të bashkojë duart dhe do të të mësojë si të lutesh.


Fëmija: - Kam dëgjuar që në tokë ka njerëz të këqinj. Kush do të më mbrojë mua?

Zoti: - Engjëlli yt do të të mbrojë, edhe nëse do t’i duhet të rrezikojë jetën e vet.

Fëmija: - Unë do të mërzitem, sepse nuk do të të shoh më ty.

Zoti: - Engjëlli yt do të të flasë për mua gjithmonë dhe do të mësojë rrugën sesi të kthehesh tek unë, edhe pse unë do të jem gjithnjë përkrah teje.

Në atë moment një paqe përshkoi qiellin, por shumë zëra dëgjoheshin nga toka. Fëmija në nxitim për të dalë i flet Perëndisë: «Unë po largohem tani, por të lutem më thuaj emrin e engjëllit tim».
Emri i engjëllit tënd nuk ka fare rëndësi… ti thjesht do t’i thërrasësh «Nënë».

No comments:

Post a Comment