Të marrësh me seriozitet Kreshmën do të thotë pra që do ta konsiderojmë atë para së gjithash në nivelin më të thellë të mundshëm-si një sfidë shpirtërore e cila kërkon një reagim, një vendim, një plan, një përpjekje të vazhdueshme. Për këtë arsye u themeluan javët e përgatitjes për Kreshmë nga Kisha. Kjo është koha për reagim, për vendim dhe planifikim.
Dhe mënyra më e mirë dhe më e lehtë këtu është të ndjekim udhëzimin e Kishës-qoftë vetëm me meditim, mbi pesë temat e Ungillit që na ofrohen në pesë të dielat e periudhës parakreshmore: atë të dëshirës për Zotin, (Zakeut), të përulësisë, (Publikanit dhe Fariseut), atë të kthimit nga internimi,(Djalit Plangprishës), atë të të gyqit (Gjyqit të fundit)dhe asaj të faljes (Së dielës së Faljes).
Këto mësime nga Ungilli nuk janë vetëm për t'u dëgjuar në Kishë; e gjithë çështja është që ato duhen marrë në shtëpi dhe të meditohet mbi to në terma të jetës sime, situatës së familjes sime, detyrimeve të mia profesionale, kujdesit tim për gjërat materiale, lidhjes sime me qeniet konkrete humane me të cilët jetoj. Nëse këtij meditimi dikush i shton lutjen e asaj periudhe parakreshmore,
dhe psalmin 137 - ai fillon të kuptojë se çfarë do të thotë të “të ndjesh së bashku me kishën” mënyrën sesi një periudhë liturgjike i jep ngjyra jetës së përditshme. Ajo përbën gjithashtu një kohë të mirë për të lexuar libra fetarë. Qëllimi i këtij leximi nuk është vetëm të rritim njohurinë tonë për fenë; qëllimi i tij është kryesisht të pastrojmë mendjen tonë nga e gjitha ajo që zakonisht e mbush atë.
dhe psalmin 137 - ai fillon të kuptojë se çfarë do të thotë të “të ndjesh së bashku me kishën” mënyrën sesi një periudhë liturgjike i jep ngjyra jetës së përditshme. Ajo përbën gjithashtu një kohë të mirë për të lexuar libra fetarë. Qëllimi i këtij leximi nuk është vetëm të rritim njohurinë tonë për fenë; qëllimi i tij është kryesisht të pastrojmë mendjen tonë nga e gjitha ajo që zakonisht e mbush atë.
Thjesht është e pabesueshme sesa e ngarkuar është mendja jonë me të gjitha llojet e kujdeseve, interesave, anktheve dhe përshtypjeve dhe sesa pak kontroll kemi mbi këtë ngarkesë. Leximi i një libri fetar, përqendrimi i vëmendjes mbi diçka plotësisht ndryshe nga përmbajtjet e zakonshme të mendimit tonë, krijon nga vetja e saj një tjetër atmosferë shpirtërore dhe mendore.
Këto nuk janë receta-mund të kenë mënyra të tjera për t'u përgatitur për Kreshmë. Pika e rëndësishme është që gjatë kësaj periudhe parakreshmore ne e shohim Kreshmën si nga një largësi e caktuar, si diçka që vjen drejt nesh apo madje ndoshta e dërguar te ne nga Perëndia Vetë, si një rast për ndryshim, për përtëritje, për thellim, dhe që e marrim seriozisht këtë rast që na ofrohet, në mënyrë që të Dielës e Faljes kur nisemi nga shtëpia për në Mbrëmësore të mund të jemi gati të bëjmë tonën-sado pak – fjalët e Paravargut të Madh i cili inaguron Kreshmën.
No comments:
Post a Comment