Ikona e shën Marisë Portaitisa (që rri te dera)


 Ikona e shën Marisë Portaitisa (që rri te dera)

Në manastirin e Ivironëve në Malin e Shenjtë, gjendet ikona e shenjtë Portaitisa (që rri te dera) e cila sipas traditës është vepër e Ungjillor Lukait,  krenaria e Malit të Shenjtë dhe mbarë Orthodhoksisë. Ikona ka përmasa me gjatësi 137 cm dhe gjerësi 94 cm dhe peshe 96 kg, dhe me pamjen e hirshme të zonjës Hyjlindëse.

Kjo ikonë ishte pronë e një vejushe shpresëtare nga Nikea, e cila mbante para ikonës një kandil të pashuar.  Kur ushtarët ikonoklastë (shkatërruesit e ikonave) e zbuluan, vejusha e mençur, duke u premtuar lekë, bëri që ata t’ia linin ikonën edhe një ditë. Ajo, me ndihmën e djalit të saj, e hodhi ikonën natën në det. Ikona menjëherë u ngrit në këmbë dhe lundronte drejt Greqisë. Biri i vejushës, që të mos e arrestonin, shkoi në Selanik dhe pastaj në Malin e Shenjtë. Askush nuk e dinte se ku ishte ikona për 170 vjet, nga viti 829 që ra në det deri në 1004 kur u shfaq në manastirin e Ivironëve.


Ndërsa jerontët e moshuar e të shenjtë po bisedonin për shpëtimin e shpirtit, menjëherë shikojnë brenda në det një ndriçim që vinte nga qielli drejt e në det si një tufë zjarri, dhe ikona ndodhej në mes të tufës së zjarrit. Murgjërit mrekulloheshin kur shikonin edhe natën një ndriçim si dielli. U mblodhën të gjithë dhe me varka shkuan drejt vendit të çuditshëm. Mundën vetëm të kuptonin që ajo ishte një ikonë e Hyjlindëses, sepse sa më shumë afroheshin ata, ajo largohej. Kështu etërit u mblodhën në kishë dhe i luteshin nxehtësisht Zotit të gjithmirë t’i lejonte të merrnin ikonën e shenjtë. Me të vërtetë Perëndia dëgjoi lutjen e tyre dhe iu përgjigj me historinë e mëposhtme:

Jashtë manastirit asketizonte një murg i quajtur Gabriel nga Iviria (Gjeorgjia e sotme) ishte i thjeshtë dhe eremit dhe pa ndërprerje thoshte: “ O Zot, Jisu Krisht mëshiromë mua mëktarin, dhe o Perëndi pastromë mua mëkatarin”.
Ushqimi i tij ishin barishtet e malit dhe pija e tij uji. Dhe ditë e natë studionte Ligjin e Zotit, me një fjalë ishte engjëll tokësor dhe njeri qiellor. Ndërkohë që lutej i erdhi gjumë, mbylli sytë dhe shikon Hyjlindësen e shenjtë plot ndriçim e cila i thotë: “Shko në manastirin tënd dhe thuaji igumenit që erdha t’ju jap ikonën  time; pastaj ec në det që të njohin të gjithë dashurinë dhe providencën që kam për manastirin tuaj”.

Sa i tha këto Hyjlindësja humbi nga sytë e Gabrielit pastaj ai shkoi në manastir dhe me bujë u thotë lajmin duke himnuar të Tërëshenjtën.
Jerond Gabrieli eci pak në det dhe menjëherë ikona erdhi në krahët e tij. Etërit me shumë shpresëtari e pritën ikonën dhe bënë agripni e lutje të gjata për tri ditë e tri netë që të falëndërojnë Perëndinë e Hyjlindësen. Provizorisht e vunë te hyrja e manastirit dhe më vonë vendosen ta vënë brenda kishës së manastirit. Por ajo ikte nga vendi i saj dhe qëndronte sipër hyrjes së manastirit. Kjo u përsërit për shumë herë derisa Hyjlindësja iu shfaq përsëri jerondit Gabriel dhe i thotë: Thuaji igumenit që të mos më shqetësoj më, sepse nuk erdha në manastir që të më ruani ju, po erdha që të jem unë ushtari dhe mbrojtësi juaj në këtë dhe atë jetë. Dhe të gjitha ata që do të jetojnë me shpresëtari dhe frikë Perëndie, nuk do të lënë pas dore fitimin e virtyteve dhe do të mbarojnë jetën e përkohshme në këtë vend, le të kenë guxim dhe të mos kenë frikë nga ferri, sepse këtë nder e kërkova nga Perëndia dhe Biri im dhe e mora. Si konfirmin të fjalëve të mia ju jap këtë vend dhe sa herë të shikoni ikonën time në manastirin tuaj kujtoni që nuk do mungojë në këtë mal hiri dhe mëshira e Birit dhe Perëndisë.
 
Kur i dëgjoi këtë atë Gabrieli shkoi me nxitim në manastir dhe ia tregoi këto gjëra igumenit, i cili u gëzua shumë. Mblodhi vëllazërinë dhe dha urdhër të ndërtohej në hyrje të manastirit një paraklis i veçantë për mbrojtësen e manastirit. Është e panumërt moria e njerëzve që vijnë për të nderuar ikonën, sidomos në 15 gusht dhe të hënën e ndritshme që nderohet dhe festohet kujtimi i gjetjes së ikonës. Festimi bëhet në paraklisin dhe vendin nga ku e nxori nga vendi Shën Gabrieli. Që në atë kohë janë bërë shumë mrekullira, shërohen të demonizuar, të çalë të verbër dhe shumë të sëmurë të tjerë.
Gjatë asaj kohe Mali i Shenjtë u sulmua nga piratët dhe disa nga ata arritën të hynin në manastir. Një nga piratët guxoi të shponte ikonën e shën Marisë në nofull nga e cila rrodhën dy pika gjak, të cilat gjenden deri më sot. Thuhet që pirati u bë murg.
Kjo është një nga ikonat që nuk dalin nga Mali i Shenjtë.

No comments:

Post a Comment