Ikona e shenjtë mrekullibërëse e së Terëshenjtës Mari të
Jeruzalemit ose Ierosolimitisa është pikturuar mrrekullisht në shekullin
e 19, në vitin 1870 dhe ka këtë histori. Në atë kohë në Malin e
Ullinjve, në manastirin rus të miroprusëses Maria Magdalena
ekzistonte një murgeshë ikonografe me emrin Tatiana.
Ndërkohe që
flinte, Tatiana pa një vegim; pa që e vizitoi në qelinë e saj një
murgeshë e re e panjohur e cila i tha: ''Motër Tatiana, erdha të meë
pikturosh. Tatiana iu përgjigj: ''Më fal, motër, por unë jam ikonografe, jo
piktore. Vizitorja i thotë: ''Atëherë me bëj ikonë". Tatiana u çudit me guximin e së huajës dhe iu përgjigj: "Nuk kam dërrasë që të
pikturoj''.
Atëherë murgesha vizitore i jep në dërrasë ikonografie dhe i
thotë: ''Pikturo''!
Ndërkohë që Tatiana pikturonte murgeshën, pa që veshja e
saj po bëhej e artë, fytyra e saj nisi të ndriçonte gjithmonë e më
shumë, dhe e dëgjon t'i thotë ''O e lumur Tatiana, që pas Ungjillorit
Luka do më bësh ikonë përsëri ti''.
Atëherë Tatiana e kuptoi që po bënte ikonë Hyjlindësen. U zgjua e tronditur dhe menjëherë shkoi te igumenia (drejtuesja e manastirit) dhe i tregoni për vegimin, por ajo nuk e besoi dhe i tha
të shkonte të flinte dhe të nesërmen të bënte një ikonë të
Hyjlindëses.
Ndërkohë që Tatiana kthehej, ndieu që nga qelia e saj po
vinte erë miro. Menjëherë njoftoi igumenen dhe kur hyjnë bashkë në qelinë
e ndritshme dhe erëmire, ku panë dhe mrekullinë e madhe.
Ikona e vegimit
gjendej në qeli, e vërtetë, e pabërë nga dora e njeriut.
Pas të gjitha
këtyre Hyjlindesja iu shfaq sërish murgeshës dhe i tha: ''Më zbrisni
poshtë në shtëpinë time, në Gjethsimani''. Dhe ato vepruan sipas fjalës së saj.
Që në atë kohë
ikona e pabërë nga dora e njeriut e Shën Marisë së Jerusalemit gjendet ne Gjethsimani dhe bën vazhdimisht mbrekullira.
No comments:
Post a Comment