Picë me domate dhe Sallatë me panxhar sheqeri

Picë me domate

1 dorë brumë pice
1 domate e madhe e pjekur
1 filxhan çaji lëng domateje e koncentruar
1 qepë e madhe e prerë në rondele
pak majdanoz
borzilok ose dhiozmë e prerë hollë
1 thelb hudhër
1 filxhan çaji kërpudha të prera në feta
pak spec jeshil i prerë në feta
½ filxhan vaj
½ filxhan ullinj jeshilë pa bërthamë.

            E shtrijmë brumin e picës dhe e lyejmë me pak vaj. Shtrojmë sipër brumit pelten e domates, qepët dhe erëzat e prera. Në fund shtrojmë kërpudhat dhe specin jeshil dhe i spërkasim me vaj. E pjekim picën në furrë të nxehtë për 30 min.





 Sallatë me panxhar sheqeri

1 ½ kg panxhar sheqeri
½ filxhan vaj
 ¼ filxhan uthull
kripë.

            Prisni majën e panxharit, lani rrënjët e panxharit mirë dhë lërini të ziejnë në ujë me kripër për 30 min. Lajini dhe përziejini së bashku me rrënjët derisa të ziejnë edhe ato. Kullojini mirë. Në mes të pjatës që do të servirni vendosini.
Më pas qërojini nga lëkura rrënjët dhe prijini në forma tërthëroe dhe vendosini përreth pjatës. Hidhini sipër vaj dhe uthull.

No comments:

Post a Comment