Showing posts with label Receta për Gatime Kreshmore. Show all posts
Showing posts with label Receta për Gatime Kreshmore. Show all posts

Kek me karrota, Bukë me karrota

Kek me karrota

1 filxhan çaji me karrota të prera
1 filxhan çaji me mollë të prera
1 filxhan çaji me sheqer
1 filxhan vaj
1 filxhan rrush i thatë
½  filxhan lëng portokalli
3 filxhanë çaji miell me një lugë kafeje sodë buke
1 lugë kafeje kanelle
1/3 filxhane çaji konjak

Rrihni sheqerin dhe vajin, dhe me ngadalë përzjeni të gjitha përbërjet me rradhë në të njëjtën kohë. Miellin shtojeni të fundit. Lyejeni tavën me gjalpë dhe më pas me miell që të mos ngjisë dhe piqeni në një temperaturë te 175 grade Celcius, për 45-50 minuta deri në 1 orë.

Supë domatesh, Supë zarzavatesh, Supë me patatesh, Picë

Supë domatesh: 

5-6 domate të arrira (të bëra) mirë
¾ filxhan me oriz ose klitharaq
2-3 kokrra patate
½ kokërr qepe
kripë, piper
3-4 lugë gjelle vaj
6-8 filxhanë ujë

Qëroni patatet dhe qepët dhe pritni ato në forma të vogla, vendosini në një tenxhere me ujë, dhe i lini të zjejnë atje derisa të zbuten. Pra derisa ne ta kuptojmë që janë zjerë. Më pas patatet, qepët dhe domatet shtypini me lugë, të gjitha bashkë në lëngun e përgatitur me kripë, me piper dhe oriz.


Embëlsira Kreshmore - Kek me mollë

1 filxhan çaji me mollë të qëruara dhe të prera
1 ½ filxhan çaj me sheqer
3 filxhane çaji me miell me një lugë kafeje sodë buke
1 lugë kafeje kripë
2 lugë kafeje kanelle dhe karafil bashkë
½ filxhan çaji me arra të shtypura
1 filxhan çafi rrush të thatë
1 filxhan çaj me vaj vegjetal
1 lugë kafeje vanilje

Vendosni mollët dhe sheqerin në një tenxhere në një temperaturë të ulët derisa sheqeri të fillojë të shkrihet. Mollët mos i zjeni. Më pas hiqeni nga zjarri. Përzjeni miell, erëza, arra dhe rush të thatë. Shtoni vajin në mollë së bashku me sheqerin dhe trazojini duke hedhur miell deri sa të përzjehen mirë. Lyejeni tavën me vaj dhe më pas me miell që të mos ngjisë dhe piqeni në një temperaturë te 175 gradë Celsius, për 45-50 minuta. Kur është ftohur plotësisht hidhini përsipër sheqer pudër.

Picë me zarzavate

½ kg spinaq
1 lugë gjelle kopër
¾ filxhan ullinj pa bërthamë
1 kokërr hudhër
¾ filxhan vaj.

Brumi i picës përgatitet në këtë mënyrë:
2 lugë gjelle maja, pluhur
1 filxhan ujë të vakur
½ lugë kafeje sheqer
3 ½ filxhan plot me miell
3 lugë gjelle vaj
1 lugë kafeje kripë

Kek me çokollatë (kreshmor)

3 gota   miell
2  gota  sheqer
2 lugë gjelle sodë buke
1 lugë gjelle kripë
6 lugë gjelle kakao
1 lugë kafeje  vanilje (pluhur).

Përzjeni sheqerin, miellin, sodën, kakaon, kripën dhe vaniljen pluhur. Pastaj, shtoni dhe përzjeni:
 3 lugë gjelle  uthull
¾ e gotës vaj gjelle (jo vaj ulliri)
2 gota ujë të ftohtë.

Lyeni me vaj dhe miell tepsinë dhe hidhni masën e kekut në tepsi. Piqeni për 45 minuta në temperaturë 180 gradë. Pastaj mund të bëni sherbet me kakao, sheqer pluhur, një lugë gjelle vitam dhe shtoni ujë të vakët derisa ë bëhet një masë jo shumë e lëngshme.

2 Receta për byrek

 Byrek i thjeshtë
 ½ kg miell i fortë
3 lugë gjelle vaj
1 gotë ujë të vakët
1 lugë likoje kripë
1 lugë supe limon
niseshte për hapjen e petave.
 Vendosim miellin në një tas, bëjmë një gropëz në mes dhe hedhim kripën, vajin dhe pak nga pak ujin dhe limonin, derisa të bëhet brumi jo shumë i fortë. E ndajmë në 12 topa, i spërkasim me niseshte dhe i lemë për 30 minuta. Hapim 3 nga topat në petë me madhësi sa një pjatë gjelle dhe i vendosim njëra mbi tjetrën duke i lyer në mes me vaj. I palosim të 3 petët duke i lyer me vaj dhe kështu siç janë tre nga tre i hapim petët sa madhësia e tepsisë. Bëhen kështu 4 petë me nga 3. Shtojmë 2 poshtë 2 sipër duke i lyer gjithmonë me vaj. Mund ta përdorim petën për byreçka, të ëmbla ose të kripura.

Byrek me spinaq

3 receta për ëmbëlsira kreshmore

Bukë me rrush të thatë

  ½ kg miell
50 gr maja
¾ filxhan çaji me sheqer
1 lugë kafeje me kripë
1 filxhan çaji rrush të thatë të zinj
1 lugë kafeje kanelle
½ filxhan çafi ujë i vakët


Treteni majanë në ½ filxhan me ujë të vakët dhe shtoni kripë. Shtoni miell në tas dhe bëni një përzierje. Hidhni sheqer, kanelle, vaj rrush të thatë, majanë e tretur në ujë. Ngjisheni mirë duke formuar një masë brumi si brumi i bukës. Nëse është e nevojshme shtoni më shumë ujë.

Picë me spinaq

½ kg spinaq
1 lugë gjelle kopër
¾ filxhan ullinj pa bërthamë
1 kokërr hudhër
¾ filxhan vaj.

Brumi i picës përgatitet në këtë mënyrë:
2 lugë gjelle maja, pluhur
1 filxhan ujë të vakur
½ lugë kafeje sheqer
3 ½ filxhan plot me miell
3 lugë gjelle vaj
1 lugë kafeje kripë

            Tresni majanë në ujë, shtoni sheqerin dhe lëreni për 10 minuta.

Picë me domate dhe Sallatë me panxhar sheqeri

Picë me domate

1 dorë brumë pice
1 domate e madhe e pjekur
1 filxhan çaji lëng domateje e koncentruar
1 qepë e madhe e prerë në rondele
pak majdanoz
borzilok ose dhiozmë e prerë hollë
1 thelb hudhër
1 filxhan çaji kërpudha të prera në feta
pak spec jeshil i prerë në feta
½ filxhan vaj
½ filxhan ullinj jeshilë pa bërthamë.

            E shtrijmë brumin e picës dhe e lyejmë me pak vaj. Shtrojmë sipër brumit pelten e domates, qepët dhe erëzat e prera. Në fund shtrojmë kërpudhat dhe specin jeshil dhe i spërkasim me vaj. E pjekim picën në furrë të nxehtë për 30 min.

Keku i shën Fanurit - kreshmor

Përbërësit:
500 ml lëng frutash  (sipas shijes suaj)
250 ml vaj ulliri (ose vaj vegjetal)
350 gr sheqer
125 gr mjaltë
500 gr miell
1 lugë gjellë sodë buke
1/2  lugë kafeje kanellë

½ lugë kafeje karaifil
180 gr rrush të thatë
75 gr arra ose lajthi
Fillimisht derdhni në një enë lëngun e frutave dhe shtoni me rradhë duke bërë njëkohësisht edhe përbërësit e tjerë, përveç rrushit dhe arrave.

Receta Kreshmore

 Receta kreshmore

Qiqra - 2 kanace qiqrra te ziera, ose nëse i bleni me kilogram, më parë i zieni dhe përdorni masën 2 gota uji qiqra të ziera.

limon - 2 kokrra të shtydhyra
hudhra - 6 thelpinj
tahini - 3 lugë gjelle
vaj ulliri 2 lugë gjelle
kripe - nje lugë kafeje

Përzieni të gjithë masën me grirëse, ose mikser, derisa të grihet mirë dhe sa më imët.

Eshtë vërtet shumë e shijshme. JU BEFTE MIRE