Ikona e shën Marisë që dëgjon lutjen shpejt


Ikona e shën Marisë që dëgjon lutjen shpejt

Një nga shumë  emrat që i japim Hyjlindëses është Gorgoipikos (që dëgjon lutjen shpejt).
Ikona ndodhet në Malin e Shenjtë në manastirin e Dhokiariut që prej vitit 1646.
Aty, si përmend historiku i manastirit “ndriçon si hënë e shumëndritshme, si kapiten i shkëlqyer dhe kujdestar i urtë që drejton”, duke ruajtur asketët dhe etërit e shenjtë nga çdo ndërhyrje dhe ngacmim, por dhe të gjithë ata që përikin me besim duke kërkuar ndihmën e saj.

Përgjithësisht mbron shpejt dhe me dëshirë, dëgjon dhe mëshiron të gjithë sa e nderojnë dhe i  luten me besim.
Si tregon edhe sinaksari, oshënar Nikodhimi na manastirin e Dhokiariut, në pjesën djathtë te salla e ngrënies sa manastirit gjendet një ikonë e vjetër e Hyjlindëses. Etërit e manastirit thonë që është bërë që në kohën e themeluesit të manastirit Neofitos, në shekullin XI. Në vitin 1646, një vit shumë i vështirë për manastirin, sepse nuk kishte të ardhura për të paguar taksat që kishin vendosur turq.


Kujdestari i mensës kalonte vazhdimisht para ikonës, madje edhe natën duke mbajtur një pishtar në duart e tij. Një natë, pra, ndërsa ecte para ikonës së Hyjlindëses dëgjon një zë që del nga ikona dhe I thotë: Mos kalo aty, e mos e nxi vendin me tym”. Murgu duke menduar që i thirri dikush, nuk i vuri re zërit, as nuk i dha rëndësi. Pas disa ditësh, ndërkohë që ai ecte para ikonës si zakonisht me pishtar të ndezur, e dëgjon sërish zërin që i thotë: “O murg i pamurgëruar, deri kur do të vazhdosh të tymosësh pamjen time dhe të më nxish duke më përçmuar?”
Dhe në të njëjtën kohë që dëgjoi zërin murgu humbi shikimin dhe mbeti i verbër. Kështu duke kuptuar gabimin e tij, që përçmoi zërin herën e parë, dhe që nuk dëgjoi, ndërtoi një stol para ikonës së Hyjlindëses dhe i lutej vazhdimisht, që Hyjlindësja t’i falte gabimin e bërë nga pakujdesia dhe t’i dhuronte sërish shikimin, që duke e parë ikonën e saj të shenjtë ta lavdërojë dhe ta falënderojë gjithmonë.
Edhe Hyjlindësja jonë e dëgjoi lutjen e tij dhe i tha: “Ja, që nga sot të dhuroj dritën e syve, dhe në vazhdim të mos kalosh me pishtar të ndezur, sepse unë jam zonja e këtij manastiri dhe dëgjoj shpejt ata që më luten dhe u huroj ato që u duhen për shpëtimin e tyre, prandaj më quajnë edhe Gorgoipikos. Që atëherë kjo ikonë quhet kështu, sepse me të vërtetë me veprat e saj të mrekullueshme tregon vazhdimisht që dëgjon shpejt të gjithë ata që përikin te ajo me shpresëtari dhe besim.


Kur murgu, Nili, u shërua nga verbëria,  etërit e manastirit ndërtuan në këtë vend një paraklis për nder të Hyjlindëses Gorgoipikos, ngaqë vetë Hyjlindësja e karakterizoi kështu veten e saj. Aty kryhet 2 herë në javë Liturgji Hyjnore, aty bëhen qethjet e murgjërve dhe bëhen paraklise para ikonës së shenjtë.

Pas mrekullisë me murgun Nil, të cilit i riktheu shikimin, Hyjlindëja jonë deshi të na tregojë një tjetër cilësi të saj, një tjetër dhunti dhe mbarësi shpirtërore për shpëtimin e njerëzve. Ajo i dha vetes këtë emër duke theksuar veprën e shërbimitAshtu si edhe Biri i saj, edhe ajo shërben në shumë mënyra për shpëtimin tonë. Ashtu si atëherë me bindjen e saj ndaj fjalëve të kryeëngjëllit Gabriel ajo kontribuoi në shpëtimin tonë, edhe tani si dëgjuese e kërkesave tona, përsërit me përulësi “Ja, shërbëtorja e Perëndisë”. Kështu ndihmon dhe shpëton shpejt të gjithë ata që përikin tek ajo dhe e thërresin dhe e nderojnë si Gorgoipiko. Që atëherë shumë ikona, kisha, por edhe manastire nderojnë Hyjlindësen Gorgoipiko.

No comments:

Post a Comment