Të marrësh me seriozitet Kreshmën do të thotë pra që do ta konsiderojmë atë para së gjithash në nivelin më të thellë të mundshëm-si një sfidë shpirtërore e cila kërkon një reagim, një vendim, një plan, një përpjekje të vazhdueshme. Për këtë arsye u themeluan javët e përgatitjes për Kreshmë nga Kisha. Kjo është koha për reagim, për vendim dhe planifikim.
Dhe mënyra më e mirë dhe më e lehtë këtu është të ndjekim udhëzimin e Kishës-qoftë vetëm me meditim, mbi pesë temat e Ungillit që na ofrohen në pesë të dielat e periudhës parakreshmore: atë të dëshirës për Zotin, (Zakeut), të përulësisë, (Publikanit dhe Fariseut), atë të kthimit nga internimi,(Djalit Plangprishës), atë të të gyqit (Gjyqit të fundit)dhe asaj të faljes (Së dielës së Faljes).
Këto mësime nga Ungilli nuk janë vetëm për t'u dëgjuar në Kishë; e gjithë çështja është që ato duhen marrë në shtëpi dhe të meditohet mbi to në terma të jetës sime, situatës së familjes sime, detyrimeve të mia profesionale, kujdesit tim për gjërat materiale, lidhjes sime me qeniet konkrete humane me të cilët jetoj. Nëse këtij meditimi dikush i shton lutjen e asaj periudhe parakreshmore,