Showing posts with label Ikona me shpjegime. Show all posts
Showing posts with label Ikona me shpjegime. Show all posts

e) Kundërrmimi (Aroma ) i lipsaneve- Burimi i miros


e) Kundërrmimi (Aroma ) i lipsaneve- Burimi i miros

Besimi i të Krishterëve se nga shenjtorët buron miro dhe ndihet erë e mirë është një dukuri e kishës Paleokristiane fillimin e së cilës nuk mund ta përcaktojmë.
Në kishën e hershme të krishterët besonin se trupat e martirëve dhe të omologjetëve (pohuesve) lëshonin një erë karakteristike të veçantë. Tek ata që ishin prezentë në momentin e martirizimit të Shën Polikarpit u bë e ndjeshme aromë e mirë. Gjithashtu, martiri Kapadok i përndjekjes së fundit Juliani lëshoi aromë të këndshme të Shpirtit të Shenjtë. Në apoflegmat lexojmë se një asket i madh “ ishte burrë me dhuratën e dallueshmërisë dhe plot me aromë të Shpirtit të Shenjtë”.
Së fundi, i referohemi edhe njëherë Perandorit Justinian që kërkoi të marrë pjesë nga lipsani i Shën Dhimitrit. Librat e “Mrekullive” bëjnë fjalë për aromën e baltës së copëtuar (shkëputur) dhe kjo në vend të pjesës së lipsanit të cilin nuk e lejoi martiri që të jepej.
Aroma e shenjtorëve karakterizohet si aroma e Krishtit përderisa na bëhet e ditur si “era e këndshme e Krishtit ndër ata që shpëtohen dhe ndër ata që humbasin” (2 Kor. 2,15) apo si “era e këndshme e Shpirtit të Shenjtë”. Zoti është “aroma e pësosur”. Nga Krishti dhe nga Shpiri i Shenjtë lëshohet “erë pavdekësie”.
Prezenca e Krishtit apo e Shpirtit të Shenjtë bëhet e perceptueshme nga era e këndshme që mbush vendin. Përgjatë Pendikostisë zbritja e Shpirtit të Shenjtë shoqërohet nga era e këndshme. Tek apokrifet mësimdhënia e Thadeut bën fjalë për mbushjen e vendit me aromë ku ishin të mbledhur nxënësit përgjatë Pendikostisë.

Arti Kristian si element liturgjik i adhurimit hyjnor

Arti Kristian si element liturgjik i adhurimit hyjnor

Njeriu, qenia unike e paperseritshme, e krijuar sipas ikones se vete Perendise dhe gjithashtu e dallueshme nga kafshet duke pasur arsye, eshte e vetmja qenie e cila pervecse u lejua nga Perendia qe te behet bashkekrijues me Te, krijon dhe sjell qyteterim.

Njeriu duke vezhguar bukurine e natyres, kupton akoma dhe me teper se ajo eshte nje stoli e krijuar nga Perendia dhe nuk ka si te mos frymezohet prej saj per te qene me kreativ dhe qe ky kreativitet shpesh here ti kushtohet Atij qe te gjitha I krijoi dhe te Cilit I detyrohemi gjithcka, qofte ti kthejme dhe dicka te vogel qe eshte krijuar prej nesh per te treguar mirenjohjen tone ndaj dashurise dhe bekimit dorehapur te Tij qe beri per ne.

Per me teper Njeriu behet bashkekrijues me Perendine kur ai ben femije dhe kujdeset per te. Gjithashtu ai behet ne ndryshim nga Krijuesi I te gjithave krijues jo duke krijuar si Perendia qe krijoi gjithcka nga e mosqena, nga hici por duke krijuar me disa elemente baze.

Magjia sipas shen Nikodhim Agjioritit (Zeri i Eterve)


                                   Magjia sipas shen Nikodhim Agjioritit (Zeri i Eterve)

Prolog
Shkon me sa do te them me poshte, te marr hua ate varg vajtues te profetit Jeremia qe edhe une te therras me dhimbje: “ Cili do te vere ne syte e mi burim lotesh, qe te qajne hidhur dite e nate popullin e te krishtereve?” (Jer. 9:1) sepse kush do te munde vertet te mos e qaje, kur te mendoje se, ndersa I Biri I Perendise fitoi me vdekjen e Tij ne Kryq mbi te gjithe demonet, te krishteret I tregojne ata perseri tropembajtes me magjite e ndryshme te tyre. Dhe cili nuk mund te mos derdhe lot hidhur, kur te mendoje se ndersa Zoti yne Jisu Krisht e cliroi nga tirania e djallit boten dhe te krishteret, te cilet, me magjine e sjellin perseri ne bote dhe e bejne perseri tiranin e tyre?

Eshte apo nuk eshte per te qare gjendja e sotme e te krishtereve, pasi me veprat dhe me mjetet e tyre satanike, ne thelb, risjellin ne jete adhurimin e demoneve? Ndersa haptazi adhurojne Perendine e vertete, fshehurazi Ate e mohojne dhe adhurojne djallin. Patjeter qe gjeja me e madhe e keqe eshte kjo: pervecse perdorin nje shumice (gjerash) magjike, as qe e kuptojne se keshtu mohojne Perendine, perbuzin Krishtin dhe perqafojne djallin. Cfare kurth I madh! I fshehte dhe mashtrues, i shpirtdemshem dhe vdekjeprures!

Prandaj pra vendosa qe te kontrolloj kurthin dhe te argumentoj se te krishteret as magjistare nuk duhet te behen, as ndonje lloj magjie nuk duhet te perdorin.

Llojet e magjive jane te shumta
Pasi djalli u nda nga nje Perendi, ra ne shume dhe u be “ I shumellojshem dhe I shumepjesshem”. Keshtu qe dhe llojet e se keqes dhe te magjive qe shpiku dhe mbolli ne njerezit e pervuajtur, jane te shumellojta dhe pothuajse te panumurta.
Ja dhe llojet kryesore:

Transferimi dhe copëtimi i lipsaneve të shenjta:

Transferimi dhe copëtimi i lipsaneve të shenjta:

Në tre shekujt e parë të krishterët duke shfaqur respektin e tyre përkundrejt lipsaneve të shenjta i karakterizuan ato “më me vlerë se gurët e çmuar”, prandaj dhe bënin çdo përpjekje për t’u rënë në dorë nga duart e përndjekësve dhe në vazhdim ti vendosnin në një vend të përshtatshëm nga ku bëheshin dhe objekt nderimi.

U vu re se nuk kemi dëshmi në tre shekujt e parë nga ku të dukej se lipsanët e martirëve kishin fuqi të veçanta mbinatyrore për të kryer vepra mrekullibërëse. Të krishterët besonin se vetëm trupat e gjallë (në jetë) kishin një shumëllojshmëri fuqish të mbinatyrshme siç edhe në rastin e Shën Polikarpit kur trupi i tij nuk digjej nga zjarri. Për këtë të krishterët besonin edhe se fuqia që kishte martiri i gjallë ruhej dhe në lipsanin e tij, prandaj dhe besimtarët e Izmirit kishin dëshirë të merrnin lipsanin e martirit dhe të “kungonin” trupin e tij të shenjtë.

Para shekullit të katërt të krishterët nderonin lipsanet e martirëve, sepse i përkisnin personave Krishtmbajtës dhe hirmbajtës (Pnevmatofore). Mendimi se lipsanet e shenjta mbartin fuqi të mbinatyrshme dhe se me ato mund të kryhen mrekulli, bëhet më tepër i dukshëm në shekullin e katërt.

Ndërmjetime shenjtorësh:


Ndërmjetime shenjtorësh:
Sipas traditës Orthodhokse shenjtorët e fjetur (të mbaruar) vijnë në lavdinë e Perëndisë, shfaqen përpara “Trinisë duke bashkëmbretëruar me Shpëtimtarin në jetë të jetëve dhe qëndrojnë të shenjtë në të pafundmet, pafundësisht”.
Sipas Vasilit të Madh besimtari me hirin e Shpirtit të Shenjtë bëhet kungues me Hirin e Krishtit, Bir i Dritës dhe merr pjesë në lavdinë e përjetshme të Perëndisë. Shën Athanasi i Madh thotë se shenjtorët më shumë nga të gjithë janë “tempull i Shpirtit të Shenjtë” përderisa në ta banon Hiri i Trinisë së Shenjtë, e gjithë Shën Trinia.

Shën Grigor Pallamai duke interpretuar vargjet e 2 Kor. 6,1-16 dhe Heb. 3,6; tek të cilat bëhet fjalë për tempullin e Perëndisë thekson se Perëndia “gjendet kudo”, është i kudondodhur por “banon vetëm ndër shenjtorët”.

Nderimet e shenjtorëve dhe festimi per nder te shenjtoreve


Nderimet e shenjtorëve dhe festimi per nder te shenjtoreve

Sinodiku i Sinodit të VII Ekumenik për orthodhoksinë, besimin e drejtë shkruan: “Profetët si njohin, apostujt si na mësuan, kisha si mori…”2 përmbledh mësimdhënien e etërve, të cilët na mësojnë se shenjtorët janë “ndriçues të Perëndisë”, “miq dhe njohës të vërtetë të Perëndisë”, duhet të nderohen jo vetëm si “shëronjës të Perëndisë” por dhe si drejtues të besimtarëve në “ çdo të vërtetë më Shpirtin e Shenjtë”. Shenjtët si miq të vërtetë të Krishtit vlerësohen të nderohen, sepse jeta e tyre ishte “ripërtëritëse”, “ e re “.
“ Në qoftë se nderon babain tënd biologjik aq më shumë duhet të duash dhe të nderosh etërit e tu shpirtërorë” na thotë Shën Grigor Pallamai. Nga sa nënkuptohet nga teologjia e këtij të fundit, na tregohet se besimtarët kanë nevojë për t’i kushtuar nderimin e duhur shenjtorëve, të cilët janë përçues të ndriçimit hyjnor, mund të kuptojmë dhe nocionin e imitimit të tyre.
Njohja e të vërtetave të Kishës dhe ruajtja e drejtë e dogmave që përbëjnë përcaktime empirike dhe jo përpunime stohastike, përbën çështje të domosdoshme për shoqërinë e besimtarëve me shenjtorët dhe imitimin e jetës së tyre brenda Kishës.
Shoqëria, kungimi më Krishtin realizohet me referimin e besimtarëve tek shenjtorët dhe imitimin e jetës së tyre. Duke “bashkëmbretëruar me Shpëtimtarin Krisht” dhe duke ndërmjetuar tek Perëndia nderojmë shenjtorët:
(i) me fjalë (ii) me shkrime (iii) me mendime (iv) me therore (v) në kisha (vi) në ikona.

Ikonat dhe lipsanet e shenjta, tradita kristiane

Ikonat dhe lipsanet e shenjta, tradita kristiane

Në kishën e hershme, kundërshtimet përkundrejt nderimit të martirëve dhe lipsaneve u kryen nga paganët dhe në vazhdim nga heretikët.

Përgjatë martirizimit të Shën Polikarpit, judenjtë donin të shkatërronin lipsanin e martirit se mos ndoshta, siç thoshnin të krishterët mos harronin të Kryqëzuarin dhe adhuronin martirin. Duket direkt se që në fillim hebrenjtë kishin konfuzion midis adhurimit të Krishtit dhe nderimit të Polikarpit, duke thenë se të krishterët do të braktisnin Krishtin, dhe do të adhuronin Polikarpin. Edhe paganët nga urrejtja dhe mania kundër të krishterëve, nuk linin asnjë rast duke sjellë pengesa në shfaqjet dhe nderimin e të krishterëve për martirët. Shkatërruan lipsanet dhe ndaluan të krishterët të vizitojnë varret e martirëve. Gjithashtu paganët i ironizonin të krishterët që nderonin lipsanet. Dimë se Julian Apostati tallte vizitat e të krishterëve në varret e martirëve. Krisostomi i Hirshëm na kujton këtë sjellje të paganëve për të mbështtetur besimtarët në dashurinë e tyre për martirët.

Sigurisht, përgjatë të falurit të lipsaneve të shenjta nga të krishterët bëheshin disa hiperbolizime, për të cilat kundërshtojnë vetë etërit e kishës. Shën Athanasi i Madh në jetën e Shën Andonit të Madh sillet kundër një zakoni që kishte mbizotëruar në Egjypt. Në këtë zakon besimtarët nuk i varrosnin trupat e matirëve por i mbështillnin me një pëlhurë dhe i ruanin në shtëpitë e tyre. Këtë zakon Shën Athanasi nuk e konsideron të shenjtë dhe të ligjshëm.

Piktura Kristiane (1) Diagrame e Ikonografise Bizantine Kristiane


 Piktura Kristiane (1)
Diagrame e Ikonografise Bizantine Kristiane

Piktura Kristiane eshte nje Bibel e shenjte, e hapur dhe e ikonizuar, te cilen duhet ta lexoje dhe ta kuptoje cdo besimtar ( I shkolluar apo I pashkolluar). Ne vecanti Agjiografia Bizantine dhe Pasbizantine eshte karakterizuar si “Bibla e te pashkolleve”, si “zemra e Orthodhoksise, si Art I shenjte dhe I larte, qe himnizon Harmonine dhe Dashurine, ne pergjithesi njeridashjen e Perendise ndaj njeriut.

Ikonizimi I tempujve te shenjte, ikona e shenjte ne vecanti ka nje “gjuhe” te heshtur dhe mistike qe shpreh ne menyre te shkelqyer Besimin dhe Dogmen, sigurisht aq mire sa dhe fjala e shkruar( ose edhe me mire akoma). Ai ve ne dukje tipe dhe shembuj te shenjte dhe te perjetshem per imitim nga besimtaret. Per kete ka dhe karakterin e vet, gjithmone me nje qellim te larte dhe te shenjte. I drejtohet jo vetem shqisave ( ne shikim) por kryesisht ndjenjave, ne zemer dhe ne perjetim.

Kur u falemi ikonave te shenjta, I falemi vete Perendise Triadik, dmth misherimit te Perendise Fjale. Falja dhe nderimi ngrihet “ tek prototipi”, dmth vetem tek personi I shenjte I ikonizuar. Si rrjedhim nuk iu falemi materialeve qe jane bere ikonat por misherimit te Perendise dhe nxenesve dhe ushtareve te Krishtit

Ikona e Krishtit, shek. 6

Ikona e Krishtit, shek. 6
Kjo ikone eshte e shek te 6, e manastirit te Shen Ekaterines te Malit Sina. Teknika e perdorur ne te eshte engavstike, perdorimi i dyllit te djegur. Kjo teknike eshte e hershme dhe u perdor nga ikonografet bizantine.

Ajo cka eshte unike ne paraqitjen e Krishtit eshte se dy gjysmat e fytyres se Krishtit nuk jane simetrike ose me mire dallohen se jane te ndryshme. Psh. Nese do te mbuloni gjysmen majtas te krishtit do te vini re se ai eshte me i drejtperdrejte, me i hapur. Por nese do te mbuloni gjysmen tjeter, gjysma e majte e Krishtit do te duket i eger, i inatosur. Keto gjysma te te njejtit Krisht jane simbol dhe tregues i Krishtit gjykates i drejte. Pra gjykates, qe vjen dhe do te gjykoje cdo njeri, asnje nuk do te kaloje pa u gjykuar por ky gjykim do te jete i drejte, secili do te gjykohet sipas mundesive, kritereve, kushteve qe i di Perendia.

Jisu Krishti, me doren e djathte bekon. Vete vendosja e gishtave na ben te kuptojme se ai eshte duke bekuar. Gishti tregues (ose ne nje version tjeter gishti i vogel)i Tij eshte I-ja kapitale e fjales Jisu (Isu) gjuhen greke (Insous). Gishti i madh duke takuar me gishtin e dyte nga fundi i dores ben nje X qe eshte germa Kapitale e fjales Krisht (Xpistos). Gjithashtu ne vendojen e gishtave ne kete forme dallon dhe nje TH greke qe do te thote Theos (Perendi)...(ose ne nje version te dyte gishtat e tjere fomojne shkronjen N qe ne greqisht eshte shkronja kapitale e foljes NIKA qe do te thote FITON) Pra Perendia Jisu Krisht Bekon.
Dora e majte mban fjalen e Tij te frymezuar nga Perendia. Libri i ngjan nje Kodiku. Tek ai eshte shkruar Fjala e Jetes, prandaj kur del ungjilli ne Kishe ne dalje gjate meshes por dhe kur lexohet, besimtaret qendrojne me kembe, sepse eshte Fjala e Perendise.

Shen Kristo Shqiptari


Shen Kristo Shqiptari 

Me daten 12 Shkurt nder te tjere Kisha kujton Kujtimin e Shenjtit neomartir Kristo Kopshtarit, mbaruar jeten me shpate.

Shen Kristo Kopshtari, me origjine shqiptare, emigroi ne Konstandinopoje ne moshen 40 vjecare, ku ushtronte zanatin e kopshtarit. Nje dite ne Pazar duke biseduar me nje turk per cmimin e produkteve te tij, u zu me fjale dhe turku per te marre hak shpifi se gjoja Kristoja mohoi te perqafonte Islamin. Turku, Shenjtin e shpuri ne gjyq dhe akuzen e tij e vertetoi me pseudodeshmitare. Duke qendruar I patundur ne pohimin e beses ne Krishti, iu nenshtua kamzhikimeve dhe me pas e hodhen ne burg. Per arsye politike ne burg ndodhej poeti dhe dijetari I famshem grek Qesar Dhapontes (1713-1784), qe me vone u be murg ne Malin e Shenjte. Ky u perpoq qe te lehtesoje denimin e tmerrshem te drurit, (shenjti qendronte me kembe, me kembe te lidhura dhe pa levizur ne kete torture), aty ku ishin te shtypura kembet e shenjtit, duke I ofruar pak ushqim per ta lehtesuar. Por ushtari I Krishtit nuk pranoi duke thene: “ Pse te ha? Esell dhe I uritur dua te vdes per Krishtin! ” Me pas I dha nje gur te cmuar qe varej ne rripin e tij, me qellim qe me parate e shitjes se tij te kryheshin disa liturgji hyjnore ne kujtim te tij. Te njejten dite me 12 Shkurt te 1748 erdhen dhe e moren shenjtin per ti prere koken.
Perktheu: Thoma Shkira

(Shen Kristo Kopshtari ne nje version na thuhet se ishte nga Permeti. Jeten e tij e ka shkruar dijetari dhe poeti grek Qesar Dhapontes, I cili ne jeteshkrimin e shenjtit shkruan se ishte shqiptar.)

Shën Maria e Jerusalemit (Ierosolimitisa)

Ikona e shenjtë mrekullibërëse e së Terëshenjtës Mari të Jeruzalemit ose Ierosolimitisa është pikturuar mrrekullisht në shekullin e 19, në vitin 1870 dhe ka këtë histori. Në atë kohë në Malin e Ullinjve, në  manastirin rus të miroprusëses Maria Magdalena ekzistonte një murgeshë ikonografe me emrin Tatiana.
Ndërkohe që flinte, Tatiana pa një vegim; pa që e vizitoi në qelinë e saj një murgeshë e re e panjohur e cila i tha: ''Motër Tatiana, erdha të meë pikturosh. Tatiana iu përgjigj: ''Më fal, motër, por unë jam ikonografe,  jo piktore. Vizitorja  i thotë: ''Atëherë me bëj ikonë". Tatiana u çudit me guximin e së huajës dhe iu përgjigj: "Nuk kam dërrasë që të pikturoj''.

Atëherë murgesha vizitore i jep në dërrasë ikonografie dhe i thotë: ''Pikturo''!
Ndërkohë që Tatiana pikturonte murgeshën, pa që veshja e saj po bëhej e artë, fytyra e saj nisi të ndriçonte gjithmonë e më  shumë, dhe e dëgjon t'i thotë ''O e lumur Tatiana, që pas Ungjillorit Luka do më bësh ikonë përsëri ti''.


Atëherë Tatiana e kuptoi që po bënte ikonë Hyjlindësen. U zgjua e tronditur dhe menjëherë shkoi te igumenia (drejtuesja e manastirit) dhe i tregoni për vegimin, por ajo nuk e besoi dhe i tha të shkonte të flinte dhe të nesërmen të bënte një ikonë të Hyjlindëses.

Shpjegimi i Ikonës së Lindjes së Hyjlindëses

Ikona e Lindjes së Nënës së Perëndisë zakonisht tregon Shën Anën, nënën e Marisë, gjysmë të shtrirë në krevat. Fytyra e saj është serioze dhe pamja e saj është e thellë dhe reflektive. Ajo shikon Virgjëreshën Mari, duke u përpjekur të kuptojë misterin që ka filluar të zbulohet.

Shën Ana simbolizon këtu natyrën që filloi pa fryte për shkak të mëkatit dhe tani është duke bartur frytin prej ndërhyrjes së hirit të Perëndisë. Shën Ana është rrethuar nga vajzat shërbëtore gati për të ndihmuar nënën dhe për të larë foshnjën e sapolindur.


Pozicioni dhe qëndrimi i Shën Joakimit ndjek variante të ndryshme. Në disa ikona ai nuk është paraqitur. Në disa të tjera ai është treguar duke qëndruar, ose ndonjëherë ai është i ulur, por gjithnjë ai ka një pozicion lutjeje. Mrekullia e lindjes së një fëmije e bën atë të reflektojë thellë. Ai shquan: “ardhjen plot ngazëllim për shërbesën e misterit që Perëndia i ka besuar atij dhe ai zhytet në lutje”. Joakimi dhe Ana janë ballë për ballë dhe figurat e zmadhuara të tyre shprehin karakterin madhështor si stërgjyshit e Perëndisë “Theopatores”.

Lartësimi i Kryqit, 14 shtator, dhe Ikona e Lartësimit

Perandori dhe nëna e tij, Shën Elena, dëshironin shumë të gjenin Kryqin e vërtetë mbi të cilin vdiq Shpëtimtari ynë për ne dhe ta nderonin atë. Për këtë qëllim, Shën Elena shkoi në Jerusalem të kërkonte kryqin e Krishtit. Ajo bëri kërkime pranë Golgothasë.
E kremtja e Lartësimit kujton gjetjen e Kryqit të vërtetë nga Shën Elena. Ajo gjeti tri kryqe. Problemi ishte: cili prej tyre ishte Kryqi i Zotit? Nuk kishte asnjë shenjë me fjalët: “Jisui i Nazaretit, mbret i judenjve”. Kryqet, njëri pas tjetrit, u vunë mbi një njeri të sëmurë. Kur kryqi i tretë preku njeriun e sëmurë, ai u shërua. Në të njëjtën mënyrë, kryqet u vunë mbi një njeri të vdekur. Përsëri ndodhi mrekullia. Njeriu i vdekur u ngjall, kur kryqi i tretë e preku atë. Kështu që kryqi i tretë ishte kryqi i vërtetë i Krishtit.


Lajmi i zbulimit u përhap nëpër qytetin e Jerusalemit dhe një turmë shumë e madhe njerëzish u grumbullua të nderonte kryqin e Zotit. Kryepiskopi i Jerusalemit, Shën Makario, e ngjit  kryqin në katedër dhe, kur njerëzit e panë atë të ngritur lart, filluan të thërrisnin, gjithnjë e më tepër “Mëshiro, o Zot”, gjatë shërbesës së Lartësimit.

Ikona e Hyrjes së Hyjlindëses në Tempull

HYRJA E HYJLINDËSES NË TEMPULL - 21 Nëntor

Historia e hyrjes së Hyjlindëses në Tempull gjendet në librin e Ungjillit të Parë sipas Jakovit. Kisha Orthodhokse e feston këtë ngjarje më 21 Nëntor.
Prindërit e Marisë, Joakimi dhe Ana, ishin shumë besimtarë. Ata kishin premtuar se do t’ia dedikonin fëmijën e tyre Perëndisë. Në atë kohë, ishte zakoni se të gjithë fëmijët që i dedikoheshin Perëndisë, çoheshin në Tempull kur ata ishin tre vjeç. Atje mësoheshin dhe kujdeseshin nga gruaja dhe burri i shenjtë i Tempullit. Këta fëmijë qëndronin në Tempull për 12 vjet, ku merrnin një edukim të shkëlqyer. Shumë virgjëresha të reja dhe të veja të moshuara jetonin në Tempull. Këto të veja kishin përkushtuar jetën e tyre në shërbim të Perëndisë. Ato studionin Fjalën e Perëndisë dhe ua mësonin të tjerëve.
Kur Maria ishte tre vjeç, Joakimi dhe Ana e çuan vajzën e tyre në Tempull.  Ajo u nda nga prindërit. Në mënyrë që të përgatiste Marinë për udhëtimin e saj, Joakimi, i ati i saj, ftoi të gjitha vajzat e reja të lagjes. Ai u dha secilës prej tyre një qiri të ndezur dhe u tha të ecnin përpara Marisë. Maria tre vjeçare ishte aq shumë e gëzuar nga qirinjtë, saqë i ndoqi ato deri në Tempull. Asnjëherë nuk e ktheu kokën pas te prindërit e saj dhe as nuk qau kur i la ata. Prindërit e saj dëshironin që ajo të shkonte me gëzim në Tempull.

Shpjegimi i ikonës së NGJALLJES SE LLAZARIT

Ikona më e vjetër që tregon këtë ngjarje, Ngjalljen e Llazarit, u përket shekujve të parë të Krishterimit. Duke filluar me shekullin e dytë në katakombet romake u zbuluan rreth dyzet ikona. Shumica e tyre përmbajnë vetëm dy figura: atë të Jisu Krishtit duke ngritur Llazarin dhe atë të Llazarit duke dalë nga varri me rroba vdekjeje. Gjatë shekullit XIV kompozimi bëhet më kompleks me shtimin e atyre detajeve, që mund t’i shohim edhe në ikonat e ditëve të sotme.

Ikona e shën Marisë që dëgjon lutjen shpejt


Ikona e shën Marisë që dëgjon lutjen shpejt

Një nga shumë  emrat që i japim Hyjlindëses është Gorgoipikos (që dëgjon lutjen shpejt).
Ikona ndodhet në Malin e Shenjtë në manastirin e Dhokiariut që prej vitit 1646.
Aty, si përmend historiku i manastirit “ndriçon si hënë e shumëndritshme, si kapiten i shkëlqyer dhe kujdestar i urtë që drejton”, duke ruajtur asketët dhe etërit e shenjtë nga çdo ndërhyrje dhe ngacmim, por dhe të gjithë ata që përikin me besim duke kërkuar ndihmën e saj.

Përgjithësisht mbron shpejt dhe me dëshirë, dëgjon dhe mëshiron të gjithë sa e nderojnë dhe i  luten me besim.
Si tregon edhe sinaksari, oshënar Nikodhimi na manastirin e Dhokiariut, në pjesën djathtë te salla e ngrënies sa manastirit gjendet një ikonë e vjetër e Hyjlindëses. Etërit e manastirit thonë që është bërë që në kohën e themeluesit të manastirit Neofitos, në shekullin XI. Në vitin 1646, një vit shumë i vështirë për manastirin, sepse nuk kishte të ardhura për të paguar taksat që kishin vendosur turq.

Ikona e shën Marisë Portaitisa (që rri te dera)


 Ikona e shën Marisë Portaitisa (që rri te dera)

Në manastirin e Ivironëve në Malin e Shenjtë, gjendet ikona e shenjtë Portaitisa (që rri te dera) e cila sipas traditës është vepër e Ungjillor Lukait,  krenaria e Malit të Shenjtë dhe mbarë Orthodhoksisë. Ikona ka përmasa me gjatësi 137 cm dhe gjerësi 94 cm dhe peshe 96 kg, dhe me pamjen e hirshme të zonjës Hyjlindëse.

Kjo ikonë ishte pronë e një vejushe shpresëtare nga Nikea, e cila mbante para ikonës një kandil të pashuar.  Kur ushtarët ikonoklastë (shkatërruesit e ikonave) e zbuluan, vejusha e mençur, duke u premtuar lekë, bëri që ata t’ia linin ikonën edhe një ditë. Ajo, me ndihmën e djalit të saj, e hodhi ikonën natën në det. Ikona menjëherë u ngrit në këmbë dhe lundronte drejt Greqisë. Biri i vejushës, që të mos e arrestonin, shkoi në Selanik dhe pastaj në Malin e Shenjtë. Askush nuk e dinte se ku ishte ikona për 170 vjet, nga viti 829 që ra në det deri në 1004 kur u shfaq në manastirin e Ivironëve.


NGJITJA NË QIEJ E ZOTIT KRISHT - Dyzetë ditë pas Pashkës


 Ndoshta historia më e shkurtër e thënë në Shkrimet e Shenjta është historia e Ngjitjes së Zotit tone nw qiell.  Kjo ngjarje, që festohet si një nga 12 Festat më të Mëdha, gjendet në librin e Veprave të Apostujve 1:3-11. Festohet 40 ditë pas Pashkës dhe gjithmonë të enjten. Moment i Ngjitjes thuhet në një fjali: “Mbasi i tha këto gjëra, pasi ata po e vështronin, u ngrit lart; dhe një re e përfshiu dhe ua hoqi prej syve të tyre” (Veprat e Apostujve 1:9).
            Krishti bëri paraqitjen e Tij të fundit në tokë, 40 ditë pas Ngjalljes së Tij prej së vdekurish. Libri i Veprave të Apostujve tregojnë se dishepujt dhe nëna e Jisuit, Hyjlindësja, ishin në Jerusalem. Papritur, Jisui u shfaq para tyre. Jisui u dha dishepujve të Tij disa udhëzime që ata duhet të ndiqnin. Ai u tha dishepujve se ata duhet të qëndronin në Jerusalem për dhjetë ditë. Ai shtoi se pasi të kalonin dhjetë ditë, Shpirti i Shenjtë do t’i vizitonte ata.
            Pasi Jisui dha këto udhëzime, ai i udhëhoqi dishepujt në Malin e Ullinjve dhe u dha atyre udhëzime të mëtejshme. Jisui u tha atyre të shkonin jashtë në gjithë botën dhe të predikonin Ungjillin të gjithë popujve. Ai gjithashtu i udhëzoi ata të pagëzonin të gjithë njerëzit në emër të Atit, Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë. Përfundimisht Jisui u tha atyre: “Unë jam me ju gjithmonë, deri në fund të botës”. Atëherë Jisui ngriti duart e Tij, bekoi grupin, dhe u ngrit në qiell.


 Dukshëm, Dishepujt u mrekulluan. Ata vazhduan ta shihnin Jisuin ndërsa ai po ngjitej në qiell. Papritur, dy engjëj iu shfaqën atyre dhe i pyetën ata se përse po shikonin në mënyrë ngulmuese në qiell

SHEN MARIA PORTAITISA - HISTORIA E IKONES

Sot te Qendra studentore u zhvillua takimi studentor, i cili u drejtua nga Atë Justini. Ai shpjegoi fillimisht shërbesën e Himnit Akathist dhe më pas disa ikona mrekullibërëse të së Tërëshenjtës, një prej të cilave do ta shkruajmë edhe këtu.







Në manastirin e Ivironëve në Malin e Shenjtë, gjendet ikona e shenjtë Portaitisa (që rri te porta) e cila sipas traditës është vepër e Ungjillor Lukai,  krenaria e Malit të Shenjtë dhe mbarë Orthodhoksisë. Ikona ka përmasa me gjatësi 137 cm dhe gjerësi 94 cm dhe peshe 96 kg, dhe me pamjen e hirshme të zonjës Hyjlindëse.

Kjo ikonë ishte pronë e një vejushe shpresëtare nga Nikea, e cila mbante para ikonës një kandil të pashuar.  Kur ushtarët ikonoklastë (shkatërruesit e ikonave) e zbuluan, vejusha e mençur, duke u premtuar lekë, bëri që ata t’ia linin ikonën edhe një ditë. Ajo së bashku me ndihmën e djalit të saj e hodhi ikonën natën në det. Ikona menjëherë u ngrit në këmbë dhe lundronte drejt Greqisë. Biri i vejushës që të mos e arrestojnë shkoi në Selanik dhe pastaj në Malin e Shenjtë. Askush nuk e dinte se ku ishte ikona për 170 vjet, nga viti 829 që ra në det deri në 1004 kur u shfaq në manastirin e Ivironëve.

PENTIKOSTIA - Shpjegimi i ikonës


 
Hyrje
Festa e Pentikostisë së Shenjtë (Rrëshajeve) festohet çdo vit 50 ditë pas Festës së Madhe dhe të Shenjtë të Pashkës dhe dhjetë ditë pas festës së Ngjitjes së Zotit Krisht në Qiej. Festa festohet gjithmonë të dielën.
Festa përkujton zbritjen e Shpirtit të Shenjtë mbi Apostujt në ditën e Pentikostisë (Rrëshajeve), një festë e traditës judaike. Ajo gjithashtu feston themelimin e Kishës nëpërmjet predikimit të Apostujve dhe pagëzimin e qindra njerëzve të cilët besuan atë ditë në mesazhin e shpëtimit të Ungjillit nëpërmjet Jisu Krishtit. Festa shihet gjithashtu si pika kulminante e shfaqjes së Trinisë së Shenjtë.