Picë me zarzavate

½ kg spinaq
1 lugë gjelle kopër
¾ filxhan ullinj pa bërthamë
1 kokërr hudhër
¾ filxhan vaj.

Brumi i picës përgatitet në këtë mënyrë:
2 lugë gjelle maja, pluhur
1 filxhan ujë të vakur
½ lugë kafeje sheqer
3 ½ filxhan plot me miell
3 lugë gjelle vaj
1 lugë kafeje kripë


Tresni majanë në ujë, shtoni sheqerin dhe lëreni për 10 minuta. Në një rast të madh hidhni 3 filxhanë, miell dhe në mes të miellit hidhini majanë e tretur, kripën dhe vajin. Zëreni brumin mirë, dhe në qoftë se do akoma miell hidhini por kujdes që të jetë pak i butë, pra jo i fortë. Mbulojeni dhe lëreni të vijë rreth 1 orë derisa masa të dyfishohet. Pastaj zëreni brumin përsëri dhe lëreni të vijë për së dyti. Pastaj zemë aq brumë sa të duam ne dhe mund të shtojmë zarzavate për picën sipas dëshirës.
Lajmë spinaqin, koprën dhe i vemë të zjejnë me ujë. Kur fillojnë dhe lëshohen, i kullojmë dhe i lëmë mënjanë. I presim ullinjtë në copa të vogla. Pastaj në një tenxhere hidhni 5 lugë vaj dhe shtoni ullinjtë, hudhrat dhe koprën.
Trazojini vazhdimisht.
Shtojmë spinaqin, kripë dhe piper dhe i ziejmë për 8-10 minuta. Më pas përhapni brumin në tepsinë e lyer dhe mbulojeni me zarzavate të ndryshme. Vajin që u mbetet hidhjani picës sipër dhe menjëherë piqeni në furrë të nxehtë për 30 min.
Me këtë masë bëhen dy pica.

No comments:

Post a Comment