Shpjegimi i Ikonës së Lindjes së Hyjlindëses

Ikona e Lindjes së Nënës së Perëndisë zakonisht tregon Shën Anën, nënën e Marisë, gjysmë të shtrirë në krevat. Fytyra e saj është serioze dhe pamja e saj është e thellë dhe reflektive. Ajo shikon Virgjëreshën Mari, duke u përpjekur të kuptojë misterin që ka filluar të zbulohet.

Shën Ana simbolizon këtu natyrën që filloi pa fryte për shkak të mëkatit dhe tani është duke bartur frytin prej ndërhyrjes së hirit të Perëndisë. Shën Ana është rrethuar nga vajzat shërbëtore gati për të ndihmuar nënën dhe për të larë foshnjën e sapolindur.


Pozicioni dhe qëndrimi i Shën Joakimit ndjek variante të ndryshme. Në disa ikona ai nuk është paraqitur. Në disa të tjera ai është treguar duke qëndruar, ose ndonjëherë ai është i ulur, por gjithnjë ai ka një pozicion lutjeje. Mrekullia e lindjes së një fëmije e bën atë të reflektojë thellë. Ai shquan: “ardhjen plot ngazëllim për shërbesën e misterit që Perëndia i ka besuar atij dhe ai zhytet në lutje”. Joakimi dhe Ana janë ballë për ballë dhe figurat e zmadhuara të tyre shprehin karakterin madhështor si stërgjyshit e Perëndisë “Theopatores”.



Virgjëresha e shenjtë në përgjithësi është paraqitur në pelena në krahët e mamisë ose në një djep të vogël, pranë krevatit të Anës. Joakimi ndonjëherë ka një pozicion lutjeje në drejtim të saj.

Të gjithë personat e tjerë në ikonë kanë lartësi të zvogëluar dhe vëmendja është përqendruar mbi Prindërit e Shenjtë dhe Fëmijën e tyre, që sapo ka lindur. Në tërë ikonën zotërues është gëzimi. Jeta e re është shprehur me ngjyra të ndritshme dhe fytyrat reflektojnë veç gëzim, siç i kërkon ngjarja.

No comments:

Post a Comment