Gjashtë karakteristikat e drejtuesit të suksesshëm,
që e mbaron mirë jetën e tij:
1 – Ruan një marrëdhënie të gjallë personale me Perëndinë deri në fund të jetës.
2 – Është gati të mësojë dhe mund të mësojë nga disa lloj burimesh, veçanërisht nga jeta.
3 – Shfaq në karakterin e tij ngjashmërinë me Krishtin, e cila vërtetohet nga frytet e Shpirtit të Shenjtë në jetën e tij.
4 – Përjeton të vërtetën në jetën e tij në mënyrë që besimi te Perëndia dhe te premtimet e Tij të vërtetohen.
5 – Ai lë pas një ose më shumë kontribute të mëdha.
6 – Ecën i vetëdijshëm drejt qëllimit dhe sheh disa ose të gjitha qëllimet të përmbushen.
Gjashtë barrierat që pengojnë suksesin:
1 – Paraja: përdorimi jo i saktë i parave; kur lejon lakminë të lëshojë rrënjë në ty.
2 – Pushteti: priresh të përfitosh privilegje nga posti që ke, por nuk dëshiron të kesh përgjegjësi.
3 – Krenaria: ti duhet të pranosh që gjithçka që ke të është dhënë nga Perëndia dhe Ai është i vetmi i cili bën të mundur që të kesh sukses në shërbesën tënde.
4 – Seksi: marrëdhëniet seksuale ilegale, të papranueshme nga shoqëria. Shembulli klasik i ndershmërisë së Jozefit përsa i përket mëkatit seksual është modeli ideal.
5 – Familja: problemet midis bashkëshortëve ose midis prindërve dhe fëmijëve mund të shkatërrojnë shërbesën e drejtuesit.
6 – Mungesa e progresit: shumica e drejtuesve disa herë pësojnë mungesë progresi. Nëse harron karakterisikat e drejtuesit të sukseshëm që e mbaron mirë shërbimin e tij, ky rrezik do të të sulmojë.
Shtatë gjëra që rritin suksesin:
1 – Perspektiva/vizioni: na nevojitet një vizion i qëndrueshëm i dhënë nga Perëndia. Drejtuesit efektivë e shohin shërbesën e tashme si një perspektivë për gjithë jetën. Zhvillon një sens destinacioni.
2 – Ripërtëritje: momente të veçanta intime me Perëndinë, sfida nga Perëndia, vizion i ri nga Perëndia dhe pohim nga Perëndia. Të gjithë drejtuesit duhet të kërkojnë me shpresë këto momente të ripërtëritjes.
3 – Disiplinë: drejtuesit kanë nevojë për disiplina të të gjitha llojeve, veçanërisht për disiplinën shpirtërore.
4 – Qëndrim nxënësi: kundërhelmi më i rëndësishëm ndaj mungesës së progresit është qëndrimi prej nxënësi i zhvilluar mirë. Jemi nxënës gjatë gjithë jetës sonë.
5 - Mësues: Drejtuesit efektivë dhe të suksesshëm duhet të kenë 10 – 15 njerëz me përvojë nga të cilët marrin këshilla herë pas here.
6 - Shok/ miq shpirtërorë: Njerëz me të cilët ti vazhdon udhëtimin tënd. Bashkëmoshatarë bashkë me të cilët mund të rritesh, dhe që të ndihmojnë të mbetesh i përgjegjshëm në jetë.
7 – Nxënës: Kërko njerëz të cilëve do t’u transmetosh njohurinë dhe përvojën tënde. Këta do të të ndihmojnë të mbetesh aktiv dhe i përgjegjshëm.
Atë Luka Veronis
No comments:
Post a Comment