Çdo njeri është i veçantë dhe meriton respektin dhe përkujdesjen tuaj!
Gjatë muajit të dytë të kolegjit, profesori ynë na bëri një test të papritur.
Unë isha një student i rregullt dhe kisha shumë dëshirë për mësimet.
Mora fletën e pyetjeve dhe i hodha një sy të gjithave.
Ndërsa shikoja pyetjet mbeta pak i shtangur kur në fund lexova: “Si e ka emrin gruaja që pastron shkollën”?
Në habinë time thashë: - Patjetër, kjo është ndonjë shaka.
Unë e kisha parë disa herë gruan që pastronte. Ajo ishte e gjatë, me flokë të errët dhe ndoshta te të 50-tat, por si mund t’ia dija emrin?
Pa u menduar gjatë e dorëzova fletën duke e lënë pyetjen e fundit pa përgjigje.
Por, para se të mbaronte ora e mësimin, i çuditur e pyeta profesorin: - Ju lutem profesor, a mund të na thoni nëse kjo pyetje do të llogaritet bashkë me të tjerat në test? Dhe cila ishte arsyeja që na e bëtë këtë pyetje?
Natyrisht - iu përgjigj profesori – ajo do të llogaritet bashkë me të tjerat dhe arsyeja pse ua bëra këtë pyetje është që të mësoni se në jetën tuaj do të takoni shumë njerëz dhe secili prej tyre është i veçantë.
Çdo njeri meriton respektin dhe përkujdesjen tuaj, edhe nëse më e shumta që mund të bëni për të është një buzëqeshje apo një përshëndetje.
Që atë ditë kurrë nuk e kam harruar atë mësim.
Gjithashtu mësova edhe emrin e pastrueses.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment