Drejtuesi dhe roli i tij (2)
Kualifikimi i stafit të kampit
- Dëshirë dhe aftësi për të DASHUR pa kusht kampistet, t’i takoni atje ku ato janë dhe të ecim me to edhe një hap më pranë Krishtit.
- Dëshirë dhe aftësi për të punuar me fëmijët.
- Aftësi për të kuptuar të tjerët.
- Aftësi për të pranuar mbikqyrjen dhe udhëheqjen.
- Aftësi për të ndihmuar në mësimin e një aktiviteti.
- Të kesh një karakter të mirë, të përfshihesh në grup dhe të përshtatesh me të tjerët.
- Të jesh entuziast dhe të kesh ndjenjë humori, të kesh durim dhe vetkontroll.
Të jetosh besimin dhe ta vendosim besimin në praktikë në jetën tonë të përditshme është sfida më e madhe për ne dhe të rinjtë sot. Qëllimi i qartë i çdo kampi duhet të përqendrohet në vlerësimin e besimit tonë Orthodhoks, si dhe në vendosjen në praktikë të besimit tonë. Themelet bazë të këtij kampi duhet të sjellin orthodhoksinë të gjallë për të gjitha vajzat pjesëmarrëse, gjithashtu edhe t’i ndihmojnë ato të bëjnë lidhjen e besimit me jetën tyre të përditshme. Vlera e lutjes, kreshmës, adhurimit, dhe studimi i Shkrimit të Shenjtë janë të panjohura për shumicën e njerëzve sot. Prandaj, bota që të rinjtë jetojnë në Kishë, dhe bota që ata jetojnë në shkollë, punë, në media, dhe shumë herë dhe në shtëpi, zakonisht janë të ndryshme.
Brenda jetës së Kishës, të rinjtë mund të fillojnë të mësojnë dhe të jetojnë lidhjen me Besimin e tyre. Që të ndodhë kjo duhet të krijohet një ambient ku të mësojnë. Kampi veror është një mundësi e përsosur që kjo gjë të arrihet. Kampistët janë larg “rutinës së tyre të përditshme”, mediave, miqve dhe “rrëmujës së jetës”. Ata/ato jetojnë, punojnë, luten, dhe luajnë me shoqe/shokë të tjera të moshës së tyre që kanë të njëjtin besim, tradita, morale dhe vlera. Kur vajzat/djemtë grumbullohen së bashku për 10 ditë miqësi, veçim dhe kënaqësi, ato/ato literalisht “veçohen” nga kjo botë. Shumica e tyre mund të ndjekin rreth 25 ose 30 orë katekizmi në vit (nëse ato mund të jenë aktive në grupet e katekizmit). Një periudhë kampi zgjat afërsisht 168 orë.
Shumë shpesh puna jonë në shërbimin me të rinjtë është të flasim me ta, të drejtojmë programe dhe të organizojmë aktivitete për ta. Ne jemi shumë të zënë duke bërë sa të jetë e mundur për të rinjtë, saqë harrojmë atë gjë që ata kanë nevojë më shumë: dashurinë dhe përkudesjen tonë. Besimi ynë i krishterë orthodhoks është rruga e jetës, rruga e lidhjes me Perëndinë dhe me të afërmit tanë (njerëzit që kemi pranë). Që këtë rrugë jete t’ua tregojmë kampisteve duhet të krijojmë një ambient ku ato të mund ta jetojnë vetë atë. Linja kryesore është të ecim në këtë rrugë! MOS E PREDIKO BESIMIN – JETOJE BESIMIN!
Krijo në kamp një ambient ku besimi të mund të ndihet dhe të jetohet.
Nuk është e vështirë ta bëjmë këtë. Në këtë proces, miqësitë janë çelësi.
Më poshtë jepen disa pika drejtimi që anëtarët e stafit të kampit duhet të ndjekin në miqësinë, lidhjen midis njëra-tjetrës/ dhe kampisteve.
NDERSHMERIA
Ji e ndershme me veten tënde, me kampistet dhe me anëtarët e tjerë të stafit të kampit.
KOMUNIKIMI
Nxit komunikim. Bisedo me kampistet, ndihmoji ato të bisedojnë me ty. Bëji atyre të ditur që fjalët e tyre, ndjenjat e tyre dhe shqetësimet e tyre janë të rëndësishme për ty. Kujto, që komunikuesit më të mirë janë dhe dëgjuesit më të mirë.
RESPEKT
Respekto kampistet dhe anëtarët e tjerë të stafit. S’ka rëndësi se çfarë moshe janë, trajtoi ato si persona përgjegjës. Opinonet e tyre, të pëlqyerat dhe të papëlqyerat janë të rëndësishme - bëjua të ditur këtë!
DURIM
Durimi është virtyt, ndërsa kur punon me të rinjtë, ai është një domosdoshmëri absolute.
DISIPLINE
Kjo është e rëndësishme, megjithatë, u jepni atyre liri si të rinj që janë. Thekso gjithmonë përgjegjësinë në grup dhe përgjegjësinë për njëra - tjetrën. Kampi duhet të jetë një vend i kënaqshëm dhe tërheqës ku të rinjtë mezi të presin që të shkojnë. Çelësi për zhvillim ndodhet në miqësitë që janë formuar dhe në shembullin që është dhënë. Shembulli juaj do të vendosë standartin. Kujtoni, kjo dhe gjithë aktivitetet, referatat, studimet Biblike, lutjet, sporti, konkurset, etj do të jenë besimi që ndërton përjetimin.
Roli juaj si anëtare të stafit drejtues do të jetë roli më sfidues që ju do të merrni përsipër. Gjithashtu ai do të jetë dhe një nga rolet që do t’ju japë më shumë shpërblim nga çdo rol tjetër që mund të keni.
GATISHMËRIA SHPIRTËRORE
- Lutuni – me vajzat dhe me stafin drejtues
- Ne jemi këtu për t’i shërbyer Krishtit dhe Kishës së Tij. Kur shërbejmë, gjithashtu edhe mësojmë.
- Perëndia na ka sjellë këtu për një arsye. Le të punojmë së bashku për të zbuluar vullnetin e tij për këtë shërbim.
- Të sigurohemi që ajo që mësojmë dhe është kuptuar. (nga ne dhe nga vajzat). Të jemi të sigurt që ajo që mësojmë është mësimi i Kishës.
- Nëse ti nuk e di çfarë thotë Kisha në lidhje me një çështje, kërko ta mësosh nga një prift ose ndonjë person që e di. Ju lutemi, mos mësoni opinionet tuaja personale.
- Lutjet dhe bisedat së bashku janë shumë të nevojshme, ashtu si është dhe jeta jonë Orthodhokse. Jetët e të rinjve kanë ndryshuar nga kjo kohë shërbese shumë e veçantë.
- Kujtoni, këto programe janë thjesht mjete për të nxitur të rinjtë tanë dhe për t’i sjellë ata së bashku në frymën e unitetit. Ne lutemi për unitetin e besimit.
- Nxitni të rinjtë të kryejnë Misterin e Rrëfimit.
- Nëse një kampiste këmbëngul që të bisedojë për çështjet personale dhe private me ndonjë drejtuese, drejtoje atë sipas mësimit të Krishtit dhe të Kishës. Pastaj drejtoje te një prift për drejtim më të mëtejshëm.
11. Merreni detyrën tuaj seriozisht, si të ishte udhëzim nga vetë Perëndia.
12. Disiplina e parë duhet të jetë disiplina e dashurisë. Nuk ka kurrë arsye për sharje me fjalë dhe abuzime. Nëse keni nevojë për ndihmë që të kontrolloni kampistet, flisni me drejtueset e tjera. Të kërkosh ndihmë nuk është shenjë dobësie! Kjo tregon dëshirën tuaj për të ruajtur sa më mirë të jetë e mundur atmosferën për kampistet tuaja.
13. Përmbledhje
Programi i kampit duhet:
- Të ndihmojë të sjellë stafin drejtues dhe kampistet tek Krishti dhe mësimet e Tij.
- Të na ndihmojë të gjithëve të bëjmë një përkushtim ose ripërkushtim te Krishti.
- Të na sjellë të gjithëve në Rrëfim dhe Pendim.
- Të na nxitë të gjithëve për shërbesat Kishtare.
Atë Luka Veronis
No comments:
Post a Comment