ARDHJA: Përgatitje për Lindjen e Krishtit
Ardhja është periudha 40 ditëshe para Krishtlindjes, e cila i është përkushtuar përgatitjes për ardhjen e Mesias. Ajo fillon me 15 Nëntor (sipas kalendarit Gregorian) dhe zgjat deri më 25 Dhjetor. Kjo është periudhë kreshme, lutjeje, lexim i Shkrimit të Shenjtë, ndjekje e shërbesave kishtare dhe përgatitje për Misteret, në mënyrë që të na bëjë të aftë të përftojmë kuptimin e plotë të ardhjes së Krishtit.
Përdorimi i një kuroreje me lule është një mënyrë shumë efektive e festimit të Ardhjes në shtëpi. Dikush mund të fillojë duke blerë një kurorë lulesh në të cilën duhet të ketë hapësirë për shtatë qirinj (një për ҫdo javë të ardhjes). Midis qirinjve mund të vendosen degë jeshile që jetojnë gjatë. Ngjyrat e qirinjve duhet të jenë e gjelbër, blu, e verdhë, e bardhë, e kuqe dhe lejla. Nëse është e vështirë të gjejmë qirinj me ngjyra, mund të përdorim qirinj të bardhë duke u lidhur atyre fjongo me ngjyrat e sipërpërmendura.
Pasi të mblidhen lulet, prindërit do të shpjegojnë simbolikën e ҫdo pjese. Rrethi/Kurora (i/e luleve) është simbol i krishterë që Perëndia është i përjetshëm. Degët e gjelbëra simbolizojnë jetën e përjetshme, ose jetën me Perëndisë, në të cilën Krishti erdhi të na bëjë pjesëmarrës. Qirinjtë përfaqësojnë Krishtin, i Cili është drita e Botës. Ngjyrat e ҫdo qiriu shprehin diҫka specifike e cila do të diskutohet ҫdo javë të Ardhjes, ndërsa hapet festimi familjar. Qiriu i çdo jave mund të ndizet nga një pjesëtar i ndryshëm i familjes.