½ kg spinaq
1 lugë gjelle kopër
¾ filxhan ullinj pa bërthamë
1 kokërr hudhër
¾ filxhan vaj.
Brumi i picës përgatitet në këtë mënyrë:
2 lugë gjelle maja, pluhur
1 filxhan ujë të vakur
½ lugë kafeje sheqer
3 ½ filxhan plot me miell
3 lugë gjelle vaj
1 lugë kafeje kripë
Tresni majanë në ujë, shtoni sheqerin dhe lëreni për 10 minuta.
Në një
rast të madh hidhni 3 filxhanë, miell dhe në mes të miellit hidhini
majanë e tretur, kripën dhe vajin. Zëreni brumin mirë, dhe në qoftë se
do akoma miell hidhini por kujdes që të jetë pak i butë pra jo i fortë.
Mbulojeni dhe lëreni të vijë rreth 1 orë derisa masa të dyfishohet.
Pastaj zëreni brumin përsëri dhe lëreni të vijë për së dyti. Pastaj zëmë
aq brumë sa të duam ne dhe mund të shtojmë zarzavate për picën sipas
dëshirës.
Lajmë spinaqin, koprën dhe i vëmë të ziejnë me ujë. Kur
fillojnë dhe lëshohen, i kullojmë dhe i lëmë mënjanë. I presim ullinjtë
në copa të vogla. Pastaj në një tenxhere hidhni 5 lugë vaj dhe shtoni
ullinjtë, hudhrat dhe koprën.
Trazojini vazhdimisht.
Shtojmë
spinaqin, kripë dhe piper dhe i ziejmë për 8-10 minuta. Më pas përhapni
brumin në tepsinë e lyer dhe mbulojeni me zarzavate të ndryshme. Vajin
që u mbetet hidhjani picës sipër dhe menjëherë piqeni në furrë të nxehtë
për 30 min.
Me këtë masë bëhen dy pica.
No comments:
Post a Comment