Ikona më e vjetër që tregon këtë ngjarje, Ngjalljen e Llazarit, u përket
shekujve të parë të Krishterimit. Duke filluar me shekullin e dytë në
katakombet romake u zbuluan rreth dyzet ikona. Shumica e tyre përmbajnë
vetëm dy figura: atë të Jisu Krishtit duke ngritur Llazarin dhe atë të
Llazarit duke dalë nga varri me rroba vdekjeje. Gjatë shekullit XIV
kompozimi bëhet më kompleks me shtimin e atyre detajeve, që mund t’i
shohim edhe në ikonat e ditëve të sotme.
Ikona, siç mund ta shihni, përcjell anën e jashtme fizike të
mrekullisë. Sipas Ungjillit të Joanit (11:1-46) ikona tregon çdo detaj
të ngjalljes së Llazarit. Duke ndjekur tregimin në Ungjill, ikona tregon
se mrekullia ishte shfaqur në prani të njerëzve. Gropa në shkëmb, si
gropa e Llazarit dhe numri i qytetit të Betanisë tregon se veprimi
zhvillohet në varreza, jashtë murit të qytetit. Përballë grupit të
apostujve është Shpëtimtari me motrat e Llazarit të vdekur, Martën dhe
Marinë, në këmbët e Tij, duke iu bindur urdhrit të Krishtit për të
larguar gurin. Një njeri e largoi atë që e mbante të mbyllur varrin. Ky
detaj tregon se Llazari nuk mund të dilte vetë jashtë.
Vetë
vdekja i bindet veprimit që komandon Ai dhe fjalëve të tij: “Llazar,
dil”. Llazari, me duar e këmbë të lidhura, me rrobat e vdekjes, siç
ishte varrosur, shfaqet në hyrje të shpellës. Një prej atyre të
pranishmëve mban cepin e veshjes së Llazarit. Sipas fjalëve të
Shpëtimtarit “Zgjidheni, e lëreni të shkojë”, duke e liruar atë nga
rrobat e vdekjes, nga të cilat ai nuk mund të lirohej vetë pa ndihmën e
të tjerëve. Era e keqe e dekompozimit ende vjen nga ky trup, pas katër
ditëve në varr dhe që tani rikthehet në jetë. Ai i pengon ata që
qëndrojnë pranë të mbyllin hundën dhe gojën me rrobat e tyre. Të gjitha
këto detaje flasin rreth faktit që kjo ngjarje u përket dukurive të
kësaj bote, që këtu është thjesht një trup njerëzor. Këtë trup, vullneti
i Perëndisë me anë të Birit të Tij, e ktheu për të vazhduar jetën mbi
tokë.
Nga Libri: "Viti Liturgjikal"
No comments:
Post a Comment