Kek me karrota
1 filxhan çaji me karrota të prera
1 filxhan çaji me mollë të prera
1 filxhan çaji me sheqer
1 filxhan vaj
1 filxhan rrush i thatë
½ filxhan lëng portokalli
3 filxhanë çaji miell me një lugë kafeje sodë buke
1 lugë kafeje kanelle
1/3 filxhane çaji konjak
Rrihni
sheqerin dhe vajin, dhe me ngadalë përzjeni të gjitha përbërjet me
rradhë në të njëjtën kohë. Miellin shtojeni të fundit. Lyejeni tavën me
gjalpë dhe më pas me miell që të mos ngjisë dhe piqeni në një
temperaturë te 175 grade Celcius, për 45-50 minuta deri në 1 orë.
Bukë me karrota
1 filxhan çaji karrota të prera bukur
1 filxhan çaji rrush të thatë të zinj
1 ½ filxhan çaji sheqer
1 ½ filxhan çaji ujë
¾ filxhan çaji vaj vegjetal
2 lugë gjelle baking soda
½ lugë kafeje kripë
½ filxhan çaji me erëza të blojtura
1 lugë kafeje kanelle
3 filxhan çaji miell
1 lugë kafeje vanilje
1 filxhan çaji me ara të prera mirë
Vendosini
karrotat, sheqerin, ujin dhe vajin vegjetal në një tas mesatar dhe
ziejeni me ngadalë për 5 minuta. Hiqini nga zjarri dhe lërini të ftohet.
Në tas shtoni pjesën që ka ngelur përveç arrat. Shtoni përbërjet e
thata në përzierjen e ftohtë të karrotave, më pas shtoni arrat dhe
trazojini deri sa të krijohet një masë e butë. Hidhini në dy tava të
lyera më parë me lyre dhe me miell deri sa të krijohet një masë e butë.
Hidhini në dy tava të lyera më parë me lyrë dhe me miell masën e
përftuar. Piqini në temperaturën 175 grade Celcius për 35-45 minuta.
No comments:
Post a Comment