Kreshmimi përherë ka qenë pjesë e riteve fetare (që nga
Judaizmi i vjetёr).
Adami dhe
Eva ishin të parët që kreshmuan. Perëndia u tha atyre të
hanin nga gjithçka, por jo nga fruti i ndaluar. Dëshironte t'ju mësonte
rëndësinë e disiplinës dhe të bindjes.
Moisiou kreshmoi
për 40 ditë kur mori Ligjin nga Perëndia.
Profeti
Ilia në shkretëtirë gjersa kërkonte të komunikonte me
Perëndinë.
Qyteti i
Ninavesë si shenjë pendimi për punët e tyre të liga.
Tërë jeta me disiplinë e Joan Pagëzorit.
Krishti
40 ditë në shkretëtirë.
Të gjitha këto janë shembuj të qëllimeve të ndryshme në
kreshmë.
Shprehje keqardhje (I Sam. 3:35).
Vepër pendimi / shenjë konkrete të
ndryshimit të zemrës sonë (I Sam. 7:6; Dan. 9:3-4).
Shprehje përulësie (Ps. 69:10).
Periudhë ndriçimi (Eksodi 34 :28; 22
Kronik. 20:3-4).
Përgatitje për festim shpirtëror (Lev.
16:29-31; Num. 29:7).
Përgatitje për shërbim të veçantë (Mt.
4: 1-4; Eksodi 34:28).
Përse kreshmojmë? - për t’u
afruar me Perëndinë.
Pikë së pari, duhet patur
parasysh që ne NUK kreshmojmë si dënim (në kuptimin negativ), por kreshma si
një mjet në ndihmë për t'ju afruar me Perëndinë (në kuptimin pozitiv).
Por si na ndihmon për t'ju
afruar Perëndisë.
1. Duke na bërë të ndërgjegjshëm për varësinë
tonë në Perëndinë. Kreshmimi ёshtё një ushtrim i vështirë. Ai përfshin
ushtrim të vërtetë fizik, ndjenjën e urisë dhe lodhjes.
2. Një mjet vetëdisiplinimi. Jeta jonë
NORMALE duhet të kuptohet si disiplinë. Kreshma filloi me Adamin dhe Evën. Ne i
mësojmë fëmijët tanë që në fillim që të jenë të durueshëm, të disiplinuar, t'i
shmangen çdo gjëje që do t'i dëmtonte. Disiplina në gjëra materiale si ushqimi
është vetëm një përgatitje për një disiplinë më të vështirë, disiplinёn
shpirtërore.
3. Burim ndriçimi. Kur kreshmimi është e
lidhur me lutjen, atëhere kthehet në një kohë ku fokusi ynë largohet nga bota
materiale dhe vendoset në botën shpirtërore. Në një kohë kur fokusi ynë është
në Perëndinë. (Shembulli i Moisiut).
4. Na ndihmon të shohim nevojat tona të
vërteta dhe të dallojmë se çfarë janë thjesht dëshirat tona. Kini parasysh,
si të krishterë ne nuk duam që diçka të ketë kontroll mbi ne, duke përfshirë
dhe dëshirën për ushqim.
5. Një ofrim përpara Perëndisë që mund të jetë
një shenjë sinqeriteti. Kreshma në vetvete nuk është as i mirë dhe as i
keq. Por nëqoftëse me ndërgjegje ja kushtojmë Perëndisë, ajo kthehet në diçka
të shenjtë. Për shembull, mund të jetë një shenjë pendimi të sinqertë.
Si të kreshmojmë në një
mënyrë të Shenjtë:
1. Mos u fokuso vetëm tek ushqimi, por
veçanërisht te mëkatet e tua. Shën Joan Gojarti thotё: "Kreshmim jo
vetëm nga ushqimi, por nga mëkatet... Mos kreshmoni vetëm nga goja, por nga
veshët, sytë, këmbët, duart, etj". Shën Vasili thotё - " Ju nuk hani
mish, por ju kafshoni vëllanë tuaj".
2. Kreshëm me Lutje: Rrisim vëmendjen tonë
mbi Perëndinë; forcojmë përpjekjen tonë në lutje. Një kritikues i kreshmës një
herë i tha At Aleksandër Elchaninov, "Puna na lodh dhe ne irritohemi...
unë kurrë nuk parë punëtorë kaq të paduruar sesa ata në fund gjatë Javës së
Madhe. Mendoj se kreshma ndikon keq në sistemin nervor". Kësaj At
Aleksandri ju përgjegj: "Ju keni shumë të drejtë... Nëse kreshma nuk
shoqërohet me lutje dhe ngritje shpirtërore, ajo është demoniake".
3. Kreshmë me lëmoshë: Isaia 53:3-6.
Histori nga Jerondiko - Një vëlla qёndron në qeli dhe kreshmon për gjashtë
ditë; tjetri kujdeset për të sëmurët. Kush është më i pranuar nga Perëndia?
Plaku iu përgjegj: "Nëse vëllai që mbajti kreshmën për gjashtë ditë do të
varej për hunde, nuk do ta arrinte tjetrin që kujdesej për të sëmurët".
4. Kreshmim me Përulësi: Rreziku më i madh
në kreshmim është të krenohemi për përpjekjet tona dhe të gjykojmë të tjerët që
nuk kreshmojmë. Në shkatërrojmë çdo të mirë me këto dy mëkate.
5. Kreshmim me kuptim të drejtë. Kreshmimi
nuk është FUNDI, por një mënyrë për në fund. Perëndia nuk shqetësohet për
kreshmën tonë, ai shikon çfarë qёndrimi krijon brenda shpirteve tona kreshmimi.
6. Kreshmim në fshehtësi. Kujtoni Mt
6:16-21. Mos lejo të tjerët të shohin kreshmën tënde. Histori nga Jerondikoja.
Dy persona shkojnë në shtëpinë e një tjetri dhe prishin kreshmën. Dhe gjersa
vazhdonin në rrugë, njëri fillon të pijë ujë. Tjetri e ndalon dhe i kujton se
jemi duke kreshmuar. Por i dyti i përgjigjet se, ne sapo e prishëm kreshmën.
Jo, tha i pari. Ne hëngrëm në shtëpi për hir të dashurisë. Tani, le të
vazhdojmë të kreshmojmë.
Histori tjetër: Një murg i
thotë guzhinjerit, mos më jep këtë ushqim sepse nuk mund ta ha. Guzhinjeri i
bërtet të tjerëve në guzhinë. Abati i përgjigjet, "Do të ishte më mirë të
hash mish, sesa të të marrin vesh të tjerët sesi po kreshmon".
7. Kreshmim pa gjykuar të tjerët. Rom.
14:3. Ata që hanë, mos gjykoni ata që nuk hanë. Ata që nuk hanë, të mos
gjykojnë ata që hanë.
Si të kreshmojmë (rregulla praktike):
1. Kreshmë
e plotë. Të qёndrosh gjithë ditën pa ngrënë asnjë gjë
(Të Hënën e
Bardhë, dita e parё).
2. Kreshmë
e kufizuar. Mos ha ushqime të caktuara. Ndoshta e lehtë në fillim, por
gjëra kalojnë 40 ditë, bëhet më e vështirë. Shohim sesi jemi të lidhur me
ushqime të tëra.
3. Kreshmë
e rregulluar për studentët. Ndoshta ti nuk e ke kushtet për të kreshmuar
sipas rregullës së Kishës. Nëse jo, MOS vendos vetë se cila do të jetë kreshma
jote. Shko dhe bisedo me atin tënd shpirtëror.
4. Përherë
qёndro pak i uritur. "Gjithmonë ngrihu nga tavolina duke menduar se
mund të kishe ngrënë dhe pak më tepër". Jerondikoja: "Dikush gjendet
duke ngrënë shumë dhe përsëri është i përmbjatur gjersa akoma ka uri. Dikush
han pak, por është i ngopur".
KRESHMA DHE KRESHMIMI
Të krishterët orthodhoksë
kudo në botë fillojnë sot udhëtimin e tyre të përvitshëm shpirtëror të Kreshmës
së Pashkës. Një udhëtim që i udhëheq në thellësitë e shpirtrave të tyre, duke
kontrolluar e përgatitur veten për festimin e hareshëm të Pashkës, Ngjalljen
fitimtare prej sё vdekurish të Zoti tonë. Kur shumë njerëz mendojnë për
kreshmët e mëdha, mendimi i parë që vjen shpesh ëshë heqja dorë nga disa
ushqime të caktuara. Fatkeqësisht, shumë njerëz s'e kuptojnë siç duhet se çfarë
është në të vërtetë kreshmimi dhe përse duhet që ta praktikojmë.
Sipas teologut të njohur
Aleksandër Shmeman:
"Qëllimi i Kreshmës nuk është të na imponojë disa
detyrime formale, por të zbusë zemrën tonë, me qëllim që ne të mund të provojmë
"etjen dhe urinë" e fshehtë për komunikimin me Perëndinë".
Kështu, ne mund të themi se
qëllimi dhe synimi parësor i kreshmimit është, së pari, të na bëjë të ndërgjegjshëm për Perëndinë. Kreshmimi i vërtetë
përfshin uri të vërtetë. Etërit e Kishës rekomandojnë se ne gjithmonë duhet të
ngrihemi nga tavolina duke ndjerë se mund të kishim ngrënë më tepër. Gjatë
këtyre çasteve sakrifice e përpjekjeje thirremi të kthejmë mendjet tona drejt
Perëndisë dhe të kujtojmë veten për vartësinë tonë të plotë nga Ai. Të gjitha
bekimet e jetës - ushqimet, pijet dhe shëndeti - vijnë nga Ai. Ai është
dhënësi, ushqyesi dhe burimi ynë i jetës. Kreshmimi na bën ne shumë të
vetëdijshëm për këtë vartësi nga Ai.
Tjetër qëllim i kreshmimit është të na ndihmojë ne të
kultivojmë vetëdisiplinimin në jetën tonë.
Mentaliteti i botës është të kënaqësh dëshirat e tua kurdoherë kur ke mundësi.
Ndërsa jeta kristiane paraqet njё tjetёr mendim. Kisha na thërret të
disiplinojmë mendjen, trupin dhe shpirtin tonë. Nёse nuk kontrollojmë zakonet,
veprimet dhe mendimet tona dhe nuk e lёmё tërë qenien tonë nën pushtetin e
Krishtit, ne nuk mund të rritemi kurrë ashtu siç duhet në jetën e krishterë.
Qëllimi i tretë i kreshmimit është të veprojë në jetën
tonë si një burim ndriçimi. Nëse kreshmimi kombinohet me më shumë lutje e veprime
bamirësie, atëherё kreshmët bëhen një periudhë zbulimi dhe gjetjeje. Përgjatë
historisë, Perëndia u ka folur atyre njerëzve që kanë kreshmuar dhe kanë
përqendruar tërë qenien e tyre mbi Të. Në jetën e Jisuit, ashtu si edhe në
jetën e shumë personazheve të Biblës dhe të shenjtorëve të Kishës, ne shikojmë
se momentet kur ata takuan Perëndinë qenë periudha të kreshmimit.
Së fundi, kreshmimi na ndihmon të çlirojmë veten nga
diktatura e trupit dhe e shpirtit.
Mos e shikoni atë si një
dënim personal ose si diçka negative, por si diçka pozitive. Nëse udhëhiqet nga
Shpirti i Shenjtë kreshmimi duhet të japë frytet e Shpirtit të Shenjtë, i cili
përfshin mbi të gjitha dhuratën e gëzimit. Këtë na kujtojnë hymnet në fillim të
kreshmëve.
"Me gëzim le të hyjmë në
fillimin e Kreshmëve, e le të mos jemi me pamje të trishtuar.
Janë 40 ditë të Kreshmëve dhe
të gjitha le t'i mbajmë me gëzim".
Kështu, le të fillojmë të
gjithë udhëtimin tonë të Kreshmëve, me një kuptim të duhur të kreshmimit. Le të
përpiqemi të kreshmojmë me gjithë qёnien tonë, duke bërë këtë udhëtim drejt
Pashkës, kohë zbulimi të vërtetë dhe përtëritjeje në marrëdhënien tonë me
Perëndinë e Gjithëpushtetshëm e Njeridashës.
"Mbani një kreshmë të
pranueshme, të pëlqyeshme për Zotin. Kreshma e vërtetë, largimi i të këqijave,
përmbajtja e gjuhës, largimi nga zemërimi, largim nga dëshirat, përgojimi,
gënjeshtra dhe mosmbajtja e premtimit; mohimi i këtyre është kreshma e vërtetë
dhe e pranueshme për Perëndinë" (Himnologjia e Kishës).
"Gjersa kreshmojmë
trupërisht, le të kreshmojmë edhe shpirtërisht, le të zgjidhim çdo lidhje
padrejtësie, le të këpusim çdo nyje kontrate të lidhur me dhunë, le të grisim
çdo marrëveshje të padrejtë; le t'i japim bukë të uriturve dhe të varfërve të
pastrehё, le t'i presim në shtëpi, që të mund të marrim nga Krishti, Perëndia
ynë, mëshirën e madhe".
"Kreshma s'duhet të
mbahet vetëm nga goja, po, gjithashtu, nga syri, veshi, gryka, këmbët, duart
dhe të gjithë pjesët e trupit. Syri duhet të largohet nga pamjet e papastra,
veshi nga thashethemet dashakeqe, duart nga veprimet e padrejta" (Shën
Joan Gojarti).
"Vallë a s'është kreshma
që Unë zgjodha: t'i këpusësh verigat padrejtësisë, t'i zgjidhësh leqet e
zgjedhës, t'i lësh të lirë të shtypurit, të copëtosh çdo zgjedhë? A do ta ndash
bukën tënde me të uriturin, t'i fusësh në shtëpinë tënde skamorët e pastrehё?
Kur ta shohësh të zhveshurin
vishe dhe mos e përbuz tё afёrmin tënd" (Isaia 58: 6-8).
Kreshma e vërtetë
Sikundër kalon dimri dhe vjen
vera e ёmbël, detari me anijen e tij del dhe lundron në det, duke e përshkruar
këtë në të katër anët. Ushtari merr armët, i fshin ato, i pastron dhe i bën
gati për luftë. Udhëtari fillon një udhëtim të gjatë dhe atleti e sportisti
zhvishen dhe ju përvishen stërvitjeve dhe ushtrimeve të ndryshme. Kështu duhet
të veprojmë edhe ne tani që na erdhi koha e kreshmëve, si një verë shpirtërore.
Le t'i bëjmë pra gati armët si ushtarë të vërtetë, le ta mprehim drapërin si
bujqër të vërtetë, të kujdesshëm dhe si kapedanë të urtë e të mençur le të
përballojmë valët dhe dallgët e dëshirave të dobëta. Duke përdorur si armë
dëshirat e mira dhe mendimet e urta; Le të fillojmë udhëtimin tonë për në qiell
dhe le të përgatitemi e të përvishemi bukur e mirë, për të kaluar kreshmët
ashtu si duhet... .
Kreshmë vëllezër të dashur,
nuk e kuptojmë si shumica e njerëzve, largim nga disa gjellë të caktuara. Jo,
kreshmë e vërtetë nuk është të largohesh vetëm nga disa gjellë, por së bashku
me këto të heqësh dorë edhe nga ligësitë dhe nga mëkatet. Sigurisht, të
largohesh nga disa gjellë, por njëkohësisht është e domosdoshme që të largohesh
edhe nga mendimet e liga, nga dëshirat e dobëta, nga veprimet e këqia... Kjo
është kreshma e vërtetë, vetëm kjo mund t'i shpëtojë ata që e mbajnë kreshmёn.
(Nga Kryeveprat e Shën Joan
Gojartit)
E dini se çfarë thotë Shkrimi
i Shenjtë për kreshmën?
Atleti nuk e merr dot kurorën
po të mos luajë sipas rregullave të caktuara. Edhe ne pra, që mbajmë kreshmë,
që të mos rrezikojmë të humbasim shpërblimin që na përket dhe këtë dhuratë të
madhe, le të mësojmë se si duhet të mbajmë kreshmë. Se edhe farisiani i parabolës
mbajti kreshmë, megjihatё doli prej Kishës pa ndonjë fitim e dobi për shpirtin
e tij. Përkundrazi kumerqari, që nuk mbajti kreshmë, doli më i fituar nga
farisiani. Kjo na tregon se nga kreshma nuk mund të rrjedhë asnjë dobi, n.q.s.
ato nuk shoqërohen me shumë virtyte të tjera. Mbajtën kreshmë ninevitët dhe
tërhoqn mëshirën dhe dashurinë e Perëndisë, mbajtën kreshmë edhe judenjtë, por
këta jo vetëm që nuk fituan gjë, por edhe ikën të turpëruar dhe të akuzuar... .
Këto i thashë, jo që të
përbuzim kreshmët, por t'i nderojmë, duke i mbajtur si duhet, dhe i nderojmë
këto duke u larguar jo vetëm nga disa gjellë të caktuara, por edhe nga mëkatet.
Ai, që kujton se kreshmë është largimi nga disa gjellë ky e përbuz kreshmën.
Mban kreshmë? Tregoje me vepra... .Me çfarë veprash? Kur
shikon ndonjë të varfёr ndihmoje, kur takohesh me armikun, të pajtohesh dhe të
bëhesh mik me të, të mos shash, të mos shpifësh, të mos vjedhësh, të mos bësh
ndonjë padrejtësi, të mos mbash nëpër gojë njerëzit etj. etj. etj.
Me fjalë të tjera nuk duhet
të mbajë kreshmë vetëm goja, por edhe syri edhe veshi edhe këmbët edhe duart
edhe të gjitha pjesët e trupit tënd.
Le të mbajnë kreshmë duart
duke mos u ndotur me vjedhje dhe grabitje, le të mbajnë kreshmë këmbët duke u
larguar nga rruga që të shpie nëpër qendra të liga dhe nëpër mbledhje imorale
të dobëta, le të mbajnë kreshmë sytë duke mos u hedhur në fytyra të bukura me
qëllim satanik e shtazor, sepse do të ishte një gjë qesharake sikur gojën ta
largosh nga gjellët, të cilat fundi i fundit nuk janë të këqija në vetvete,
kurse syve t'u japësh leje të prekin gjërat që janë të ndaluara dhe që janë
vetiu të liga. Nuk ha mish? Bukuri, por mos i lër edhe sytë të hanë imoralitet
dhe paturpësi. Le të mbajë kreshmë edhe veshi, por, mos i lër edhe sytë të hanë
imoralitet dhe paturpësi. Le të mbajë kreshmë edhe veshi, por, kur mban kreshmë
veshi? Kreshma e veshit është të mos dëgjojë e të mos pranojë as sharje, as
shpifje,as akuza. Se Shkrimi i Shenjtë thotë: "Të mos pranosh të dëgjosh
kallëzime dhe fjalë të liga". Le të mbajë kreshmë dhe goja, e goja mban
kreshmë kur nuk nxjerr asnjë fjalë të keqe. Se me të vërtetë çfarë dobi vjen
kur nga njëra anë nuk hamë mish e peshk, e nga ana tjetër i kafshojmë dhe i
copëtojmë njerёzit e tjerё?
At Luka
Veronis
No comments:
Post a Comment