...të njohurit e të CILIT nënkupton jetë të lumtur e të bekuar për të gjithë njerëzit.
Kur Perëndia i tërëfuqishëm krijoi njerëzimin, me anë të Fjalës, e
dinte se njerëzit s'do të mundnin kurrë të njihnin Krijuesin, të
patrupin dhe te pakrijuarin, nëse Ai vetë nuk do t'u zbulohej atyre dhe kjo për shkak të kufizimeve të natyrës së tyre.
Kështu Perëndia u tregua i mëshirshëm, duke mos i lënë në varfërinë e
mosnjohjes së Tij, përdryshe qenia e tyre do të vërtetohej si i
paqëllimtë. Sepse, përse duhet të ekzistojë një krijesë, nëse nuk ka
njohuri për krijuesin e saj? Si mund të ishin njerëzit qenie të
arsyeshme nëse nuk e njihnin Atë që i kishte krijuar, Fjalën dhe Arsyen e
Atit?
Nëse ata do të njihnin vetëm gjërat tokësore, s'do të
ishin aspak me të mirë se bishat;
Atëherë pse duhej që Perëndia t'i
krijonte, nëse nuk kishte synuar që ata të njihnin Krijuesin e tyre? Në
fakt Perëndia në mirësinë e tij i ka bërë njerëzit pjesëtarë të
ngjashmërisë së Tij, të Jisu Krishtit dhe i ka krijuar ata po sipas
kësaj ngjashmërie dhe shëmbëlltyre. Përse? Thjesht që përmes kësaj
dhurate të ngjashmërisë me Perëndinë, ata të mund të kuptojnë
Shëmbëlltyrën Absolute, d.m.th. Fjalën dhe nëpërmjet Tij Atin; të
njohurit e të cilit nënkupton jetë të lumtur e të bekuar për të gjithë
njerëzit.
"Mishërimi i Fjalës", Shën Athanasi