Supë domatesh:
5-6 domate të arrira (të bëra) mirë
¾ filxhan me oriz ose klitharaq
2-3 kokrra patate
½ kokërr qepe
kripë, piper
3-4 lugë gjelle vaj
6-8 filxhanë ujë
Qëroni
patatet dhe qepët dhe pritni ato në forma të vogla, vendosini në një
tenxhere me ujë, dhe i lini të zjejnë atje derisa të zbuten. Pra derisa
ne ta kuptojmë që janë zjerë. Më pas patatet, qepët dhe domatet shtypini
me lugë, të gjitha bashkë në lëngun e përgatitur me kripë, me piper dhe
oriz.
Supë zarzavatesh
½ kg kungulleshka
2 kokrra patate mesatare
3 karota
1 degë selino
2 kokrra domate
1-2 limona
¾ filxhan oriz
5 lugë gjelle vaj
kripë, piper
3-4 kokrra qepë mesatare.
Llojet
e tjera të zarzavateve që mund të përdoren janaë: lakër, lulelakër,
kërpudha, presh dhe hudhra, por ndoshta dhe jo të gjitha mund të hyjnë
në punë.
Pastrojini dhe përgatisni të gjitha zarzavatet duke i
prerë në forma të vogla, përveç qepëve. Vendosini në një tenxhere të
madhe dhe hidhni ujë derisa të mbulohen. Ziejini ato derisa të zbuten.
Në të njëjtën kohë skuqni qepën me vaj dhe shtojani atë supën. Mund ta
mbani në zjarr derisa të kenë zjerë plotësisht.
Në qoftë se doni mund të shtoni edhe oriz dhe ta lini derisa të zjejë orizi shtuar më shumë ujë nëse do.
Kur
ta servirni hidhini lëng limoni. Gjithashtu kjo supë është e shijshme
edhe pa vaj. Në rast se shtoni qepët e grira që në fillim.
Supë me patate
6 kokrra patate mesatare
1 karrotë
2 kokrra qepë të vogla (një prej tyre të jetë grirë hollë)
1 degë selino
pak majdanoz të prerë hollë
¾ e filxhanit të çajit vaj
3 lugë supe miell
10 filxhanë ujë
kripë, piper.
I pastrojmë patatet dhe karrotën dhe i presim në copa të vogla. E vëmë
ujin në tenxhere bashkë me karrotat, qepën e grirë, selinon dhe
majdanozin, - të gjitha të grira, - dhe i ziejmë për 15 minuta. Pastaj
shtojmë patatet e prera hollë dhe e lëmë të ziejë të zbuten të tëra
mirë. E vëmë vajin në një tigan të vogël që të nxehet, hedhim qepën
tjetër të ndarë më katërsh dhe shtojmë miellin duke e përzier, që të
skuqen për pak minuta. E ulim nga zjarri, hedhin ½ e filxhanit çaji ujë
dhe e përziejmë mirë, që të mos bëhet kokrra-kokrra.
Kur të bëhet
një krem i trashë, heqim qepën dhe hedhim këtë krem brenda në supë.
Shtojmë kripën dhe piperin, e përziejmë mirë dhe e lëmë supën të ziejë
2-3 minuta. Është e gatshme për ta servirur.
Pica
Picë (brumi)
1 picë e madhe ose 2 mesatare
2 lugë supe maja e thatë (2 qeska nga 9 gr)
1 filxhan çaji ujë të vakët
½ lugë likoje sheqer
3 ½ filxhan çaji miell për të gjitha përdorimet
3 lugë supe vaj
1 lugë likoje kripë.
Shkrijmë
në ujë majanë, shtojmë sheqerin dhe i lemë shkrijnë për 10 minuta.
Hedhim 3 filxhanë me miell në një tas dhe hapim në mes një gropëz.
Hedhim brenda majanë, kripën dhe vajin. Marrim pak nga pak miellin,
bëjmë brumin një top dhe shtojmë po të duhet pak miell. E lëmë të
mbuluar për 1 orë derisa të dyfishohet si volum. E punojmë përsëri dhe e
lëmë të vijë prapë. E shtrijmë brumin për picë dhe vemë sipër mbushjen
që duhet.
No comments:
Post a Comment