Lartësimi i Kryqit, 14 shtator, dhe Ikona e Lartësimit

Perandori dhe nëna e tij, Shën Elena, dëshironin shumë të gjenin Kryqin e vërtetë mbi të cilin vdiq Shpëtimtari ynë për ne dhe ta nderonin atë. Për këtë qëllim, Shën Elena shkoi në Jerusalem të kërkonte kryqin e Krishtit. Ajo bëri kërkime pranë Golgothasë.
E kremtja e Lartësimit kujton gjetjen e Kryqit të vërtetë nga Shën Elena. Ajo gjeti tri kryqe. Problemi ishte: cili prej tyre ishte Kryqi i Zotit? Nuk kishte asnjë shenjë me fjalët: “Jisui i Nazaretit, mbret i judenjve”. Kryqet, njëri pas tjetrit, u vunë mbi një njeri të sëmurë. Kur kryqi i tretë preku njeriun e sëmurë, ai u shërua. Në të njëjtën mënyrë, kryqet u vunë mbi një njeri të vdekur. Përsëri ndodhi mrekullia. Njeriu i vdekur u ngjall, kur kryqi i tretë e preku atë. Kështu që kryqi i tretë ishte kryqi i vërtetë i Krishtit.


Lajmi i zbulimit u përhap nëpër qytetin e Jerusalemit dhe një turmë shumë e madhe njerëzish u grumbullua të nderonte kryqin e Zotit. Kryepiskopi i Jerusalemit, Shën Makario, e ngjit  kryqin në katedër dhe, kur njerëzit e panë atë të ngritur lart, filluan të thërrisnin, gjithnjë e më tepër “Mëshiro, o Zot”, gjatë shërbesës së Lartësimit.



Lartësimi i Kryqit konsiderohet si “universal”. Ky është një element thelbësor në kuptimin e të kremtes. Fuqia e kryqit shtrihet në çdo pjesë të universit dhe shpëtimi që ai sjell, përqafon tërë krijesën. Ky është shkaku pse, në shërbesën e Lartësimit, prifti  bekon në të gjitha anët: “Katër anët e botës, o Krisht, Perëndia ynë, janë shenjtëruar sot”.

Në shërbesën e Mëngjesit të 14 shtatorit, Ungjilli që lexohet (Joani 12:23-26) dhe që është fillimi i fjalimit që ndjek Darkën e Fundit, nuk duket se bart kryqin. Ende, thënia e Jisuit: “Ora ka ardhur, që Biri i njeriut të lavdërohet...” ka një lidhje misterioze me Vuajtjen e Zotit edhe me të kremten e sotme. Kështu nga fjalët e Jisuit për Pjetrin: “Në qoftë se unë shkoj, ju nuk mund të më ndiqni tani, por ju do të më ndiqni mua më pas”, çdonjëri prej nesh gjen se çfarë përmban edhe për ne kjo frazë.

Pas Dhoksologjisë së madhe për Shërbesën e Mëngjesit, shfaqet një ritual i veçantë për këtë ditë. Kryqi, që normalisht mbahet në Altar, është vendosur mbi një tabaka të rrethuar me borzilok; prifti, duke ngritur lart kokën e tij, del prej Hierores paraprirë nga kori dhe djemtë e Altarit me temjan dhe qirinj.

Procesioni, duke u larguar ikonostasi, ndalon përballë Derës së Bukur dhe kthehet nga lindja. Prifti shpall (si zakonisht gjatë Liturgjisë, kur libri i Ungjillit solemnisht dërgohet në Altar) “Urtësi! Drejt!”. Kjo marrëzi në dukje për kryqin është simbol i Urtësisë Hyjnore. Pastaj, proçesioni kthehet nga perëndimi. Kryqi është ndaluar mbi një vend në mes të kishës zbukuruar me lule. Besimtarët perulen para kryqiti dhe pastaj puthin kryqin.

Gjatë kësaj shërbese të Lartësimit, kori këndon “Mëshiro, o Zot!”. Kjo përsëritet njëqind herë. Prifti, duke mbajtur Kryqin, bekon në të katër anët, pastaj përkulet shumë ngadalë, ndërsa kori vazhdon lutjen me një ton zbritës. Kur kori arrin lutjen e pesëdhjetë, prifti është përkulur shumë poshtë, shumë afër tokës, gjithnjë duke mbajtur Kryqin. Kështu që mund të zbresë drejt të gjithë atyre që janë përkulur më poshtë, drejt gjithë ekstremeve të mjerimit, dhe kështu ai mund të bjerë mbi mua, gradualisht, duke u kredhur në zemrën time. Pastaj prifti ngrihet shumë ngadalë dhe ndërsa kori këndon lutjen me një ton që tani ngrihet gjithnjë e më tepër, ngre Kryqin, e “lartëson”. (“Nëse unë jam ngritur nga toka, do të tërheq gjithë njerëzit tek unë...”). Prifti bekon njerëzit përsëri me Kryqin, pastaj e rivendos mbi ndalesën ku ai qëndron deri në fund të Liturgjisë.
Himni që këndojmë më tepër (tropari si e quajmë) është: “O Zot, shpëto popullin tënd dhe bekoje trashëgimin Tënd. Dhuroji shpresëtarëve fitore mbi barbarët dhe ruaje shtetin Tënd me anën e kryqit Tënd”.


Ikona e Lartësimit të Kryqit
Në ikonën e Lartësimit të Kryqit Kryepiskopi Makarios shihet në qendër, duke ngritur Kryqin e shenjtë. Është Kryqi i vërtetë i Zotit tonë, të cilin ai është duke ua treguar njerëzve. Përballë mund të shohim Shën Elenën duke treguar Kryqin e Shenjtë. Në disa ikona është pikturuar biri i saj, Shën Konstandini, megjithëse ai nuk ishte atje, kur u gjet Kryqi i Shenjtë. Gjithashtu janë të pranishëm priftërinj të tjerë dhe njerëz nga Jerusalemi.
Ndërtesa prapa Kryepiskopit përfaqëson Kishën e Ngjalljes (një stil bazilik), e ndërtuar nga Shën Konstandini i Madh.



No comments:

Post a Comment