Pse
kreshmojmë:
* Kreshma na bën të vetëdijshëm
për varësinë tonë tek Perëndia.
* Kreshma na ndihmon të krijojmë
disiplinë personale.
* Kreshma shërben si një
periudhë ndriçimi, veçanërisht për të na përgatitur për kremtimin shpirtëror
dhe misionin e krishterë.
* Kreshma është periudhë që
zbulojmë nevojat tona të vërteta.
* Kreshma është shenjë
vuajtjeje dhe pendimi.
Si të kreshmojmë:
* Mbani kreshmë shenjtëruese.
* Kaloni më shumë kohë me Perëndinё
gjatë Kreshmës.
* Kombinoni bamirësinë me
kreshmën.
* Ruani një shpirt përulësie,
pendimi dhe faljeje.
* Kreshmoni në fshehtësi.
*Kreshmoni me gëzim.
Kreshma e përcaktuar nga Kisha dhe disa udhëzime të përgjithshme:
Kalendari ynë kishtar është
hartuar në mënyrë të tillë që të na drejtojë me zell në rrugën e duhur në jetën
tonë shpirtërore. Në të ka shumë ditë kreshmimi të cilat na përgatisin për ditët
e festave. Më poshtë do të gjeni disa nga periudhat më kryesore të kreshmës dhe
disa udhëzues që të na ndihmojnë. Këto udhëzime janë marrë nga kanonet e
shenjta dhe hyjnore të Kishës Orthodhokse. Gjithashtu është e këshillueshme që çdo
i krishterë Orthodhoks të këshillohet me atin shpirtëror përsa i pёrket
nevojave personale për të kreshmuar.
Të Mërkurat dhe të Premtet:
Kreshma e të Mërkurës bëhet për
të kujtuar ditën kur Zoti ynë u tradhëtua, ndërsa kreshma e të Premtes është për
të kujtuar vuajtjen dhe vdekjen e Krishtit nё Kryq. Çdo e Mërkurë dhe e Premte
duhet konsideruar si ditë kreshme përveçse kur ka ndonjë festë të rëndësishme që
mund të ketë përparësi edhe mbi kreshmën.
Udhëzimet thonë që të mos hamë
mish dhe nënproduktet e tij, bulmetra, peshk.
Na lejohet të hamë fruta
deti, perime dhe fruta.
Kreshma e madhe, Kreshma e madhe e Pashkëve.
Kreshma e madhe fillon pas të
Djelës se Lidhjes se Djathit dhe zgjat 40 ditë, deri në darkёn para tё djelës sё
dafinave. Kreshma e Javës së Madhe është një kreshmë e veçantë për nder të
vuajtjeve të Zotit tonë dhe zgjat nga darka e të Dielёs sё Dafinave deri të Djelёn
e Pashkёs.
Udhëzime për periudhën e triodit dhe Kreshmës së madhe.
Për javën pas të djelës së
fariseut dhe tagrambledhësit të gjitha llojet e ushqimeve janë të lejuara gjatë
gjithë javës.
Java që Lidhet Mishi (Java që pason të djelën e djalit plangprishës)
është një javë normale.
Të Mërkurën dhe të Premten
lejohen frutat e detit, perimet dhe frutat, por jo vaji dhe vera.
Gjithçka tjetër lejohet gjatë
gjithë ditëve të tjera të javës.
Për javën që Lidhet Djathi (Java që pason të Djelën që lidhet mishi)
nuk lejohen mishi dhe produktet e tij. Lejohet peshku, bulmeti, frutat e detit,
perimet, frutat, vera dhe vaji. Pas lidhjes së djathit deri për Pashkë, nga e hëna
deri të premten, duhet të mos hamë mish dhe nënproduktet e tij, bulmetrat,
peshk, vaj dhe verë, (vaji varet nga udhёzimet e atit shpirtёror), por vetëm
frutat e detit, frutat, perimet. Të Shtunave dhe të Djelave gjatë Kreshmës së
Madhe, me përjashtim të së Shtunës së Madhe (që është kreshmë e fortë) mund të
përdorim vaj dhe verë. Nëse festa e Ungjillëzimit bie gjatë Kreshmës së madhe
(25 Mars) lejohet të përdoren frutat e detit, peshku, vaji i ullirit, perimet
dhe frutat, por jo mishi ose bulmeti.
Kreshma e Apostujve të Shenjtë, fillon të
Hënën pas të Djelës së gjithë shenjtorëve (e Djela pas Pentikostisë) dhe zgjat
deri në 29 Qershor që është Festa e Apostujve të Shenjtë, Pjetër dhe Pavli. Kohëzgjatja
e kësaj Kreshme varet sipas Pashkëve.
Për këtë Kreshmë rekomandohet
të mos hahet mish dhe produktet e tij dhe bulmetra. Lejohet peshku, frutat e
detit, vaji dhe frutat. Të Mërkurave dhe të Premteve nuk lejohet peshku, vaji
dhe produktet e lartpërmendura.
Kreshma e Krishtlindjeve fillon me
15 Nëntor dhe zgjat deri në 24 Dhjetor.
Për këtë Kreshmë rekomandohet
të mos hahet mish, nënproduktet e tij dhe bulmetrat.
Lejohen peshku, frutat e detit,
perimet, vaji dhe frutat. Gjatë kreshmës së Krishtlindjeve nga data 13 deri më
24 Dhjetor, Kreshma bëhet më e fortë. Vera dhe vaji lejohen vetëm të Shtunave
dhe të Djelave. Gjithashtu as peshku nuk lejohet gjatë 13 deri 24 dhjetor.
Kreshma e Hyjlindёses, festohet
1-15 Gusht, pёrkujton fjetjen e Virgjёreshёs Mari.
Pёr kёtë Kreshmë rekomandohet
tё mos hahet mish, nёnproduktet etj, bulmetrat, peshku, vaji, dhe vera nga e Hёna deri tё Premten. Lejohen
frutat e detit, perimet dhe frutat. Tё Shtunave dhe tё Djelave vaji dhe vera
lejohen plus ushqimeve qё lejohen tё hahen gjatё kёsaj kreshme. Nё ditёn e Shpёrfytyrimit
të Zotit (6 Gusht) lejohet peshku, frutat e detit, perimet, frutat, vaji dhe
vera, por jo mishi dhe bulmetrat. Nëse festa e fjetjes se Hyjlindёses bie të
Mërkurё ose tё Premte, lejohen tё njёjtat ushqime si gjatё festёs sё
Shpёrfytyrimit.
14 Shtator — Kreshmё pёr
Kryqit e Shenjtë
5 Janar – Kreshmё e Vigjiljes
sё Epifanisё/Theofanisё.
29 Gusht – Kreshmё pёr Prerjen
e kokёs sё Shёn Joan Pagёzorit.
Udhёzuesit pёr kёto Kreshma
janё tё ngjashme si kreshmat e tё Mёrkurave dhe tё Premteve..
Shënim i rëndësishëm:
Ka mёnyra te ndryshme
kreshmimi që varen nga udhëzimi i atit shpirtëror ose priftit.
Ka edhe njё Kreshme tjetёr
kur nuk hahet dhe nuk pihet. Kjo bёhet zakonisht gjatё 3 ditёve tё para tё
Kreshmёs sё Madhe, tё Premten e Zezё (Madhe) dhe pёr arsye tё tjera tё veçanta.
Gjatё gjithё kreshmёs Kisha
rekomandon pakёsimin e sasisë sё ushqimit qё konsumoni çdo vakt dhe tё mos
hahet ndёrmjet vakteve. Disa Kanone dhe Etёr tё Kishёs rekomandojnё pёr ata që
mundin te hane vetem njё vakt në ditё.
Kreshmoni (mos hani) pёr disa
ushqime dhe pije qё ju pёlqejnё me shume (ёmbelsira, alkol) dhe pёr disa zakone
(tё pirit duhan, televizori dhe radio).
Bisedoni me atin shpirtёror
dhe merrni bekimin e tij pёr arsye shёndetёsore, pёr gratё shtatёzёna dhe pёr
raste tё tjera tё veçanta.
NUK kreshmojmё:
Tё shtunave, pёrveç tё Shtunёs
sё Madhe.
25 Dhjetor — 5 Janar
Gjatё Javёs pas së Djelёs sё fariseut
dhe tagrambledhësit.
Gjate Javёs qё pason tё Djelën
e Lidhjes se Mishit (ndalohet ngrёnia e mishit gjatё kёsaj jave,
por nuk duhen ndaluar
bulmetrat)
Gjatё javёs qё pason Pashkёn.
Gjatё javёs qё pason
Pentikostinё.
Kreshma dhe familja
Diskutoni me familjen pёrpara
se tё fillojё Kreshma, pёr rëndёsinё e tё kreshmuarit, sesi do
të kreshmojё familja juaj dhe
pёr çfarë feste tё madhe po pregatiteni.
Gjatё periudhёs sё kreshmёs tё
heqim dorë nga diçka e veçantë pёr ne. (ushqim)
Tё reduktojmё pak sasinё e
ushqimit qё hamё.
Nga paratё e kursyera nga
kreshma të bёjmë diçka pёr njerёzit nё nevojё.
Rriteni aktivitetin tuaj
shpirtёror (lutuni nё komunitet dhe personalisht vetёm pёr vetёm me Zotin, lexoni
çdo ditё Biblёn, lexoni jetё shenjtorësh dhe shkrime tё tjera tё shenjta tё
Kishёs).
Mos e kufizoni pёrfitimin nga
Kreshma thjesht duke hequr dorё nga ushqimi, sepse kreshmё e vërtetё do të thotё tё shkëputesh nga e keqja. Prishni
çdo lidhje tё padrejtё, hidhni tujte çdo pakёnaqёsi ndaj tё afёrmit tuaj,
faleni pёr ofendimet e tij ndaj jush. Mos u grindni. Kujdes! Ju nuk hani mish,
por mёrzitni me grindje tё tjerёt; nuk pini verë, por vazhdoni tё fyeni tё
tjerёt. Nёse jetoni kёshtu, pёrpjekja e kreshmёs nuk ka dobi.
No comments:
Post a Comment